Peshengritje

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 19 Jun 2007 , 14:21

vllaznia1919 wrote:Heret tu kujtu edhe ty. :lol: :lol: :lol: :lol:
Une isha i dyti qe e dhash lajmin se ka fitu Qerimaj :lol: :lol: e kshu qe mas me e kuzo kot :lol: :lol: :lol:
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Mon, 06 Apr 2009 , 01:34

Europiani i Peshengritjes: Romela Begaj, medalje ari dhe bronzi

Romela Begaj është shpallur fituese e medaljes së artë në stilin e shkëputjes dhe të bronzit në dygarësh në peshën 58 kg në garat e Kampionatit Europian për të rritur, që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë. Nga dita e djeshme tashmë ka nisur sfida europiane e peshëngritjes për të rritur. Në kompeticionin e këtij viti, edhe pse ka një pjesëmarrje të vakët krahasuar me një vit më parë (një vit më parë europiani ishte kualifikues për në Olimpiadë) konkurrenca ka qenë e madhe. E para në pedanë për ekipin tonë kombëtar që përfaqësohet në këtë evniment, është ngjitur Romela Begaj, e cila ka konkurruar në peshën 58 kg mes 8 konkurrenteve nga Ukraina, Bullgaria, Rumania, Franca dhe Greqia. Ukraina dhe Bullgaria u përfaqësuan me dy peshëngritëse në këtë peshë. Stilin e parë, atë të shkëputjes, Romela Begaj e ka mbyllur me 96 kg, duke u ngjitur në podin e fitueses së medaljes së artë. Në fakt, po kaq ka ngritur dhe konkurrentja e saj direkte, bullgarja N. Novikova, por Begaj ka rezultuar 26 gramë më e lehtë se rivalja e saj, duke i marrë vendin e parë në klasifikim. Në stilin e dytë, atë të shtytjes, Begaj nuk ka shkuar më shumë se 111 kg, duke u klasifikuar e 4-ta. Por me 207 kg në dygarësh Romela Begaj ngjitet në podin e fitueses së medaljes së bronzit. Në vend të parë, me medalje ari në dygarësh është klasifikuar bullgarja N. Novikova me 96 kg në shkëputje, 120 kg në shtytje dhe 216 në dygarësh dhe në vend të dytë me medalje argjendi është renditur Y. Kalina e Ukrainës me 95 kg në shkëputje, 117 kg në shtytje dhe 212 kg në dygarësh. Në ditët në vazhdim për ekipin tonë do të konkurrojnë: Siljan Cenaj 62 kg, Briken Calja dhe Daniel Godelli 69kg, Erkand Qerimaj 77kg, Endri Haxhihyseni dhe Ervis Tabaku 85 kg dhe Taulant Çerepi në peshën 94 kg. Ekipi shoqërohet nga trajnerët Hektor Shaqiri dhe Zef Kovaçi.



Fitueset e medaljeve në peshën 58 kg

N.NOVIKOVA Bullgari

(96kg + 120kg = 216kg)

Y. KALINA Ukrainë

(95kg + 117kg = 212 kg)

R. BEGAJ Shqipëri

(96kg + 111kg = 206kg)


Aida Tuci Sporti Shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Mon, 06 Apr 2009 , 01:36

I lumt Romels. Tash te presim medaljet e tjera, sidomos te Erkandit

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Re: Peshengritje

Post by Shkodrani81 » Mon, 06 Apr 2009 , 02:42

Mu habit ma burre, nje femen 58 kile me qu 96 kile me shkeputje dhe 111 kg me shtytje.
Shume te fuqishme. Une merrem me shtanga dhe e di se sa e veshtire asht me qu ikyt peshe.
I lumte!
Ca do t'i bajne burrit kta (a dashnor a qa kan). :lol:

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Tue, 07 Apr 2009 , 19:46

Debutimi i Cenajt, për t’u harruar

Ndryshe nga triumfi i një dite më parë i Romela Begajt në garat
e Kampionatit Evropian për të rritur, që po zhvillohen në Bukuresht
të Rumanisë, ku fitoi medalje ari dhe bronzi, sfida evropiane
u venit dje për tanët. Debutimi nën logon kuqezi me të
rriturit nuk ka qenë i suksesshëm për peshëngritësin Siljan
Cenaj, i cili ka konkurruar në peshën 62 kg mes 17 konkurrentëve
nga kontinenti. Stilin e shkëputjes i riu Cenaj e ka
mbyllur me 98 kg, që e realizoi vetëm në provën e dytë, pasi
dështoi në të parën. Në provën e tretë, Cenaj tentoi të ngrejë
104 kg, por ka dështuar duke e mbyllur përfundimisht këtë stil
me 98 kg. Në stilin e dytë, atë të shtytjes, shqiptari Cenaj nuk
ka dhënë asnjë gjë. Pasi dështoi të ngrejë të njëjtën peshë,
atë 122 kg si në provën e parë, edhe në të dytë, në provën e
tretë Cenaj nuk paraqitet. Kësisoj shtangisti kuqezi nuk është
kualifikuar në dygarësh. Në ditët në vazhdim për ekipin tonë
do të konkurrojnë: Briken Calja dhe Daniel Godelli 69kg, Erkand
Qerimaj 77kg, Endri Haxhihyseni dhe Ervis Tabaku 85 kg
dhe Taulant Çerepi në peshën 94 kg.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Peshengritje

Post by Edmond-Cela » Tue, 07 Apr 2009 , 20:56

urime urime Romels qe te heci sa ma nalt
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Wed, 08 Apr 2009 , 13:54

Peshëngritje/Shqiptarët nuk shkojnë më shumë se vendi i 4-t dhe i 6-të në baterinë B
Godelli dhe Calja, tjetër hap fals


Pas zhgënjimit të Cenajt në peshën 62 kg, në ditën e dytë të garave në kampionatin evropian të të rriturve, që po zhvillohet në Rumani, edhe dita e tretë nuk pati histori për kuqezinjtë e shtangës. Briken Calja dhe Daniel Godelli ishin dy peshëngritësit tanë që u ngjitën në pedanën evropiane e që konkurruan në baterinë B të peshës 69 kg. Konkurrimi në Kampionatin Evropian ka qenë i pafat për të dyshen Calja-Godelli, pasi ata nuk shkuan më shumë se vendi i katërt dhe i gjashtë mes 10 garuesve nga Evropa. Kështu, stilin e shkëputjes Briken Calja e ka mbyllur me 133 kg. Në stilin e dytë, atë të shtytjes, peshëngritësi ynë nuk ka mundur të ngrejë më shumë se 157 kg, duke e mbyllur dygarëshin me 290 kg. Ndonëse në konkurrimin rumun Daniel Godelli u ngjit në pedanë me petkun e kampionit
të Evropës për të rinj, dje ka zhgënjyer. Në stilin e shkëputjes, ai ngriti 130 kg, ndërsa në atë të shtytjes 157 kg dhe
në dygarësh 287 kg. Kësisoj, në klasifikimin e përgjithshëm, shqiptari u rendit i 6-ti. Në baterinë B, vendin e parë e zuri peshëngritësi nga Azerbajxhani Sardar Hasanov, i cili ngriti 138kg e 165kg, dhe në dygarësh 303kg. Premiera e Evropianit ka qenë tepër e suksesshme për Shqipërinë, pasi Romela Begaj u shpall kampione e Evropës në stilin e shkëputjes në peshën 58 kg, ndërkohë që në dygarësh u rendit e 3-ta, duke u mjaftuar vetëm me medalje bronzi. Romela Begaj është peshëngritësja e vetme që përfaqëson Shqipërinë në këtë eveniment.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Peshengritje

Post by Miri » Thu, 09 Apr 2009 , 14:32

Erkand Qerimaj, ar dhe argjend

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj, ka konfirmuar edhe një herë tjetër se mbetet një nga shtangistët më të mirë të Shqipërisë për momentin. Qerimaj është shpallur kampion Evrope për të rritur në kampionatin evropian që po zhvillohet në Bukuresht në stilin e shtytjes, duke ngritur 190 kg. Qerimaj konkurroi në peshën 77 kg së bashku me 17 sportistë të tjerë nga Evropa, por triumfi në këtë stil ishte për peshëngritësin shkodran, që ngriti në provën e dytë plot 190 kg. Ai la pas peshëngritësin Mikalai Çerniak nga Bjellorusia me 189 kg dhe konkurrentin nga Polonia Pior Krushevic, po me 189 kg, të ngritur në provën e tretë, por me peshë trupore më të madhe se bjellorusi. Kampioni Qerimaj garën e nisi me 186 kg, duke vijuar më pas me 190 kg. Ndërkohë, në tentativën e tretë për të ngritur 192 kg, Qerimaj nuk ka fat. Megjithatë, prova e dytë i jep shqiptarit medaljen e artë. Në stilin e shkëputjes Qerimaj ka ngritur gjithsej 152 kg, të realizuar në provën e parë, duke dështuar në dy provat e tjera me 156 kg. Në total peshëngritësi shqiptar ngriti 342 kg, duke u renditur i dyti në dygarësh dhe duke fituar medaljen e argjendit. Kampion Evrope në peshën 77 kg u shpall Miklai Çerniak, i cili në dygarësh realizoi 344 kg. I treti në podium u ngjit Dmitri Ivanenko me 341 kg.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Thu, 09 Apr 2009 , 16:25

Bravo Erkand

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Thu, 09 Apr 2009 , 17:45

Erkand Qerimaj, kampion dhe nënkampion Europe

Peshëngritësi shqiptar arrin rezultatin më të mirë në historinë e pjesëmarrjeve në garat europiane

Erkand Qerimaj është shpallur kampion i Europës në stilin e shtytjes dhe nënkampion në dygarësh në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë. Peshëngritësi shqiptar ka zhvilluar dje një garë mbresëlënëse, duke qenë protagonisti kryesor i peshës 77 kg. E djeshmja ishte një nga garat më të bukura të zhvilluara nga ky sportist, ku gjatë gjithë konkurrimit ka qenë i vetmi ndër 10 pjesëmarrësit e baterisë A që ka ushtruar presion mbi konkurrentët e tjerë, çka solli rezultatin më të mirë të arritur ndonjëherë në një kampionat europian nga peshëngritja shqiptare.

E ka nisur me stilin e shkëputjes Erkand Qerimaj, ku edhe pse kishte deklaruar 149 kg, startin në fakt e ka nisur me 152 kg, duke shfaqur hapur ambicien e tij për medaljen e artë, ndërkohë që rivalët direkt të tij kishin deklaruar 151 kg. E ka ngritur me sukses 152 kg në provën e parë, duke bërë në fund dhe gjestin e tij tipik kur ngre shtangën, lëvizjen e kokës majtas dhe djathas si për t’iu treguar rivalëve që është konkurrent i fortë dhe ata nuk do ta kenë të lehtë kësaj radhe.

E në fakt u ka bërë presion gjatë gjithë konkurrimit rivalëve të tij, rusit Ivanenko, bullgarit Çerniak dhe sllovakut Guman, ku që në provën e parë, jashtë parashikimeve të rivalëve, kërkon 156 kg në shtangë, duke dashur t’i tregojë epërsinë e tij vendit të parë deri në atë moment, rusit Ivanenko, që në provën e dytë kishte ngritur 155 kg. Por fatkeqësisht Qerimaj e humb këtë provë, ndërkohë që rusi ngre 156 kg në provën e tretë, duke e ditur se, edhe nëse Qerimaj ngre 156 kg, ai ia rrëmben të artën, sepse peshon më lehtë se peshëngritësi ynë.

Qerimaj e humb dhe provën e tretë në tentativën për të ngritur 156 kg, por të pakten nxiti akoma më shumë rivalitetin kur dy rivalët e tjerë, bullgari dhe sllovaku, kërkojnë në provën e tretë të ngrenë 157 kg, por të dy dështojnë dhe rusi Ivanenko shpallet fitues i të artës në këtë stil, ndërsa dy të tjerët e ndajnë argjendin dhe arin nga “gramët” e tepërt në peshën e tyre. Kështu Qerimaj me ambicjen për medalje e humbet atë, duke u renditur i katërti me 152 kg në stilin e shkëputjes, por do të surprizonte vërtet në stilin e dytë, që është dhe stili i tij, atë të shtytjes.

Edhe në stilin e shtytjes Qerimaj ishte protagonisti kryesor i ushtrimit të presionit te rivalët, ku që në provën e parë ka kërkuar më shumë kilogramë në shtangën e tij se të gjithë konkurrentët pjesëmarrës.

Ka ngritur lehtësisht 186 kg që në provën e parë dhe, pasi kanë përfunduar te tri provat të gjithë konkurrentët, Qerimaj me synimin kryesor tashmë të artën në këtë stil, ka ngritur 190 kg në provën e dytë, duke marrë medaljen e artë në shkëputje. Por nuk është mjaftuar me kaq. Tashmë që kishte siguruar të artën në stilin e shtytjes, ai ka dashur të shkojë më tej, të shpallet kampion Europe edhe në dygarësh.

Kërkon në provën e tretë (ndërkohë që konkurrentët e tjerë e kishin mbyllur garën) 192 kg, por fatkeqësisht nuk e kam mbajtur dot lart. Nëse do të kishte ngritur 192 kg, Erkand Qerimaj do të ishte shpallur dhe kampion Europe në dygarësh me 344 kg, pasi peshonte më lehtë si fituesi i së artës në dygarësh, bullgari Çerniak.

Rezultati i arritur dje prej Erkand Qerimajt është rezultati më i lartë në historinë e pjesëmarrjeve të ekipeve tona kombëtare të meshkujve (në kategorinë e të rriturve) në kompeticionet europiane. Me konkurrimin dje Erkand Qerimaj tregoi se është një sportist jo vetëm i elitës shqiptare, por edhe i elitës europiane, duke na bërë të ndihemi krenarë teksa e shihnim në podin e fituesve të Kampionatit Europian të Peshëngritjes.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Thu, 09 Apr 2009 , 19:34

Peshëngritje/Kampionia e Evropës në stilin e shkëputjes i tërheq vëmendjen shtetit
Begaj kërcënon: Do largohem
“Shtanga është profesioni im. Po kërkoj atë që meritoj, asgjë më tepër se kaq”


Romela Begaj kërcënon sërish me largim në rast se ajo nuk merr shpërblimin që meriton nga MTKRS-ja. Deklarata është dhënë për “Ora News” nga vetë sportistja, e cila mbërriti dje në Tiranë, pasi përfundoi garën e saj në kampionatin evropian të peshëngritjes që po zhvillohet në Rumani nga 4-11 prill, ku Begaj fitoi dy medalje, një ari dhe një bronzi. Romela Begaj bëri një paraqitje mjaft të mirë në stilin e shkëputjes për kategorinë 58 kg. Peshëngritësja shqiptare arriti të ngrinte 96 kg në provën e tretë, duke lënë pas bjellorusen Nastasia Novikava, e cila arriti të ngrinte gjithashtu, 96 kg, por u rendit e dyta pasi kishte peshë trupore më të madhe se Romela Begaj. Vendin e tretë e zuri ukrainasja Yulia Kalina, e cila ngriti 95 kg. Në stilin e shtytjes, Romela Begaj ngriti 111 kg në provën e parë dhe dështoi në dy provat e tjera me 115 kg. Kjo bëri që Begaj të renditej e katërta në stilin e shtytjes. Megjithatë, në dygarësh Romela Begaj u rendit e treta me një total prej 207 kg, duke merituar medaljet.

Romela, urime për medaljet, por këtë herë nuk keni qenë më efikase.
E sigurisht nuk kam dhënë më të mirën, time, kjo edhe për shkak të kohës së paktë, por direkt nga avioni kam shkuar në garim. Emocionet janë gjithashtu, një pengesë. Mendoj se mund të kisha dhënë me tepër, por gjithsesi, jam e kënaqur dhe shpresoj që të vazhdoj kështu dhe të sjell sa më tepër medalje për kombin tim.

Romela, në stilin e shtytjes sërish çaloni.
Unë jam më e fortë, le të themi në stilin e shkëputjes. Më duhet të përmirësoj shumë në shtytje dhe për këtë kam punuar gjatë të gjithë kohës. Sigurisht që mund të kisha dhënë me tepër në këtë stil, por dështova në të dyja provat e tjera, pasi kalova vetëm një provë. Tani duhet të përgatitem për garën e ardhshme.

Cili do të jetë objektivi i ardhshëm i Romelës?
Janë shumë. Unë punoj shumë bashkë me trajnerin tim, Hektor Shaqiri, të cilin dua ta falënderoj, pasi falë tij, jam këtu sot. Kampionate të tjera na presin dhe sigurisht, objektiv është të jem pse jo, kampione absolute e Evropës,
kjo është ëndrra ime.

A i keni marrë shpërblimet? Nëse jo, i qëndroni asaj që keni thënë se do të largoheni nga Shqipëria?
Deri tani që po flasim jo, por do të kontaktoj me drejtuesit e federatës dhe me të MTKRS-së, mbase do të kem
edhe ndonjë takim me ministrin e ri zotin Turku. Unë nuk jam dakord me shpërblimet që janë vendosur, pasi këto shpërblime janë shumë pak, por i qëndroj asaj që kam thënë, nëse nuk më japin atë që meritoj do të largohem nga Shqipëria. Shtanga është profesioni im, unë po kërkoj atë që meritoj, asgjë më tepër se kaq.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Peshengritje

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 21:32

edhe thojn mandej tradhetare te shtetit ,dhe shihet mire boll se vete e kan fajin sporti.

kuptohet ma mire kryesort me fut lek pervedi ne gjep sesa me ia dhan atyne qe e meritojn

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Peshengritje

Post by futbollist » Fri, 10 Apr 2009 , 17:50

Mos harro se jena edhe popull fukara,nuk jena si gjermania e anglia e vende tjera te industrializume qe kane pare me i hedh ne sporte qe nuk i shef kush dhe ku intekti eshte pothujse 0. Gjithsesi jane gjana te kuptushme kto,kurse per sa i perket futbollistave sja vlen me fole per kto pune se fitojne miliona boll ne klubet tyne sa qe ardhja ne kombtare duhet me kene obligim e jo me ba si shume nga lojtaret kane ba me tradhtu vendin tand vetem se skuadrat tjera kane ma sukses.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Peshengritje

Post by GOLDIAN » Fri, 10 Apr 2009 , 19:48

une e pashe erkandin ky se qoi ate pesh qe pat si doli kampion europet
jam ngul tash para eurosport me pa ishalla kena nenji tonin
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Peshengritje

Post by Miri » Sat, 11 Apr 2009 , 21:03

Sot ne stadium kishte prezantu Medaliet e fituara.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Sat, 11 Apr 2009 , 21:26

Miri wrote:Sot ne stadium kishte prezantu Medaliet e fituara.
i kishte dhuru fushaj nji fanelle te vllaznise.....

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Sat, 11 Apr 2009 , 21:43

Taulant Çerepi, i nënti në garë

I fundit që ka konkurruar në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për të rritur për shtangën shqiptare ishte elbasanasi Taulant Çerepi, në peshën 94 kg. Çerepi ka qenë në baterinë B. Në stilin e shkëputjes, ai ka ngritur
145 kg, peshë të cilën e ka realizuar që me provën e parë. Ka dështuar në dy tentativat e tjera për të ngritur
150 kg, por gjithsesi me 145 kg është i pari në baterinë B dhe i shtati në të gjithë garën. Në shtytje, e nis mirë
me 175 kg në provën e parë. Vazhdon në të njëjtin nivel me 180 kg, por në të tretën nuk ka ngritur dot 185 kg.
Edhe në shtytje, në baterinë B, është i pari, kurse në total i shtati. Përfundimisht me 325 kg në dygarësh, Çerepi është renditur i nënti. Një garë e mirë e elbasanasit, i cili është po në ato përmasa që ka qenë edhe në Kampionatin Evropian të Linjanos vitin e kaluar. Përfundimisht, i vetmi që ka shkëlqyer për meshkujt në këtë Evropian mbetet Erkand Qerimaj, me tre medaljet e tij; bronz në shkëputje, ar në shtytje, argjend në dygarësh. E për femra Romela
Begaj, kampione Evrope në shkëputje, e treta në dygarësh. Përgjithësisht një përfaqësim dinjitoz i peshëngritjes
shqiptare, sepse pasi ka konfirmuar medaljet e Romela Begajt për femra, tashmë fiton dhe një kampion e nënkampion të ri të Evropës për të rritur. Dhe, me pesë medalje, Shqipëria e shtangës vazhdon të mbetet në elitë, ndonëse mund të bënte dhe më shumë te djemtë. Por paraqitja e Begajt dhe e Qerimajt, përtej vendit të nëntë të Çerepit, s’lë vend për diskutime.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Sun, 12 Apr 2009 , 14:56

Erkand Qerimaj pritet si hero në Shkodër

Përveç pritjes që i është rezervuar nga një grup tifozësh, që
në momentin kur nënkampioni i Evropës, Erkand Qerimaj, ka
mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, një tjetër ambient i
bukur i është rezervuar peshëngritësit të talentuar në stadiumin
“Loro Boriçi”. Drejtuesit e klubit shkodran, me në krye
presidentin Valter Fushaj, kanë pritur ardhjen e Qerimajt në
pushim të ndeshjes me Partizanin, teksa peshëngritësi ka
zbritur menjëherë në fushë. Ai është duartrokitur gjatë nga
tifozeria e zjarrtë shkodrane, ndërkohë që presidenti Fushaj i
ka dhuruar nënkampionit të Evropës fanellën kuqeblu me numrin
28, në të cilën shkruhej mbiemri i tij. Kreu i klubit kuqeblu,
bashkë me Qerimajn ka thënë fjalët e falënderimit dhe të urimeve
për suksesin e peshëngritësit të talentuar shkodran.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Peshengritje

Post by Miri » Thu, 23 Apr 2009 , 19:11

Me rrezultatet qe ka sjell e meriton me u prit si hero jo vetem ne Shkoder por ne te gjithe Shqiperine.

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Re: Peshengritje

Post by Shkodrani81 » Sun, 26 Apr 2009 , 01:56

I lumte Erkandit, ka lezet me pas keshtu sportistash.

Post Reply