MERKATO NEPER BOTE

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 30 Nov 2008 , 15:24

E kam ndi kyt lajm.Por kam ndi qe kan shku me e vezhgu e ja qe e paskan ble.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 30 Nov 2008 , 16:48

vllaznia1919 wrote:E kam ndi kyt lajm.Por kam ndi qe kan shku me e vezhgu e ja qe e paskan ble.
une e lexova e kane ble
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 30 Nov 2008 , 17:04

Naqe shtetet e tjera ecin perpara.Vetem na kena debila neper postet me ransi per futbollin. :wink: :wink: :wink: :wink:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 30 Nov 2008 , 17:14

vllaznia1919 wrote:Naqe shtetet e tjera ecin perpara.Vetem na kena debila neper postet me ransi per futbollin. :wink: :wink: :wink: :wink:
na kena debila me shkolle :lol: :lol:
kurse shtet tjera te na shofin targen
kan o njerez me shkolle o debila :D
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 30 Nov 2008 , 17:25

:lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Wed, 03 Dec 2008 , 19:56

Huntelaar: Nuk jam Van Nistelrooy

Ne nje interviste dhene per gazeten “AS”, Huntelaar nuk e fsheh gezimin per marreveshjen e arritur me Real Madrid.

Njeriu i momentit ne Spanje, Klass Jan Huntelaar, i cili u ble nga Real Madrid, ka folur per here te pare si lojtar i skuadres “merengues” edhe pse zyrtarisht do zbrese ne fushe gjate muajit janar.

Ne nje interviste dhene per gazeten “AS” ai nuk e fsheh gezimin per marreveshjen e arritur vetem gjate dites se djeshme. “Une jam Huntelaar dhe jo Van Nistelrooy. Ne te dy kemi karakteristika te ndryshme”, eshte shprhur sulmuesi, duke evituar krahasimin me bashkekombasin Van Nistelrooy, i cili e ka mbyllur sezonin per shkak te nje demtimi te rende. “Ruud eshte nje lojtar i madh dhe pika ime e referimit. Eshte nje goleador fantastik”, shtoi ai.

“Dua te shenoj shume dhe te ndihmoj Realin. Per mua eshte nje enderr e kthyer ne realitet. Te gjithe holandezet e skuadres me kane thene qe per nje futbollist ketu eshte maksimumi. Jam shume i lumtur”, ka theksuar Huntaleaar, duke shtuar se shpreson qe “kolonia” holandeze e Real Madrid ta ndihmoje per te mesuar sa me shpejt spanjisht.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Merkato neper bote

Post by fpjalmi » Mon, 19 Jan 2009 , 11:50

“Daily Star”: Kaka ka firmosur
18/01/2009 16:30

Kaka ka firmosur per te shkuar tek Mancester City. Keshtu shkruan e perditshmja britanike “Daily Star” e cila i referohet drejtorit sportiv te Milanit, Eriedo Braida.

Ky i fundit u ka rrefyer dje ne mbremje disa aksionereve te klubit kuqezi kalimin e Kakase tek klubi anglez.

“Ka firmosur”, eshte shprehur Braida sipas gazetes. Nderkohe vete Kaka ka evituar te komentoje kete ceshtje.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Mon, 19 Jan 2009 , 14:39

Kto 2 vitet e fundit nuk me pelqen ky lojtar hiq.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Mon, 19 Jan 2009 , 15:08

Transferimet rekorde


Real Madrid kishte dridhur botën e futbollit kur Juventusit i pagoi 76 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Zinedine Zidane-s, i cili vazhdon të mbetet transferi më i shtrenjtë. Së fundi, revolucion kishte bërë Manchester City, i cili për Robinhon pagoi 52 milionë. Mirëpo këto transfere mund të “harrohen” nëse Milan shet Kakan për mbi 110 milion euro te klubi i Premierligës. Gazeta “Expres” e Prishtinës shkruan se transferimi i mundshëm i Leite Kakas nga Milani te sheikët e Manchester Cityt për 110 milionë euro, do të bëjë revolucion në botën e futbollit, si lëvizja më e shtrenjtë e të gjitha kohërave. Mirëpo, në historinë e futbollit ka pasur kalime të bujshme që kanë dridhur sportin më të popullarizuar në rruzullin tokësor. Hiq më larg se në verën e vitit 2001, skuadra mbretërore e Real Madridit kishte bërë bum me transferimin e Zidanes nga gjiganti italian, Juventus, në arkën e të cilit përfunduan 76 milionë euro (120 miliardë lireta italiane). Ish-ylli i Francës, Zinedine Zidane, i cili u pensionua nga futbolli në vitin 2006, mbetet transferi më i shtrenjtë në historinë e futbollit botëror. Ndërsa një vit më parë, drejtuesit e Galaktikëve kishin bërë një transfer marramendës. Real Madrid në vitin 2000 i kishte paguar rivalit të përbetuar, Barcelonës, rreth 55.8 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e portugezit Luis Figo. Në po të njëjtin vit, skuadra nga kryeqyteti italian, Lazio kishte bërë një goditje të madhe, kur nga Parma transferoi sulmuesin argjentinas, Hernan Crespo për 53.6 milionë. Kurse në fundin e vitit 2000, gjigandi italian, Juventus i kishte paguar skuadrës së Parmës, 49,2 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e portierit italian, Gianluigi Buffon. Në anën tjetër, edhe në vitet ‘50 ka pasur transferime që kanë bërë bujë të madhe në sportin më të popullarizuar në botë. I pari që rrëzoi murin e 100 milionë liretave ishte Hase Xhipson në vitin 1952, derisa te Napoli mori nofkën “O Banco ’e Napule” (Banka e Napolit). Ndërsa në vitin 1975 ishte bërë zhurmë, kur skuadra e Napolit pagoi 2 miliardë lireta italiane për Bepe Savoldin. Por më pas gjithçka ndryshoi. Në vitin 1997, Lacio i kishte paguar Valencias 93 miliardë lireta për spanjollin Gaizka Mendieta. Në po të njëjtin vit, skuadra e Interit i kishte paguar Barcelonës 48 miliardë lireta për ta transferuar Ronaldon në Djuzepe Meaca. Kurse pas pesë viteve, ekipi kaltërezi ia shiti fenomenin brazilian, Real Madridit për 43 milionë euro. Anglezi Rio Ferdinand është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, për të cilin Manchester United i pagoi skuadrës së Leedsit 43.9 milionë. Djajtë e Kuq i kanë paguar një shumë të madhe edhe Evertonit (30.2 milionë euro) për Roneynë. Ndërsa transferi që bëri bum së fundi, ishte kalimi i brazilianit Robinho nga Real Madridi te Manchester City për 52 milionë euro.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Tue, 20 Jan 2009 , 05:45

Berluskoni jep sihariqin: Kaka refuzon sheikët, qëndron tek Milani


Autori: editor
Data: 20/01/2009
Version Print
“Kaka do të qëndrojë tek Milani“. Ky ka qenë verdikti i një dite të nxehtë në Milano, ku bisedimet mes dy klubeve, Milan dhe Macester Siti, kishin arritur në pikën kulmore, ku duhej marrë një vendim. Vendim të cilin e ka marrë vetë lojtari, që në fund ka qetësuar tifozët kuqezinj, në Itali, por edhe anembanë botës. Ka lënë mënjanë paratë, ofertën marramendëse të bosëve të Mancester Sitit, duke vënë mbi gjithcka ndjenjën, zemrën e tij, e cila tashmë mund të konsiderohet pa frikë kuqezi. Sihariqin e mirë, kur dukej se gjithcka kishte përfunduar dhe ylli brazilian do të transferohej në Angli, ka qenë presidenti i Milanit, njëherazi kryeministër i Italisë, Silvio Berluskoni, i cili, në një lidhje direkte në një program televiziv ka deklaruar: Kaka qëndron me ne. Paratë s’janë gjithcka për të. Refuzimi ka ardhur nga vetë lojtari, pikërisht kur pritej „ok“-i i tij për të përfunduar transfertën. Dy klubet kishin rënë dakort me shifrën prej 130 milionë eurosh, ndërkohë që lojtari do të përfitonte 18-20 milionë euro për sezon. Sidoqoftë, vendosi zemra e Kakasë, e cila tashmë është kuqezi.“ Në fakt, njëfarë konfirmimi kishte ardhur që gjatë mbrëmjes së të hënës, kur dhjetëra tifozë të Milanit ishin mbledhur poshtë apartamentit të futbollistit, duke protestuar kundër transferimit të tij. Në një moment Kaka` u shfaq në dritare duke vënë një dorë në zemër dhe duke mbajtur në dorën tjetër një bluzë të Milanit. Ndoshta vendimin e kishte marrë që në atë cast, për t’u konfirmuar pak më vonë nga presidenti i Milanit, Berluskoni.



Telenovela “KAKA” e së hënës, 19 janar 2009


Të hënën, paradite, në Milano nisi një bisedë mes drejtuesve të të dyja klubeve, për modalitetet e transferimit të lojtarit tek Mancester Siti. I pranishëm ishte edhe babai i Kakasë, Boske Kaka Lejte, që është edhe menaxheri i brazilianit kuqezi. Klubi anglez e ka bërë ofertën e tij tashmë. Propozimi për blerjen e Kakasë kap shifrën e 100 milionë stërlinave (rreth 111 milionë euro), prej së cilës Milani duhet të paguajë 4% në formën e taksave. Ndërkohë që Siti duhet të paguajë edhe 5 për qind (rreth 6 milionë euro) në llogaritë e klubit brazilian të San Paolos, ku lindi e u rrit si futbollist Kaka, si çmim i rivlerësimit të lojtarit.

(Ora 11:00) Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, u shpreh se nuk i kupton protestat e tifozëve. “Nuk e di se çfarë do të bëjë Kaka. Por, mund të them se ai nuk ka firmosur asgjë. Megjithatë, nuk jam në gjendje që të bëj një parashikim për atë që mund të ndodhë”.

(Ora 11:35) Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, pohoi se do të bëjë merkato në Premier Ligën angleze. Në shenjestër janë sulmuesi Adebajor (Arsenal), mesfushori Fabregas (Arsenal) dhe mbrojtësi Ager (Liverpul). Berluskoni ka vendosur t’i hapë rrugë transferimit të Kakasë tek Mancester Siti. Ndërkohë, mediat franceze shkruanin se Bajerni i Munihut kishte kërkuar nga Milani 35 milionë euro, plus transferimin përfundimtar të Masimo Odos, për të lëshuar mesfushorin e njohur të Bajernit, francezin Frenk Riberi, që përflitej se e kërkon Milani.

(Ora 12:10) Mediat angleze bëjnë të ditur se një delegacion i Mançester Sitit fluturoi drejt Milanos, me qëllimin e vetëm për të realizuar blerjen e Kakasë. Objektiv është dhe presioni ndaj lojtarit, pasi një ofertë e majme është bërë edhe nga ana e Realit të Madridit.

(Ora 12:30) Në Milano mbërriti avioni që mbante në bord babain-menxher të lojtarit kuqezi, Bosko Lejten.

(Ora 13:10) Agjenti Oskar Damiani pohoi për radion “Anch’ io Sport” se shifra i kalon 100 milionët e deklaruar, por Kaka ende nuk ka vendosur se çdo të bëjë.

(Ora 13:16) Berluskoni dhe Galiani takohen dhe bisedojnë se çfarë do të bëjnë me Kakanë, përpara se të takohen me Bosko Leiten, babain-menaxher të lojtarit.

(Ora 13:30) Mancester Siti, klubi anglez, bëri të ditur se kishte Kreig Belami i Uest Hamit kishte kryer vizitën mjekësore dhe se “çekiçat” kishin pranuar ofertën prej 13 milionë eurosh të Sitit.

(Ora 13:45) Dhjetëra tifozë lënë mesazhet e tyre të firmosura në hyrjen e pallatit ku banon Kaka, duke kërkuar që idhulli i tyre të mos e lërë Milanin për Mançester Sitin.

(Ora 14:23) Trajneri i kombëtares italiane, Marçelo Lipi, beson se Kaka do të qëndrojë te Milani. Të njëjtën gjë kërkon edhe Arrigo Saki.

(Ora 15:10) Babai i Kakasë, Boske Lejte, deklaroi se ka akoma shumë gjëra për t’u sqaruar me Milanin, në lidhje me të ardhmen e Kakasë.

(Ora 15:36) Diogo Kotshko, zëdhënësi i Kakasë, pohoi se nëse Milani do të niste tratativat me Mançester Sitin, edhe Kaka do të merrte më pas një vendim të tij, por çdo gjë varet se çfarë projekti ka Siti për të ardhmen e skuadrës, duke parë edhe paratë që kanë sheikët.

(Ora 16:20) Nisën protestat pranë selisë së Milanit. Tifozëvt kërkojnë të mos shitet Kaka te Mançester Siti.

(Ora 17:15) Mançester Siti nuk ndalet, pas Belamisë. Hamburgu komunikoi se kishte pranuar ofertën e Sitit për mesfushorin holandez De Jong, për 18 milionë euro.

(Ora 17:25) Midis trajnerit të Mançester Sitit, Mark Hjuxh, dhe Riki Kakasë u zhvillua një bisedë. Kaka e falënderoi Hjuxh për telefonatën, por sipas njezërve të brazilianit, Kaka kishte qëndruar shumë i ftohtë.

(Ora 18:03) “Milan Channel” bëri të ditur se u mbyll takimi midis Galianit dhe babait të Kakasë, Bosko Leite, por pa dhënë asnjë detaj.

(Ora 19:15) Pas bisedës me Galianin, babai i Kakasë, bisedoi me presidentin ekzekutiv të Mançester Sitit, Geri Kuk.

(Ora 20:00) Futbollisti i Milanit shkon në shtëpi, duke mbajtur në krah bluzën e tij kuqezi. Tifozët e Milanit thirrin në kor: “Gjashtë vite nuk harrohen, qëndro me ne kapiten”.



(Ora 22:45) Kulmi i skenës. “Kakà qëndron te Milani”. Këtë e konfirmon vetë presidenti i Milanit, Berluskoni. “Eshtë një fitore e Kakasë kjo. Kaka diti t’u rezistojë milionave, sepse e dashuron Milanin.Ne ruajtëm mesfushorin më të mirë në botë, në rolin e tij, por edhe një burrë të vërtetë kuqezi. Shpresoj të jenë të kënaqur edhe tifozët, që kërkonin me ngulm qëndrimin e idhullit të tyre në Milano dhe Kaka nuk i zhgënjeu. Ua plotësoi dëshirën.”

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 20 Jan 2009 , 14:56

Kaka rrin tek Milani.I lumte se ka ba zgjedhje shum te mire edhe pse sjam milanist.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 20 Jan 2009 , 14:59

Brravo i kjofte.Nji ner pak rastet qe ne futboll lekt sja gjithqka.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

[KRIS]
Kryetifoz
Kryetifoz
Posts: 105
Joined: Wed, 24 Sep 2008 , 02:44
Skuadra: Ac Milan
Location: Milano

Post by [KRIS] » Thu, 22 Jan 2009 , 04:46

Kot me ju thna se kakà shkruhet me ket à..
Kakà me pa shku te mancity kishte perfuni si shevchenko
Image
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 22 Jan 2009 , 04:55

Kaka: M’u deshën 30 sekonda për t’i thënë “jo” Sitit
21 Janar Braziliani shpjegon motivet që e shtynë për të refuzuar megaofertën

“Ishte Zoti, familja, miqtë, tifozët dhe historia e klubit të Milanit ato që më ndihmuan të zgjidhja rrugën e duhur për mua”



Ndërsa tifozët brohorisnin dhe festonin poshtë dritares së tij, ndoshta Rikardo Kaka po mendonte për të ardhmen, atë kuqezi dhe për motivet që e shtynë t’i thoshte “jo” mega ofertës së Mançester Sitit dhe sheikëve arabë. Jeta e tij ekonomike do të ishte përmirësuar dhe jo pak, por për brazilianin janë më të rëndësishme vlera të tjera njerëzore dhe paraja nuk është gjithçka. Pasi ka përshëndetur sërish tifozët e tij, që e prisnin në të ftohtë dhe të bindur se idhulli i tyre s’do të largohej nga Milano, ish?Topi i Artë ka telefonuar te “Milan Channel”, duke shpjeguar prapaskenën e tratativave dhe të refuzimit: “Nuk dua asgjë, ndihem mirë në një vend ku personat më vlerësojnë dhe më dashurojnë. Qëndroj te Milani sepse këtë dua dhe këtë vendosi zemra ime dhe Zoti. Familja më ndihmoi shumë dhe më la të lirë të zgjidhja. Ajo që më shtyu të mos mendoja për largimin ishte historia ime dhe e Milanit, ku jam i lidhur dhe ku ndodhet zemra ime”. Të shumta fjalët e dashurisë, për Milanin dhe tifozët kuqezi: “Zgjodha me zemër, ashtu si të gjithë më thoshin: nuk është një zgjedhje ekonomike, nuk kam kërkuar as rritje rroge dhe asgjë tjetër. Te Milani ka persona të jashtëzakonshëm, si presidenti Berluskoni apo Leonardo, që është më shumë se një drejtues për mua, një mik i vërtetë. Unë nuk kam kërkuar kurrë rritje rroge dhe s’do ta bëj këtë. Gjithmonë ka qenë Milani ai që më ka rritur rrogën duke më ndryshuar kontratën dhe i falenderoj për këtë”. Pas klubit, rradha e falenderimeve kalon te tifozët: “Pas ndeshjes me Fiorentinën, shumë tifozë më kanë mbështetur, edhe vizatimet e fëmijeve të vegjël, e jashtëzakonshme: ndeshja e të shtunës ishte e bukur. Kur u largova nga Sao Paolo disa më kontestuan, ndërsa këtu të gjithë janë me mua. Jam një person besimtar: jo gjithmonë është rruga më logjike ajo që Zoti zgjedh për ne. Milani nuk ka pranuar kurrë, po kurrë, asgjë: i ka thënë “jo” të gjithëve, ashtu si kam bërë edhe unë. Shokët e mi të skuadrës kanë qenë të jashtëzakonshëm, të gjithë janë munduar të më thonë diçka, shumë mesazhe më kanë ndihmuar. Për t’i thënë “jo” Mançester Sitit dhe projektit të tyre më janë dashur vetëm 30 sekonda. Milani është gjithçka për mua dhe një klub me histori dhe që synon të fitojë. Falenderoj të gjithë për mbështetjen që më dhanë”.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: MERKATO NEPER BOTE

Post by GOLDIAN » Tue, 09 Jun 2009 , 20:14

scolari ne uzbekistan :evil:
kaq pare paskan keto
topmöller drejt trabzonspor
dhe tomas doll drejt gencerbirligi
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: MERKATO NEPER BOTE

Post by Edmond-Cela » Tue, 09 Jun 2009 , 20:22

me sa din une kaka firmosi per realin sot 62 milion euro
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: MERKATO NEPER BOTE

Post by loroborici » Wed, 10 Jun 2009 , 20:14

GOLDIAN wrote:scolari ne uzbekistan :evil:
Paska kap Rivaldo naj korridor droget aaaa? Se axh Scolari paska ken i thekun per pare. :mrgreen:
Vllaznia ne zemer
Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: MERKATO NEPER BOTE

Post by GOLDIAN » Wed, 10 Jun 2009 , 20:16

loroborici wrote:
GOLDIAN wrote:scolari ne uzbekistan :evil:
Paska kap Rivaldo naj korridor droget aaaa? Se axh Scolari paska ken i thekun per pare. :mrgreen:
:lol: :lol: :lol:
jam kurioz me e dit sa do e pagujne aty scolarin
i perjashtuar

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: MERKATO NEPER BOTE

Post by loroborici » Wed, 10 Jun 2009 , 22:01

GOLDIAN wrote:
loroborici wrote:
GOLDIAN wrote:scolari ne uzbekistan :evil:
Paska kap Rivaldo naj korridor droget aaaa? Se axh Scolari paska ken i thekun per pare. :mrgreen:
:lol: :lol: :lol:
jam kurioz me e dit sa do e pagujne aty scolarin
E ka rrogn e dits tuj numrue thast... :mrgreen:
Vllaznia ne zemer
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: MERKATO NEPER BOTE

Post by Skodrinon » Thu, 11 Jun 2009 , 17:05

cristiano ronaldo kalon te real madrid per 94 milion euro

Post Reply