Page 4 of 7

Posted: Tue, 18 Dec 2007 , 21:20
by sportist_shkodran
Vazhdoni me kerkesa ju ktu,ju ka ardh vakti per denim,pa mas i ngatrro temat maj burrnesh se na bane lamsh hahahahahaha.

Posted: Fri, 21 Dec 2007 , 13:33
by Goce_Sportiste
Per cfare denimi e ke ti zemra fjalen? Me gjithe qejf e baj. Per ty shkoj dhe ne hane. A po na gezon me ardhjen tane per festa ktej nga krahina jone se bahet llahtar fare. Ke ca te zgjedhesh e jo si atje ne katunin tuj :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Fri, 21 Dec 2007 , 14:33
by vllaznia1919
Erdhi edhe ftesa zyrtare. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sat, 22 Dec 2007 , 02:28
by sportist_shkodran
Faleminders per ftesen zogu .Megjith qef do kisha ardh,po s'kam njeri ne toronto qe te me presin HAHAHAHA
Masandej un nuk rri ne katund maj burrnesh,megjithse un nuk mundem mi ba shkoder ktu.
I kalosh mir festat,dhe bash qef.
GJith te mirat.

Posted: Thu, 27 Dec 2007 , 09:22
by Goce_Sportiste
v1919 ishte kot naqe ftesa sa per sy e faqe cke ti mos mu merzit e mos ma merr metermen. Plus qe ti ta kesh per ner qe mke kaq zemer madhe dhe nikoqire qe pres e percjell njerez :lol: :lol:

Sportisto ma kalofsh mire dhe ti naqe e gezuar qofsh me gjithe familje e cfare ke perzemer.
Ky urim eshte dhe per gjithe ju te tjeret.
V1919 ne vecanti ishalla zemer po ma ban ate dasem se boll prite dhe na shtoni forumin me nje djale te vogel. Beje bam dhe ti naqe se po prite ne pak njele pa u martu ktu ne chat tu fol me mu hahahahahahahahah

Posted: Thu, 27 Dec 2007 , 09:28
by Goce_Sportiste
Faleminders per ftesen zogu

uuuuuuu tash e pash. Ti mthe mu zogu? Sa qejf kam kur me therret ti mu zoguuuuuuuuuu se ke idene :lol: :lol: :lol:

Posted: Thu, 27 Dec 2007 , 14:28
by vllaznia1919
Goce_Sportiste wrote:v1919 ishte kot naqe ftesa sa per sy e faqe cke ti mos mu merzit e mos ma merr metermen. Plus qe ti ta kesh per ner qe mke kaq zemer madhe dhe nikoqire qe pres e percjell njerez :lol: :lol:

Sportisto ma kalofsh mire dhe ti naqe e gezuar qofsh me gjithe familje e cfare ke perzemer.
Ky urim eshte dhe per gjithe ju te tjeret.
V1919 ne vecanti ishalla zemer po ma ban ate dasem se boll prite dhe na shtoni forumin me nje djale te vogel. Beje bam dhe ti naqe se po prite ne pak njele pa u martu ktu ne chat tu fol me mu hahahahahahahahah
Un demek se po ta rrej menjen ty pranej rri e flas me ty ktu. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Fri, 28 Dec 2007 , 06:31
by Goce_Sportiste
Ti menjen ma ke prish po me vjen gjynaf per shpirtin tat binjak e kam frike se po i hy ne hak :lol: :lol: :lol:

Posted: Sat, 29 Dec 2007 , 01:57
by sportist_shkodran
E paske me t'hedhun m'duket,leni filmat.

Posted: Sat, 29 Dec 2007 , 14:32
by vllaznia1919
Goce_Sportiste wrote:Ti menjen ma ke prish po me vjen gjynaf per shpirtin tat binjak e kam frike se po i hy ne hak :lol: :lol: :lol:
Mas kjaj hallet e tjerve ti,fol per vedi. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Wed, 16 Jul 2008 , 17:07
by Miri
Pezullohet federata e volejbollit të Shqipërisë

Federata Botërore e Volejbollit (FIVB) pezulloi të mërkurën Federatën Shqiptare të Volejbollit (FVSH), për shkak se kombëtarja kuqezi ka zhvilluar ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës, më 2 korrik 2008. Kosova nuk ende nuk është e pranuar në këtë federatë.

Informacioni është dhënë fillimisht nga mediat serbe (b92.net), por u konfirmua edhe nga sekretari i FSHV-së, Leonard Tase. Burimi serb shkruan përveç ndalimit të ndeshjeve të të gjitha ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë, pezullimi i FIVB-së ka të bëj edhe me sekretarin e përgjithshëm të FVSH-së, Leonard Tase, i cili nuk do të ketë të drejtë të marrë pjesë në forumet ndërkombëtare.

Sipas Tases, bëhet fjalë për një pezullim të përkohshëm nga veprimtaritë ballkanike, deri në fund të vitit 2008. Shqipëria, kështu nuk do të marrë pjesë në katër kampionatë ballkanikë paratë rinjsh e të rejash, si dhe një kampionat beach-volej. FIVB-ja për këtë vendim ka njoftuar edhe Konfederatën evropiane të volejbollit dhe konfederatën ballkanike të volejbollit.

Posted: Thu, 17 Jul 2008 , 12:13
by Skodrinon
Un nuk e kuptoj ça asht ky rregull. Nqs miqsorja nuk asht zyrtare çfar problemit ka?

Posted: Sat, 01 Nov 2008 , 15:52
by vllaznia1919
JAVA E PESTË

MESHKUJ
Teuta-Elbasani ora 13:00
Gjyqtarë: E. Zguri, R. Kasmi
Tirana-Vllaznia ora 14:00
Gjyqtarë: A. Telo, E. Preka
Studenti-Flamurtari ora 12:00
Gjyqtarë: M. Kondakçi, R. Tafili
Skënderbeu-Dinamo ora 12:00
Gjyqtarë: A. Shehu, F. Mujo

Renditja
TEUTA 4 0 12-2 12
STUDENTI 4 0 12-2 11
TIRANA 3 1 11-3 10
VLLAZNIA 3 1 10-3 9
ELBASANI 1 3 5-9 4
SKËNDERBEU 1 3 3-11 2
DINAMO 0 3 1-12 0
FLAMURTARI 0 4 0-12 0

Posted: Sat, 01 Nov 2008 , 17:43
by fpjalmi
ma perpara vllaznia ka pas lojtare fantastik ne volejboll.

po tash a din gja kush si jena.

a din gja kush se e kena fitu nej titull kampion 10 vitet e fundit,apo ja

Posted: Sun, 02 Nov 2008 , 17:45
by vllaznia1919
Dje kishin hup 3-2 me Tiranen.

Posted: Sun, 11 Jan 2009 , 06:46
by Miri
Përfaqësuesja e volejbollit i fillon me fitore eliminatoret

Image

Kombëtarja shqiptare e volejbollit për meshkuj e ka nisur në mënyrën më të mirë rrugën e saj për në botërorin që do të zhvillohet në vitin 2010 në Itali. Në ndeshjen e parë eleminatore djemtë e drejtuar nga Ylli Tomorri arritën të fitonin 3-0 në transfertë me përfaqësuesen e Azerbaixhanit.

Shqipëria është shfaqur mjaft superiore që në fillimin e takimit. Në setin e parë përfaqësuesja janë e volejbollit arriti të fitojë 25-17. Në të dytin fitoi 25-13. Seti i tretë ka qenë edhe më i forti, pasi kuqezinjtë fituan 33-31, duke e shtyrë disa herë këtë set.

Ndeshjen e dytë Shqipëria do ta zhvillojë sot në orën 16:00 me përfaqësuesen e Malit të Zi. Më poshtë do të paraqesim listën e përfaqësueses tonë me të cilën u përball me Azerbaixhanin, bashkë me kalendarin e grupit ku bën pjesë Shqipëria.

Lista e kombëtares

1. Elton Tukseferi
2. Gjergj Bardhi
3. Klodian Kasa
4. Jonel Lenja
5. Adriatik Kajtazi
6. Gazmend Husaj
7. Altin Gorenxa
8. Emiliano Ndoni
9. Genti Lundra
10. Edmond Moku
11. Fabian Mëhilli
12. Klerdi Prifti

Trajnerë: Ylli Tomori, Ilia Koja

Zona europiane, grupi D

Dita e parë (9 janar)
Moldavi - Mali i Zi 0-3
Azerbajxhan - Shqipëri 0-3

Dita e dytë (10 janar)
Shqipëri - Mali i Zi 16.00
Moldavi - Azerbajxhan 18.30

Dita e tretë (11 janar)
Shqipëri - Moldavi 16.00
Mali i Zi - Azerbajxhan 18.30

Posted: Tue, 13 Jan 2009 , 14:39
by Miri
Shqipëria mbyll me fitore fazën e parë eliminatore në volejboll


Image

Përfaqësuesja shqiptare në volejboll për meshkuj e ka mbyllur me fitoren 3-1 ndaj Moladavisë fazën e pare eliminatore për botërorin “Italy 2010”. Ndeshja e luajtur në Guba të Azerbaixhanit është dominuar nga vojbollistët tanë të cilët arritën të dilnin fitues nga kjo përballje.

Përfaqësuesja jonë arriti të fitojë në dy setet e para me rezultatet 25-22 dhe 25-21. Setin e tretë e fituan moldavët me rezultatin 25-16. Në të katërtin, djemtë e drejtuar nga Ylli Tomorri reaguan mjaft mirë, duke fituar 25-23. Me fitoren e këtij seti përfaqësuesja shqiptare e volejbollit për meshkuj i dha fund kështu kësaj ndeshjeje me Moladavinë.

Shipëria u rendit e dyta në grupin D pas Malit të Zi. Me këtë rezultat Shqipërisë i jepet mundësia për të shpresuar për kalimin në turin tjetër të kampionatit botëror “Italy 2010”, por kjo varet edhe nga rezultatet e grupeve të tjera.

Më poshtë do të paraqesim të gjitha rezultatet e ndeshjeve për grupin D të zonës europiane.

Dita e parë (9 janar)
Moldavi - Mali i Zi 0-3
Azerbajxhan - Shqipëri 0-3

Dita e dytë (10 janar)
Shqipëri - Mali i Zi 0-3
Moldavi - Azerbajxhan 3-2

Dita e tretë (11 janar)
Shqipëri - Moldavi 3-1
Mali i Zi - Azerbajxhan 3-0

Posted: Sun, 18 Jan 2009 , 23:16
by vllaznia1919
DINAMO-VLLAZNIA 0-3
(18-25, 19-25, 17-25)
Dinamo: E. Uka, N. Telo, A.
Doraci, D. Rama, A. Zoto, J.
Gorenxa, A. Demi, R. Kastrati,
K. Malaj, E. Buka, I. Thanasi,
B. Doçi
Trajner: A. Sako
Vllaznia: R. Prela, A. Miloti, A.
Çuni, E. Jukni, A. Prela, R. Kola,
A. Taflaj, D. Rreshketa, J. Drinazi
Trajner: A. Kalaja
GJYQTARË: R. Kuka, E. Zguri

Renditja

N F H S P
TEUTA 8 8 0 24-4 23
STUDENTI 8 7 1 23-7 21
VLLAZNIA 8 5 3 19-10 16
TIRANA 8 5 3 18-11 15
ELBASANI 8 2 5 11-17 9
SKËNDERBEU 8 2 6 9-20 6
DINAMO 8 2 6 8-20 5
FLAMURTARI 8 0 8 2-23 1

Posted: Sun, 01 Feb 2009 , 16:04
by vllaznia1919
JAVA E 12-të
MESHKUJ
DJE
Elbasani-Teuta 1-3
Dinamo-Skënderbeu 3-1
Flamurtari-Studenti 0-3
Vllaznia-Tirana 3-0
Ma ne fund diku paskena fitu.Hahahahaha!

Posted: Fri, 06 Feb 2009 , 14:22
by vllaznia1919
JAVA E 13-TË
Meshkuj (dje)
TIRANA-TEUTA 2-3
(22-25, 16-25, 25-16, 27-25, 8-15)
SKËNDERBEU-FLAMURTARI 3-0
(25-15, 25-17, 25-13)
DINAMO-ELBASANI 3-1
(25-21, 25-20, 22-25, 25-15)
STUDENTI-VLLAZNIA 3-0
(25-19, 25-16, 25-23)

TEUTA 13 0 39-7 37
STUDENTI 12 1 38-7 36
TIRANA 8 5 29-19 25
VLLAZNIA 8 5 28-18 24
SKËNDERBEU 4 9 16-29 12
DINAMO 4 8 15-31 11
ELBASANI 3 10 15-34 10
FLAMURTARI 0 13 3-39 1