Page 4 of 5

Re: Gilman Lika

Posted: Thu, 11 Jun 2009 , 18:20
by Miri
vllaznia1919 wrote:Sma merr menja se ka lujt mensh Gilmani me shku ne Azerbaixhan.
Jan ka shkojn lojtar ma te mire se Lika,parja shpon detin.

Re: Gilman Lika

Posted: Thu, 11 Jun 2009 , 19:56
by GOLDIAN
Miri wrote:
vllaznia1919 wrote:Sma merr menja se ka lujt mensh Gilmani me shku ne Azerbaixhan.
Jan ka shkojn lojtar ma te mire se Lika,parja shpon detin.
es aty te marsha te keqen
u rikthy miri :eag: :eag:

Re: Gilman Lika

Posted: Fri, 12 Jun 2009 , 20:19
by vllaznia1919
Cili lojtar ma i mire se Lika maj naqe?Vetem nej kal i cofun.

Re: Gilman Lika

Posted: Wed, 24 Jun 2009 , 16:20
by Skodrinon
Gilman Lika drejt Rijekës?

Futbollisti shkodran Gilman Lika shumë shpejt mund të ndërrojë skuadër. Këtë e kanë bërë të ditur burime pranë tij. Destinacioni i mundshëm mendohet të jetë Kroacia dhe pikërisht skuadra e Rijekës. Në këtë mënyrë duket se tregu shqiptar i futbollistëve po drejtohet nga ky vend. Pas kalimit të Vilës së Teutës tek Dinamo e Zagrebit, Lika mund të bëhet futbollisti i dytë shqiptar që do kalojë në këtë kampionat. Megjithatë çdo gjë për momentin është në fazën e diskutimeve paraprake. Mesfushori 22 vjeçar është ende nën kontratë me ekipin turk të Haxhitepes por meqë skuadra e tij ka rënë në kategorinë e dytë, në kontratë është një opsion që ai mund të largohet, kuptohet duke paguar një dëmshpërblim. Vetë lojtari që tashmë është edhe kontigjent i kombëtares shqiptare, ka shprehur dëshirën për të ndërruar ambjent. Kroacia mund të jetë një kampionat ku ai do të perfeksionohet edhe më shumë në mënyrë që të rrisë parametrat e tij dhe më pas për të hedhur hapin e rëndësishëm të kalimit tek ndonjë skuadër me emër në kampionatet më të njohura të Europës. Gjatë sezonit të fundit me Haxhitepen, mesfushori i krahut të majtë ka luajtur rregullisht në formacion duke qenë gjithnjë stabël madje ka shënuar edhe ndonjë gol përcaktues për skuadrën e tij por pa e ndihmuar atë dot nga rënia prej kategorisë. Pavarësisht këtij fakti, kjo përvojë e tij e parë jashtë vendit e ka ndihmuar të rritet jo pak nga ana profesionale. Mosha e tij e re dhe dëshira për të ngjitur majat e karrierës, e kanë bërë atë shumë të ndërgjegjshëm për të dhënë maksimumin kudo. Dhe në fakt karriera e tij në dy vitet e fundit ka shënuar rritje të madhe. Nga titullar i Vllaznisë dhe i ekipit Shpresa, në titullar tek Haxhitepe dhe kontigjent i kombëtares kuqezi. Kohët e fundit, lojtari mëngjerash ka vuajtur nga një dëmtim në këmbë dhe është në momentet e fundit të riaftësimit. Madje pikërisht ky dëmtim i tij ishte arsyeja që nuk arriti të jetë pjesë e Vllaznisë në Ligën Europiane megjithëse kjo ishte dëshira e të dy palëve. Bëhet e ditur se përveç Rijekës, për Likën ka edhe alternativa të tjera për të lëvizur. Nga Belgjika ka interesim po ashtu edhe nga Gjermania ndërkohë që nuk përjashtohen edhe pista të tjera. E rëndësishme gjithsesi është që lojtari të gjejë një ekip të ri ku të hedhë në hap
të rëndësishëm në karrierën e tij. Pikërisht për këtë arsye pista kroate e Rijekës duket mundësia më e mirë për ta arritur këtë por vetëm në ditët në vazhdim do shihet mundësia se çfarë do ndodhë.

vllaznimi sportiv

Re: Gilman Lika

Posted: Thu, 25 Jun 2009 , 13:34
by vllaznia1919
Nuk me duket kalim i keq nese bahet.

Re: Gilman Lika

Posted: Sat, 27 Jun 2009 , 22:51
by GOLDIAN
ishalla po vjen te vllaznia tham une kete sezon qe te shpresojme pak per titull
se si ja kena nis skena sy per qabe

Re: Gilman Lika

Posted: Sun, 28 Jun 2009 , 07:57
by Miri
GOLDIAN wrote:ishalla po vjen te vllaznia tham une kete sezon qe te shpresojme pak per titull
se si ja kena nis skena sy per qabe
Nuk ma merr mendja qe vjen por edhe po erdhi ska ca na ban Lika i shkret gjithesesi mendoj qe ne mbrojtje jena shum mire,tesh duhet me gjet 2 mesfushor e 1 sulmus per mendimin tem.

Re: Gilman Lika

Posted: Sun, 05 Jul 2009 , 15:36
by vllaznia1919
Zyrtare:Gilman Lika tek klubi i kategorise se dyte Boluspor!

Re: Gilman Lika

Posted: Sun, 05 Jul 2009 , 15:38
by vllaznia1919
Mas u lodhni me kerku neper gazeta se zdin hala kurgja. :lol: :lol: :lol: :lol:

Re: Gilman Lika

Posted: Sun, 05 Jul 2009 , 16:58
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Mas u lodhni me kerku neper gazeta se zdin hala kurgja. :lol: :lol: :lol: :lol:
flm per infon
kam than une vec nji gazetarit i besoj
per mu kjo levizje asht vari l.....

Re: Gilman Lika

Posted: Sun, 05 Jul 2009 , 18:16
by Man in Redblue
Ne kategori te dyte :shock: :shock:

Re: Gilman Lika

Posted: Sun, 05 Jul 2009 , 18:46
by vllaznia1919
Po pra se keka ekip qe pagujn mire edhe paskan men me u ngjit ne te paren sot i vjet.Dmth jane tuj ba ekip elitar.

Re: Gilman Lika

Posted: Sun, 05 Jul 2009 , 21:25
by Miri
Zotni leku.

Re: Gilman Lika

Posted: Mon, 06 Jul 2009 , 19:58
by Miri
vllaznia1919 wrote:Zyrtare:Gilman Lika tek klubi i kategorise se dyte Boluspor!
Ka nenshkru per 2 vite ne te cilet do perfitojn 500000 euro.

Re: Gilman Lika

Posted: Mon, 06 Jul 2009 , 21:18
by GOLDIAN
Miri wrote:
vllaznia1919 wrote:Zyrtare:Gilman Lika tek klubi i kategorise se dyte Boluspor!
Ka nenshkru per 2 vite ne te cilet do perfitojn 500000 euro.
te perfitojne sa te dojne nese se therrasin ne komtare mos te merzitena hic

Re: Gilman Lika

Posted: Tue, 07 Jul 2009 , 17:59
by futbollist
Nejse kto jane arsy personale,nuk mund te vendosim ne planet e tija te jetes.Ndoshta ka mendu me investu ne ndonje gja dhe i duhen pare,kto gjana nuk i dina. Ne e shohim me synin e tifozit,edhe ne kyt aspekt nuk na pelqen se kena qef me i pa lojtaret me ece sa ma shume. Gjithsesi shpresoj qe Lika ka ba zgjedhjen per te miren e vet dhe jo per prova,me pa ca bahet.

Re: Gilman Lika

Posted: Wed, 08 Jul 2009 , 13:41
by vllaznia1919
Dolen fjalt e mija.Hahhaha.Ka shku per anen ekonomike.Na normalisht qe nuk mundena me gjyku se asht karriera e tij.Por mu personalisht me duket nji hap mrapa.Ishalla gabohem edhe e shof sa ma nelt Gilmanin se e meriton.

Re: Gilman Lika

Posted: Wed, 08 Jul 2009 , 14:02
by Ledi1920
vllaznia1919 wrote:Dolen fjalt e mija.Hahhaha.Ka shku per anen ekonomike.Na normalisht qe nuk mundena me gjyku se asht karriera e tij.Por mu personalisht me duket nji hap mrapa.Ishalla gabohem edhe e shof sa ma nelt Gilmanin se e meriton.
Si vend i varfer qe jena paret do shfin lojtaret...kjo eshte primarja pastaj te tjerat.
Ne nuk kemi pas noj here neper ekipe lojtar te velur me miliona qe po shofin dhe anet e tjera...

Gjithsesi vet e ka ne dore...po lujti mire mund te kaloj dhe ne ekipe me te mira europiane

Re: Gilman Lika

Posted: Wed, 08 Jul 2009 , 20:08
by GOLDIAN
o ledi dakord mund te losi mire e mund te kaloje po kur vitet ikin nuk presin
se dhe agolli juj nuk asht ma i riu vitet kalojne ca dreqin i duhet krivbas ???
une cmendem kur lexoj per serb e boshnjake qe po nenshkrujne kontrata kudo ne europe

Re: Gilman Lika

Posted: Wed, 08 Jul 2009 , 21:55
by Admin
Ishalla i prihet mbare Gelmit, pa nuk jam shume entuziast per kete levizje.
E randsishme asht qe aj te impenjohet sic ka ba gjithmone e besoj se frutet kane me ardh.