Basketboll

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 28 Mar 2006 , 13:25

Java 27 mars 2 prill 2006
BASKETBOLL

E merkure 29 mars

Meshkuj A

Tirana Studenti ora 16:00

Gjyqtare: Cici, Dumba

Valbona Partizani ora 18:00

Gjyqtare: Bardhi, Shqevi

Teuta Dinamo ora 11:00

Gjyqtare: Koci, Hasnjoku

Flamurtari Vllaznia ora 12:00

Gjyqtare: Bekteshi, A.Kasmi

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 30 Mar 2006 , 13:39

Shkodranet fitojne ne Vlore
Flamurtari Vllaznia 60 82

Skuadra e Vllaznise i ka bere nje mbyllje te bukur dhe me fitore ndeshjes se fundit per fazen e dyte te kampionatit kombetar te basketbollit per meshkuj, ku ka fituar me skadren e Flamurtarit. Vlonjatet nuk kane mundur dot t’i bejne balle lojes se shpejte e te bukur, me teper deshire per fitore te skuadres shkodrane. Vetem ne minutat e para vlonjatet kane mundur qe te bejne nje qendrese te perkohshme, sepse gjithcka ka folur gjate gjithe ndeshjes per shkodranet. Pike pas pike jane mbyllur te dy periodat me nje avantazh prej 15 pikesh. Loja ka qene e ekuilibruar, duke bere qe gjithe ndeshja te perfundoje ne shifrat 60 82 per Vllaznine. Vlonjatet edhe ne kete ndeshje kerkuan te rrembenin fitoren, por nuk munden te ngjiteshin ne nivelin e duhur. Shkodranet kane qene me lart se ata dhe arriten te fitonin gjithe takimin.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 30 Mar 2006 , 13:40

Renditja e ekipeve pas javes XXVIII
Meshkuj A F H P P.V.

Valbona 27 1 55 2955 2138

Vllaznia 20 8 48 2329 2019

Studenti 20 8 48 2468 1978

Dinamo 19 9 47 2541 2006

Tirana 12 16 40 2091 2245

Partizani 6 22 34 1982 2535

Teuta 5 23 33 2127 2673

Flamurtari 3 25 31 1736 2614


Kalendari i Play off
Turi gjysmefinal

E marte 4 prill

Valbona Dinamo

Vllaznia Studenti

E premte 7 prill

Dinamo Valbona

Studenti Vllaznia

E marte 11 prill

Valbona Dinamo

Vllaznia Studenti

Datat e finaleve

14, 18, 21, 25, 28 prill

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 05 Apr 2006 , 13:22

Kryeqytetasit befasojnë në Shkodër

Studenti fiton betejën e parë me Vllazninë
Vllaznia - Studenti 74-86
(20-20, 23-30, 18-15, 13-21)
VLLAZNIA: Halili (10), Myselimi (10), Gjeçaj (26), Nexhimi (13), Bërdica (7) / Taraboshi (2), E. Llazani (4), Hadëri, Omi (2), Tevia, Dibra. Trajner: P. Osmani
STUDENTI: Mitku (24), A. Karaj (26), Hysenagolli (16), Talelli (5), Topi (6) / Lasku, Mansaku (3), Lame (4), Palushi, Ivezaj (2), Dervishi. Trajner: A. Fagu
Gjyqtarë: E. Koçi, G. Cici
Studenti në basketboll për meshkuj ka fituar dje në Shkodër 86-74 ndaj Vllaznisë, gjysmëfinalen e parë të play-off-it, duke hedhur një hap të sigurt drejt finales. Një sukses jashtë fushë, që do të thotë shumë për ekipin e trajnerit Fagu, që dje ka zhvilluar një ndeshje të mirë, madje duke befasuar edhe vetë shkodranët. Këta të fundit, pasi i kishin fituar 2 takimet e mëparshme në "Qazim Dervishi" me kryeqytetasit, dje dolën kokulur, ndonëse deri në fund rivalizuar. Gjithçka u zgjidh në periodën e fundit, ku ndonëse rezultati ishte i ekuilibruar, dy aksione radhazi të humbura nga basketbollistët e Vllaznisë në shifrat 66-67 për Studentin, i dhanë mundësi kësaj të fundit që të shkëputet dhe fitojë "betejën" e parë. Vllaznia realizoi 12 gjuajtje të sakta nga distanca, ku u dallua Gjeçaj, por nga krahu tjetër ishin Mitku dhe Karaj (teknike për këtë të fundit në periodën e dytë) ata që mbajtën "gjallë" lojën e Studentit, ndërkohë që në periodën e fundit Hysenagolli ishte deciziv në lojën në tabelë.
Perioda e parë është kryesisht e ekuilibruar, ku fillimisht udhëheq Studenti e më pas Vllaznia, por pa arritur asnjë nga ekipet që të shkëputet. Kështu, 10-minutëshi i parë përfundon në barazim 20-20. Në periodën e dytë është Studenti që luan më mirë, ka iniciativë, është më i qetë dhe përfiton nga një lojë më nervoze e kundërshtarit, duke u shkëputur ndjeshëm. Vllaznia nuk ndjek dot ritmin dhe pjesa e parë mbyllet 43-50 për Studentin. Perioda e katërt do të sillte shumë emocione, rivalitet dhe lojë të bukur, pasi shkodranët në 2-3 raste e ngushtojnë diferencën në 1-2 pikë, 53-54, 58-60. Por kryeqytetasit arrijnë që të ruajnë qetësi dhe mbi të gjitha kryesimin, duke e mbyllur periodën e tretë në epërsi 61-65. Një diferencë e tillë natyrisht që e bëri interesante edhe periodën e katërt, sidomos në 5 minutat e para, kur Vllaznia e ngushton diferencën sërish në 1 pikë, 66-67, por gabimet e saj favorizojnë kundërshtarin, që shkëputet menjëherë 66-72. Kjo diferencë ruhet deri në fund, ku Studenti fiton 74-86 dhe tashmë ndodhet me një këmbë në finale. Gjithsesi, takimi i ardhshëm ditën e premte në Tiranë pritet që të jetë një tjetër "betejë" e fortë mes skuadrave, ku deri në fund ekipet do të luajnë për fitore.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 05 Apr 2006 , 13:23

Valbona - Dinamo 94-84
(22-18, 21-18, 35-25, 16-23)
VALBONA: E. Karaj (16), Skanja 913), Kasmi (15), Shima (20), Stevoviç (24) / Bilali (6), Madani, Gjonaj, Sh. Llazani, Gaçi, Byberi. Trajner: A. Muhametaj
DINAMO: Sërbo (6), Domi (6), Jakova (6), Mema (17), Saliaga (18) / Adhamidhi (20), Cubaj (11), Profka, Lleshi, Abazi, Ceni. Trajner: E. Çarçani
Gjyqtarë: T. Hasnjoku, Sh. Bekteshi
Kampionia në fuqi në basketboll për meshkuj, Valbona, ka fituar dje 94-84 gjysmëfinalen e parë ndaj rivales Dinamo, duke hedhur kështu një hap përpara drejt finales së katërt radhazi. Dy ekipet që vjet u përballën në finale, dje kanë zhvilluar një lojë të mirë, ku ndonëse niveli nuk ishte shumë i lartë, rivaliteti dhe emocionet nuk munguan. Valbona, ndonëse ishte gjatë gjithë kohës në avantazh, nuk arriti të krijojë ndonjë shkëputje të madhe, duke i dhënë mundësi Dinamos që deri në fund të shpresojë. Madje, blutë e trajnerit Çarçani dje kanë arritur të realizojnë 15 gjuajtje të sakta nga distanca, duke e mbajtur deri në minutën e fundit të hapur lojën. Ndërsa Valbona, falë elementëve me më shumë përvojë, arriti të tregohej më e kujdesshme në momentet decizive, duke u shkëputur pikërisht në çastet e fundit të çdo periode.
Sërbo hap serinë e koshave me një 3-pikësh (ky ishte dhe avantazhi i vetëm i Dinamos), por shpejt Valbona shkëputet 11-7, 15-13. Perioda e parë është e qetë dhe korrekte, ku gabimi i parë personal vjen pas 8 minutash lojë (Stevoviç). Gjithsesi, Valbona arrin të udhëheqë 22-18 në periodën e parë, ku u dallua Shima e Stevoviç, një dushe që deri në fund do t'i hapte probleme Dinamos. Por në minutat e para të periodës së dytë Dinamo arrin të barazojë 2 herë, 27-27 dhe 29-29, ku dallohet kapiteni Mema, ndërkohë që gradualisht hyn në lojë edhe Adhamidhi e Saliaga. Deri në 2 minutat e fundit të kësaj periode shifrat janë 37-36 për Valbonën, çast kur kampionët shkëputen 43-36 në përfundim të pjesës së parë. Në 10-minutëshin e tretë, loja është shumë e shpejtë dhe loja është shumë e bukur, por gjithnjë nën komandën e Valbonës, që e rrit diferencën dhe udhëheq 78-61. Kur mendohej se Valbona do të shkëputej sërish, janë basketbollistët e Dinamos që e ngushtojnë diferencën deri në 9 pikë, 90-81. Por Valbona administron me qetësi epërsinë e krijuar e Kasmin e Karajn, duke fituar 94-84. Të premten, do të luhet gjysmëfinalja e dytë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 07 Apr 2006 , 13:43

Taraboshi: Vllaznia shpreson ne permbysje
Humbja qe Studenti i shkaktoi Vllaznise ne Shkoder, nuk u prit mire as nga basketbollisti Fation Taraboshi, i cili ka kontribuar per kater vjet te paraterinjte me trajner Nikolin Marashi, te te rinjte me trajner Roland Koken dhe pas vitit 2005 edhe me te ekipin e te rriturve nen drejtimin e trajnerit Petrit Osmani.

Çfare mund te thoni per humbjen e takimit te pare ?

Luajtem ne pergjithesi keq, pasi e nenvleresuam shume ate ndeshje. Duhej ta kishim fituar, qe te ishim me te sigurt per takimin e sotem. Por edhe ekipi i Studentit luajti mire.

Mendoni se çdo gje ka perfunduar per ju?

Humbjen ne Shkoder nuk duhet ta kujtojme. Une nuk kam qene ne formen te mire sportive ne kete takim. Ndaj Studentit kemi fituar tri here. Ne Tirane sot do te luftojme per te marre fitore ndaj Studentit, duke u mbeshtetur te lojtaret kryesore: Gjeçaj, Halili, Omi e Nexhimi.

Si eshte forma e te riut Taraboshi?

Besoj se shume mire. Do te jem ne dispozicion te trajnerit dhe ekipit per te arritur qellimin final. Pra, te dalim ne finale.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 07 Apr 2006 , 18:15

Ishalla po ecin po e kalojne me suksese Studentin edhe se asht nje ndeshje shume delikate ...
Te pakten ne basketbolli ta nderojne Shkodren !!!
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 07 Apr 2006 , 19:45

Kta te pakten deri ne katershe mrritne!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 08 Apr 2006 , 14:56

Shkodranet, beteja e hapur

Studenti 58

Vllaznia 68

Periodat

Studenti Vllaznia

I 14 16

II 13 14

III 13 20 IV 18 18

Formacionet

Studenti: Mitku, Lame, Mancaku, Talelli, Lasku/ A. Karaj, Topi, Agolli, Nako, Tr. A. Fagu

Vllaznia: Gjecaj, Halili, Berdica, Nexhimi, Haderi/ Myselimi, Taraboshi, Tr. P. Osmani

Gjyqtare: Bekteshi, Bardhi

Komenti

Fitorja e arritur nga skuadra e Studentit ne Shkoder, ne takimin e pare per gjysmefinalet e fazes play off, u duk si surprize, pasi shkodranet nga kater takime gjate javeve te kampionatit, kishin fituar tre prej tyre. Shkodranet nga ana e tyre pranuan se fitorja e kryeqytetasve ne “Qazim Dervishi” kishte ardhur edhe si pasoje e nenvleresimit, duke u nisur nga superioriteti qe ata kishin patur me para. E ne kete atmosfere pritej qe perballja e djeshme do te ishte pika kulmore. Nje fitore e Studentit do te sillte perplasjen e tyre ne finale me kampionet, nderkohe qe rezultati pozitiv i shkodraneve do te kerkonte zhvillimin e takimit te trete, per te percaktuar ekipin e dyte finalist. Me ambicien e rrembimit te fitores njeri tjetrit, te dy tekniket, Arben Fagu dhe Petrit Osmani, gjate dy diteve pas takimit te pare, kishin skicuar skemat anti Vllazni dhe anti Student. Por shkodranet kane ditur te luajne me mire ne mbrojtje dhe me kete arme kane arritur te marrin edhe fitoren, duke e lene betejen e kalimit per ne finale deri ne takimin e trete, qe do te zhvillohet me daten 11 prill ne Shkoder. P.M.





U shprehen pas takimit

Petrit Osmani, trajner i Vllaznise “Ka qene nje loje e bukur ku te dy skuadrat luajten fort. Ne luajtem me mire qe nga minuta e pare. Me te suksesshem ishim ne taktikat mbrojtese. Fatin e ndeshjes perfundimisht e vendosem ne perioden e fundit. Megjithate mund te them se edhe ne gabuam ne lojen tone. Mendimi im eshte se skuadra e Studentit u fut ne kete takim me eufori, pas fitores se pare te arritur ne Shkoder. Nga kjo gje e pesuam ne ne takimin e dates 4 prill. Por edhe pse sot arritem fitore, do te thosha se takimi i trete do te mbaje lojen hapur deri ne fund dhe duhet te jemi te kujdesshem, pasi Studenti eshte nje skuader me djem te rinj qe duhet vleresuar ne maksimum”.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 08 Apr 2006 , 14:57

Valbona, e para ne finale

Dinamo 88

Valbona 97

Periodat

Dinamo Valbona

I 16 21 II 31 21

III 19 31

IV 22 24

Formacionet

Dinamo: Mema, Jakova, Domi, Serbo, Saliaga/ Adhamidhi, Cubaj, Profka, Tr. E. Carcani

Valbona: Shima, Kasmi, Karaj, Skonja, Stevovic / Bilali, Tr. A. Muhametaj

Gjyqtare: Koci, Cici

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 11 Apr 2006 , 13:43

Osmani: Loje e hapur!
Ndryshe nga kater ndeshjet e dy fazave te kampionatit, kur tri u fituan nga shkodranet dhe vetem nje nga Studenti, ne dy takimet gjysmefinaliste te fazes plejof ka pasur ekuiliber “te kundert”. Ndeshja e pare u fitua nga Shkoder, por nga studentoret dhe e dyta nga shkodranet, por ne kryeqytet. Trajneri i Vllaznise, Petrit Osmani, per takimin e trete gjysmefinal, qe do te zhvillohet sot ne “Qazim Dervishi”, shprehet se do te kete lufte te forte sportive dhe takimi do te jete i hapur deri ne fund.

Cfare mund te thoni kur humbet takimin e pare gjysmefinal plejof ne Shkoder dhe studentoreve arritet t’ua merrnit revanshin ne Tirane?

Per mendimin tim, kur dy ekipe jane prane njeri tjetrit edhe faktori fushe ne raste te tilla nuk influencon. Kjo ndodh edhe ne kampionate te ndryshme jashte vendit tone. Nese nje ekip fiton nje ndeshje ne fushen e vet nuk duhet te kaloje ne eufori, pasi mund te pesoje humbje. Keshtu na ndodhi ne ndeshjen e pare ne Shkoder dhe keshtu i ndodhi Studentit ne ndeshjen e dyte ne Tirane. Pas ketyre pesimeve, sot, ne takimin e trete, duhet te kemi shume kujdes.

Pse ne ciftin tuaj per te percaktuar ekipin finalisht u deshen tri ndeshje?

Kjo erdhi nga rivaliteti i madh. Valbona me Dinamon arriten t’i mbyllnin gjysmefinalet me dy ndeshje, pasi kampionet gjate gjithe kampionatit kane qene me mire se te gjitha skuadrat e tjera. Sot eshte rasti qe te dy ekipet, Vllaznia dhe Studenti, te tregojne vlerat e tyre reale per te arritur deri ne finale.

Si keni punuar me ekipin gjate ketyre diteve?

Fitorja e arritur ne Tirane na ka gezuar dhe mobilizuar. Gjate ketyre diteve kemi punuar ne planin moral e psikologjik. Ne radhet tona dhe Studentit ka basketbolliste qe nuk jane mesuar ende ne ndeshje te tilla. Ne planin psikologjik them se suksesi do te jete me ne, ndersa persa i perket pergatitjes fizike dhe taktike, te dy ekipet jane ne nivele te njejta deri sa arriten te dilnin ne gjysmefinale.

A ju ndihmon fakti qe takimi i trete po zhvillohet ne Shkoder?

Faktori fushe ka ndikimin e tij pozitiv te cdo lloj skuadre dhe ne cdo sport. Nisur nga fakti qe edhe basketbolli ka tifoze ne Shkoder, une ata do t’i quaja si lojtari i gjashte ne ekip.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 11 Apr 2006 , 13:45

Kalendari

BASKETBOLL

Plejof

Meshkuj

E marte 11 prill

Vllaznia Studenti ora 18:00

Gjyqtare: Koci, Cici


BASKETBOLL

Plejof

Finalet / Meshkuj

E premte 14 prill

Valbona ? ora 18:00

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 12 Apr 2006 , 13:48

Vllaznia, finalistja e dyte!
Rezultati

Vllaznia Studenti 81 65

Periodat

I 23 15

II 18 16

II 14 15

IV 26 19

Vllaznia: Gjecaj, Halili, Berdica, Nexhimi, Haderi/ Myselimi, Dibra, Omi, Taraboshi, Llazani, Tr. P. Osmani

Studenti: Mitku, Lame, Mancaku, Talelli, Lasku/ A. Karaj, Palushi, Topi, Nako, Agolli, Tr. A. Fagu

Gjyqtare: Koci, Cici

Eshte pritur me interes te jashtezakonshem takimi i basketbollit te meshkujve qe u zhvillua ne Shkoder, mes ekipeve Vllaznia Studenti, ku vendasit e kane filluar ate me mbare se kundershtaret. Ata pas nje loje me te mire arriten te fitonin perioden e pare 23 15. Ne perioden e dyte, miqte kryeqytetas te Studentit, pas keshillave te marra prej teknikut Arben Fagu, i kane bere nje permiresim te ndjeshem lojes se tyre. Ekuilibri ne mbyllje te kesaj periode eshte prishur nga realizimi i nje gjuajtjeje per dy pike e Gjecajt, qe u ka dhene fitoren 18 16 te kesaj periode. Keshtu, pjesa e pare e kesaj ndeshjeje u mbyll 41 31 per vendasit. Ne dy dhjeteminuteshat e tjere, kryeqytetasit vazhduan lojen cilesore duke dale para shkodraneve me nje pike, 15 14. Nderkohe perioda e fundit ka folur plotesisht per basketbollistet e trajnerit Petrit Osmani, te mbeshtetur fuqimisht nga fansat e shumte qe kishin mbushur pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ata me 7 pike diference, 26 19 munden te fitonin kete dhjeteminutesh. I gjithe takimi perfundoi me shifrat 81 65 per shkodranet.

Nikolin Gjuraj

Pikeshenuesit me te mire

Vllaznia Studenti

Berdica 20 p. Mitku 16 p.

Gjecaj 19 p. A.Karaj 15 p.

Myselini 19 p. Agolli 10 p.



U shprehen pas ndeshjes

Petrit Osmani,

trajneri i Vllaznise

“Ishte ndeshje shume e forte. Te dyja ekipet ishin te denja per njera tjetren. Skuadra e Studentit eshte ekip me shume perspektive, qe ka ka punuar mire dhe eshte rritur shume. Them se ne te ardhmen do t’i rrise akoma me shume vlerat. Edhe skuadra e Vllaznise ka te gershetuar mire elementin me pervoje me ate me te ri. Dy lojtaret titullare jane shume te mire, por te tille ka edhe nga te rinjte. Po keshtu mund te them edhe per Studentin, i cili ka bere nje paraqitje shume te mire, ne te dyja ndeshjet qe u zhvilluan ne Shkoder. Sportdashesit tane i kane vleresuar te dy skuadrat, keshtu nuk me shume rendesi se kush fitoi, ndaj asaj qe kemi fituar lojtare te perspektives. Publiku ka qene prezent ne kete ndeshje, si asnjehere tjeter. Ne finalen me Valbonen do te mundohemi te bejme me te miren per te dhene lojera te bukura”.

Arben Fagu,

trajneri i Studentit

“Ishte nje ndeshje qe Vllaznia e meritoi fitoren, pasi udhehoqi nga fillimi deri ne fund. Skuadra jone nuk arriti dot te realizoje lojen e takimit te pare qe zhvilluam ne Shkoder. Per kete mendoj se ndikoi edhe gjendja emocionale e lojtareve dhe mosha e tyre e re. Vllaznia diti ta menaxhoje shume me mire lojen, sidomos ne sulm duke udhehequr vazhdimisht. Megjithe perpjekjet tona, ne s’arritem per te konkretizuar qellimet tona. Megjithate, ajo qe duhet theksuar ishte se patem nje ndeshje me emocione dhe nje spektator te mrekullueshem. Uroj qe basketbolli te kete sa me teper ndeshje te tilla. Pati rivalitet, emocione dhe lufte sportive deri ne sekondat e fundit. Vllaznia eshte nje skuader e harmonizuar ne veprimet e veta. Ne kete ndeshje diti te gjeje pikat tona te dobeta, duke arritur te realizoje objektivin e vet me zgjuarsi”.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 12 Apr 2006 , 19:09

Urime ekipit te Basketbollit !!
Ishalla edhe ekipi i futbollit merr shembull prej tyne .
Tashi i pret i nji ndeshje shume e veshtire kunder Valbones .

Suksese ekipit te Basketbollit !!
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 12 Apr 2006 , 19:57

Per mendimin tem arritja ne finale asht nji rezultat i shkelqyshem se me fitu me Valbonen do te jete shum e fshtire.Urime djemve kuqeblu!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Thu, 13 Apr 2006 , 02:44

vllaznia1919 wrote:Per mendimin tem arritja ne finale asht nji rezultat i shkelqyshem se me fitu me Valbonen do te jete shum e fshtire.Urime djemve kuqeblu!
Ishalla naqe vazhdojne me kete ritem e bajne nje paraqitje te mire me Valbonen. Fitimi i titullit normale qe asht shume e veshtire po ishalla e fitojme edhe finalet :)
Vllaznit Ultras

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Thu, 13 Apr 2006 , 04:05

Admin wrote:
vllaznia1919 wrote:Per mendimin tem arritja ne finale asht nji rezultat i shkelqyshem se me fitu me Valbonen do te jete shum e fshtire.Urime djemve kuqeblu!
Ishalla naqe vazhdojne me kete ritem e bajne nje paraqitje te mire me Valbonen. Fitimi i titullit normale qe asht shume e veshtire po ishalla e fitojme edhe finalet :)
Pa se mas asht naj problem i madh me hup finalen he burr i dheut, Valbona ka ken Vllaznia B kta 5 vjett e funit ;)
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 13 Apr 2006 , 13:47

Ta shofim se qa po ndodhe.Ishalla bajne nej surprize lojtart tone e na e zbardhin ftyren.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 14 Apr 2006 , 13:25

Kampionet e shkodranet, ne “lufte”

Perfundimi i ndeshjeve te turit gjysmefinal me kater skuadrat me te mira te meshkujve, ua ka lene radhen takimeve finale, kur “perurimi” i tyre do te behet me takimin e pare, sot ne oren 18:00. Nga dy ciftet gjysmefinaliste: Valbona Dinamo dhe Vllaznia Studenti, ne te parin kampionet, pas sigurimit te dy fitoreve radhazi, nuk e paten te nevojshme zhvillimin e ndeshjes se trete, nderkohe shkodranet nga tre takime, fituan dy. Keshtu, pas mbylljes se ketij kapitulli, ne rolin e pritesit lojtaret e Valbones, pasi u pozicionuan ne vend te pare ne perfundim te javeve te kampionatit, hyne ne fushe per te luftuar kunder skuadres se Vllaznise, qe ne fakt kapi vendin e dyte ne renditje. Trajneret e skuadrave finaliste premtojne se lojtaret e tyre do te zhvillojne ndeshje te bukura dhe me nivel te larte.

Adem Muhametaj, trajner i Valbones

“Ashtu sikurse kemi kryesuar gjate gjithe kampionatit, edhe ne takimet finale do te perpiqemi te tregojme vlerat me te mira, per te arritur fitimin e titullit te katert kampion radhazi. Kontigjenti i lojtareve eshte i plote dhe i gatshem per t’u aktivizuar qe nga minuta e pare. Kundershtarin e vleresojme maksimalisht, si nje ekip qe ka te nderthurur shume mire brenda tij elementet me pervoje dhe ata me te rinj, te cilet administrojne cdo lloj situate ne loje”.

Petrit Osmani, trajner i Vllaznise

“E kam thene edhe here te tjera qe skuadra e Valbones eshte skuadra me e mire e kampionatit shqiptar. Ne saje te mbeshtetjes financiare ka arritur te grumbulloje ne perberje lojtaret me te pergatitur dhe me cilesore ne te gjitha rolet ne fushen e lojes. Megjithate ne nga ana jone do te perpiqemi te zhvillojme ndeshje te bukura e kualitative, per te treguar vlerat tona me te mira dhe per te kenaqur tifozet e pranishem qe do te deshirojne te ndjekin keto ndeshje”.

redbluboys
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 262
Joined: Wed, 06 Apr 2005 , 21:49

Post by redbluboys » Sat, 15 Apr 2006 , 22:25

une besoj se ne ndeshjen ne shkoder me valbonen djemte kan me na dhuru diqka te bukur .e bukura asht se tifozat shkodran kan premtu me kene me shumice ne pallat te sportit me perkrah vllaznine.edhe une do jem aty siq sha ne ndeshjen me studentin.ishte e bukur se edhe fitume edhe bame tifo.te pakten me valbonen nji gja asht e sigurte
tifozeria do jete aktive si asnjihere kto 15 vitet e fundit ne pallatin e sportit .kete jua garantoj.besoj se do kete edhe info edhe foto rreth atmosferes .

jepi forca vllazni
se ma e mira je ti
perpara vllaznia jone
ti per ne gjithmon kampion

:D :D :D :D

Post Reply