Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by Admin » Sun, 12 Feb 2012 , 22:13

Per mendimin tem Vata ka fajet e veta ne drejtimin e ekipit, si psh mos krijimin e nji grupit si edhe krijimin e nji atmosfere te qete ne skuader!!

Ka ana tjeter Bashkia ka fajet e veta sepse nuk ka investu sic duhet tek ekipi!!

Sa i takon ardhjes te lojtarve te rinj ne ekip e mos plotsimin e deshirave te tranjerit nga ana e Bashkise nuk jam krej dakort, pasi Vata ka kerku Balen, Liken qe dihej se nuk vishin tek Vllaznia!!!


Aja qe mund ti kontestohet Bashkise asht mos ardhja e Dimos dhe Da Silves!!!
Por a ja vlen qe Dimo e Da Silva te paguheshin kaq shume ?!!

Kete sezon Da Silva, me Bylis asht aktivizu vetem ne 5 ndeshje !!
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by fpjalmi » Wed, 15 Feb 2012 , 06:19

Edi Martini , del perkrah Rudi Vates . Me vjen keq vetem per te

Zoti e rujt Vllaznine prej injoranteve dhe nallbaneve.

http://www.shkodrasport.com/index.php?o ... 36:futboll

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by vllaznia1919 » Sun, 11 Mar 2012 , 15:40

Nuk vjen e keqja prej Rudi Vates jo.Mire e ka thane Martini.Rreth Vllaznise ka shume injoranta qe e kan at vend se dikush ka vendose ashtu.Vata asht person serioz e me eksperience te madhe.Dy veti qe ne Shqiperi jane te radha.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by Edmond-Cela » Fri, 06 Apr 2012 , 11:06

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by vvvllaznia » Fri, 06 Apr 2012 , 12:02

Eshte me te ardhe keq qe ekszistojn gazetar amatoresk si puna e ketij sepse jane ksi injorantash qe po e marrin ne qaf si Vllaznin por ne pergjithsi gjithe popullin shqiptar. Shpresoj qe te jet nje mendim i nje tifozi i thjesht e jo i nje gazetari te mirfillt. Shavi Vaten ne rastin Sukaj por mjafton me ja kallxu rastin e Tevez se si u soll Man City apo tranjeri Mancini me te. Pra eshte shume e qarte qe Vata asht sill si profesionist me kete lojtar duke mos e denigru ne publik bile ka thane qe e fal si person por jo si lojtar sepse pastaj neser normal qe mund ta bajn te njejten gja çdo lojtar tjeter. Problemi eshte se Sukaj ndoshta e ndin vedin pak si teper VIP e prandej ka mendu se mund te sillet ashtu.
Gjaja qe me bani ma shume pershtypje asht tek fakti qe ky pseudogazetar mendon qe meqe ekipet e Vllaznis dalin kampion per çdo vjet ateher ato automatikisht ata jane lojtar gati qa qe ndoshta edhe mund te ket drejt per nje kampionat amatoresk si puna e te tonit por shifet çart qe talentet qe kena prodhu si Sukaj, Bala, Lika nuk kan ba hajr kerkund ku kan shku e sigurisht qe nuk kan shku ne asnje kampinat te randsishem te europes siq shkojn bashkmoshatart e tyne serb, malazez apo boshnjak. Pra asht ma se normale qe Vata qe ka 20 vjet jasht te kritikoj kolegt e vet ne akademi. Ndoshta ndoshta mund te ket drejt vetem per merkaton qe ka ba vllaznia

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by Edmond-Cela » Fri, 06 Apr 2012 , 12:51

nuk i vej faj vates te jesh alex ferguson jose mourinho, ne shqiperi ste lajn me ba hajr. kush asht person qe mund ta shykosh tranjimin e nje skuadre ne 5 muaj. turp tju vijne.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by Edmond-Cela » Fri, 06 Apr 2012 , 13:10

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by Skodrinon » Fri, 06 Apr 2012 , 13:21

Edmond-Cela wrote:pa cfare intervistet http://www.youtube.com/watch?v=E1pSQ3F- ... r_embedded
asht me t'ardhe marre ropt
si gjithmone kur flet shaba

de deklarata per shtyp kta e pergenjeshtrun lajmin simas te ciiit duro do t'jete traineri i ardhshem i vllaznise, por e pranun se kan bisedu me te. per ca kan fole per politike a? diletanta. jane edhe 7 ndeshje me u lujt e me ket veprim i ulin autoritetin vates karshi lojtarve pa nevoje

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by Edmond-Cela » Fri, 06 Apr 2012 , 14:36

opinioni i Besnik Dizdarit mbi Vaten http://www.shkodrasport.com/index.php?o ... Itemid=117
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by GOLDIAN » Fri, 06 Apr 2012 , 23:53

Edmond-Cela wrote:pa cfare intervistet http://www.youtube.com/watch?v=E1pSQ3F- ... r_embedded
a ke ba montim kete interviste apo reale
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by fpjalmi » Sun, 08 Apr 2012 , 23:51

Rudi Vata : Ja pergjigja ime per Troshanin

http://www.shkodrasport.com/index.php?o ... 36:futboll

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by Skodrinon » Mon, 09 Apr 2012 , 01:50

“Detyrohem që, pas një deklarate dhe një interviste të dhënë nga Ritvan Troshani ditët e fundit, që nuk i shërben aspak të mirës dhe imazhit të Vllaznisë, t’i përgjigjem me fakte të vërtetuara dhe përjetuara gjatë punes sime si trajner.

Me 1 nëntor 2012, kur kam firmosur me Vllazninë, kemi rënë dakord se me ata lojtarë që kishte në dispozicion Vllaznia dhe me 4-5 prurje të tjera cilësore në merkaton e janarit, do të arrinim objektivat për të marrë pjesë në Kupat e Europës. Po në nëntor kemi rënë dakord se, pasi të kisha njohur mirë gjendjen e ekipit dhe të lojtarëve do t’i paraqisja bordit drejtues emrat e lojtarëve që duhet të ofroheshin tek Vllaznia dhe të atyre që stafi teknik do të mendonte se duheshin larguar si jo të nevojshëm për skuadrën.

Drejtori teknik më kishte informuar se në periudhën e janarit do të kishte buxhet 10.000.000 lekë për të bërë blerje cilësore me lojtarë të cilët do përforconin skuadrën dhe do shërbenin për të arritur objektivat.

Kur ne jemi ulur për të biseduar për skuadrën prezente dhe asaj të së ardhmes, kam kuptuar që klubi nuk kishte asnjë strategji as afatshkurtër, ose afatgjatë. Duke u gjendur përpara këtij realiteti i kam paraqitur klubit një projekt-plan për të ndërtuar Vllazninë e vitit 2012. Ku kam kërkuar për të afruar futbollistë të cilët i njihja nga afër, si nga nga karakteri, ashtu dhe nga kualiteti. Dhe për të larguar ata futbollistë të cilët stafi teknik dhe trajneri mendonin se nuk i kishin kualitetet e mjaftueshme për të arritur objektivat e Vllaznisë.

Në periudhën e merkatos së janarit, asnjë nga lojtaret që unë kërkova të vinin në skuadër, nuk u kontraktuan nga klubi dhe jë të gjithë ata që unë kërkova të largoheshin, u larguan. Shuma 10.000.000 lekë nuk u vendos asnjëherë në dispozicion të skuadrës, por pos kësaj, klubi shiti dy nga lojtarët më cilësorë, Vajushi dhe Sukaj, për interesa të buxhetit të klubit dhe jo për interesat e trajnerit dhe të objektivave të Vllaznisë.

Duke u gjendur në këtë situatë, Vllaznia doli automatikisht nga objektivat dhe asnjëherë nuk u diskutua më për to.

Eshtë e vërtetë që Vllaznia firmosi me katër lojtarë të huaj në situatë tepër emergjente për të cilët trajneri s’ka pasur as dhe një informacin dhe nuk ka ditur kush janë përpara se ata të vinin tek Vllaznia. Këta lojtarë nuk u firmosën se kishin vlera kampionësh dhe mund të bënin gjëra të mëdha, por firmosën në situatë emergjente, për të shmangur ndonjë katastrofë të mundshme dhe për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit, të cilën fatmirësisht po e përballojnë.

Eshtë e vërtetë qëe flitet nëe media që ka pasur krisje marrëdhëniesh mes tranjerit dhe stafit drejtues. Kjo krisje ka ndodhur për faktin e vetëm dhe më kryesorin sepse ne jemi njerëz shumë të ndryshëm në koncepte dhe filozofi shumë të ndryshme. Krisja e parë dhe më themelorja ka qenë kur rrugët tona janë ndarë, mbasi unë kisha firmosur me Vllazninë, kur në një tryezë të përbashket pune, administratori i klubit, në prezencë të kryetarit të bordit dhe drejtorit teknik ka bërë propozimin e një fondi të zi për gjyqtarët. Refuzimi im ka qenë i menjëhershëm, nga ku ka dalë ajo fraza e fashme, ku Rudi Vata ka thënë se, “Vllaznia dhe Rudi Vata nuk merren dhe nuk duhet te merren me gjyqtarët”. Aty kam kuptuar që ajo që unë doja t’i ofroja Vllaznisë, me atë që donte Ritvani me Kujtimin, ishin dy gjëra të kundërta dhe detyrimisht ne do shkonim në drejtime te kundërta.

Më vonë, keqmenaxhimi i situatave financiare të Ritvanit dhe Kujtimit, prodhoj probleme dhe pakënaqësi tek lojtarët, ku rasti i Gocajt dhe i Sukajt para ndeshjes me Skënderbeun prishi balancat dhe destabilizoi skuadrën në aspektin teknik dhe përmirësimin e gjendjes gjatë vazhdimsisë së kampionatit .

Në ndeshjen e fundit të fazës së parë kundër Dinamos, gjatë pushimit të ndeshjes, i rrethuar nga gazetarë të ndryshëm, Ritvani jep sinjale që, nëse Vllaznia do të humbiste ndeshjen, trajneri mund të shkarkohej. Përsëri për të sjellë destabilitet në punën e trajnerit me skuadrën.

Në janar 2012, gjatë periudhës së merkatos projekt-plani që i kisha dorëzuar Ritvanit del nga zyra e tij dhe i shitet një gazetari sportive, duke e quajtur atë si “lista e zezë”, që do të shkatërronte Vllazninë.

Në fillim të këtij viti rinovohen kontratat me Smajlin e Vujadinoviçin, pa dijeni të tranjerit dhe stafit teknik. Kjo për të lënë të kuptohej se tranjeri dhe stafi i tij nuk kanë të ardhme në këtë skuadër. Përsëri për të prishur balancat dhe desatabilizuar punën e tranjerit. Pak më vonë rinovohen kontratat me Gocajn dhe Hajdarin. Gjithmonë pa dijeninë e tranjerit dhe stafit të tij, me të njëjtin qëllim për të prishur balancat dhe punën e tranjerit me skuadrën.

Pa bërë llogaritë mirë të këtij sezoni, Ritvani dhe Kujtimi marrin përsipër te kontaktojnë kandidatë për trajnerin e ardhshëm në stolin e Vllaznise. Këtë e pasqyrojnë në media, pastaj e mohojnë. Përsëri me qëllimin e vetëm për të prishur balancat dhe destabilizuar punën e trajnerit me skuadrën.

Pak ditë më përpara, në mbledhjen e këshillit bashkiak, Ritvani sulmoi padrejtësisht trajnerin e Vllaznise dhe bëri fajtor atë për pozicionin që ishte Vllaznia dhe mosarritjen e objektivave, në një kohë që disa orë më vonë, Vllaznia ishte në lojë për një vend në Kupat e Europës. Përsëri për të dërguar sinjale negative tek skuadra dhe sabotuar punën e trajnerit.

Duke analizuar të gjitha këto situate, duket qartë që Ritvani ka shpenzuar energjitë e tij për të prishur balancat e ekipit, punën e trajnerit dhe stafit të tij, dukë bërë atë që ai dëshironte të bënte, që Vllaznia të mos arrinte objektivat me trajnerin Rudi Vata.

Gjatë gjithë punës sime si trajner, ai ka ardhur dhe ka folur para skuadrës vetëm një herë si kryetar i bordit, kur ndodhi ngjarja me Sukajn. Nuk i ka qëndruar kurrë afër asaj dhe stafit teknik, nuk është interesuar kurrë dhe nuk e ka ngritur zërin asnjëherë për padrejtësitë që ia kanë bërë kësaj skuadre në zyrat e federatës.

Njerëzit le të analizojnë dhe do ta kuptojnë se kush me të vërtetë ka menduar dhe punuar siç duhet për të mirën dhe të ardhmen e Vllaznisë: Ritvani me Kujtimin, apo Rudi Vata me stafin e tij.

Ritvanit dhe Kujtimit nuk pëlqen puna, serioziteti, disiplina, rregulli, dedikimi, e drejta e pastër dhe profesionalizmi i Rudi Vatës, sepse Ritvani me Kujtimin janë rritur dhe edukuar në sisteme ku vlerat quhen antivlera, ku padrejtësitë quhen drejtësi, kur gjërat e mira dhe suksesi nuk fitohen por blihen, dhe aty ku puna quhet mëkat.

Ndoshta tani Rudi Vata mund të shkarkohet e mund të mos jetë më trajner i Vllaznisë që nga ky moment, që do të botohet kjo deklaratë, por ai që do marrë përsipër për të marrë një vendim të tillë do të futet në histori si mbështetës i së keqes, i së padrejtës dhe jo së ardhmes së Shqiperisë Europiane”

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by Skodrinon » Mon, 09 Apr 2012 , 02:55

Skodrinon wrote:“Detyrohem që, pas një deklarate dhe një interviste të dhënë nga Ritvan Troshani ditët e fundit, që nuk i shërben aspak të mirës dhe imazhit të Vllaznisë, t’i përgjigjem me fakte të vërtetuara dhe përjetuara gjatë punes sime si trajner.

Me 1 nëntor 2012, kur kam firmosur me Vllazninë, kemi rënë dakord se me ata lojtarë që kishte në dispozicion Vllaznia dhe me 4-5 prurje të tjera cilësore në merkaton e janarit, do të arrinim objektivat për të marrë pjesë në Kupat e Europës. Po në nëntor kemi rënë dakord se, pasi të kisha njohur mirë gjendjen e ekipit dhe të lojtarëve do t’i paraqisja bordit drejtues emrat e lojtarëve që duhet të ofroheshin tek Vllaznia dhe të atyre që stafi teknik do të mendonte se duheshin larguar si jo të nevojshëm për skuadrën.

Drejtori teknik më kishte informuar se në periudhën e janarit do të kishte buxhet 10.000.000 lekë për të bërë blerje cilësore me lojtarë të cilët do përforconin skuadrën dhe do shërbenin për të arritur objektivat.

Kur ne jemi ulur për të biseduar për skuadrën prezente dhe asaj të së ardhmes, kam kuptuar që klubi nuk kishte asnjë strategji as afatshkurtër, ose afatgjatë. Duke u gjendur përpara këtij realiteti i kam paraqitur klubit një projekt-plan për të ndërtuar Vllazninë e vitit 2012. Ku kam kërkuar për të afruar futbollistë të cilët i njihja nga afër, si nga nga karakteri, ashtu dhe nga kualiteti. Dhe për të larguar ata futbollistë të cilët stafi teknik dhe trajneri mendonin se nuk i kishin kualitetet e mjaftueshme për të arritur objektivat e Vllaznisë.

Në periudhën e merkatos së janarit, asnjë nga lojtaret që unë kërkova të vinin në skuadër, nuk u kontraktuan nga klubi dhe jë të gjithë ata që unë kërkova të largoheshin, u larguan. Shuma 10.000.000 lekë nuk u vendos asnjëherë në dispozicion të skuadrës, por pos kësaj, klubi shiti dy nga lojtarët më cilësorë, Vajushi dhe Sukaj, për interesa të buxhetit të klubit dhe jo për interesat e trajnerit dhe të objektivave të Vllaznisë.

Duke u gjendur në këtë situatë, Vllaznia doli automatikisht nga objektivat dhe asnjëherë nuk u diskutua më për to
Deri ktu ka te drejte
Eshtë e vërtetë që Vllaznia firmosi me katër lojtarë të huaj në situatë tepër emergjente për të cilët trajneri s’ka pasur as dhe një informacin dhe nuk ka ditur kush janë përpara se ata të vinin tek Vllaznia. Këta lojtarë nuk u firmosën se kishin vlera kampionësh dhe mund të bënin gjëra të mëdha, por firmosën në situatë emergjente, për të shmangur ndonjë katastrofë të mundshme dhe për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit, të cilën fatmirësisht po e përballojnë.
Te ky pargraf duket se Vata e ndin vedin bashkefajtor me drejtusit e Vllaznise per zhelet qe kan pru ne janar. Vata duhet te kete dhane pelqimin mbasi i ka pa gjate proves e mundohet me i dale lakut kur thote nuk i morem se kishin vlera por me shmange ndonji katastrofe e me perballu pjesen e mbetun te sezonit TE CILEN PO E PERBALLOJNE.
Kta jane tu lan nam cdo ndeshje, e nuk kane ndihmu aspak Vllaznine perdersa lojtaret e u-19 paraqiten shume ma mire se ta. Jane pare te hedhuna ne pleh e pike
Eshtë e vërtetë qëe flitet nëe media që ka pasur krisje marrëdhëniesh mes tranjerit dhe stafit drejtues. Kjo krisje ka ndodhur për faktin e vetëm dhe më kryesorin sepse ne jemi njerëz shumë të ndryshëm në koncepte dhe filozofi shumë të ndryshme. Krisja e parë dhe më themelorja ka qenë kur rrugët tona janë ndarë, mbasi unë kisha firmosur me Vllazninë, kur në një tryezë të përbashket pune, administratori i klubit, në prezencë të kryetarit të bordit dhe drejtorit teknik ka bërë propozimin e një fondi të zi për gjyqtarët. Refuzimi im ka qenë i menjëhershëm, nga ku ka dalë ajo fraza e fashme, ku Rudi Vata ka thënë se, “Vllaznia dhe Rudi Vata nuk merren dhe nuk duhet te merren me gjyqtarët”. Aty kam kuptuar që ajo që unë doja t’i ofroja Vllaznisë, me atë që donte Ritvani me Kujtimin, ishin dy gjëra të kundërta dhe detyrimisht ne do shkonim në drejtime te kundërta.
Kjo asht akuze shume e rande. Tu pase parasysh personazhin edhe ambientin e futbollit shqiptar nuk asht ndonji gja e pabesueshme, por veç kush ka kene ne ate tavoline e din te verteten. Normalisht kjo çeshtje duhet me u zgjidh n'gjykate, se o Shaba o Vata (nqs shpif) ka njollos emnin e Vllaznise (nuk do t'ishte hera e pare)
Më vonë, keqmenaxhimi i situatave financiare të Ritvanit dhe Kujtimit, prodhoj probleme dhe pakënaqësi tek lojtarët, ku rasti i Gocajt dhe i Sukajt para ndeshjes me Skënderbeun prishi balancat dhe destabilizoi skuadrën në aspektin teknik dhe përmirësimin e gjendjes gjatë vazhdimsisë së kampionatit .
Ktu bashkia nuk ka pike fajit e ket Vata e ka shprehe edhe ne ate kohe.
Në ndeshjen e fundit të fazës së parë kundër Dinamos, gjatë pushimit të ndeshjes, i rrethuar nga gazetarë të ndryshëm, Ritvani jep sinjale që, nëse Vllaznia do të humbiste ndeshjen, trajneri mund të shkarkohej. Përsëri për të sjellë destabilitet në punën e trajnerit me skuadrën.

Në janar 2012, gjatë periudhës së merkatos projekt-plani që i kisha dorëzuar Ritvanit del nga zyra e tij dhe i shitet një gazetari sportive, duke e quajtur atë si “lista e zezë”, që do të shkatërronte Vllazninë.

Në fillim të këtij viti rinovohen kontratat me Smajlin e Vujadinoviçin, pa dijeni të tranjerit dhe stafit teknik. Kjo për të lënë të kuptohej se tranjeri dhe stafi i tij nuk kanë të ardhme në këtë skuadër. Përsëri për të prishur balancat dhe desatabilizuar punën e tranjerit. Pak më vonë rinovohen kontratat me Gocajn dhe Hajdarin. Gjithmonë pa dijeninë e tranjerit dhe stafit të tij, me të njëjtin qëllim për të prishur balancat dhe punën e tranjerit me skuadrën.

Pa bërë llogaritë mirë të këtij sezoni, Ritvani dhe Kujtimi marrin përsipër te kontaktojnë kandidatë për trajnerin e ardhshëm në stolin e Vllaznise. Këtë e pasqyrojnë në media, pastaj e mohojnë. Përsëri me qëllimin e vetëm për të prishur balancat dhe destabilizuar punën e trajnerit me skuadrën.

Pak ditë më përpara, në mbledhjen e këshillit bashkiak, Ritvani sulmoi padrejtësisht trajnerin e Vllaznise dhe bëri fajtor atë për pozicionin që ishte Vllaznia dhe mosarritjen e objektivave, në një kohë që disa orë më vonë, Vllaznia ishte në lojë për një vend në Kupat e Europës. Përsëri për të dërguar sinjale negative tek skuadra dhe sabotuar punën e trajnerit.

Duke analizuar të gjitha këto situate, duket qartë që Ritvani ka shpenzuar energjitë e tij për të prishur balancat e ekipit, punën e trajnerit dhe stafit të tij, dukë bërë atë që ai dëshironte të bënte, që Vllaznia të mos arrinte objektivat me trajnerin Rudi Vata.

Gjatë gjithë punës sime si trajner, ai ka ardhur dhe ka folur para skuadrës vetëm një herë si kryetar i bordit, kur ndodhi ngjarja me Sukajn. Nuk i ka qëndruar kurrë afër asaj dhe stafit teknik, nuk është interesuar kurrë dhe nuk e ka ngritur zërin asnjëherë për padrejtësitë që ia kanë bërë kësaj skuadre në zyrat e federatës.

Njerëzit le të analizojnë dhe do ta kuptojnë se kush me të vërtetë ka menduar dhe punuar siç duhet për të mirën dhe të ardhmen e Vllaznisë: Ritvani me Kujtimin, apo Rudi Vata me stafin e tij.
Nuk e kuptoj arsyen e ktyne ''sabotimeve''. Dakord tash n'fund, ku mund te bajne ndonji pisllek se mundohen me e ba shkaktarin e vetem te deshtimit te Vllaznise, por pse qysh n'fillim kur krejt mire mund ta shkarkoshin? Per ma teper qi simas Shabes klubi mundet me e prish kontraten ne mnyre te njianshme pa pagu asnji lek simas kerkeses se vete Vates (ket nuk e ka pergenjeshtru Rudi)
Ritvanit dhe Kujtimit nuk pëlqen puna, serioziteti, disiplina, rregulli, dedikimi, e drejta e pastër dhe profesionalizmi i Rudi Vatës, sepse Ritvani me Kujtimin janë rritur dhe edukuar në sisteme ku vlerat quhen antivlera, ku padrejtësitë quhen drejtësi, kur gjërat e mira dhe suksesi nuk fitohen por blihen, dhe aty ku puna quhet mëkat.

Ndoshta tani Rudi Vata mund të shkarkohet e mund të mos jetë më trajner i Vllaznisë që nga ky moment, që do të botohet kjo deklaratë, por ai që do marrë përsipër për të marrë një vendim të tillë do të futet në histori si mbështetës i së keqes, i së padrejtës dhe jo së ardhmes së Shqiperisë Europiane”
Ktu e ka kalu pak cakun e vetehymnizimit.

Per mu Vata nuk asht fajtori kryesor per per rezultatet e dobta te Vllaznise, por nuk po m'pelqen aspak kjo deklarate per shtyp. Nji pjese e permbajtjes e sidomos stili. Ritvani... Kujtimi... gjuhe paralmentit

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by Edmond-Cela » Mon, 09 Apr 2012 , 12:56

Rudi Vata shkarkohet nga posti i trajnerit të Vllaznisë


Shkarkohet zyrtarisht Rudi Vata, si trajner i klubit shkodran të Vllaznisë. Ndërkohë klubi i futbollit “Vllaznia” ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e Rudi Vatës në emisionin “Ora sport debat”. Në një deklaratë për shtyp KF “Vllaznia” i cilëson deklaratën e Vatës si aspak profesionale dhe etike e cila tenton të dëmtojë e imazhit e klubit.


“Kjo është një deklaratë e përgatitur në kushtet e një dëshpërimi të thellë në dështimin e tij si trajner i KF Vllaznia sh.a. dhe të objektivave që kishte si trajner. KF Vllaznia sh.a. hedh poshtë me përbuzje të gjitha shpifjet e z. Vata, të cilat nuk kane asnjë bazë vërtetësie” thuhet në deklaratë.


Sipas klubit, janë përmbushur të gjitha detyrimet ligjore në lidhje me procedurat financiare, juridike dhe organizative ndërsa thekson se çdo aspekt financiar dhe kontraktual është lehtësisht i verifikueshëm.

Gjithashtu, KF “Vllaznia” thekson se trajnerit Rudi Vata, i është lënë dore e lirë vendimmarrje në drejtimin e skuadrës, në përzgjedhjen e stafit të tij dhe të lojtarëve duke i plotësuar maksimalisht kushtet optimale të punës dhe kërkesat e realizueshme.


“Z. Vata ka gëzuar realisht dhe publikisht mbështetje dhe besim të plotë në çdo vendimmarrje të tij nga të gjitha nivelet e Klubit. Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nuk është punuar për të cënuar punën e tij. Në të gjitha rastet kur kemi konstatuar probleme gjykimi jo profesional nga ana e gjyqtareve në ndeshjet e Vllaznisë, është reaguar zyrtarisht në mënyrë institucionale përmes ankesave depozituar në Federatë dhe takimeve me drejtuesit më të lartë të FSHF-së” thuhet më tej në deklaratë.

KF Vllaznia sh.a. i ka këruar Rudi Vatës të tërheqë menjëherë publikisht shpifjet e bëra në drejtim të Klubit dhe drejtuesve të tij pasi në të kundërt ai do të përballet me drejtësinë për shpifjet publike dhe cënim të imazhit të KF Vllaznia sh.a. dhe personalitetit moral e publik të drejtuesve të klubit.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

sidrit
Huligan
Huligan
Posts: 187
Joined: Sat, 02 Feb 2008 , 16:19

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by sidrit » Mon, 09 Apr 2012 , 13:32

Nuk e di ça ka me ndodhe e as ça kane me vendose por une me kene ne vend te tyne kisha largu edhe Shaben.
A nuk paska shkodra tjere persona te nderum me e ba ate pune ma mire?!
Ku jane legjendat e futbollit shkodran qe aq shume ndigjojme per ta. Sot a dita qe ata me dhane mendimin e tyne. Ata duhet te jene qe te vlersojne punen e njenit apo tjetrit.
Kto pune nuk kane zgjidhje tjeter, duhen keput deget e kqija se po na kalbin rranjet 100 vjeçare.

Duhet sa ma shpejt qe bashkia te leshojne pozitat drejtuse nga skuadra. Ata duhet te vendosin nje person te shendoshte moralisht qe nuk ka paragjykime nga njerezit por qe mbart vlera te pamohushme si njeri dhe si ish futbollist.( Megjithse ne Shkoder, ta vejne nje njolle gjithmone sa me t'i ule vlerat.)
Duhet nje komitet me ish futbollista e specialista qe funksionon si bord drejtues. Fjala e tyne duhet te jete e padiskutueshme. Ekipet e medha kshtu punojne dhe kane vazhdimesi per dekada me radhe e ndoshta edhe me shekuj.

Sa per Vaten, une mendoj qe ai nuk bante per trajner ose ishte e parakohshme. Ai duhet te ishte pjestare i nje bordi te tille per te fute frymen e eksperiencen e tij te marra nga karriera e tij e gjate ne ekipe padiskutimisht profesionale.

Nuk kerkon kush te jena ekip europian, as te fitojme tituj europian. Une kisha pase deshire te jena te pakten profesionista e jo amator.

Ne gezohena me nje pjesemarrje ne europe, me do pare te marruna nga te drejtat televizive dhe uefa por dalim me kry poshte e me prapanice te shpartallume ne gola.
Une jetoj ne nje vend ku futbolli asht amator. Ju siguroj qe edhe ketu ndodh qe ekipet te kalojne nje ose dy ture ne ndeshjet kualifikuese te turneve europiane. Jam i sigurt qe kampionia e Shipnise nuk do e kishte te lehte me fitu me kampionen ketu. E pra bahet fjale per lojtare qe paradite dalin ne pune e masdite sterviten jo ma shume se dy ore ne dite e jo ma shume se kater here ne jave. Jam i sigurte se kane ma shume pergatitje fizike se futbollistat tone.
Kta tonet kane hala ftyre dhe e qujne vedin profesioniste. Kane ftyre e dalin perdite ne rubrika sportive e ne gazeta per te na shite pordhe me bollek.

Sa per vendimin e bashkise,keta e hajne turpin me buke. Pamvaresisht gabimeve te tia, nuk e di pse por une besoj çdo fjale te Vates per drejtuesit e ekipit.

Tashma asht e qarte, me dale kampion duhet nje fond i zi per arbitrat ma i madh se kundershtaret e tjere.

S' di ça me thane, faji asht i joni qe humbim kohen me ta.

Shpresoj nje dite te jemi krenar per Vllaznine tone se sot per sot me te ardhe marre me ndigju lajme per te.


Kalofshi nje dite te bukur te tane.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by Edmond-Cela » Mon, 09 Apr 2012 , 14:21

reagimi i vates mas largimit

http://www.youtube.com/watch?v=fs0s0AZmQic
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by Skodrinon » Mon, 09 Apr 2012 , 14:31

me ket kontigjent lojtaresh e me arbitrimet skandaloze kunder asnji trainer nuk do t'kishte mujt me ba ma shume, po kshtu si rrodhen ngjarjet shkarkimi asht veprimi ma i drejte. nuk u merrte ma rrshane kjo çeshtje, tuj e dite qi gjithsesi vitin e ardhshem vata nuk do t'ishte ma trainer i vllaznise. shpresoj qi mos t'hupin kohe me grimen a sinanin por te emerojne trainerin qi kan pase n'mend per zevendsimin e vates, ne mnyre qi me hedh qysh tash bazat per ekipin e sezonit te ardhshem (qi simas premtimeve te tyne do t'jete pretendent per titull)

asht shume e trishte veç qi mes vates e shabes me fitu ky i fundit :x

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by GOLDIAN » Mon, 09 Apr 2012 , 17:36

skodrinon a mundem me te citu vetem nje pike
per fat te keq spo di me e postu njat qe ke shkru po besoj do e kuptosh/ni
te mbeshtes plotesihs dhe do kisha dasht qe kete qe ke shkru te publikohet dhe ne gazete sepse eshte dicka qe nuk tolerohet
nuk du me lexu aspak gazetart ***** po du ket pjese te shkrimit tend

o shaba o trashani o vata duhen fajesu dhe gjykata duhet vepru menjehere nuk mund te perdhoset vllaznia aq rande
asnji gja sdu vec ti shoh ne gjyq
cdo skuader po ben poshtersira kush ma pak e ma shume po jan aq bij kurvash sa nuk dalin keshtu si pederasta te njollosin ngjyrat e klubit qe perfaqesojne

rudi vata i ka njoft kush pse e vazhdoj punen tek ekipi?

le ti japi pergjigje kesaj pytje
nese kan dasht me e hek e kishin hek dhe me dinamon
turp turp mallku qofshin te gjithe se na bane hor
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by GOLDIAN » Mon, 09 Apr 2012 , 17:45

nuk kena pse me sha askend vllazen as kundershtar e as albitra
sepse jemi vet e zeza vedit
jemi frikacake nga drejtusit deri tek tifozat nuk dime ti perballojme veshitresit e dhihena

me durrsin u rrahem keq sepse ban poshtersi e hoqen canajn dhe pse bani nje ekip realtivisht te mire
u harru puna

u soll nga austria tjetri u bene poshtersi qe dihen mire(ne shanim albitrat) u nis per austri tjetri u harru ajo pune
tani vijme tek ajo me korcen paftyresine e klubit tone e dime ndodhi cndodhi nje her ja rrasne mirelit e tashi doli sukaj

vijme tek ndeshja me lacin nuk u fol per humbjen po doli se pashk laska i ka ra mirelit e u harru ajo pune

humbem nga albitrat po po nga albitrat me pogradecin nuk u mor njeri por u hoq rudi vata qe te iki dhe kjo pune
cudia me e madhe tre dite zgjat

kush e ka rradhen
JO MORE VLLAZEN SNA E KA FAJIN AS TIRANA E AS KORCA PO JEMI PJESTAR VET TE SHKATERRIMIT
ESHTE PER TE QESH KUR LEXON NE FB DO VIJE KY E DO VIJE AI
BILES DHE IBRAHIMOVIC DHE GATUSO DO E MBYLLIN KARRIEREN TE VLLAZNIA.

sa bukur u genjyem me fitoren ne durres e barazimin ne tirane.
keta jemi ne qe nuk shohim tran para vetes po dijme me mire te genjehemi me hic gje
KJO SKUADER ESHTE JETIME DHE KJO ESHTE ME E KEQJA
ME VALTERIN KEMI SHIT E PERDHOS POR NUK ISHIM JETIM
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis

Post by fpjalmi » Mon, 09 Apr 2012 , 19:36

Un mendoj qe cdo gja cfare ka than Rudi Vata ne shtyp , jan plotesisht te verteta. E kush nuk do ta besonte qe Kujtim Shaba nuk ka shit dhe ble ndeshjet e vllaznise qysh ne momentin qe ka ardh ne ate post tek vllaznia. E kush nuk do ta besonte qe Ky Kujtim Shaba nuk ka ken i lidhun me kompanine e basteve duke e dit qe ka ken edhe nji komarxhi i flaket tan jeten e tij dhe ne momentin qe asht punesi tek vllaznia. Nuk mund ta besoj se si nuk del 1 njiri me hek Shabe plehin se me te vertete na e ka degjenaru Vllaznine

Faleminderit Rudi Vata qe bane ma te miren me ba 1 vllazni te paster , dhe me vjen shum keq qe plehnat nuk te lane

Post Reply