Post
by sidrit » Tue, 02 Nov 2010 , 00:14
Duke pa sa shume ka fillu te trumbetohet si gabim largimi i Radonjic fillova me mendu se ndoshta keto pseudospecialista gazetare kane te drejte! Prandaj fillova pa emocione inate e tifozllek, me rikujtu hap pas hapit ecurine e shkurter te tij.
Ky trainer, erdhi te vllaznia pas refuzimit qe i beri Muca ose ansjelltas ofertes tone.Qe ketu fillon hilja ose dyftyrsia e Valos.Muca si trainer akoma me titull ne fuqi nuk mund te pranonte nje skuader pa elementet e duhun per me ridale kampion.
Pas aludimeve per trainer shkodran dhe disa lajmeve fantazem, Fushaj na pruni nje trainer fantazem.
Ky trainer, i panjohur per te gjithe ne natyrisht qe nuk mund te kishte besimin e plote si te tifozave ashtu edhe te opinionit sportiv gazetaresk.Ne kyt situate, qe ne fillim pozita e tij ishte ne pikepytje.
Deri ketu cdo gja a ne rregull nga ana e tij dhe kuptohet qe askush nuk do te kishte deshire te mos kishte rezultate per fituar besimin e opinionit.
Qe me fillimin e fazes pergatitore u pa qe dicka nuk shkonte me ekipin tone, si mund te jete ndryshe kur te gjithe lojtaret qe ishin te parashikum te mbanin peshen ma te rande, na dolen ma jashte formet e me te dobet se te rinjt e akademise.
Isha shume dakord me konceptin e tij se ma i miri duhet te luaj, pavaresisht emrit.Ndeshjet e para ne kampionat i dhane te drejte, pavaresisht rezultateve te ngushta e te diskutushme.Mendova se kjo do sillte nje konkurrence ma te madhe ne ekip.
Lojtare si Sinani qe i dihen vlerat, mendova qe do t'i rigjenin, duke punu ma shume, ato vlera qe me thane te drejten u bane do vite qe i kane humb.
Mjaftunen disa rezultate negative dhe doli ne pah qe jo vetem ne ekip nuk ka progres por lojtaret fillunen me tregu edhe pasiguri.Mendoj se ka te bajne shume edhe me psikologjine kjo pune.
Shtroj pyetjen se a nuk moren nje goditje dhe mungese edhe ma te madhe deshiret me punu, te ashtu quajturit senatore ose baza e ekipit.
Ky trainer kerkote me afirmu te rinjt por po nxjerrte jasht lojet ato lojtare qe Valoja i jepte rrogat ma te nalta.
Kjo quhet thike me dy teha.
Situate jo e lehte per te, ndoshta faji nuk ishte aspak i tiji!
Duke njofte mentalitetin e futbollistit shqiptar tham qe, per fat te keq tonin, kjo metode e tija nuk funksionon ne shqipni.
A kishte te drejte ne metoden e tij?Tham qe po por .......
Cilat jane gabimet e tij?
Te jesh profesionist do me thane qe te jesh i sakte dhe i sigurte ne cdo veprim e vendim.Shume dakord qe ka lojtare jasht forme por sa dhe ku larg mund te shkosh me formen e te rinjve.A jane te nivelit te skuadrave tjera? Sa e njihte ky trainer kampionatin tone?
Nese kerkon afrime, perforcime, nese je vertete profesionist, pse pranon ne ekip, lojtare me te njejtin nivel ose me keq se ato qe ke?!
Te mos e kesh vendin e sigurte ne formacion sjell konkurrence e rritje por mos te kesh formacionin baze te sigurte, tham qe sjell pasiguri ne ekip.Mendoj se kjo pasiguri u pa shpesh si te lojtaret ashtu edhe te traineri.
Sa kohe i duhej per te krijuar idene e plote te ekipit qe kerkonte?Nje profesionist i vertete nuk do ta kishte kyt problem.Nese je profesionist, nuk mund te pranosh te ndikohesh nga presioni i jashtem.
Pra, shtrohet pyetja se sa ishte Radonjic personi i duhun per te ba ate qe mori persiper ose qe i vunen per detyre.
Mendoj se per te gjitha arsyet e masiperme nuk ishte i duhuni.Ndoshta gabohem por nese ai do te ishte aq profesionist sa prezantohet, nuk do ta pranonte kete detyre qe ne fillim.Ndoshta ndoshta, ne nje ambient tjeter e ne kushte tjera mund te ishte shume i sukseshem.
Nuk mendoj se ia vlen me analizu aftesite e atij qe vendosi me na e pru kyt trainer.Nese vertete kishte projekt per te lujte me te rinjt atehere ma mire te delte haptas ne publik dhe ta thoshte qe ne fillim.Nuk kishte nevoje te binte nga mali i zi as trainer e as lojtare.Ka Vllaznia trainer aq shume sa me furnizu shipnine mbare.
Pse jo, nese do te afirmosh te rinjt kampion te nje viti ma pare, afirmo edhe trainerin qe i nxorri kampion.Plori apo si quhet......
Ndoshta kalova ne ektrem dhe ne nonsens por qe te kesh sukses mendoj duhet te jesh edhe i drejt e i ndershem dhe ndershmerisht (ose nershmerisht si thot Valoja) nese i paskena kaq te mire te rinjt, shtroj pyetjen, kush i sterviti deri dje, kush i bani kaq te mire?
Ideale kishte me kene me vu nje Astrit Hafiz ose Din Zhege qe kane vite eksperience mbi supe dhe nuk ka specialist e as tifoz qe mund te veje ne dyshim aftesite e tyne por ketu kaloj nga ekstremi ne surealizem.
Me kalu ne realizem, i uroj pune te mbare Joses se meriton respekt per simpatine qe ka per Shkodren dhe Vllaznine.