Page 30 of 72

Posted: Mon, 03 Dec 2007 , 11:26
by LuAnIBarDhEKalTer
Man in Redblue wrote:
KsShkUmBinI wrote: MEQE AI NA BERI ATO DEKLARATA TE IKI E TE LUAJ ME SERBINE ME MIRE...
:evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil:

Cana thot jam per nji Komb nji komtare dhe asht nder i madh me lujte per flamurin kuqezi, ti e te tjeret i bini ne qafe, se paska ba nji here nji deklarate te nxitume, ma mire merruni me ata qe lujne per greqine, se sa me canen.
CANA NUK E BONI NJE HERE ATE DEKLARAT PERCARESE,POR KA BERE DY DEKLARATA PERCARESE, NJE DIREKT PAS NDESHJES ME BJELLRUSINE DHE TJETREN TE NESERMEN NE PER NJE GAZET KOSOVARE....
1.NE ATE PAS NDESHJES ME BJELLRUSINE DEKLAROJ QE TIFOZET SHQIPTAR NA SHAJTEN KURSE ATO KOSOVAR JO..
2.DHE TJETRA PER GAZETEN KOSOVARE QE NE KOSOVARET JEMI ME TE MIRE NE KOMBETARE....

PER MUA KETO DEKLARAT NUK FALEN SEPSE JANE SHUUUUUME PERCARESE..

Posted: Mon, 03 Dec 2007 , 14:57
by vllaznia1919
Pikrisht nuk asht vetem nji deklarat,jane dy.Por edhe gazetart i nrrojne gjanat kshtuqe zotit Cana tesh i duhet me ja mushe menen tifozave ne fushe e ja neper gazeta.Ta shofim se qa po i nep komtares Cana tesh e mrapa.

Posted: Tue, 11 Dec 2007 , 19:12
by Man in Redblue
Tare, i mrekulluar nga Bernabeu: Këtu trembesh!

Altin Latifi, Gazeta Shqiptare


Mbrëmë rreth orës 19 ai dhe skuadra e Lacios kanë shkelur në barin e "Santiago Bernabeut". Igli Tare ka shkelur në shumë stadiume të botës, por mbrëmë mbetur i mrekulluar nga madhështia e impiantit të madrilenëve. Duke folur për "Gazetën Shqiptare" që nga mjediset e tij, Tare rrëfen se "Bernabeu" i kalon përmasat e të gjithë stadiumeve që ka parë deri më sot, teksa i gjithë ekipi bardhekaltër synon që sot të bëjë surprizën e madhe në Champions League. Lacios i duhet të fitojë sot në Madrid për të siguruar kualifikimin, një mision që për Taren nuk mund të arrihet lehtë duke parë ecurinë e skuadrës së Shuster në shtëpi.

Igli, nesër (sot) luani kundër Realit. Si duket atmosfera në skuadër? Duhet të ketë pak frikë apo jo?

Shiko, nuk mund të them frikë, pasi shanset tona për kualifikim janë minimale tashmë. Por ne do të tentojmë edhe pse fitorja dhe kualifikimi ynë do të ishte një surprizë e madhe si kanë ardhur punët.

Si ju duket "Bernabeu"?

Të them të drejtën tani sapo erdhëm këtu, është një stadium gjigand dhe mund të them se nuk kam parë ndonjëherë të tillë...

Kur të bën përshtypje edhe ty që ke luajtur në shumë stadiume të botës...

Është e vërtetë, por ky ka diçka më shumë nga të tjerët. Është madhështor, nga sa po shohim këtu është vërtetë impiant i veçantë.

Reali në fakt nuk ka shumë mbrojtës të gjatë, beson se do të të jepet shansi të aktivizohesh?

Eh, këtë nuk e di. Di vetëm që do të jem në pankinë, por edhe për këtë nuk mund të jesh shumë i sigurtë me një trajner të tillë. Gjithsesi më duhet të pres, nuk di të them nëse do luaj.

Lacio nuk ka një pozicion të mirë në renditje, sa shanse mendon se keni të bëni diçka kundër Realit të Madridit?

Besoj shumë pak. Unë e thashë që do ishte surprizë e madhe nëse ne do fitonim. Për më tepër që nëse shohim ecurinë e Realit në shtëpi, kupton shumë gjëra. Ata kanë mbi 15 ndeshje që vetëm fitojnë në fushën e tyre, kështu që nuk do të jetë aspak e lehtë.

Posted: Tue, 11 Dec 2007 , 19:13
by Man in Redblue
si shum asht tu o prononcu kto kohet e fundit ky tarja, apo sasht tu u aktivizu edhe shume.
mos i shkon mendja me u aktivizu prep per komtaren

Posted: Tue, 11 Dec 2007 , 23:40
by Edmond-Cela
une sdi se pse e majn nje stol kot ka plot 4 vjet qe nuk luan per skuadrat e tija

Posted: Thu, 13 Dec 2007 , 13:17
by Man in Redblue
popull, desha me ju lajmeru se Fatjon Toski ka ba gol fundjaven e shkume dhe asht tu aktivizu ma shume kyt vit.
kam prit se po e shkrujne vete nokund kto faqet sportive, po heren tjeter ne mos shkrufte kush, ta po shkruj une,

a dihet gja ca ban federata ne lidhje me toskin.

Posted: Thu, 13 Dec 2007 , 14:47
by vllaznia1919
Nuk elen fifa me lujte me Shqipnine.E ka deklaru vet.

Posted: Thu, 13 Dec 2007 , 14:56
by LuAnIBarDhEKalTer
dmth qe ska dash me lujt me pare per shqiperine....

Posted: Thu, 13 Dec 2007 , 18:13
by Man in Redblue
vllaznia1919 wrote:Nuk elen fifa me lujte me Shqipnine.E ka deklaru vet.
pse nuk e len fifa, nuk e kuptoj, ai asht 18-19 vjec me sa di une, deri me 21 vjec ka te drejte me lujte per shqipnine edhe nqs ma pare ka lujt per U21 e gjermanise.

Posted: Thu, 13 Dec 2007 , 18:46
by vvvllaznia
vllaznia1919 wrote:Nuk elen fifa me lujte me Shqipnine.E ka deklaru vet.
nuk eshte e vertet qe nuk e lejon FIFA bile ai vet ka marre avokat e asht marre me FIFAN dhe i kan thane qe ma perpara duhet me pas pashaporte shqiptare para se me fillu tana proçedurat,ai vete teshti me duket se asht merzit e ka mundsi qe te shkojn me Kosoven direkt

Posted: Fri, 14 Dec 2007 , 01:51
by vllaznia1919
Nuk maj men ku e lexova para do ditsh por ai vet asht shprehe njashtu.
Atehere ligji i Fifa a i Uefs thote:Ne momentin qe lojtari ka lujte me nji komtare moshet per me lujte me nji komtare tjeter duhet me pa pase pasaporten e ktij shtetit.Dmth kur Toski ka lujte me te rite e Gjermanise ishte dashte me pase pasaporten shqiptare,te cilen nuk e ka pase.

Posted: Sun, 30 Dec 2007 , 14:59
by Man in Redblue
E Fundit / Parma ne kerkim te Jahmir Hykes

• Ekipi italian i Serie A, eshte duke vezhguar me insistim talentin tiranas


Ndeshjet e mira te zhvilluara me Shpresat kunder Italise duket se do ti vlejne Jahmir Hykes nje punesim ne kampionatin e kampioneve te Botes. Nga zera qe qarkullonin sot ne ambientet futbollistike italiane flitet per kete interresim te verdhebluve per talentin shqiptar duke pasur parasysh qe fantazisti aktual i ekipit, Domeniko Morfeo, eshte pothuajse jashte ekipit per motive disiplinore.Mosha shume e re dhe talenti i shpalosur deri tani nuk jane arsyet e vetme qe po shtyjne drejtuesit Emiliano-Romanjol te shpejtojne blerjen e Hykes.Arsye tjeter eshte edhe interesimi i dy ekipeve per shqiptarin, Dinamo e Moskes dhe Dinamo e Zagrebit. Momentalisht, konkurenca midis klubeve per te bere te tyren talentin shqiptar mund ta pershpejtoje kalimin ne skuadren italiane

Kel Naraçi

Posted: Sun, 30 Dec 2007 , 15:01
by Man in Redblue
heu a thu ka informacione te sakta ky autori ? :D

nji pytje kam un: hyka asht ne prone te olympiakos, nqs transferohet hyka diku tjeter (parma, dinamo zagreb) a qet veshtiresi olympiakos, apo si asht puna ?

Posted: Sun, 30 Dec 2007 , 20:46
by vllaznia1919
Po naqe.Olympiakosi posedon kartonin e Hyks.A qet telashe se di por nese nuk i duhet skan pse e majne.Ose mund tja napin uha si e ka Tirana.

Posted: Sun, 06 Jan 2008 , 13:12
by Edmond-Cela
cana shenon gol fantastik ne kupen e frances

http://www.youtube.com/watch?v=XIF2mFJ07Zw

Posted: Sun, 06 Jan 2008 , 15:51
by Miri
gol i mrekullueshem por ce do per derisa me kombetaren ton spo ben asgje.

Posted: Sun, 06 Jan 2008 , 17:02
by Miri
I.F.F.H.S. / Sinani, i 13-ti në botë për golat
Dy sulmuesë shqiptarë, Vioresin Sinani, “këpuca e artë” e Shqipërisë dhe Daniel Xhafaj figurojnë në listën speciale të 50 golashënuesve më të mirë të kategorive maksimale në kampionatet e të gjithë botës për vitin 2007, duke qenë pranë emrave të mëdhenj si Françesko Toti i Romës, Rud van Nistelroi i Realit të Madridit dhe Ronaldinjos së Barcelonës. Lajmi është publikuar në faqen e Federatës Ndërkombëtare të Historisë së Futbollit dhe Statistikave (Internazional Federation of Football History e Statistics) e njohur shkurtimisht më inicialet I.F.F.H.S.

Shkodrani Vioresin Sinani renditet në vendin e 13-të në botë, ndërsa vlonjati Daniel Xhafaj me 20 golat e realizuar kur luante me Teutën është i 43-ti. Në fakt, Sinani, 23 golat e tij të sezonit të kaluar i shënoi me fanellën e Tiranës, ndërkohë që edhe gjatë sezonit të ri 2007-2008 (këto nuk llogariten në këto statistika) shkodrani ka shënuar 12 gola me Vllazninë.

Golashënuesi më i mirë i sezonit 2006-2007 me 34 gola është braziliani Afonso Alves Martins, i cili aktivizohet në Holandë me Heerenveen. Një tjetër artist i golit vjen nga Brazili, Eduardo da Silva i Dinamos së Zagrebit, po me 34 gola në kampionatin kroat renditet në vendin e dytë. Në podiumin e tre më të mirëve ndodhet edhe rusi, Dimitri Lipartov i Trans Narva me 30 gola. Nga emrat e mëdhenj Françesko Toti renditet i 9-ti me 26 gola, Rud van Nistelroi me 25 gola i 11-ti dhe Ronaldinjo me 21 gola i 29-ti së bashku me pesë lojtarë të tjerë.

Ja dhe lista e 50 më të mirëve

1. Afonso Alves Martins Heerenveen Brasile 34

2. Eduardo da Silva Dinamo Zagabria Croazia/ Brasile 34

3. Dmitri Lipartov Trans Narva Russia 30

4. Tzvetan Genov Lokomotiv Sofia Bulgaria 27

5. Carlos Villanueva Audax Italiano Santiago Cile 27

6. Israel Silva Matos CSD Xelaju Brasile 26

7. Boban Jančevski Baškimi Kumanovo/Renova Čepčište Macedonia 26

8. Polivas Lukšys FK Ekranas Panevėžys Lituania 26

9. Francesco Totti AS Roma Italia 26

10. Gary Hamilton Glentoran FC Belfast Irlanda del Nord 25

11. "Ruud" van Nistelrooy Real Madrid CF Olanda 25

12. César Alegria Deportivo Marquense Guatemala 24

13. VIORESIN SINANI SK TIRANË ALBANIA 23

14. Indrek Zelinski FC Levadia Tallínn Estonia 23

15. Diego Alberto Milito Real Zaragoza Argentina 23

16. Thorstein Helstad SK Brann Bergen Norvegia 22

17. Alexander Zickler Red Bull Salzburg Germania 22

18. Nikola Niekezić NK HIT Gorica Serbia 22

19. "Danny" Koevermans AZ Alkmaar Olanda 22



Carlos Alberto Carvalho

dos Anjos Junior "Juninho" Kawasaki Frontale Brasile 22

21. Martín Palermo CA Boca Juniors Buenos Aires Argentina 22

22. Blaise N‘Kufo FC Twente Enschede Svezia 22

23. Omar Bravo CD Guadalajara Messico 22

24. Sandro Iashvili FC Dinamo Tbilisi Georgia 21

25. Ahmad Sharbini NK Rijeka Croazia 21

26. Todor Kolev FC Slavia Sofia Bulgaria 21

27. Ilhom Munindjanov Locomotive Tashkent / Quruvchi Tashkent Uzbekistan

21

28. Jefferson Farfán PSV Eindhoven Peru 21

29. Oscar René Cardozo CA Newell‘s Old Boys Rosario Paraguay 21

Oscar Esteban Fuertes CD Universidad Católica Santiago Argentina 21

Klaas Jan Huntelaar AFC Ajax Amsterdam Olanda 21

Frédéric Kanouté Sevilla FC Mali 21

Ronaldinho de Assis Moreira FC Barcelona Brasile

21



François Sterchele FC Germinal Beerschot Antwerpen Belgio 21

35. Carlos Asprilla Deportivo San Miguel Petapa Colombia 21

36. Hernán Boyero Blooming Santa Cruz Argentina 21



Lisandro Moyano San José Oruro Argentina 21

38. Peter Thompson Linfield FAC Irlanda del Nord 20

39. Zaur Rsmazanov Khazar-Lankaran Azerbaijan 20

40. Farhod Tadjiyev Samarkand Dinamo Uzbekistan 20

41. Vitas Rimkus FK Ventspils Lettonia 20

42. Mohamed Tchite RSC Anderlecht Congo DR 20

43. DANIEL XHAFA TEUTA DURRËS ALBANIA 20

44. Jader Volnei Spindler "Bare" Gamba Osaka Brasile 20

45. Kris Boyd Glasgow Rangers FC Scozia 20



Theofanis Gekas VfL Bochum Grecia 20

47. Cristiano Lucarelli AS Livorno Calcio Italia 20



Patrick Ogunsoto KVC Westerlo Nigeria 20



Tiit Tikenberg JK Kalev Tallínn Estonia 20

50. Josiel da Rocha Paraná Clube Curitiba Brasile 20

Posted: Sun, 06 Jan 2008 , 20:28
by vllaznia1919
Nuk asht keq hiq me ken ner 15 ma te mirt e bots.I lumte Viorit.

Posted: Mon, 07 Jan 2008 , 18:23
by Man in Redblue
po pse e keni vu Viorin te legjionaret ? apo doni me na ndjell keq per fazen e dyte ? :D :D

Posted: Mon, 07 Jan 2008 , 20:38
by Admin
Man in Redblue wrote:po pse e keni vu Viorin te legjionaret ? apo doni me na ndjell keq per fazen e dyte ? :D :D
Hhahhaha naqe, me pyt Mondin.... :lol: :lol: