Page 29 of 160

Posted: Tue, 05 Dec 2006 , 20:48
by Man in Redblue
Skena nevoj per sulmusa na kena boshnjakun HIROSHinjo, :lol:

Posted: Wed, 06 Dec 2006 , 14:49
by vllaznia1919
Boshnjak me origjine braziljane a? :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Wed, 06 Dec 2006 , 21:16
by Man in Redblue
asht boshnjak por lat ma mir se ronaldinjo

Posted: Wed, 06 Dec 2006 , 22:44
by GOLDIAN
Man in Redblue wrote:Skena nevoj per sulmusa na kena boshnjakun HIROSHinjo, :lol:
hahahahahaahhahaa naqe me shkrive krejt
pa besa ka me i tund rrjetat si me ken ne marakana

Posted: Thu, 07 Dec 2006 , 14:37
by vllaznia1919
A dihet gja qa bahet me ket lojtar?Se nuk flitet ma hiq per te.

Posted: Thu, 07 Dec 2006 , 16:19
by Admin
vllaznia1919 wrote:A dihet gja qa bahet me ket lojtar?Se nuk flitet ma hiq per te.
Ma thet mendja se nuk asht federu hala naqe.

Posted: Thu, 07 Dec 2006 , 20:42
by vllaznia1919
Qa presin kampionatin tjeter?Apo jane tuj e ba si komtarja qe ban stazhe per lojtart e te ardhmes? :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Fri, 08 Dec 2006 , 12:38
by vllaznia1919
Gudjabi nuk ia mbush syrin Vllaznisë

Në fillim ka qenë vetë lojtari, ai që ka shprehur faktin se drejtuesit e Vllaznisë kanë filluar të mendojnë për ta bërë të vetin në merkaton e janarit. Më pas, në këtë çështje janë përfshirë edhe presidenti Fushaj dhe trajneri Josa, të cilët, gjithsesi, nuk kanë thënë asgjë në këtë mes. I pari ia ka lënë gjithçka në dorë të dytit, për të vendosur nëse është njeriu që do të shënojë golat për Vllazninë pas janarit apo jo. Ndërsa tekniku i skuadrës, nga ana tjetër, si për të hequr përgjegjësinë ndaj vetes, ka thënë se në këtë mes do të vendosë ana financiare. Por sakaq, ajo që fshihet pas gjithë këtyre thënieve, është fakti nëse Gudjabi është njeriu i përshtatshëm për sulmin shkodran apo jo. Kjo, sepse deri tani me Dinamon ka shënuar vetëm 3 gola, aq sa tek Vllaznia ka shënuar sulmuesi 19-vjeçar Sukaj. Dhe në raporte të tilla kuptohet që më mirë do të ishte të vazhdohet t'i jepej dora këtij të riu, që kuqeblutë do ta kenë edhe nesër në skuadër, sesa një afrikani që më shpejt ikën se vjen në skuadër.

Posted: Fri, 08 Dec 2006 , 22:34
by redbluboys
noshta surpriza ne janar :) :wink:

Jo me afrikane, ju lutem

Posted: Fri, 08 Dec 2006 , 22:41
by iliriny
Tema e merkatos eshte shume interesante. Nuk ke cfare pret lojtare te mire kur nuk paguan me shume se 2000$ ne muaj. Do vijne lojtare shqiptare (qe jane me te mire se afrikanet dhe malazezet nese punohet me ta) si dhe afrikane qe lene kontinentin e tyre per nje cope buke tek Vllaznia. Po nuk u investua me shume atehere do keshe lojtare qe nuk jane ne gjendje te vrapojne ne fushe. E dini cfare me tha nje shok i imi nga Brazili kur i tregova kroniken e ndeshjes Tirana-Vllaznia ( qe thuhet se ka qene ndeshja me e bukur e vitit): Me cfare po shoh lojtaret shqiptare nuk levizkan neper fushe, sic e kane tradite evropianet. Ky eshte problemi yne kryesor. Kur nuk i paguan lojtaret as ata nuk kane arsye pse te sterviten me shume apo edhe te bejne sakrifica. Them se ceshtja e merkatos eshte e lidhur me anen financiare. Por kaq mundesi ka Shqiperia. Nese do kishte me shume para do t'i shihje skuadrat tona me shume ne kompeticionet evropiane.
Ceshtje tjeter eshte se kush perzgjidhet. Lexova artikullin per Gudjabin. Me habit fakti se si iu shkon mendja drejtuesve tane per te blere lojtare afrikane, me te cilet jemi djegur sa here qe i kemi futur ne ekip. T'i japin rrogen e Gudjabit lojetareve rezerve te Vllaznise si Semina, Guri, Lika i vogel e te tjere qe s'po me kujtohen dhe shih se si do behen per nje vit edhe pse jane 17-18 vjecare. Me mire te sakrifikohet nje kampionat se sa te sakrifikohen shume kampionate sic kemi bere deri tani.

Posted: Sat, 09 Dec 2006 , 00:24
by Admin
Pershendetje Iliriny,

Aja qe ke shkru ti asht e vertet por fatkeqesisht mundesite financiare e ekipeve shqipetare nuk jane.
Une nuk besoj se nji president ka qejf (ne shumicen e rasteve) me pru ne shqipni nje lojtar te huaj qe nuk ka vlera.
Masandej ne Shqipni nuk ka nje ligj te vecante mbi sportin, dhe autonomine e tij.
Ashtu sic nuk ka nje rregull te vecante mbi numrin e lojtareve te huj qe mund te federohen per cdo ekip.
Per mendimin tem duhet te vendoset nje numer i caktuar (relativisht i vogel) mbi lojtaret e huaj qe mund te federohen. Ne kete menyre i jepet me perparesi lojtareve vendas dhe te rinj.
Pa krijimin e ligjeve te vecanta per sportin nuk ka modernizim dhe nuk ka rezultate!!!

Posted: Sat, 09 Dec 2006 , 00:31
by BLEDI
pershendetje


Ne rralle te pare te uroj miseardhjen ne forum :wink: sa per lekt e futfollin qe luhet te na nuk jep kush ma teper e nuk jena na hala ne ate nivel ku paguhet lojtari £120mije ne jave per sa lozin tham se marrin teper se kush asht ma i afte lun jasht e jo ne shqipri po nuk ke faj se kur je jasht e shef sa paguhet per futboll neper vende ku rrime t'duket e habitshme po kjo asht SHQIPRIJA jon

Re: Jo me afrikane, ju lutem

Posted: Sat, 09 Dec 2006 , 11:07
by gdr
iliriny wrote:Tema e merkatos eshte shume interesante. Nuk ke cfare pret lojtare te mire kur nuk paguan me shume se 2000$ ne muaj. Do vijne lojtare shqiptare (qe jane me te mire se afrikanet dhe malazezet nese punohet me ta) si dhe afrikane qe lene kontinentin e tyre per nje cope buke tek Vllaznia. Po nuk u investua me shume atehere do keshe lojtare qe nuk jane ne gjendje te vrapojne ne fushe. E dini cfare me tha nje shok i imi nga Brazili kur i tregova kroniken e ndeshjes Tirana-Vllaznia ( qe thuhet se ka qene ndeshja me e bukur e vitit): Me cfare po shoh lojtaret shqiptare nuk levizkan neper fushe, sic e kane tradite evropianet. Ky eshte problemi yne kryesor. Kur nuk i paguan lojtaret as ata nuk kane arsye pse te sterviten me shume apo edhe te bejne sakrifica. Them se ceshtja e merkatos eshte e lidhur me anen financiare. Por kaq mundesi ka Shqiperia. Nese do kishte me shume para do t'i shihje skuadrat tona me shume ne kompeticionet evropiane.
Ceshtje tjeter eshte se kush perzgjidhet. Lexova artikullin per Gudjabin. Me habit fakti se si iu shkon mendja drejtuesve tane per te blere lojtare afrikane, me te cilet jemi djegur sa here qe i kemi futur ne ekip. T'i japin rrogen e Gudjabit lojetareve rezerve te Vllaznise si Semina, Guri, Lika i vogel e te tjere qe s'po me kujtohen dhe shih se si do behen per nje vit edhe pse jane 17-18 vjecare. Me mire te sakrifikohet nje kampionat se sa te sakrifikohen shume kampionate sic kemi bere deri tani.
tjeta jote iliriny. jam shum dakord me sa thu ti per me punu ma teper me talentet shkodran se sa me marr e me pagu te hujt po deshta me te than se ka ekipe si p.sh. Shkodra Basket qe kyt vit asht ne kategorine e pare e nuk marrin as edhe 1 kryq lekut rrog. Pra losin gratis, po e bajn me deshir e pasion, e rezultatet vijn mrapa. Sot tan mendojn se si me fitu sa ma shum pare po nuk mund te mjaftojn veç talenti me per me ba karriere. Un jam i bindun se shum lojtar te ri digjen se trajneret nuk punojn si duhet me ta. Fizikisht jena teper te lodhun, mjafton me lexu se ça thot Bariç e me pa se si jan anku lojtart e VLLAZNIS ne fazen pregatitore kur u ankoshin per ritmet e nalta te stervitjes (shum vete ngatrrojn fazen pregatitore me pushimet verore), pra kur kena te bajm me trajnera te huj, pavaresisht se Shulze ishte matrapaz, dalin ne pah te metat edhe te trajnereve edhe te lojtareve persa i perket pergatitjes fizike.

Posted: Sat, 09 Dec 2006 , 12:23
by vllaznia1919
Ne radhe te pare i uroj miresardhjen Ilirit prej NY,manej un kam tesh sa kohe qe tham qe futbolli shqiptar asht xero ne pergatitjen fizike.Kjo asht arsyja qe un dosh qe Shulce te vazhdonte punen te Vllaznia.

Posted: Mon, 11 Dec 2006 , 12:29
by Admin
Malazezi Miliç, lamtumirë Vllaznisë!

Ndeshja e së shtunës me Shkumbinin mund të ketë qenë e fundit për malazezin Miliç me fanellën e Vllaznisë. Kështu bëjnë të ditur burime pranë klubit shkodran të cilët saktësojnë se sulmuesi në fjalë nuk e ka gjetur akordin e duhur me drejtuesit e klubit për vazhdimin e kontratës. Siç dihet Miliç erdhi me shumë bujë në Shkodër në ditët e fundit të gushtit por ai nuk bindi me formën e tij nisur edhe nga raportet jo të mira që krijoi me trajnerin gjerman Shulze. Me ardhjen e Josës në krye të skuadrë gjërat ndryshuan dhe 27 vjeçari nga Podgorica filloi të aktivizohej rregullisht çka linte të hapur mundësinë e zgjatjes së kontratës edhe pas janarit. Por ditët e fundit duket se Miliç është ulur në bisedime me presidentin Fushaj dhe palët nuk kanë rënë dakord nga ana financiare. Për rrjedhojë u tha se ndeshja me Shkumbinin ishte e fundit për të me fanellën kuqeblu. Megjithatë pritet konfirmimi zyrtar nga ana e klubit për këtë gjë.

Gjergj KOLA

Posted: Mon, 11 Dec 2006 , 14:21
by vllaznia1919
Edhe ne kjofte se ik nuk me duket nej humbje e madhe.

Posted: Mon, 11 Dec 2006 , 16:57
by Admin
vllaznia1919 wrote:Edhe ne kjofte se ik nuk me duket nej humbje e madhe.
Ciao naqe,

Milic mund te mos jene ndoj lojtar i mire naqe, por ne momentet qe asht Vllaznia sot i nevojitet nji lojtar i tille!!!
Masandej nuk asht edhe ndoj lojtar, qe nuk ban asigja ne fush, me aq sa me kane than e kam pa une ne kronika, asht bajagi i levizshem.

Posted: Tue, 12 Dec 2006 , 03:15
by vllazemrajon
ka boll shqiptar dhe me te mir se malazezt

Posted: Tue, 12 Dec 2006 , 14:43
by vllaznia1919
Na duhet me ba gola ja me lvize.

Posted: Tue, 12 Dec 2006 , 18:10
by Admin
vllaznia1919 wrote:Na duhet me ba gola ja me lvize.
Ashtu asht naqe, por kur ska tjere se ca me ba duhet me i majt fort edhe ato qe jane!!!

Bejzade e Dabulla kerkojne me u largu prej Vllaznise !!!!!!!!!! :evil:

Me kene un si Fushaj nuk i len me u largu hic !!!!!!!!!!! :evil: :evil: :evil: :evil: