Page 28 of 86

Posted: Sun, 02 Sep 2007 , 02:13
by GOLDIAN
Man in Redblue wrote:
GOLDIAN wrote:MAN IN REDBLUE KANE BA ALEANCE ITALIANE A E BAJME NA NJE ALEANCE AUSTRIAKE

na skena nevoje me ba aleance austriake, un me ty jam ne aleance gjithmone :lol: :lol:
danke

Posted: Sun, 02 Sep 2007 , 14:25
by gdr
tanke!? :shock:

Posted: Sun, 02 Sep 2007 , 16:51
by Man in Redblue
gdr wrote:tanke!? :shock:
e ka fjalen, po nuk bane aleance me mu ti nisi tanket e avionat :lol: :lol:

Posted: Thu, 06 Sep 2007 , 17:03
by Man in Redblue
berisha nuk rezulton ne listen antihollande, per mendimin tem duhej te ishte thirre Bylykbashi ne vend te tij.

Posted: Thu, 06 Sep 2007 , 19:22
by vllaznia1919
Berisha do te mungojne per 6 muj.Ka kpute ligamente. :cry: :cry: :cry: :cry:

Posted: Thu, 06 Sep 2007 , 20:43
by GOLDIAN
Man in Redblue wrote:berisha nuk rezulton ne listen antihollande, per mendimin tem duhej te ishte thirre Bylykbashi ne vend te tij.
une kisha than sukaj ma mire

Posted: Thu, 06 Sep 2007 , 23:48
by Man in Redblue
GOLDIAN wrote:
Man in Redblue wrote:berisha nuk rezulton ne listen antihollande, per mendimin tem duhej te ishte thirre Bylykbashi ne vend te tij.
une kisha than sukaj ma mire
pse po don me e marr nqaf te shkretin djale, sukaj dy here lujti me kombtaren dhe qysh ateher ska ba ma hajr, ba me lujt edhe nji here nuk paraqitete ma as ne stervitje te vllaznise.

Posted: Fri, 07 Sep 2007 , 13:40
by vllaznia1919
GOLDIAN wrote:
Man in Redblue wrote:berisha nuk rezulton ne listen antihollande, per mendimin tem duhej te ishte thirre Bylykbashi ne vend te tij.
une kisha than sukaj ma mire
Naqe ke harru me vu at ftyren qe qesh.

Posted: Fri, 07 Sep 2007 , 23:44
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:
GOLDIAN wrote:
Man in Redblue wrote:berisha nuk rezulton ne listen antihollande, per mendimin tem duhej te ishte thirre Bylykbashi ne vend te tij.
une kisha than sukaj ma mire
Naqe ke harru me vu at ftyren qe qesh.
pse naqe a po ste pelqej kur shkruj pa ket ftyren :lol: :lol:

Posted: Fri, 07 Sep 2007 , 23:45
by GOLDIAN
Man in Redblue wrote:
GOLDIAN wrote:
Man in Redblue wrote:berisha nuk rezulton ne listen antihollande, per mendimin tem duhej te ishte thirre Bylykbashi ne vend te tij.
une kisha than sukaj ma mire
pse po don me e marr nqaf te shkretin djale, sukaj dy here lujti me kombtaren dhe qysh ateher ska ba ma hajr, ba me lujt edhe nji here nuk paraqitete ma as ne stervitje te vllaznise.
biles me lujt dhe nje here bahet zevendes i valos :lol:

Posted: Sat, 08 Sep 2007 , 10:50
by vllaznia1919
GOLDIAN wrote:
vllaznia1919 wrote:
GOLDIAN wrote: une kisha than sukaj ma mire
Naqe ke harru me vu at ftyren qe qesh.
pse naqe a po ste pelqej kur shkruj pa ket ftyren :lol: :lol:
Ja se nuk kuptohet qe ke kene tuj u tall. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sat, 15 Sep 2007 , 07:58
by Miri
Federata Shqipetare e Futbollit i ka derguar nje leter ankese UEFA-s per anulimin e golit ne fund te pjeses se pare Shqiperi-Holande dhe per gjithe episodete dyshimta.ky ankim vjen se rrjedhoje vendimeve te dyshimta te arbitrit te ndeshjes Michael Riley i cili ka anuluar nje autogol duke favorizuar ne disa momente ekipin Holandez.`FSHF eshte e sigurte qe UEFA pas te informohet me relacionin e delegatit te ndeshjes dhe te vezhguesit do te marre nje konsiderate edhe ankimimin e institucionit tone te futbollit.Per kete leter te derguar ne UEFA-s eshte vene ne dijeni edhe vete presidenti Michel Platini,me te cilin ka kontaktuar personalisht presidenti i FSHF-se Armando Duka',thuhet ne komunikaten e FSHF-se,ku ne fund te saj falenderohen gjithe tifozet per mbeshtetjen e zjarrte qe i dhoruan kombetares.

Posted: Sat, 15 Sep 2007 , 16:56
by Man in Redblue
FSHF shume mire qe ka cu ankese, po zor ser i ven kush vesh.
Ca u ba me ate ankesen qe me e pezullu Sotir Ninin per tre vjet nga te gjitha aktivitete nderkombetare ?!

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 16:56
by Miri
UEFA denon me 3 ndeshje mesfushorin e Kombetares Shqipetare Lorik Cana.

Posted: Fri, 21 Sep 2007 , 18:05
by bladyy
Shyqyr qe s'na kishin denu fushen.

Posted: Thu, 27 Sep 2007 , 00:03
by GOLDIAN
nuk du me ba as rolin e specialistit e as te lokalistit vecse sbesoj se komtarja ka shpresa per me u kualifiku ma dhe zotni baric ban mire me aktivizu cdo ndehje salihin sepse vertet e meriton

Posted: Thu, 27 Sep 2007 , 03:03
by Ultras Kuqeblu
Trajneri Kroat lë jashte Edmond Kapllanin per dy ndeshje

Ne prag te dy ndeshjeve eliminatore qe Shqiperia do te zhvilloje me Sllovenine dhe Bullgarine, respektivisht me 13 dhe 17 tetor 2007, trajneri Otto Bariç pritet te therrasi disa emra te rinj. Sipas informacionit, Albaniasoccer ka mesuar se trajneri kroat ka pezulluar lojtarin sulmues te kombetares Edmond Kapllani, pasi ky i fundit ka shprehur pakenaqesi me trajnerit pas zevendesimit qe i eshte bere gjate ndeshjes me Hollanden. pasi i eshte komunikuar dalja, sulmuesi Karlsruhes ka patur nje replike te lehte me trajnerin Bariç dhe per kete arsye, Otto Maximale e ka pezulluar Edmond Kapllanin per dy ndeshjet e rradhes. Duhet thene, se Edmond Kapllani automatikisht eshte i pezulluar per ndeshjen ne Slloveni pasi u ndeshkua me kartonin e dyte te verdhe gjate eliminatoreve ne ndeshjen me Hollanden.

Trajneri kroat, pervec Kapllanit te pezulluar prej tij, nuk do te kete edhe mesfushorin Lorik Cana te pezulluar nga UEFA per tre ndeshje per shkak te veprimit antisportiv ndaj Van Nilsteroy ne takimin e fundit eliminator.

I pezulluar eshte edhe mbrojtesi Armend Dallku i cili mori kartonin e dyte te verdhe gjate ketyre eliminatoreve ne takimin ndaj Hollandes.

Duke i shtuar ketyre mungesave edhe demtimin e Besart Berishes, trajneri i kombetares shqiptare, Otto Bariç, ka planifikluar qe te therrasi disa emra te rinj, te cilet do ti publikoje javen e ardhshme dhe prej saj do te perzgjidhen perfundimisht ata lojtare qe do te perfaqesojne Shqiperine ne dy eliminatoret e ardhshme ndaj Sllovenise dhe Bullgarise ne mes te muajit Tetor

1. Dorian Bylykbashi, qe eshte ne krye te listes te atyre qe pritet te kanditojne per nje vend ne Kombetare gjate dy takimeveeliminatore te ardhshme. Kete fundjave Sllavko Kovacic, njeri nga asistentet e kroatit Baric, pritet te vezhgoje nga afer "derbin" e Shqiptareve ne Ukraine, kur Krivbas do te presi Vorkslan, dy skuadra qe kane se bashku 7 lojtare shqiptare ne perberje

2. Albi Kondi, qe luan ne kampionatin grek me Panionios dhe trajneri Bariç ka kohe qe kerkon ta afroje ne skuader por problemet heterogjene te lojtarit nuk po e lejojne qe ai te vendosi, nese do te luaje per Shqiperine apo jo?!

3. Elis Bakaj, fantazisti i skuadres se Partizanit, pritet ti bashkohet kombetares ne keto dy ndeshje eliminatore

4. Andi Lila, kapiteni i skuadres kombetare U-21, qe ne dy ndeshjet e zhvilluara ndaj Kroacise dhe Italise ishte i pagabueshem dhe i pakalueshem. Kjo i ka pelqyer trajnerit Baric i cili e ndoqi ndeshjen e U-21 ndaj Italise ne stadiumin "Niko Dovana" se bashku me ndihmesit e tij Duro dhe Kovacic

Fatjon Pandovski

Posted: Thu, 27 Sep 2007 , 11:24
by GOLDIAN
ca duhet andi lila

Posted: Thu, 27 Sep 2007 , 14:36
by Man in Redblue
albi kondi refuzon komtaren shqiptare, per U19 e greqise,
mos tbahet marak se ka me perfundu si tradhtaret e tjere :lol: :lol:

Posted: Thu, 27 Sep 2007 , 14:38
by Man in Redblue
Speciale / Nuk i do Kataneci, do ti marrë Otto Bariç

Otto Bariç përveç se ka shprehur interesim të veçantë për mesfushorët e Rabotniçkit, Nderim Nexhipin dhe Ertan Demirin, ai në listën e tij ka edhe 4-5 futbollistë të rinj, që janë shpresa të futbollit shqiptarë

Nga BEKRI AJDINI

Shkup - Seleksionuesi i kombëtares së futbollit të Shqipërisë, Otto Bariç së shpejti do të ndjekë nga afër futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatin e Maqedonisë e në veçanti, dy mesfushorët më në formë të Rabotniçki K., Nderim Nexhipi dhe Ertan Demiri. Loja interesante dhe mjaft cilësore që kanë zhvilluar këta dy futbollistë ka zgjuar kureshtjen e Bariçit për t’i aktivizuar që të dy në kombëtaren shqiptare. Ai në një deklaratë ka thënë se do të vij në Shkup për të ndjekur nga afër Demirin dhe Nexhipin. “Kam dëgjuar për ata dy futbollistë se janë duke luajtur shumë mirë. E di që kanë cilësi dhe për këtë arsye do të vij në Shkup nga mesi i muajit tetor dhe fillimi i nëntorit për t’i parë nga afër. Dua t’i shoh në më shumë ndeshje dhe nëse kanë cilësi, atëherë do t’i ftojë me gjithë shpirt në kombëtare”, tha fillimisht Bariç. Ai gjithashtu ka pohuar se kapitenin aktual të Rabnotniçkit, Nderim Nexhipin e ka parë edhe se si luan. “Nexhipin e kam parë në një ndeshje, por ka qenë shumë kohë më parë, bile kam harruar në cilin takim”, tha trajneri kroat i kombëtares “kuqezi”.
Përveç Nexhipit dhe Demirit, trajneri kroat ka thënë se ka të dhëna edhe për 4-5 futbollistë tjerë shqiptarë që mundë t’i aktivizojë në të ardhmen. “Përveç këtyre dyve lojtarëve të Rabotniçkit unë kam të dhëna edhe për 4-5 futbollistë tjerë të rinj, që janë shpresa e futbollit shqiptarë. Do t’i vëzhgoj edhe ata nga afër”, tha Otto “Maximale”, duke mos preferuat t’i bëjë publike emrat e tyre. Megjithatë, sipas burimeve të sigurta në listën e trajnerit kroat për t’i vëzhguar futbollistët shqiptarë janë, sulmuesi i Makedonija Gj.P., Samir Fazliu (17), sulmuesi i Bashkimit, Bunjamin Shabani (17), mesfushori i Bashkimit, Armend Alimi (18), sulmuesi i Slloga J., Burim Guxhufi (18) dhe sulmuesi i Rabotniçkit, Emir Shabani (17).
Trajneri kroat i kombëtares së Shqipërisë, Otto Bariç ka vërtetuar se së shpejti do të ftojë në reprezentacion edhe portierin shkupjan të Besianës së Kosovës, Besart Mehmeti. “E kam parë nga afër Besartin në disa prova që është duke i zhvilluar këtu në Zagreb. Më ka pëlqyer shumë si djalë me cilësi të një portieri të mrekullueshëm. Së shpejti do t’i bëjë një ftesë”, tha në fund Bariç. Ai gjithashtu nuk deshi të komentojë mosftesën e Nderim Nexhipit dhe Ertan Demirit nga kolegu i tij, seleksionuesi i Maqedonisë, Sreçko Katanec.
Trajneri i kroat, Otto Bariç me Shqipërinë ka grumbulluar 9 pikë në kualifikimet për EURO 2008. Pas ardhjes së tij, ai bëri shumë ndryshime duke gjetur dhe sjellë talent të rinj të futbollit që pritet të jenë shpresa e “kuqezinjve” në vitet e ardhshme.