Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Hahahah naqe se ke keq ti. Caj malit biles me i dhan.GOLDIAN wrote:urime edhe u baft 100 vjec safeti.
e ishalla po ja festojne ditelindjen me nje fitore ne kruje se kishte kene dhurate e bukur per te.
naqe keta te semuret me pi caj tash ne dimer edhe me ndej te shporeti se ndeshjet ta po i lujm na djemte e forumit kurse keta te marrin paret.
Ndonjeni ka nevoje edhe per kamomil

-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Portieri gjerman, me gjendje gripale
Ndersa ka patur nje fare qetesie, pasi eshte mesuar per mundesine e aktivizimit te kater titullareve kuqeblu, ka terhequr vemendjen mungesa ne dy seancat e djeshme stervitore e portierit gjerman, Lutz Fanenshtil. Ne fakt, mungesa e tij ne seancen e paradites, kur nuk kane qene edhe “jabanxinjte” e tjere, si Dabulla, Bejzade, Dalipi e Durishti, por edhe kolegu i tij, Grima, nuk ka bere shume pershtypje. Por ne seancen e pasdites, kur skuadra ka qene “top” me pjesemarrjen, mungesa e gjermanit ka rene ne sy. Sikurse u tha, kjo kishte ndodhur nga nje gjendje jo e mire shendetesore, qe ka kaluar ne fundjave Fanenshtil. Portieri ka nje gjendje gripale, e cila ditet e fundit eshte perhapur si nje virus ne qytetin verior. Burime nga stafi teknik thone se mjeku Coba ka qene ne apartamentin e portierit, ku ai jeton me qira, dhe po kujdeset qe normalizimi i tij te jete sa me i shpejte, ne menyre qe te jete pjese e skuadres per sfiden me Kastriotin.
Ndersa ka patur nje fare qetesie, pasi eshte mesuar per mundesine e aktivizimit te kater titullareve kuqeblu, ka terhequr vemendjen mungesa ne dy seancat e djeshme stervitore e portierit gjerman, Lutz Fanenshtil. Ne fakt, mungesa e tij ne seancen e paradites, kur nuk kane qene edhe “jabanxinjte” e tjere, si Dabulla, Bejzade, Dalipi e Durishti, por edhe kolegu i tij, Grima, nuk ka bere shume pershtypje. Por ne seancen e pasdites, kur skuadra ka qene “top” me pjesemarrjen, mungesa e gjermanit ka rene ne sy. Sikurse u tha, kjo kishte ndodhur nga nje gjendje jo e mire shendetesore, qe ka kaluar ne fundjave Fanenshtil. Portieri ka nje gjendje gripale, e cila ditet e fundit eshte perhapur si nje virus ne qytetin verior. Burime nga stafi teknik thone se mjeku Coba ka qene ne apartamentin e portierit, ku ai jeton me qira, dhe po kujdeset qe normalizimi i tij te jete sa me i shpejte, ne menyre qe te jete pjese e skuadres per sfiden me Kastriotin.
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Vllaznia heq dorë nga Klodian Asllani
Interesimi i ditëve të fundit në lidhje me sulmuesin kuçovar Klodian Asllani tashmë duket se nuk ekziston në kampin shkodran. Ish-sulmuesi i Dinamos është përfolur si një nga kandidaturat e mundshme të Vllaznisë për sulmin e saj megjithatë prej ditës së djeshme, ky interesim mund të thuhet se është lënë përfundimisht pas. Kjo gjë është vërejtur nga qëndrimi i vetë trajnerit Shulze i pyetur dje në lidhje me këtë çështje. Reagimi i tij të linte të kuptoje se shkodranët nuk do tentojnë për ta marrë atë. Arsyeja pse është vendosur kështu mesa duket ka të bëjë me faktin se Vllaznia ka nevojë për një sumues të vërtetë që e njeh mirë portën. Kuçovari ndërkohë shpesh herë ka luajtur pas dy sulmuesve dhe nuk shquhet për ndonjë rendiment të lartë golash. Duke qenë kështu alternativat për njeriun-gol duket se janë reduktuar në dy: Sinani dhe Fortuzi. Por nisur nga deklarata e djeshme e “zogut” për një dëshirë për t’u rikthyer në janar tek Tirana, ajo që mbetet dhe mund të konsiderohet punë e kryer është kthim në shtëpi edhe i Vioresin Sinanit pas rihapjes së merkatos.

Tre malazezët stërvitje të diferencuar
Ditën e djeshme tre futbollistët nga Mali i Zi që luajnë për skuadrën e Vllaznisë janë stërvitur në mënyrë të diferencuar nga ekipi. Dy prej tyre dhe pikërisht Radusinoviç dhe Miliç gjatë javës së kaluar kanë munguar në stërvitje si rrjedhojë e dëmtimeve që kanë patur. Por tashmë ata duken plotësisht të rikuperuar megjithatë deri nga e mërkura duket e sigurtë që ata do të stërviten sërish veçmas ekipit për të parë edhe njëherë tjetër nëse do jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e rradhës apo jo. Bashkë me ta dje është stërvitur edhe Vukçeviç i cili fundjavës e shkuar nuk e ka kaluar aq mirë si pasojë e një helmimi të pësuar. Ditët e ardhshme do të jenë ato që do të saktësojnë faktin se cili prej këtye lojtarëve do të jetë i gatshëm për të luajtur të shtunën dhe cili jo.

Kuqeblutë, ditën e djeshme “mbushën xhepat”
Dita e djeshme ka qenë e “lumtur” për futbollistët e Vllaznisë. Kjo pasi ata kanë marrë rrogat e muajit e për rrjedhojë xhepat e tyre kanë qenë plot. Themi kështu nisur nga fakti se rrogat e kuqebluve janë nga më të lartat e kampionatit pa harruar edhe faktin se ata kanë marrë edhe këstet e kontratës në dorë kur i kanë firmosur ato. Ajo që duhet përmendur me këtë rast është korrektësia e madhe e presidentit Fushaj në të gjitha marrëdhënier financiare me futbollistët e stafin drejtues. Edhe në kontratat që kanë të nënshkruara është e përcaktuar qartë se rrogat merren në periudhën 5-10 të çdo muaji dhe deri më tani çdo gjë është mëse korrekte. Nisur nga një gjë e tillë, jo më kot presidenti Fushaj kërkon korrektësi dhe angazhim maksimal nga futbollistët në të gjithë aspektet në mënyrë që ata t’i justifikojnë lekët që marrin po ashtu edhe veshjen e fanellës kuqeblu.

Presidenti: Do e gjejmë edhe një sulmues cilësor
Vllaznia po i intensifikon lëvizjet e saj për të gjetur edhe një sulmues-klasi. Siç e kemi përmendur në ditët e fundit, lista e kandidaturave është ngushtuar në dy: Vioresin Sinani dhe Indrit Fortuzi. Por ndërsa për të parin ende nuk ka ndonjë gjë të qartë nëse do arrijë të shkëputet nga Tirana apo jo, për të dytin gjërat duken më ndryshe. Presidenti Fushaj e ka pranuar dje se ka kontaktuar përmes telefonit me “zogun” dhe çdo gjë është lënë e hapur. “Kam folur në telefon me Fortuzin dhe bisedimet me të janë lënë të hapura për vetë faktin se ai ende nuk është shkëputur përfundimisht me Iraklis. Ai ka një kontratë me këtë klub dhe kur të prishë atë e kemi lënë të flasim sërish” - është shprehur dje Fushaj. Në këtë mënyrë çështja e sulmuesit po kthehet në një fjalëkryq të vërtetë për Vllazninë. E rëndësishme është që presidenti Fushaj kërkon të gjejë një lojtar-klasi dhe në këtë rast paratë nuk duken fare problem.

- Posts: 578
- Joined: Fri, 06 Oct 2006 , 17:40
- Location: G.B
- Contact:
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Kuqeblutë dje vetëm një seancë, një edhe sot
Pas një stërvitje me ngarkesë në tre ditët e para të javës, dje dhe sot futbollistët e Vllaznisë do të kenë nga një seancë të vetme. Tashmë çdo gjë është e qartë sa i takon formacionit me të cilin mendohet të luajë kundër Kastriotit megjithatë kjo pritet për t’u saktësuar vetëm sot kur të merret vesh përfundimisht nëse ndonjëri nga futbollistët do ketë probleme shëndetësore. Seanca e sotme do të jetë e fundit para sfidës me krutanët dhe para saj pritet të mblidhet edhe i ashtuquajturi shtab i skuadrës i cili do të vendosë për udhëtimin drejt Krujës të ekipit. Në këtë shtab siç është vendosur janë edhe lojtarët Osja, Dabulla e Radusinoviç që sëbashku me stafin drejtues vendosin se kur do të udhëtojë skuadra në ndeshjet e transfertës. Kjo është vendosur ngaqë në ndeshjet e para pat pasur njëlloj kudnërshtimi të disa futbollistëve pas vendimit të trjanerit për të udhëtuar bredna ditës së ndeshjes. Tashmë ky shtab do vendos për këtë problem ashtu siç mund të diskutohet edhe për formacionin apo gjëra të tjera që kanë të bëjnë me skuadrën në prag të ndeshjes me Kastriotin.

- Kuqeblu Perjet
- Posts: 859
- Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
- Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
- Location: Tiranë
- Contact:
Nuk ka se ç'farë të bëjë trajneri i shkretë.vllaznia1919 wrote:Nukdi qa me thane per kyt stab.![]()
Trajneri per qa asht ne at post?Ishalla asht ma mire kshtu e arrijme nej san.
Ai,për mendimin tim,ndodhet midis dy zjarreve.Nga njëra anë qëndron kryesia e klubit(cop-cop)kurse nga ana tjetër lojtarët e nderuar(të cilëve u pikon zëmra për skuadrën)që u dridhen gjunjët në Krujë.Merreni me mënd se ç'farë ka për të ndodhur kur të luajnë në Tiranë,Fier apo Vlorë.
Për këta drejtues e lojtarë që kemi,jemi vërtet në dorë të Zotit!
Para VLLAZNIA!