Page 27 of 125
Posted: Fri, 28 Mar 2008 , 23:33
by vllaznia1919
Posted: Sat, 29 Mar 2008 , 18:37
by Miri
VLLAZNIA 2-0 FLAMURTARI
BESA 3-0 SHKUMBINI
SKENDERBEU 0-2 BESLIDHJA
PARTIZANI 0-0 KASTRIOTI
DJE
TIRANA 2- 1 ELBASANI
NESER
DINAMO- TEUTA
RENDITJA PIKE
1)PARTIZANI 49
2)DINAMO 48
3) VLLAZNIA 41
4)BESA 41
5)TIRANA 40
6)ELBASANI 39
7)SHKUMBINI 34
8)FLAMURTARI 32
9)BESLIDHJA 26
10)KASTRIOTI 24
11)TEUTA 23
12)SKENDERBEU 11
DINAMO & TEUTA KANE 1 NDESHJE ME PAK AJO QE LUHET NESER..
Posted: Sat, 29 Mar 2008 , 20:51
by vllaznia1919
Hajt ishalla nji barazim Dinamoja ose edhe nji humje kishte me ken ma mire por asht e veshtire.
Posted: Sat, 29 Mar 2008 , 21:14
by vllaznia1919
Posted: Sat, 29 Mar 2008 , 22:08
by GOLDIAN
4-0
smund ta harroj
Posted: Sun, 30 Mar 2008 , 04:55
by Shkodrani81
GOLDIAN wrote:
4-0
smund ta harroj
Lene mas na e kujto.
Megjithse kena mar kthese tash, jena nis per Trush.
Posted: Sun, 30 Mar 2008 , 17:28
by Miri
dinamo 2-1 teuta
dinamo merr fitoren ne minuten 94` me ane te 1 penalltije qe u realizua ne gol.
teuta luajti pothuajse nje pjes loje me 10 lojtar duke dominuar me lojen e saj ne pjesen e dyte.
haram ju qofte
Posted: Mon, 31 Mar 2008 , 11:03
by Admin
Gjynah qe Dinamoja paska fitu... me vjen mire qe Partizani nuk paska marre 3 piket..... kurse Lezha pa me habit...
Posted: Mon, 31 Mar 2008 , 13:22
by vllaznia1919
GOLDIAN wrote:
4-0
smund ta harroj
As un!!!!!!!!!!Ishalla i kan ardhe mentne kry ktyne te tonve e hakmerren.
Posted: Tue, 08 Apr 2008 , 16:26
by Miri
Besa shkarkon Starovën, emërohet Iljaz Haxhia
Sulejman Starova i ka dhënë lamtumirën Besës, pas vendimit që drejtuesit e skuadrës kavajase morën dje për shkarkimin e tij. Humbja me Elbasanin në kampionat e bëri të pashmangshëm ndryshimin në stolin e kësaj skuadre, që e filloi sezonin si pretendente për trofe, por që duket se nuk do të sigurojë as pjesëmarrjen në Kupat e Evropës. Pakënaqësitë ndaj trajnerit kanë qenë të vazhdueshme, kryesisht nga tifozeria kavajase, e cila nuk ka pranuar lehtësisht largimin e rumunit Silviu Dumitresku, që e drejtoi ekipin në pjesën e parë të sezonit dhe u largua ndërsa ekipi ishte në formë të shkëlqyer dhe plotësisht në luftë për titull. Një qëndrim i tillë i tifozerisë u përforcua më shumë pas ndeshjes së fundjavës, kur ultrasit kërkuan në kor largimin e Starovës, pasi panë përsëri ekipin duke u mundur nga një tjetër skuadër pretendente për kreun. Për trajnerin kryeqytetas, ky ishte shkarkimi i dytë brenda këtij sezoni, sepse në fazën e parë u largua nga stoli i Tiranës, pasi zhvilloi vetëm javët e para të kampionatit. Ndërkohë, presidenti Bizhdili ka bërë të ditur se në vend të trajnerit kryeqytetas, skuadrën do ta drejtojë deri në fundin e sezonit Iljaz Haxhia, i cili deri tani ka mbajtur rolin e zv/trajnerit në radhët e skuadrës kavajase.
Posted: Tue, 08 Apr 2008 , 22:26
by vllaznia1919
Nuk mrrij me kuptu qa don me zgjidhe ky president kur shkarkon nji trajner ne fund te kampionatit????
Posted: Tue, 08 Apr 2008 , 23:28
by rai
Nuk e kuptoj se pse me kta rrezultate kaq te dobta Besa....nuk m'duket se ka lojtar te kqij,
portjeri Zendeli gjithmone ka pas levdata, bile u flitte para disa kohesh edhe per komtare.
Ramadani mu m'duket mbrojts i kompletum, edhe per te Barici kishte konsiderate te mire
Fortunat mbahet si nder te hujt ma te mire qe kan ardh ne Shqipni
Shaqoja erdhi tan pordh n'Shqipni e me than te drejten shume i rrezikshem me krose e me loje krahu (shaqiri)
Xhihani lojtar goli asht e ka ba disa gola ket vit
Ka dhe lojtar tjere por nuk m'kujtohen tash, fillimi i kampionatit ishte shume i mire se qa i gjet tash nuk e kuptoj....ndoshta lojtart e kan kujin me Staroven....dreqi din.
Posted: Fri, 11 Apr 2008 , 16:16
by Miri
Shkumbini/Nje skuader terhiqet nga aleanca
11 Prill
Gjerat jane komplikuar menjehere pas ndeshjes me Vllaznine. Drejtuesit shkodrane i jane drejtuar atyre peqinas. “Ne ju lame ndeshjen, tani tripikeshin e moret, lerjani edhe ju Dinamos”. Ok, peqinasit e kishin kuptuar qe shkodranet nuk kishin ndonje deshire te madhe per te fituar ashtu sikunder e dinin gjithashtu qe Dinamo do te toleronte ne Kupe me Vllaznine, por pse te njollosen?! Ka pasur nga ata, brenda grupit te drejtuesve qe edhe kane pranuar. Ne heshtje. “Fundja edhe mund t’ja leme Dinamos, fundja Dinamo na mund edhe vete”. Por nje njeri jo, te pakten deri tani. Ky eshte presidenti Ismaili. Ka mbledhur disa nga lojtaret kryesore te skuadres dhe u ka thene. “Nese ndeshja eshte e toleruar, atehere do te iki dhe nuk ka me mbeshtetje financiare, nese doni parate do te luani”. Mire por Dinamo mund te fitoje edhe vete? “Asnje skuader nuk fiton ne Peqin, dhe ju e dini mire, keshtu qe besoj se e kuptoni cfare po them”. Nenteksti eshte i qarte, mos guxoje njeri qe te dale mbi fjalen e tij. Drejtuesit e tjere nuk kane ndikim financiar, Ismaili po. Me siguri qe edhe vete presidenti ka qene i dyzuar. Sepse ndonjehere “dreqi e mori” jetojme ne Shqiperi, dhe te gjithe njihemi kush me pak e kush me shume. Ne fund ka vendosur te marre nje leter e nje laps e te beje ca llogari. A nuk po bejne te gjithe llogari. Dhe pasi “shkruan”, iluminohet. Shkumbini nuk fiton asgje, perkundrazi njollos emrin nese behet pjese e ndonje skenari. “Nuk me intereson fare se kush del kampion, imazhi ka me shume rendesi se gjithcka”, ka menduar dhe me pas ka thirrur lojtaret.
Ndeshja do edhe disa dite te luhet. Perpara Dinamos, Shkumbini ka Partizanin. “Edhe kjo na duhet ? mendojne peqinasit – nese humbasim do na thone e late. Po ne jashte fushes vetem nje here kemi fituar?”. Gjerat edhe mund te ndryshojne. Teorikisht presioni i Dinamos, jashte fushe mund te jete i larte. Sepse blute e dine mire qe ndeshja ne Peqin eshte gati titulli. Dinamo luan dy transferta te veshtira ne javet e mbetura ne Shkoder dhe ne Peqin. Ne Shkoder pritet tu kthehet dhurata, ndersa ne Peqin nje dreq e di se cfare do te ndodhe.
Pjesa me e veshtire ne kete histori eshte e lojtareve. Sepse ne futboll nuk thuhen te gjitha qe ndodhin. Madje as gjysmat. Pyeteni nje lojtar se “cfarλ heq” perpara ndeshjeve te tilla. Ka thashetheme, provokime, skenare qe prishen e ndertohen, fjalen, zhurme, tifozeri. Dhe ata e vuajne gjithnje. Ne rast ekzekutimi urdhri ose loje. Nje Zot e di se si po ndjehen edhe ata, sepse edhe nese luajne drejt, ashtu si ka me shume mundesi te ndohdhe: kush i garaton qe jane me te mire se blute? Ne fund e mbyllin duke pare lart. “Zoti i sheh te gjitha”. Por nuk tregon gjithcka
Posted: Fri, 11 Apr 2008 , 18:55
by Miri
Kategoria Superiore / Arbitart e javës së XXVII
Dinamo-Flamurtari: S.Cekaj E.Pjetrushi-F.Lama
Partizani-Shkumbini: A.Janku A.Lamce-S.Zeka
Vllaznia-Elbasani: E.Dobi E.Doda-A.Pregja
Besa-Tirana: B.Pashaj R.Zhuli-L.Mustafaraj
Beslidhja-Kastrioti: S.Jareci A.Mali-G.Maloku
Skenderbeu-Teuta: E.Peza E.Bicaku-E.Bodeci
Posted: Sat, 12 Apr 2008 , 13:43
by LuAnIBarDhEKalTer
Posted: Sat, 12 Apr 2008 , 19:50
by vllaznia1919
Posted: Sat, 12 Apr 2008 , 21:05
by GOLDIAN
lajm interesant
ishalla eshte i vertet
http://balkanweb.com/sitev4/index.php?id=19362
ju prifte e mbara shpetim mockes
Posted: Sun, 13 Apr 2008 , 16:28
by vllaznia1919
Un live se kam pa por jane tuj u fole fjale te mrekullushme per te.Ne vazhdofte ishtu ka me dale jashte shpejt.ishalla i prihet mbare.
Posted: Sun, 27 Apr 2008 , 08:57
by Miri
Shmanget tragjedia në Durrës, Denis Mema, 3 minuta pa frymë
Ndeshja mes Teutës dhe Flamurtarit do të kujtohet më shumë për incidentin e ndodhur në fillimin e pjesës së dytë të takimit se sa për rezultatin teknik të saj. Sulmuesi korçar i Flamurtarit, Denis Mema, ka rënë pa frymë në fushën e lojës, pasi ka marrë një goditje me top në kokë, duke alarmuar të dyja skuadrat dhe spektatorët e pranishëm në "Niko Dovana". Futbollisti është rrethuar menjëherë nga stafet mjekësore të të dyja skuadrave, të cilat kanë ndërhyrë për të përmendur futbollistin që ka qëndruar i shtrirë për disa minuta në fushën e lojës. Takimi është ndërprerë dhe vetëm pasi Mema ka filluar të reagojë, të gjithë kanë marrë frymë lehtësisht. Lojtari është larguar me barelë nga fusha e lojës, ndërsa më pas është shoqëruar në spitalin e qytetit të Durrësit për verifikimet e rastit. Pas rreth një ore, futbollisti është larguar nga spitali, pasi mjekët kanë bërë të ditur se e kishte kaluar plotësisht traumën.
Posted: Sun, 27 Apr 2008 , 12:25
by vllaznia1919
Shyqyr qe ska ken kurgja serioze.Urime Memes!