Page 27 of 72
Posted: Thu, 27 Sep 2007 , 02:56
by Ultras Kuqeblu
Bravo i kjoft Salihit ishalla shenon edhe shume gola te tjere,na veni ndonje video qe ti shikojme golat e tij.
Posted: Thu, 27 Sep 2007 , 14:04
by vllaznia1919
Posted: Thu, 27 Sep 2007 , 14:09
by vllaznia1919
Pa qfare golit yll i pari.
Posted: Thu, 27 Sep 2007 , 15:50
by Miri
Posted: Thu, 27 Sep 2007 , 16:38
by kuqeblu4ever
Ishalla po arrin me i ba vedit vend ne kombetare se perndryshe kta golat skane aq vlere, deri tesh asht aktivizu vetem ne minutat e fundit e shume pak dina prej Salihit, mendoj qe Baric duhet me e aktivizu ma shume sidomos tani qe nuk kena ca me humb shume me kombetaren.
Posted: Thu, 27 Sep 2007 , 17:31
by Admin
Lexova ne gazete se Kapllani ka ba fjal me Bariç edhe flitet se Bariç ka mundsi qe mas me e ftu( gja qe une se uroj) dhe me siguri qe Salihi ka me pas ma shume mundesi.
Qe goli i pare:
http://www.laola1.tv/asx/1190906823_87816.asx
Ja edhe i dyti:
http://www.laola1.tv/asx/1190906918_30117.asx
Posted: Fri, 28 Sep 2007 , 13:17
by vllaznia1919
The notorious red & b wrote:Per mendimin tem Greqia asht shteti ma racist qe ekziston ne bot se bashku me izraelin .ket e shpjegoj me faktin se askund tjeter ne bote nuk ta "perkthejne" emnin. Ate emer qe ta ka vu robi i dashtun i shpise ta merr neper kam nji lahper grek e asht ai qe vendos edhe se me ca don me te "pagzu"...Shqiptaret si rezultat i mjerimit qe ekziston ne zonat e thella po shperfytyrohen e moralisht ne greqi, e asht fukaralleku i vetmi shkak. Greku i ka vu lakun shqiptarve atje dhe gjith ai presion psiqik po i shperlan trurin njerezve sa qe edhe ne shpi burri e gruaja vazhdojne ta thrrasin njeni tjetrin me emrat e ri grek...tu harru emnin qe ta vu baba a nana. Po ashtu ndodh edhe ne izrael ky te japin nji emen cfut....Poasht Greqia e serbia
Naqe ke harru Turqine qe ja nrron emnat.Marco Aurelio-Mehmet Aurelio
Richard Kingston-Faruk Gursoy!
Posted: Fri, 28 Sep 2007 , 13:42
by Miri
Man in Redblue wrote:akaliptos wrote:o djema ka ardhur koha e po tradhetojme Baben e jo Sotiris Ninis Shqiperin
..
une nuk do e kisha ber nje gje te tille por nuk i ve faj cunit ky eshte thjeshte problem ikonomik,ju dha mundesia dhe e shfrytezoj shume mire.
un nuk e shaj nji shqiptar, po thona "tahirin", qe shkon me punu hamall ngreqi per nji kashat buk e e ban emrin "thanas", por kjo ceshtja e sotirit asht krejt ndryshe, ai nuk ka nevoje me u ba grek, se ne fund tfundit edhe me e perzan greqia mund ta fitojn nji kashat buke kudo ne evrope.
megjithate Nini nuk asht i vetmi, shoke e tij jane edhe Leonidhas Shabanis, Panagiotus Kone etj.
e mo vlla ishalla nuk ta qet zoti ne shtek kyt pune
une kam kaq vite ne greqi dhe jam pa letra me kan lutur per te me pakzuar per tme ber letrat por nuk kam pranuar me kan lutur te me martojne me greke per letra por prap nuk kam pranu dhe nuk do pranoj kurr as te ndrroj fen dhe as nenshtetesin derisa zoti me ka krijuar keshtu dhe kushtu dua tja derzoj shpirtin.
Posted: Fri, 28 Sep 2007 , 13:57
by Miri
une e nderrova vendodhjen e bera ne Jannina se mesa kam degjuar i perket Shqiperis madje deri tek ura e Artes
Posted: Fri, 28 Sep 2007 , 14:30
by Man in Redblue
Posted: Fri, 28 Sep 2007 , 15:15
by Miri
Posted: Fri, 28 Sep 2007 , 15:59
by PARTIZANI
Ultras Kuqeblu wrote:Bravo i kjoft Salihit ishalla shenon edhe shume gola te tjere,na veni ndonje video qe ti shikojme golat e tij.
bravo salihi
Posted: Thu, 04 Oct 2007 , 21:11
by Man in Redblue
Ne Fokus / Sulmohet ashpër Qeparotasi Elin Dhimuco
• Bregdetasi vihet ne qender te vemendjes se tifozerise
Bashkepunetori i Albaniasoccer.com, Erald Martiko na shkruan nga Athina, Greqi
Qeparotasi Elin Dhimuco është sulmuar ashpër me fjalë nga tifozët e ish skuadrës së tij Fostiras, që luan në Kategorinë C Kombëtare. Shqiptari, që luan me përfaqësueset e moshave greke, është transferuar brenda një kohe të shkurtër tri kategori më lart, pasi ishte blerë nga Ilisiakos i Kategorisë B Ethniki dhe më pas nga pretendentët e Panathinaikosit.
Por, disa deklarata të tij, nuk u kanë pëlqyer aspak shikusve të Fostiras, ku talenti ka qenë ditën e dielë për të ndjekur takimin e radhës, në lagjen e Athinës, Tavros.
Konkretisht, Dhimuco duket të ketë thënë se “ka qenë një fatkeqësi për të që ka luajtur në Kategorinë D Kombëtare” (ku ka qenë më parë Fostiras).
Në prag të mbylljes së takimit, më gjakftohtët e kanë mbrojtur bregdetasin nga një sulm i padëshiruar, me rrezik serioz fizik ndaj tij.
Nuk është hera e parë që dëgjohen ankesa në adresë të lojtarit, pasi shumë miq e shokë të vjetër (madje edhe kushërinj), thonë se “që nga momenti që ky u transferua tek një klub i madh, bën sikur nuk i njeh”.
shqiptari kombesine e nderron, por zakonin s'e harron ...........
Posted: Thu, 04 Oct 2007 , 21:14
by Man in Redblue
Ekskluzive / Andi Lila : Në Janar jashtë Shqiperise, drejt Evropës
Oferta kane ardhur nga CSKA e Moskes dhe klube te tjera ne Evrope
Mbrojtesi i Beses se Kavajes dhe kapiteni i skuadres perfaqesuese U-21 te Shqiperise ka patur disa oferta nga klube gjermane dhe mendohet se ne Janar do te largohet nga kampionati shqiptar i futbollit per tu aktivizuar ne Bundesliga. “Kam patur disa oferta, kryesisht nga dy shtete te ish bashkimit Sovjetik, nga Gjermania dhe nje nga Zvicra. Nje oferte qe me erdhi ne muajt Gusht – Shtator nga skuadra e CSKA te Moskes dhe qe kisha deshira ta shfrytezoja nuk munda pasi akoma nuk kisha zgjidhur problemet me klubin grek Iraklis dhe nuk disponoja dokumentacionin e duhur. Ishte nje oferte qe i kalonte 200 mije Euro ne vit dhe nuk desha ta refuzoja, por nuk kisha se çfare te beja. Kur mua me erdhi kartoni klubi rus i kishte mbyllur periudhat e tranzacioneve me lojtare te huaj”, shpjegon mbrojtesi kavajas Andi Lila ne nje bisede Ekskluzive per Albaniasoccer.com rreth ofertave qe ka patur dhe tregon se perseri dritarja eshte e hapur per nje bashkepunim me skuadren ruse. “Ndonese nuk u arrit marreveshja ne verë, perseri qendron mundesia e fillimit te bisedimeve, nese skuadra do te jete akoma e interesuar”, shton Andi.
Ne ndeshjet eliminatore te Kampionatit Evropian qe skuadra kombetare shqiptare U-21 zhvilloi ndaj Kroacise dhe Italise, kapiteni i skuadres perfaqesuese ishte ne qender te vemendjes nga disa manaxhere te huaj futbolli qe ndodheshin ne Tribunat e Stadiumeve ne Durres dhe Elbasan. Lila qe u cilesua “i pakalueshem” ne keto takime pasi u vezhgua, u pelqye nga pjesa me e madhe e manaxhereve dhe skauteve. “Interesimet e para erdhen nga manaxheret qe kishin ardhur me ish futbollistin e kombetares shqiptare dhe te Beses se kavajes, Altin Rraklli i cili ndodhesh ne tribune me disa manaxhere gjermane. Interesimi i tyre ishte maksimal dhe shume shpejt pritet te fillojne negociatat. Gjithashtu interesim ka patur edhe nga Zvicra. Akoma nuk mund te flas me konkretisht se cila eshte e ardhmja, por mund te them se kerkesat kane qene dhe po bisedohet per te arritur konkretizimin dypalesh. Mendoj se gjate merkatos dimerore do te behet nje levizje, ku kryesisht perqendrimi im eshte ne Bundesliga Gjermane. Bundesliga 1 ose 2 nuk ka shume rendesi. E rendesishme eshte qe une te shkoj tek nje skuader ku te aktivizohem”, u shpreh Lila ne perfundim te prononcimit te tij per Albaniasoccer.com
Lila dhe paraqitja e tij e mire ka terhequr vemendjen edhe te stafit drejtues te skuadres kombetare te cilet e kane seleksionuar Andin ne listen e pergjithshme te futbollistave qe jane lajmeruar per tu grumbulluar perpara ndeshjeve eliminatore per EURO 2008 ndaj Sllovenise dhe Bullgarise
Fatjon Pandovski
Mas kalimit te Currit te Barcelona, Xhafes te Rapidi e me pas te Amkar, Tares te Sevilla, Dallkut te Stutgart etj, me siguri qi edhe Lila do te transferohet te ZSKA. URRAAAAAAAAAAAAAAA........
Posted: Fri, 05 Oct 2007 , 03:23
by Ultras Kuqeblu
Mas kalimit te Currit te Barcelona, Xhafes te Rapidi e me pas te Amkar, Tares te Sevilla, Dallkut te Stutgart etj, me siguri qe edhe Lila do te transferohet te ZSKA. URRAAAAAAAAAAAAAAA
........
Naqe a eshte lajm i vertete ky qe thua,se nqs eshte i vertete kombetarja jone e ka marre vedin shume .
Posted: Fri, 05 Oct 2007 , 13:56
by vllaznia1919
Ata qe nuk lujne me shqipnine nuk kan ven ktu.
Posted: Sat, 06 Oct 2007 , 12:26
by PARTIZANI
vllaznia1919 wrote:Ata qe nuk lujne me shqipnine nuk kan ven ktu.
BRAVO
Posted: Mon, 08 Oct 2007 , 15:53
by Admin
Kete jave asht lujt ndeshja Austria Vien - Ried ku ka perfundu me rezultatin 2-1 per Austria Vien.
Goli i fitores per vienezt asht shenu ne minuten e 90 nga shqiptari Roland Gerxhalliu.
Per ekipin e Riedit asht aktivizu edhe Salihi, por ksaj rralle nuk ka arrit me shenu.
Posted: Tue, 09 Oct 2007 , 20:54
by vllaznia1919
Posted: Sat, 20 Oct 2007 , 21:41
by kuqeblu
Austri / Auron Miloti shenon dy gola ne fitore
Shkodrani vazhdon kryesimin e listes se golashenuesave
Auron Miloti ka shenuar dy gola per skuadren e tij SV Fildkirschen ne fitoren 3-1 qe skuadra arriti ndaj vizitoreve te SC Weiss. Shkodrani shenoi golin e dyte dhe te trete, nga nje ne cdo pjese duke ndeshkuar patriotin e tij, portierin shqiptar Berat Bajraktari te skuadres Weiss. Me dy golat e shenuar, Miloti ngjitet ne kuoten e 10 golave te shenuar kete sezon dhe pas 12 javeve kryeson i vetem listen e top-shenuesave te Liges.
Marre nga
AlbaniaSoccer.com