Page 25 of 61

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Wed, 16 Sep 2009 , 08:41
by Ledi1920
Pjalmi thote:
Ne fund te fundit bajerni ka ba 2 ndeshje brenda 4 diteve dhe ka fitu 9 me 1
pra kja tregon qe asht ne rritje ,pasi me klismanin mendoj qe nuk i ka ba 9 gola ne 9 ndeshje
------------------------------------------------------------------------------------------------------

Me klinsmanin bayerni nuk veproi mire.se nuk hiqet traineri re jave para kampionatit...
Gjithsesi klinsmani theu rekord apo se ma men...

Sporting Lisbon 0 - 5 Bayern Munchen
Bayern Munchen 7 - 1 Sporting Lisbon

Dje Bayerni boni detyren.Nqs do me kalu grupin tre piket me Makabin jane te domosdoshme pasi Si Juvja si Bordoja jane me nalt se Makabi.Kshuqe shpejt eshte akoma...

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Wed, 16 Sep 2009 , 11:15
by Skodrinon
Ledi1920 wrote:
fpjalmi wrote:ledi

2 golat i paska ba muler ,i preferumi jot ,por ama serine e golave e paska hap vab bujken :lol: :lol:

heheheh mer pjalm...muler me pelqen por van bujten eshte belg(jo hollandez) :mrgreen: :wink:
:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :roll: :roll: :wink: :wink:

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Wed, 16 Sep 2009 , 16:33
by Man in Redblue
Kyt vit uroj ta marrin kampionatin gjerman Bayern Leverkusen ose Schalke, te dyja kan dy traniera shume me pervoje, losin nji futboll te bukur dhe kan kohe pa fitu kampionat.

Armin Veh po tregon me wolfsburgun se asht hala tranier mesatar, kurse Hamburgu i Labadis nuk ma merr mendja se ka me pas vazhdimesi deri ne fund, ashtu sikur vjet Leverkuseni, megjithate ai Elias me duket futbollist shume interesant.

Bayerni a perforcu bajagi edhe me blemjen E Robben, e i uroj Champion ligen :mrgreen: (megjithese asht shume larg majes tfutbollit evorpian, klubeve angleze e spanjolle.) Van Gaali ose ban marrina krejt ose asht genial, te shohim "kuj ti bijn e 10ta" :D :D

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Thu, 17 Sep 2009 , 08:27
by Ledi1920
Wolfsburgu se besoj se e merr ket vit,ska ekip...vjet e mori se i gjeti te gjithe si Hamburg,si Werder,Shalcke,Bayern cope-cope.Gjithsesi meria e tyne.

Edhe mu mpelqe Leverkuseni ket vit po kam pershtypjen se ne faze te dyte i bie takati atyne.

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Fri, 18 Sep 2009 , 06:39
by fpjalmi
Ledi1920 wrote:
fpjalmi wrote:ledi

2 golat i paska ba muler ,i preferumi jot ,por ama serine e golave e paska hap vab bujken :lol: :lol:

heheheh mer pjalm...muler me pelqen por van bujten eshte belg(jo hollandez) :mrgreen: :wink:
po njaty asht ma naqe .

belgjika e hollanda kan ken bashk dikur si 2 gjermanite :lol: :lol: :lol: :lol:

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Fri, 18 Sep 2009 , 06:40
by fpjalmi
Ledi1920 wrote:Pjalmi thote:
Ne fund te fundit bajerni ka ba 2 ndeshje brenda 4 diteve dhe ka fitu 9 me 1
pra kja tregon qe asht ne rritje ,pasi me klismanin mendoj qe nuk i ka ba 9 gola ne 9 ndeshje
------------------------------------------------------------------------------------------------------

Me klinsmanin bayerni nuk veproi mire.se nuk hiqet traineri re jave para kampionatit...
Gjithsesi klinsmani theu rekord apo se ma men...

Sporting Lisbon 0 - 5 Bayern Munchen
Bayern Munchen 7 - 1 Sporting Lisbon

Dje Bayerni boni detyren.Nqs do me kalu grupin tre piket me Makabin jane te domosdoshme pasi Si Juvja si Bordoja jane me nalt se Makabi.Kshuqe shpejt eshte akoma...
mos u merzit .

van gal ka shum eksperience ne kupat e kampioneve

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Fri, 18 Sep 2009 , 07:01
by fpjalmi
Roben bëhet gati për “turin e forcës”!


Autori: Ergi Lubani
Data: 17/09/2009
Version Print


Mesfushori i Bajernit: Në dhjetor duhet të përballojmë një ndeshje çdo tri ditë

Mesfushori Arjen Roben tha pas fitores 3-0 ndaj Makabi Haifas se tani është e rëndësishme që Bajerni i Mynihut të jetë i përgatitur fizikisht për të përballuar kalendarin e ngjeshur. Holandezi, i ardhur nga Reali i Madridit për 25 milionë euro, ishte titullar në ndeshjen e fituar për Grupin A, ku shënuan Daniel Van Byjten dhe Tomas Myler (2 gola). “Tani jemi në një fazë të sezonit që do të luajmë çdo tri ditë nga 80-90 minuta secili dhe duhet të shtërngojmë dhëmbët, - tha Roben. - Personalisht ndihem mirë, por duhet shumë punë për të përballuar kalendarin e ngjeshur.

Ndaj Makabit luajtëm në temperatura të larta, ndoshta ata ishin mësuar më shumë se ne, dhe kjo ishte aryseja që vuajtëm derisa gjetëm golin e parë. Tani na pret një “tur force” ku duhet të sakrifikojmë”. Pastaj, Roben pohon se bavarezët e merituan fitoren ndaj një kundërshtari që ia bëri jetën të vështirë. “E dinim para ndeshjes se Haifa ishte një ekip i mirë dhe se do të ishte e vështirë t’i thyenim. Fakti që fituam 3-0 tregon se kemi bërë një punë shumë të mirë. Mendoj se me lojën që bëmë e merituam plotësisht fitoren.

Objektivi ynë kryesor është të kualifikohemi për në 1/8-t e finaleve dhe fakti që e nisëm me fitore mendoj se do të na ndihmojë.” Bordoja dhe Juventusi barazuan 1-1 në ndeshjen tjetër të Grupit A dhe kësisoj Bajerni kryeson përpara ndeshjes së ardhshme ndaj bardhezinjve në Mynih. “Nëse fitojmë ndaj Juves, kualifikimi do të jetë thuajse i sigurt,” - përfundoi Roben, ndërsa drejtuesi Karl-Hajnc Rumenige, tha: “Bordoja dhe Juvja nuk do ta kenë të lehtë të shënojnë gola në Izrael ndaj Makabit. Jam i bindur se ndonjëra prej tyre do të ndalet.

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Fri, 18 Sep 2009 , 07:02
by fpjalmi
Hënes: Të lumtë Tomas Myler!

Bajerni i Mynihut nuk la ndonjë mbresë të jashtëzakonshme, por gjithsesi arriti të fitojë 3-0 në ndeshjen e parë të Championsit ndaj Makabit, edhe në sajë të dy golave të shënuar nga Tomas Myler në pesë minutat e fundit. Menaxheri i përgjithshëm i bavarezëve, Uli Hënes, përgëzoi sulmuesin 20-vjeçar. “Ai ka një teknikë goditëse me të vërtet interesante dhe nuk heziton për asnjë moment para portës kundërshtare, - tha Hënes për gazetën “Bild”. - Për më shumë, ka një vizion loje të shkëlqyer dhe e kupton atë që ndodh rreth tij.

Nuk dua të vazhdoj më tej, sepse e ngarkoj me përgjegjësi. Edhe për Mikael Rensigun kishim shpresa të mëdha, por ai për asnjë moment nuk është paraqitur në nivelin e duhur. Kjo ka ndodhur edhe me Lukas Podolskin. Me Mylerin do të punojmë ndryshe, sepse kemi mundësinë të fitojmë një sulmues të madh.” Myler ka shënuar 5 gola në po aq ndeshje të luajtura me Bajernin në këtë sezon.

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sat, 19 Sep 2009 , 19:05
by fpjalmi
Bundesliga, Bajern fiton serish
19/09/2009 18:40

Bajern ka vazhduar me rezultatet pozitive edhe ne javen e gjashte te Bundesliges. Pas triumfit me Dortmundin javen e kaluar dhe ate ne Champions me Makabi Haifa, kete here skuadra e Van Gal ka mundur me veshtiresi ne “Alianz Arena” 2-1 Nurnbergun.
Pas nje pjese te veshtire per Bajernin, ne te dyten traineri holandez hodhi ne fushe dyshen Ribery–Olic, vendim ky qe rezultoi i suksesshem, pasi sulmuesi kroat shenoi golin e avantazhit per Bajernin.

Vendasit ishin prane dyfishimit te rezultatit dhe ne momentin me te mire te tyre, ata u ndeshkuan nga Cupo-Moting. Por bavarezet nuk e leshuan lojen, u hodhen ne sulm tashme ne kerkim te golit te fitores.

Portieri i skuadres mike nuk lejoi ne disa raste Klose dhe Timoshuk te shenojne, situate e cila zgjati deri ne minuten e ‘82. Belgu Van Bujten, fale shtatlartesise se tij arriti te shnderroje ne gol nje top te ardhur nga holandezi Roben.

Ky gol mbylli ndeshjen dhe i dhuroi Bajernit 3 pike te rendesishme duke e rikthyer ate mes skuadrave kryesuese.

Nderkohe, ka perfunduar ne barazim 1-1 sfida Hanover–Dortmund, Mainz ka fituar 3-2 ne transferten e Bohumit, nderkohe qe Hofenhajm ka permbysur rezultatin duke fituar 4-2 me Menshengladbahun

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sat, 19 Sep 2009 , 19:08
by fpjalmi
kur van gali e filloi dobt kampionatin te gjithe e ulen poshte van galin

po tashti qe bajerni asht nelt a nuk duhet te lavderohet :lol: :lol: :lol:

pra ky quhet me fol me tifozllek

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sun, 20 Sep 2009 , 00:27
by fpjalmi
Bajerni, fitore për festën e birrës!


Autori: Denis Hakani
Data: 19/09/2009
Version Print


Bavarezët synojnë tri pikë ndaj Nurembergut, në kuadër të përgatitjeve për “javën e birrës”

Bajerni i Mynihut do të kërkojë një arsye për të festuar në ndeshjen kundër Nurembergut. Por birra do të rrjedhë lum këtë fundjavë në Mynih gjithsesi, ndërsa përgatitet të fillojë festa e përvitshme “Oktoberfest”. Kjo është një periudhë e vitit kur Bajerni zakonisht ka një arsye të mirë për të festuar.

Gjatë 73 ndeshjeve të luajtuara në shtëpi, kur është zhvilluar festivali dy-javor në qytete gjatë viteve të kaluara, Bajerni ka humbur vetëm 7 takime, duke përfshirë këtu edhe fitoret e arritura kundër Nurembergut, rivalit të sotëm, në dy sezonet e fundit. Trajneri Luiz van Gal do që kjo traditë të vazhdojë.

Dhe për këtë arsye i ka paralajmëruar lojtarët të mos egzagjerojnë shumë me festimet. “Ne kemi tri ndeshje në një javë dhe, pushimi bashkë me rekuperimin e forcave janë shumë të rëndësishëm për një futbollist profesionist”, - ka thënë ai. “Kemi një kalendar të vështirë, por duhet të mbetemi të pamposhtur gjatë “Oktoberfest”-it”. Vetëm atëherë Van Gal, i cili ka pohuar se nuk e pi birrën, do t’i lejojë lojtarët e tij të shijojnë netët e tyre jashtë, gjithmonë nëse do ta meritojnë një gjë të tillë.

“Rezultati jonë do të jetë i suksesshëm vetëm nëse do të fitojmë kundër Nurembergut, më pas kundër Oberhauzenit në Kupën e Gjermanisë dhe në fund kundër Hamburgut javën e ardhshme”, - ka thënë ai. Pas udhëtimit në veri, Bajerni do të presë Juventusin në Champions Ligë para se të ndeshet me Këlnin në “Alianz Arena”. Por pavarësisht nga kalendari i vështirë, Van Gal nuk preferon ta ndryshojë formacionin që fiton. “Unë nuk jam një mbështetës i rotacionit”, - ka shpjeguar ai. Kjo mund të shkojë në avanatazh të Tomas Mylerit, i cili ka arritur të shënojë në të dy ndeshjet e fundit.

Ai, aktualisht ka lënë në stol sulmuesin e kombëtares gjermane Miroslav Kolse, ndërsa fituesi i Kupës së Botës me Italinë, Luka Toni, është detyruar të luajë me ekipin e dytë për të rekuperuar formën e tij. Trajneri i Nurembergut, Mikael Oening, ka shumë mundësi të aktivizojë të njëjtin formacion që ka arritur të marrë fitoren e parë të sezonit kundër Borusia Mynshengladbah fundjavën e kaluar dhe ka këmbëngulur se ata do të paraqiten në Mynih me një qëllim të qartë. “Skuadra ime do të jetë shumë e motivuar dhe lojtarët presin me padurim të tregojnë vlerat e tyre kundër një ekipi të madh si Bajerni”, - ka thënë Oening.




Aktivizimi

Toni gati për Bajernin amator

Sulmuesi Luka Toni është gati të rikthehet me Bajernin e Mynihut, në kategorinë e tretë të Gjermanisë. Sulmuesi, i cili ka fituar Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006, nuk ka lujatur asnjë ndeshje në këtë sezon për shkak të problemeve në thembër. Kohët e fundit ai ka filluar të stërvitet me skuadrën. “Unë i kam premtuar atij se do të luajë, nëse gjithçka do të shkojë mirë në stërvitje”, - ka thënë trajneri i Bajernit Luiz van Gal, pas fitores 3-0 të arritur kundër Makabit në Champiosn Ligë të martën në mbrëmje. “Maksimumi 45 minuta, më pas do të shohim”. Skuadra e dytë e Bajernit do të luajë në kategorinë e tretë të Gjermanisë kundër Regensburgut. Toni nuk ka pasur asnjë kundërshtim për aktivizimin me ekipin e dytë. “Unë kam një dëshirë të madhe për të luajtur”, - ka thënë sulmuesi italian.

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sun, 20 Sep 2009 , 00:52
by GOLDIAN
me sa di vazhdon me kryesu kampionatin hsv dhe leverkusen dhe pse kan 1 ndeshje ma pak se bajerni
a jam gabim?

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sun, 20 Sep 2009 , 01:38
by Skodrinon
GOLDIAN wrote:me sa di vazhdon me kryesu kampionatin hsv dhe leverkusen dhe pse kan 1 ndeshje ma pak se bajerni
a jam gabim?
:wink: :wink:

kur fiton bayern nuk perben lajm, se asht normale. çudia asht kur hup.
edhe kur hupte, nuk u shifshin artikuj ktu.... :wink:

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sun, 20 Sep 2009 , 20:45
by fpjalmi
me sa di un bajerni kur fitote vjet ,ishte surprize ne kampionatin gjerman sepse barazimet rrekorde dhe humbjet ne fazen e pare dhe te dyte vjet e ulen shum poshte dhe e nxorren jasht titullit

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Sun, 20 Sep 2009 , 21:47
by Skodrinon
bayern ka lojtart ma te mire ne gjermani. shum ma t'mire se tana ekipet e tjera. pra prej bayernit priten vetem fitoret. e kam thane edhe i her qi traineri i bayernit ka me u mat ne champions, se po fitoi vetem kampionatin ka ba veç detyren. diferenca mes lojtarve te bayernit e lojtarve te ekipeve te tjera asht shum e madhe

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Mon, 21 Sep 2009 , 16:00
by fpjalmi
Van Byjten, “hajmalia” e Van Galit!


Autori: Ergi Lubani
Data: 21/09/2009
Version Print


Mbrojtësi belg ka shënuar golin e fitores ndaj Nurembergut, pas atij në Champions përballë Makabit

Mbrojtësi i Bajernit të Mynihut, Daniel Van Byjten, shënoi golin e fitores 2-1 për bavarezët ndaj Nurembergut, duke i dhënë suksesin e tretë radhazi bavarezëve, por ai është i mendimit se ky ekip ka ende për t’u përmirësuar. Futbollisti nga Belgjika shënoi me kokë pas krosimit të Arjen Robenit, nëntë minuta para fundit. Më parë, Bajerni kishte kaluar në avantazh me anë të Ivica Oliçit, por u barazuan nga goli i Maksim Çupo Moting. Për Van Byjtenin ky ishte goli i tretë sezonal, i dyti në dy ndeshjet e fundit. “Tri pikët kishin rëndësi më shumë se gjithçka tjetër, - tha mbrojtësi i Bajernit, skuadra e të cilit renditet në vendin e tretë të Bundesligës. - Ne i arritëm dhe kësisoj jemi të kënaqur. Nuk ishte aspak e lehtë ndaj një Nurembergu që mendoi vetëm për t’u mbrojtur.

E dinim që në fillim se ne do të sulmonim për 90 minuta dhe ata do të mbroheshin. Ne gabuam në rastin e golit të tyre dhe kjo është një temë për të cilën duhet të flasim me njëri-tjetrin. Bëmë disa gabime të njëpasnjëshme që na kushtuan rëndë. Si zakonisht, do t’i korrigjojmë me ndihmën e trajnerit. Gjëja pozitive është se nuk e humbën për asnjë moment shpresën se mund të fitonim dhe për këtë u shpërblyem duke marrë tri pikët.” Van Byjten shënoi edhe golin e parë në fitoren 3-0 që Bajerni arriti për Ligën e Kampioneve ndaj Makabi Haifas. Sipas tij, bavarezët duhet të përqendrohen te ndeshjet e rëndësishme që i presin, duke nisur nga ajo në Hamburg, javën e ardhshme.

“Nga njëra ndeshje në tjetrën do të udhëtojmë shumë në përblljet e ardhshme dhe këmbët mund të na rëndohen, - tha Van Byjten. - Duam të përmirësohemi edhe më tej, të fitojmë ndaj Hamburgut dhe të arrijmë kreun e renditjes.” Nga ana e tij, trajneri Luis Van Gal, deklaron se ekipi i tij është ende në hapat e para drejt suksesit, pavarësisht se arriti fitoren e tretë radhazi. Holandezi, i ardhur në muajin qershor nga Alkmari, tha: “Ne kemi ende për të mësuar dhe duhet të jemi më të matur në atë që bëjmë. Bëmë një gabim katastrofik, shumë të madh. U hodhëm të gjithë në sulm, edhe kur kryesonim 1-0. Gjithsesi, unë jam i kënaqur nga fitorja, të cilën mendoj se e merituam.” Në pjesën e parë, Bajerni nuk luajti ashtu si pritej dhe nuk arriti të shënojë, por Van Gali është i bindur te suksesi në të ardhmen. “Në pjesën e parë nuk luajtëm shumë mirë dhe pse është e vështirë kur ke një kundërshtar, që luan me 10 vetë pas linjës së topit. Kur filluam të krijojmë raste arritëm të shënojmë.”

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Mon, 21 Sep 2009 , 16:01
by fpjalmi
Markus Babel, i shqetësuar për Shtutgartin


Autori: Denis Hakani
Data: 21/09/2009
Version Print


Pas humbjes 2-0 ndaj Këlnit, ekipi gjerman ka zbritur në vendin e 14-të të Bundesligës

Markus Babel ka pranuar se po përballet me “situatën më të vështirë” në karrierën e tij të re si trajner pasi Shtutgarti ka pësuar një humbje 2-0 në shtëpi kundër Këlnit, që ndodhet në vendet e fundit të renditjes. Tifozët e pranishëm në stadium kanë vërshëllyer kundër Shtutgartit pas rezultatit befasues të ditës së shtunë, që e ka çuar ekipin e Babelit në vendin e 14-të në Bundesligë, vetëm disa ditë pas një tjetër barazimi (1-1) zhgënjyes të arritur kundër Rejnxhersit në Champions Ligë. Babel ka pranuar se ai dhe ekipi i tij kanë prekur fundin me humbjen e pësuar kundër Këlnit. “Për mua si trajner kjo është situata më e vështirë në të cilën jam ndodhur ndonjëherë”.

Ish-mbrojtësi i Liverpulit dhe i Bajernit të Mynihut ka një karrierë 10-mujore si trajner, por sigurisht kjo është pika më kritike për të dhe ai beson se duhen bërë ndryshime rrënjësore. “Ne duhet të bëjmë një hap mbrapa nga objektivat që kemi dhe të analizojmë situatën në themel”, ka thënë ai. “Duhet të gjejmë vlerat tona, të cilat na mungojnë në këtë moment”. Fitorja e Këlnit, e para në këtë sezon, ka qenë shumë e veçantë edhe për trajnerin e këtij ekipi Zvonimir Soldo, i cili ka festuar fitoren e tij të parë në karrierë kundër klubit me të cilin ka kaluar ditët e tij të fundit si futbollist. “Mua më pëlqen të kthehem në Shtutgart, sepse atje është shtëpia ime e dytë, por kjo ka qenë një situatë e veçantë dhe unë jam i kënaqur që kemi patur mundësinë të marrim fitoren tonë të parë”, ka thënë ai.





Bokum, në dilemë e ardhmja e trajnerit Koler

E ardhmja e Marsel Kolerit si trajneri i Bokumit është në dyshim pas humbjes 3-2 të pësuar të shtunën kundër Mainzit. Trajneri më jetëgjatë i Bundesligës, pas teknikut të Verder Bremenit, Tomas Shaf, ka qenë objekt i protestave të tifozëve, ndërsa skuadra e tij ka çuar dëm dy herë avantazhin e arritur, duke rënë në vendin e 16-të në renditje. Tani e ardhmja e tij është në dorën e drejtuesve të klubit, të cilët gjithashtu e kanë dëgjuar zemërimin e tifozerisë në stadium, teksa trajneri zviceran nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. “Unë jam përballur me situata të tilla që në ditën e parë që kam marrë drejtimin e Bokumit”, ka thënë ai. “Nuk është e lehtë, por ne kemi arritur, në dy vitet e fundit, ta mbajmë klubin në Bundesligë. Megjithatë, unë nuk e di se çfarë vendimi do të marrin drejtuesit në fund. Nëse ata nuk kanë më besim tek unë, atëherë puna ime këtu ka përfunduar. Ka qenë një humbje e hidhur për ne”. Dhe pas katër viteve e gjysmë në drejtim të skuadrës, ka shumë mundësi që kjo të jetë edhe humbja e tij e fundit me Bokumin, ndërsa e ardhmja e tij do të diskutohet këto ditë nga bordi drejtues i klubit. Një trajner i ri mund të marrë drejtimin e Bokumit para se këta të fundit të ndeshen me Shalken në Kupën e Gjermanisë, ditën e nesërme.

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Mon, 21 Sep 2009 , 19:31
by GOLDIAN
marsel kolerr asht shkarku nga detyra e trajnerit
jens lehman a pezullu nga trajneri babel se menjehere pas humbjes 2-0 me koln asht nis drejt bavarise per me ken ne 0ktoberfest

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Mon, 21 Sep 2009 , 22:52
by shv13
bajerni deri tesh ka ba praqitje t dobta.Vec ndeshja me wolfsburgun ka kene e mire si loje.Me borussian kush ka pa ndeshjen e ka pa edhe portierin e dortmundit sa i mire ishte e si hishin topat n mes t portes.Ikyt ekip ishtu ne champions e mujne shume skuadra e m vjen keq me e pranu po ishtu asht.Mbrojtje nuk kane,t vetmin qe paten van galit i lujti mendja dhe e hoqi...at nate ne inter-bacelona lucio ka kene ma i miri...

Re: Kampionati Gjerman

Posted: Tue, 22 Sep 2009 , 09:05
by Ledi1920
fpjalmi wrote:me sa di un bajerni kur fitote vjet ,ishte surprize ne kampionatin gjerman sepse barazimet rrekorde dhe humbjet ne fazen e pare dhe te dyte vjet e ulen shum poshte dhe e nxorren jasht titullit

Bayerni vjet doli ne vend te dyte edhe deri ne ndeshjen me wolfsburgun ishte ne lufte pet titull(ku u rraf 5-1) mgtj rezultatet e dobta qe mori gjithe sezonin.Imagjino sa dobet ishion dhe te tjerat sa arriti me e mor Wolfsburgu
Mgjth te mos fitoje Bayerni prap bundesligen ket vit eshte katastrofe kshuqe detyra primare eshte bundesliga qe sduhet te llogaritet.

Nqs ecin en champions(se per ta fitu nuk e bojn dot)kapin cerekfinale apo gjysemfinale aterre do i them qe ishte nje sezon i sukseshem

Me loje sjan akoma aty ku duhet.Shume te ngathet.Qendra e mesfushes nuk me pelqen,krahet jane mire,duhet nji qe te luj topin (si Diego psh),mbrojtja eshte cka, porta...pse ka bayerni portier?????
Per mu ne janar nji mesfushor i mire,nji mrojtes dhe urgjenitsht portier...I pari qe duhet te iki eshte Altintop