Page 24 of 72
Posted: Tue, 24 Jul 2007 , 11:29
by iliriny
Do kisha preferu qe Lorik Cana ma mire me ndejt te Marseja se sa me lujt me Napolin.
Posted: Wed, 25 Jul 2007 , 21:59
by GOLDIAN
skela bani gol ne ndeshje miqesore dje
Posted: Thu, 26 Jul 2007 , 15:33
by forri
iliriny wrote:Do kisha preferu qe Lorik Cana ma mire me ndejt te Marseja se sa me lujt me Napolin.
Edhe unë,i këtij mendimi jam!
Posted: Sat, 28 Jul 2007 , 17:57
by Man in Redblue
Plaku, “duf” norvegjez
28 Korrik Sabino Plaku eshte kthyer me nje “duf” te madh nga Norvegjia. Pasi nuk i ka ecur aventura ne vendin nordik, ku eshte provuar per here te dyte, Plaku tashme deklaron me plot goje: “Jam dhe do te perqendrohem te Dinamo”. Sulmuesi i ri i dinamoviteve ? te gjithe sot e presin me padurim ne Mavrove te Maqedonise, atje ku eshte ngritur kampingu i bluve ne kete periudhe pergatitore ? pranon te rrefeje gjithcka: qe nga Apolonia, kalimi te Dinamo, aventura ne Norvegji, vleresimi per kundershtaret dhe ekipin ku eshte, por dhe “problemet” ne mjedisin familjar. Shenuesi i 15 golave me skuadren fierake, ne sezonin e kaluar, kerkon qe ta arrije kete kuote edhe te Dinamo ne kete kampionat, kurse endrra e tij e kahershme eshte titulli kampion, pse jo, dhe luajtja ne Champions League. Per gjithcka qe ka kaluar, Sabino Plaku tashme e ka “cimentuar” mendjen per t’u perqendruar te Dinamo e qellimi i tij eshte shperthimi per te miren e skuadres blu. Djaloshi do te jete protagonist i Dinamos, te i cili te gjithe kane “sy e veshe”, sepse duket se e ardhmja e bluve, pa mohuar vlerat e futbollisteve te tjere, eshte ne kembet e tij.
“Peter Myhre me donte, por...”
Sabino Plaku, me proven e tij dhjeteditore ne Norvegji, prane Valerenges, pat fituar jo vetem zemrat e drejtesve te skuadres, por dhe te tifozeve, te cilet e shihnin shqiptarin si pjese te domosdoshme te ekipit te tyre. Madje, edhe mediat vendase shkruajten mire per te. “Me thene te drejten ? tregon Plaku, ? ne ate 45?minutesh qe u aktivizova bera gjithcka: depertimet, sherbimet per te tjeret, por dhe gjuajtjet ne drejtim te portes kundershtare. Mirepo nuk me eci me golin. Ne nje moment me ka ardhur shume inat, sepse, ne vend qe topi te shkonte ne rrjete, u perplas ne trupin e portierit. Deri ne ate moment gjithcka po shkonte mire, kurse trajneri Myhre ishte dakord qe une te behesha pjese e Valerenges”. Por, sipas Plakut, gjithcka ndryshoi ne momentin kur u diskutua per shifrat ekonomike: “Nese do te kisha pranuar 250.000 euro per 3 vjet, kur gjithcka duhet ta paguaja vete, qe nga qiraja e shtepise, ushqimi e te tjera shpenzime, do te isha sot te Valerenga. Por fati im eshte qe kam nje menaxher si Gezim Mance, qe e thote fjalen dhe nuk e kthen me. 340.000 euro per 3 vjet iu duk shume atyre, ndonese Myhre kembengulte qe te isha pjese e skuadres se tij. Ne keto kushte, Myhre u lidh me kolegun e tij te Tromsoe, te cilet me kishin pare, por une u merzita dhe nuk doja me te qendroja dhe dhjete dite te tjera per prove. Kishte dhe dicka tjeter: ata kerkonin te benin “bum” ne merkato me nje brazilian. Per rrjedhoje, edhe duke qene shqiptar, ishte e veshtire te caja. Gjithsesi, Norvegjia tashme eshte kapitull i mbyllur”, ka rrefyer Plaku.
E “ngroh” mjedisi dinamovit
Sabino Plaku e ka pranuar Dinamon, duke u perqendruar per nje sezon te kjo skuader, edhe per faktin se aty do te gjeje nje mjedis me te ngrohte se ne Norvegji. “Sido qe te jete, ne Norvegji, ndoshta dhe ne Suedi, do te isha vetem. Ketu e shoh se, qe nga presidentet, trajneri, lojtaret dhe gjithcka qe vjen prapa, jane te perqendruar te une. Dhe une dua te shperthej me kete skuader. Do t’ua provoj te gjitheve se cili eshte Sabino Plaku i vertete”.
Gjate periudhes se qendrimit ne Norvegji, Plaku i ka mbajtur te vazhdueshme kontaktet me blute. Eshte njohur nepermjet telefonit edhe per miqesoret qe ka luajtur Dinamo ne Mavrove. “Nese per ndeshjen me Flamurtarin di vetem rezultatin, per ate me Gostivarin kam mesuar gjithcka. Qe nga rezultati, shenuesin e golave, demtimet e Pocit, Pemes dhe Granicit e gjithcka tjeter qe lidhet me ekipin. Une jam i bindur se Dinamo e ka kontigjentin per t’u shpallur kampione. Me vjen mire qe trajneri Canaj me vlereson maksimalisht, kur deklaron qe sistemi i lojes se Dinamos eshte ndertuar me Plakun brenda. Nuk me mbetet gje tjeter, vecse te shperthej dhe te nxjerre dufin, qe me zien perbrenda”. Plaku pranon qe mund te jete paksa prapa ne gjendjen fizike, por ne anen teknike eshte ne kohe. “Une i gjeta ne Norvegji ne periudhen e pushimit mes dy fazave te kampionatit, kur benin me teper ndeshje miqesore. Me topin jam mire, me duhet kapja e ritmit te skuadres ne anen atletike dhe gjith'_ka per te shkuar mire”, thekson ai. Sot ne mengjes, Plaku merr rrugen drejt Mavroves, me shpresen se ne miqesoren ndaj Shkendijes se Tetoves do te luaje per disa minuta. Sulmuesi 22?vjecar, kur ne vijen e pare do te kete dhe Pemen e Milen, ka bindjen se duhet nje shtatlarte. “Sistemi i lojes se sotme eshte i tille, kur te gjithe luajne me nje shtatlarte, qe sherben si “torre”. Dhe ne na duhet nje i tille”.
Familja “kunder”
Per Sabino Plakun, zgjedhja per te shkuar te Dinamo nuk ka qene shume e lehte. “E kam patur problem, kur kam nenshkruar per blute, sepse, duke qene nje familje tiranase, babai eshte tifoz i bardhebluve. Problemet kane kaluar dhe te gjithe jane ne mbeshtetje time, sic dhe kane bere gjithmone”, ka mbyllur rrefimet e tij Sabino Plaku, i cili dje paradite, nje pjese te kohes se pushimit ia ka kushtuar rrefimit ekskluzivisht per gazeten “Sport Ekspres”.
Kundershtaret, ne “lupen” e sulmuesit
Tirana ? Per ne eshte mire, por dhe keq, qe kjo skuader u eliminua nga turi i pare paraeliminator i Champions League. Tashme gjithcka do ta perqendroje ne kampionat e ky nuk do te jete nje “ogur” i mire per ne. Megjithate, ne do te bejme tonen...
Partizani ? Bisedoj shpesh me mikun tim, Gjergji Muzaka. E di qe kane bere merkato te mire, kur dhe kane marre disa perforcime; mbetet pretendent e qe duhet vleresuar maksimalisht. Nuk kalohet lehte skuadra e te kuqve, te pakten me kontigjentin qe ka.
Vllaznia ? Tradita eshte tradite. Ka grumbulluar lojtare, do te marre te tjere, ndersa duhet pare nga te gjithe me syrin e pretendentes, si per titullin kampion, ashtu dhe per Kupen e Shqiperise
Elbasani ? Ka marre lojtare, ka ndryshuar nga sezoni i kaluar. Meriton vemendje e duhet pare me nje tjeter sy nga ana jone, sepse nuk eshte kundershtar i lehte.
Teuta ? Me thane qe ka bere perjashtime, por gjithsesi nuk eshte ekip i dores se dyte. Te pakten ne Kupen e Shqiperise ka krijuar nje tradite, duke shkuar deri ne finale. Mbetet nje skuader qe duhet mbajtur gjithnje ne konsiderate, sidomos ne stadiumin e saj.
Te tjerat ? Do te jete gabim nese, duke nisur nga Besa, per te vazhduar me radhe me Kastriotin, Flamurtarin, Shkumbinin, Skenderbeun e Beselidhjen, te themi qe jane kundershtare te lehte. Jane te gjithe qe te prishin pune e qe duhen vleresuar maksimalisht nga ana jone, sepse kampionati luhet dhe me ta.
Keqardhja per Apolonine dhe 15 golat per te
Sabino Plaku ka nje keqardhje te madhe, per ate renie te pamerituar te Apolonise ne kategorine e pare, edhe pse ai ishte autor i 15 golave. “Edhe sot, tifozet fierake, te cilet dua t’i pershendes sepse me kane mbeshtetur fort, me thone: Po flite nje fjale te mire o Sabino per Apolonine! Flas me sinqeritetin me te madh, Apolonia nuk e meritonte te binte, mirepo ato qe ndodhen sollen dhe renien e kesaj skuadre. Gjithsesi, per ate periudhe qe kalova ne Fier jam me shume se i kenaqur”. I kujtojme golat ne “Loro Borici”, por dhe me Dinamon ne Fier. “Tani qe po m’i kujton, me ke futur ne nje nostalgji te papare. Jane nder ndeshjet me te mira te Apolonise ne sezonin e kaluar. Kemi fituar ne Shkoder, ne ate periudhe kur Vllaznia ishte e pathyeshme ne fushen e saj. Gjithcka ka kaluar dhe s’kam pse kthehem prapa”, ka nenvizuar Plaku, qe ndien keqardhje per Apolonine.
Nuk i mungojne ofertat nga jashte
Sulmuesi i dinamoviteve ka treguar se ka patur dhe oferta te tjera nga jashte vendit. “Mua me erdhi nje oferte dhe nga Greqia, 180.000 euro per tre vjet, me klauzole qe, po te dilte nje tjeter me e larte, mund te largohesha. Te gjitha keto para do t’i merrja ne dore, sepse te tjerat ishin te paguara nga klubi. Por, duke menduar sesi jane trajtuar shqiptaret atje, e kisha te veshtire te pranoja Greqine. Pata oferta edhe nga Turqia, por tani e ndava mendjen: jam te Dinamo dhe do te luaj per kete skuader”, ka deklaruar Plaku, qe gjate kthimit nga Norvegjia, ne Vjene eshte takuar me Salihin, me te cilin kane udhetuar deri ne Tirane. Gjithsesi, duket se Plakut i leverdis te luaje dhe nje vit me shume ne kampionatin shqiptar, per te qene ndoshta gati qershorin e ardhshem per te shkuar ne nje skuader jashte vendit.
Posted: Sat, 28 Jul 2007 , 18:00
by Man in Redblue
Dy mundisna ka:
1. Plakun nuk e ka majt e mundohet me gjet nai rren.
2. Asht e vertete ajo qi thot, po ky skeka mire nmend tkrese. A ban me lujt falas ne norvegji 1-2 vjet derisa tbahesh persmarit, e mandej tofrojn pare boll. 21 vjec nuk mendon hic per karrieren po vec per paret
Posted: Sat, 28 Jul 2007 , 20:46
by vllaznia1919
Posted: Sun, 29 Jul 2007 , 13:04
by GOLDIAN
Posted: Sun, 29 Jul 2007 , 13:12
by Man in Redblue
Daniel Xhafaj nenshkruan dy vjet me skuadren ruse Amkar
albaniasport
Nje kafe me presidentin afron Xhafajn te Partizani
sporti ekspres
Posted: Sun, 29 Jul 2007 , 16:31
by Admin
Xhafaj nenshkrun me Tiranen.
Sport Ekspres !!!
Hajde merre vesht se ca bahet....
Posted: Sun, 29 Jul 2007 , 21:55
by vllaznia1919
Xhafaj shifet ne rruget e Kapfenberg me te mirenjohurin Goldian!
fkvllaznia.net
Posted: Sun, 29 Jul 2007 , 23:19
by Admin
vllaznia1919 wrote:Xhafaj shifet ne rruget e Kapfenberg me te mirenjohurin Goldian!
fkvllaznia.net
hahahahhahaha naqe.
A thu asht tu fol per nji afrim te mundshem te Vllaznia ??!!
Posted: Mon, 30 Jul 2007 , 00:41
by Man in Redblue
Admin wrote:vllaznia1919 wrote:Xhafaj shifet ne rruget e Kapfenberg me te mirenjohurin Goldian!
fkvllaznia.net
hahahahhahaha naqe.
A thu asht tu fol per nji afrim te mundshem te Vllaznia ??!!
ka mundsi qi Goldiani per shkak te miqsise te tij tmadhe me Fushen dhe me Xhafen, ta dergoje kete te fundit te vllaznia.
E pau se nuk e blen xhafen me pare, futi mikun valoja.
Posted: Mon, 30 Jul 2007 , 22:03
by GOLDIAN
pa pa po tirana doli ma e forte se ma futi shefiken mik
Posted: Mon, 30 Jul 2007 , 22:04
by vllaznia1919
A ka nej vajze a nej mes te bukur a?
Posted: Mon, 30 Jul 2007 , 22:07
by Man in Redblue
vllaznia1919 wrote:A ka nej vajze a nej mes te bukur a?
Po ti sa per Xhafen mireboll asht edhe Shefika vete, plake plake po e ka flake
Posted: Tue, 31 Jul 2007 , 19:48
by patrioti_bardheblu
http://www.gazzetta.it/Calcio/Estero/Pr ... 3007.shtml
"I gay? Tutti anormali"
E la Uefa lo multa
Stampa articolo | Invia articolo | Commenti:57
La decisione è stata presa nei confronti dell'attuale ct dell'Albania, Otto Baric. Quando era tecnico della Croazia aveva rilasciato dichiarazioni offensive nei confronti degli omosessuali. Dovrà pagare 1.825 euro
Il tecnico dell'Albania Otto Baric, 75 anni. Ap
NYON (Svizzera), 30 luglio 2007 - Dura presa di posizione dell'Uefa contro l'omofobia. Il croato Otto Baric, attuale commissario tecnico dell'Albania, è stato multato di 1.825 euro per alcune dichiarazioni rilasciate nel 2004 a un giornale del suo Paese. La materia, gli omosessuali.
"I GAY NON LI TOLLERO" - Baric, che tre anni fa era c.t. della Croazia, era stato intervistato dal quotidiano Jutarniy List. "L'omosessualità - aveva detto - è un comportamento anormale, che non deve essere praticato dai giovani". Con l'aggiunta: "Io 'quelli dell'altra sponda' li riconosco al volo, tanto che nelle mie squadre non li tollero".
TRA IL DIRE E IL FARE - Subito erano piovute critiche sulla testa di Baric. Il caso, poi, era stato sottoposto all'Uefa dall'associazione Fare (Football against racism in Europe) ed è stato discusso solo oggi perchè l'allenatore croato era stato disoccupato nel periodo tra Croazia e Albania. La decisione dell'Uefa di punire Baric si basa su un articolo che punisce gli atti discriminatori con multe fino a 30mila franchi e il divieto di giocare. Con un'ulteriore beffa: non vi è possibilità di ricorso
RROFT BARIC
Posted: Tue, 31 Jul 2007 , 19:58
by vllaznia1919
Posted: Tue, 31 Jul 2007 , 20:05
by redbluboys
vallah hallall i qofte .
kisha me mbledhe pare me ja pagu gjoben e mos me lan ate me i pagu vete.
Posted: Tue, 31 Jul 2007 , 20:20
by vllaznia1919
Posted: Thu, 02 Aug 2007 , 01:11
by Admin