Page 24 of 61
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Sun, 13 Sep 2009 , 23:41
by fpjalmi
v1919 shkruan
Perveq atyne me fanella te VERDHA!
do ta shohim finalen
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Sun, 13 Sep 2009 , 23:42
by fpjalmi
Bundesliga, Bajerni shkaterron 5-1 Borusian dhe thyen rrekordin e 50 viteve me pare
12/09/2009 18:40
Bajerni i Mynihut, i udhehequr nga Frenk Riberi ka shkaterruar 5-1 Dortmundin ne fushen e tij.
U tregua agresive skuadra e Borusias e drejtuar nga Klop, i cili kishte vendosur nje skuader sulmuese 4-3-3 perballe Bajernit te Van Galit.
Shume shpejt, qe ne minuten e ‘10 Dortmundi kalon ne avantazh. Pas shenimit te golit vendasit tentuan edhe ne disa raste per te dyfishuar, por jo vetem qe nuk ia dolen mbane te dyfishonin rezultatin, por i dhane mundesine Bajernit qe te barazoje shifrat 10 minuta perpara perfundimit te pjeses se pare me Mario Gomez.
Ne pjesen e dyte te dyja skuadrat luajten nje loje me te hapur, futja e Riberi qe ne fillimin e pjeses se dyte ndryshoi gjithcka dhe kur kishin kaluar vetem 5 minuta Shvajnstajger kalon bavarezet ne avantazh.
Ka qene vete francezi Riberi qe shenon edhe golin e trete per bavarezet te cilet nuk ndalen me kaq, pasi ka qene 19-vjecari Myeler me nje dy golesh ai qe ka vulosur rezultatin ne 5-1.
Humbja e kesaj jave e le Borusian ne vendin e 13-te, nderkohe qe Bajerni ngjitet ne vendin e katert.
Bajern Leverkusen ka mundur 3-2 Volfsburgun ne fushen e tij duke marre kreun e Bundesliges.
Kapiteni Rolfes shenon dy here per t’i lene rradhen Kiesling qe te shenonte golin e trete, perpara se vendasit e Voflsburgut te reagonin me dy gola ne pjesen e dyte qe nuk i mjaftuan per te marre pike ne kete jave te peste te kampionatit gjerman.
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Sun, 13 Sep 2009 , 23:43
by fpjalmi
ky asht van gali pra .
5 me 1
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Mon, 14 Sep 2009 , 03:36
by Admin
fpjalmi wrote:ky asht van gali pra .
5 me 1
O pjalm ca lesh Van Galit,pa ky asht Ribery qe sa here qe lun fiton Bayerni!!!Van Gaal ska hi me lujt vete, sa hini ne pjese te dyte Ribery ndrroj komplet loja e Bajernit.
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Mon, 14 Sep 2009 , 09:14
by Ledi1920
fpjalmi wrote:ky asht van gali pra .
5 me 1
mos na boj me qesh se dortmundin e copetum rrafi...dortmundit nglet tu i fut te gjithe nja 3-4 gola per neshje
imagjona ku ka shku dortmundi me tinga ene hummels ne formacion...ppffff
pjesen e pare pa riberin bayerni ishte dobet...qe kur futi riberin ndryshoi loja
Vetem Van Gali e mban riberin ne sotl edhe ket se kuptoj???
Po me maincin ku ishte Van Gali?
Eshte heret me thone van Gali...te shofim me vone...
Mu e vetmja gjo qe me pelqen tek Van Gali deri tani eshte qe aktivizon shpesh ate Muller ene ai ka me u bo lojtar shume i mire.
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Tue, 15 Sep 2009 , 02:38
by fpjalmi
Admin wrote:fpjalmi wrote:ky asht van gali pra .
5 me 1
O pjalm ca lesh Van Galit,pa ky asht Ribery qe sa here qe lun fiton Bayerni!!!Van Gaal ska hi me lujt vete, sa hini ne pjese te dyte Ribery ndrroj komplet loja e Bajernit.
ADMIN ,ASHT SHUM E VERTETE QE RIBERI ASHT SHUM I RANDESISHEM POR NUK MUND TE BAJN ASGJA PO NUK KOMBINUNE LOJTARET ME TE .
MOS TE HARROJM QE BAJERNI 70 PERQIND ASHT I RINUVUM DHE PADYSHIM LOJTARET HALA NUK KANE FILLU ME KOMBINU SIQ DUHET.
MEGJITHATE JAM ME MENDIMIN TAND QE RIBERI ASHT SHUM I RANDESISHEM
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Tue, 15 Sep 2009 , 02:39
by fpjalmi
Admin wrote:fpjalmi wrote:ky asht van gali pra .
5 me 1
O pjalm ca lesh Van Galit,pa ky asht Ribery qe sa here qe lun fiton Bayerni!!!Van Gaal ska hi me lujt vete, sa hini ne pjese te dyte Ribery ndrroj komplet loja e Bajernit.
MANDEJ TI JE EDHE HOLLANDEZ ,PSE PO ME LEN NE BALTE
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Tue, 15 Sep 2009 , 02:41
by fpjalmi
Ledi1920 wrote:fpjalmi wrote:ky asht van gali pra .
5 me 1
mos na boj me qesh se dortmundin e copetum rrafi...dortmundit nglet tu i fut te gjithe nja 3-4 gola per neshje
imagjona ku ka shku dortmundi me tinga ene hummels ne formacion...ppffff
pjesen e pare pa riberin bayerni ishte dobet...qe kur futi riberin ndryshoi loja
Vetem Van Gali e mban riberin ne sotl edhe ket se kuptoj???
Po me maincin ku ishte Van Gali?
Eshte heret me thone van Gali...te shofim me vone...
Mu e vetmja gjo qe me pelqen tek Van Gali deri tani eshte qe aktivizon shpesh ate Muller ene ai ka me u bo lojtar shume i mire.
PRIT EDHE PAK LEDI
BANU I DURUSHEM MOR BURRE SE NE VEND TE KATERT SHKUM
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Tue, 15 Sep 2009 , 02:42
by fpjalmi
Bayern-Ribery, palet mund te zgjasin kontraten
14/09/2009 11:55
Franck Ribery duket se ka rigjetur lumturine me fanelen e Bayern Munchen.
Pak dite pas deklarates “bombe” te fantazistit francez, i cili u shpreh se marredhenia e tij me trajnerin Van Gaal eshte thjesht profesionale, tashme mendohet per nje rinovim te mundshem te kontrates me klubin bavarez.
Gjate muajve te veres u perfol shume per largimin tek Real Madrid, por blerja e Robben dhe rritja e ndjeshme e lojes se skuadres gjate ndeshjeve te fundit, kane bere qe Ribery te ndryshoje mendim. Kontrata aktuale e francezit me klubin gjerman skadon ne vitin 2011.
Ne ndeshjen e dites se shtune kunder Borussia Dortmund te fituar 5-1, Ribery ia dedikoi golin trajnerit holandez, me te cilin i ka shkrire akujt.
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Tue, 15 Sep 2009 , 02:51
by fpjalmi
Bajerni: Kemi ende për t’u përmirësuar
Autori: Ergi Lubani
Data: 14/09/2009
Version Print
Pesë golat në fitoren ndaj Dortmundit kënaqin Rumenigen, por jo Van Galin dhe Shvajshtajgerin
Bastien Shvajshtajger këmbëngul se Bajerni i Mynihut ka ende për t’u përmirësuar, pavarësisht nga fitorja 5-1 në fushën e Dortmundit, ditën e shtunë. Ky sukses i afron bavarezët me dyshen kryesuese Hamburg-Leverkusen. Bajerni e nisi kampionatin në mënyrën më të keqe gjatë 43 viteve të fundit, me dy pikë në tri javët e para, por ekipi i Van Galit fitoi ndaj kampionëve të Volfsburgut në javën e kaluar dhe marrja e tri pikëve në Dortmund i ngjit në vendin e pestë. Gjithsesi, Shvajshtajger thotë se ky ekip ka akoma për të dhënë.
“Pjesa e parë nuk ishte e mirë për ne, - pranon mesfushori i kombëtares gjermane. - Nuk ishim agresivë aq sa duhet dhe u përshtatëm me vështirësi me ambientin në Dormund. Gjërat shkuan më mirë në 45 minutat e dyta. Padyshim që rezultati është i shkëlqyer dhe ne shënuam disa gola të bukur, por pjesa e parë ishte nën nivel dhe nuk duhet të përsëritet.
Kemi ende për t’u përmirësuar. Nëse luajmë si në 45 minutat e dyta ndaj Volfsburgut dhe Dortmundit, askush nuk mund të na ndalë.” Gjithsesi, ka edhe nga ata që nuk tregohen modestë dhe delirojnë pas fitores 5-1 në prani të 80 mijë tifozëve kundërshtarë. Drejtuesi Karl-Hajnc Rumenige, tha: “Duke qenë se shumë nga lojtarët tanë ishin me kombëtaret respektive deri ditën e enjte, kjo fitore e thellë merr vlera të dyfishta dhe na kënaq pa masë.” Ndërkohë, trajneri Luis van Gal u shpreh: “Ishim “të varfër” në minutat e para. Në minutën e 20-të bëmë aksionin e parë.
Ndërsa në pjesën e dytë, secili nga futbollistët e mi u përmirësua individualisht dhe si kolektiv bënë diferencën. Kjo ishte një javë e vështirë me udhëtime për pjesën më të madhe të lojtarëve tanë.” Fakti që ndeshja kishte dy tablo, nuk mohohet as nga trajneri i Dortmundit, Jurgen Klop, që i pa të besuarit e tij në avantazh, përpara se të pësonin pesë gola. “Ishte një pjesë e parë shumë e mirë për ne, - tha ai. - Gjithsesi, nuk përfituam si duhej dhe pastaj filluam t’i humbisnim të gjitha duelet për top. Në pjesën e dytë gjërat u komplikuan së tepërmi, sepse Bajerni filloi të shënonte në çdo aksion. Rezultati e tregon se kundërshtari ishte më i fortë se ne.”
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Tue, 15 Sep 2009 , 09:21
by Ledi1920
fpjalmi wrote:Ledi1920 wrote:fpjalmi wrote:ky asht van gali pra .
5 me 1
mos na boj me qesh se dortmundin e copetum rrafi...dortmundit nglet tu i fut te gjithe nja 3-4 gola per neshje
imagjona ku ka shku dortmundi me tinga ene hummels ne formacion...ppffff
pjesen e pare pa riberin bayerni ishte dobet...qe kur futi riberin ndryshoi loja
Vetem Van Gali e mban riberin ne sotl edhe ket se kuptoj???
Po me maincin ku ishte Van Gali?
Eshte heret me thone van Gali...te shofim me vone...
Mu e vetmja gjo qe me pelqen tek Van Gali deri tani eshte qe aktivizon shpesh ate Muller ene ai ka me u bo lojtar shume i mire.
PRIT EDHE PAK LEDI
BANU I DURUSHEM MOR BURRE SE NE VEND TE KATERT SHKUM
ti e di qe une te kam mbeshtet per Van Galin...
Por suksesi dhe deshtimi bashke te dy jetojne.
Sic ishte shpejt kur morren rezultate negative ne fillim ,eshte shpejt ene per keto du ndeshje pozitive.
Gjithsesi shume shpejt do dalim te paret.
Shpresoj te jene si Riberi si Robben ne formacion gjithmone,ene do shofim spektakel...
Sikur te vij dhe nji morjets,nji lojtar qe lu topin dhe i portier...bohen te frikshem
Ishalla ne janar.
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Tue, 15 Sep 2009 , 13:54
by REINIS
Kryesori osht portieri!!!
Ene ne ven te atij Gomez duhet me fut Muller n ven te pare.
Sot Maccabi-Bayern n ora 20.45.
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Tue, 15 Sep 2009 , 16:55
by Ledi1920
REINIS wrote:Kryesori osht portieri!!!
Ene ne ven te atij Gomez duhet me fut Muller n ven te pare.
Sot Maccabi-Bayern n ora 20.45.
shifemi tek lokali...
ksaj radhe pa kapele pa shall
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Tue, 15 Sep 2009 , 17:51
by REINIS
Ledi1920 wrote:REINIS wrote:Kryesori osht portieri!!!
Ene ne ven te atij Gomez duhet me fut Muller n ven te pare.
Sot Maccabi-Bayern n ora 20.45.
shifemi tek lokali...
ksaj radhe pa kapele pa shall
Duhet ta morim me gjak televizorin sot vetem.
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Tue, 15 Sep 2009 , 19:53
by Admin
O Pjalm ska pune hollandezit , por me fol ate qe asht. Sdq sic ka shkru Ledi asht heret.
P.S. Mas shkruni me shkronja te mdhaja (Caps Lock off)
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Wed, 16 Sep 2009 , 05:47
by fpjalmi
admin
bajerni ka shkaterru nji skuader jasht sot 3 me 0 per kupen e kampioneve bash 30 minuta mbasi ke postu ti .
po me pelqen menyra jote e te folunit sepse tashti po e kuptoj qe te gjitha kta i thoke per ata qe kan marre mesysh van galin
ja per gja ,por ta mesojn edhe te tjeret qe ne hollandezt jena njisha
ne fund te fundit bajerni ka ba 2 ndeshje brenda 4 diteve dhe ka fitu 9 me 1
pra kja tregon qe asht ne rritje ,pasi me klismanin mendoj qe nuk i ka ba 9 gola ne 9 ndeshje
nejse te shkume e te harrume dhe urime tifozave te bajernit qe sot jan ba tap e kan harru me shkru prej gezimit
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Wed, 16 Sep 2009 , 05:51
by fpjalmi
ledi shkruan
ti e di qe une te kam mbeshtet per Van Galin..
Por suksesi dhe deshtimi bashke te dy jetojne.
Sic ishte shpejt kur morren rezultate negative ne fillim ,eshte shpejt ene per keto du ndeshje pozitive.
Gjithsesi shume shpejt do dalim te paret.
Shpresoj te jene si Riberi si Robben ne formacion gjithmone,ene do shofim spektakel...
Sikur te vij dhe nji morjets,nji lojtar qe lu topin dhe i portier...bohen te frikshem
Ishalla ne janar.[/quote]
________________________________________________________________________________-
urime per fitoren e sotme naqe
besoj se edhe ti je me mendimin tem qe bajerni don kupen e kampioneve ket vit
nuk mendoj se kalojn ma shum se 4 jave qe bajerni te komandoje bundesligen
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Wed, 16 Sep 2009 , 05:53
by fpjalmi
Liga e Kampioneve "ndez motoret"
15/09/2009 22:40
Mbyllen ndeshjet e para per grupet A, B, C dhe D te vlefshme per kompeticionin me prestigjoz European, UEFA Champions League.
Keshtu ne grupin A Juventus ndalet nga francezet e Bordo me rezultatin 1-1. Golit te Iakuintes ne minuten e 63 te pjese se dyte iu pergjigje Plasil ne minuten e 75.
Bajern Munih fiton ne fushen e veshtire te izraeliteve te Makabi Haifa 3-0. Te tria rrjetat jane gjetur nga gjermanet ne pjesen e dyte. Serine e golave e hapi Van Bujten ne minuten e 64 per t’u ndjekur nga nje dygolesh i 20 vjecarit Tomas Myler.
Ne grupin B Mancester Junajted fiton ne Turqi kunder Beshiktash me rezultatin e ngushte 1-0. Goli u shenua nga Vidic ne minuten e 90.
Ne ndeshjen tjeter te ketij grupi Volfsburg mund CSKA Moske me rezultatin 3-1. Tre golat per kampionet gjermane u shenuan nga Grafite ne minuten e 36, 41 dhe 86.
Ne grupin C Real Madrid shkaterron Zyrih 5-2 ne Zvicer. Golat per madrilenet u shenuan nga Ronaldo 27 dhe 89, Raul 34, Higuain 45 dhe Guti ne minuten e pare shtese. Per kampionet helvete shenuan Margairaz ne minuten e 64 dhe Aegerter ne minuten e 65.
Supersfida e ketij grupi Marsjele-Milan mbyllet me rezultatin 2-1 per italianet. Inzagi autor shenon dy here ne minuten e 28 dhe te 75 ndersa per francezet shenoi mbrojtesi argjentinas Hajnce.
Grupi D ishte me i varferi persa i perket golave te shenuar. Keshtu ne dy ndeshjet e ketij grupi, Atletiko Madrid-APOEL Nikosia dhe Celsi-Porto eshte shenuar vetem nje gol ne sfiden e dyte ku anglezet moren tri piket e pare fale golit te Anelka ne minuten e 48.
Ne ndeshjen tjeter te ketij grupi, te luajtur ne Spanje, APOEL, ku luan edhe shqiptari i vetem ne Champions League, Altin Haxhi ka arritur t’i marre nje pike Atletiko Madrid pas barazimit pa gola.
Neser do te luhen edhe ndeshjet e para per kater grupet e dyta ku me mjaft interes eshte takimi Inter-Barcelona.
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Wed, 16 Sep 2009 , 05:54
by fpjalmi
ledi
2 golat i paska ba muler ,i preferumi jot ,por ama serine e golave e paska hap vab bujken
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Wed, 16 Sep 2009 , 08:32
by Ledi1920
fpjalmi wrote:ledi
2 golat i paska ba muler ,i preferumi jot ,por ama serine e golave e paska hap vab bujken
heheheh mer pjalm...muler me pelqen por van bujten eshte belg(jo hollandez)