Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 27 Jul 2006 , 13:10

Ishalla mrrine me e marre prep Lenadron se mu me pelqen shum si lojtar.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 27 Jul 2006 , 13:13

Edhe nente te tjere drejt Gjermanise

Ashtu sic u deklarua dite me pare, nje grup i dyte futbollistesh, por edhe nga stafi drejtues, po pergatitet te udhetoje drejt Gjermanise. Sipas presidentit Fushaj, ne perberje te ketij grupi do te jene futbollistet titullare qe kane firmosur per Vllznine, si Osja, Teli, Bejzade, Sukaj, si dhe disa te rinj te perspektives qe jane seleksionuar nga stafi teknik i Vllaznise. Midis tyre dhe Erjon Selmani, sulmues, qe eshte aktivizuar me pare me Lacin e Aden. Menjehere pas firmes se hedhur dje per kuqeblute, Selmani, se bashku me pjesen tjeter te kontigjentit te dyte, eshte nisur ne Tirane per te kryer procedurat ne Ambasaden gjermane. Me kete grup pritet te udhetojne te shtunen edhe presidenti Fushaj e drejtori organizativ Armando Lohja.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 27 Jul 2006 , 13:14

Fushaj, “grepa” edhe Duros
Luhatjet” e brazilianit Leandro kane nxitur presidentin shkodran te “sulmoje” Klodian Duron, me te cilin thuhet se jane realizuar edhe bisedimet, duke lene gjithcka te hapur pas perfundimit te angazhimit te tij europian te bardheblute

Burime te aferta prane presidentit te Vllaznise, Valter Fushaj, bejne te ditur per “Sport Ekspres” se emri i elbasanasit qe luan per Tiranen, Klodian Duro, eshte “i rrethuar”. Ne fakt, Duro eshte lakuar edhe me pare ne preferencat e Fushajt per ta pasur ne gjirin e skuadres se tij, por angazhimi i mesfushorit ne sherbim te Tiranes per Kupen UEFA ka bere qe ai te lihej pak si menjane. Por, qe prej dy ditesh, emri i tij ka dale serishmi ne “siperfaqe”, madje me nota me te larta, shoqeruar me kembengulje te medha nga drejtuesit e klubit per ta bere realitet kalimin e tij te Vllaznia. Sipas asaj qe serviret jo ne rruge zyrtare, pershpejtimi dhe kembengulja per te marre Duron vjen edhe ngaqe ka filluar te vihet ne dyshim rikthimi i brazilianit Leandro.

Kerkesa e klubit shkodran thuhet se eshte pritur mire edhe nga elbasanasi, qe akoma i ka te fresketa kujtimet mbreselenese gjate bashkejeteses me ekipin shkodran. Per me teper, afeksioni qe ka patur ish presidenti i Vllaznise, i ndjeri Myftar Cela per te. Duke i shtuar ketyre dhe simpatine gezon Duro ne radhet e tifozerise shkodrane, shtysa behet edhe me e fuqishme per te bere realitet kalimin e tij tek Vllaznia. Nese arrihet kjo, organika e kuqebluve behet me e plote dhe qe ne start formatohet nje skuader me pretendime te medha.

Megjithate, kualifikimi i Tiranes mund te jete nje “pengese”, sepse futbollisti do te ingranohej edhe me tej me skuadren aktuale. Edhe vete Duro ka shtyre bisedat me arsyen e perqendrimit te ndeshja e sotme me Varteksin. Dhe duke kerkuar mirekuptim e sportivitet, presidenti Fushaj nuk i ka uruar tjeter vec sukses e nje kualifikim te metejshem. Sidoqofte, “dera eshte hapur”...

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Thu, 27 Jul 2006 , 13:18

vllaznia1919 wrote:Qudi pra se trajneri pat thane qe Kaçi asht lojtar shum i mire kur eka pa tuj lujt.
Kushedi si jane punt maj naqe, kta ca thojn itash se thojn mas 2 sekondash...
Vllaznit Ultras

Image

ultras2006
L'uomo Tigre
L'uomo Tigre
Posts: 28
Joined: Thu, 27 Jul 2006 , 18:06
Location: Elbasan
Contact:

Post by ultras2006 » Thu, 27 Jul 2006 , 20:19

Gazetat dhe gazetaret kane punen e tyre. Mos u besoni atyre por mendoni te ardhmen se tirana nuk e ka te gjate me perforcimet qe po ben. Mendoj se kane per ta pare kur tju largohen nje nga nje te gjithe ata futbolliste, qe ne fillim mendojne se po shkojne tek Reali i shqiperise,por pastaj pendohen si puna e Nevil Dedes vjet kur e perjashtuan.
ImageImage
Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 28 Jul 2006 , 13:25

Jo jo e dime qe gazetaret ja fusin kot.
Ishalla do te ndodhin ashtu si thua ti me tiranen.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 29 Jul 2006 , 16:16

Kuqeblutë, sot grupi i dytë drejt Gjermanisë

-Pasditen e sotme do të niset drejt Gjermanisë grupi i dytë i futbollistëve të Vllaznisë. Bëhet fjalë për 9 lojtarë të tjerë, kryesisht ata që kanë nënshkruar ditët e fundit por edhe të tjerë të rinj, të cilët do t’i bashkohen skuadrës shkodrane që është duke u stërvitur prej një jave në provincën Glinde në periferi të Magdeburgut. Në këtë listë përfshihen pikërisht Osja, Teli, Dabulla, Sukaj, Selmani, si dhe disa futbollistë të rinj si Dibra etj. Siç shikohet me grupin do udhëtojë edhe blerja më e fundit e kuqebluve, ish-futbollisti i Tiranës Rezart Dabulla. Shkodranët i përshpejtuan procedurat për të e për rrjedhojë ai tashmë do jetë bashkë me skuadrën e tij të re. të nëntë këta futbollistë dje kanë marrë vizat në Ambasadës Gjermane në Tiranë dhe sot pra do nisen drejt Gjermanisë. Me grupin e dytë të lojtarëve nuk ka udhëtuar Skerdi Bejzade i cili për arsye proceduriale nuk ka arritur të paiset në kohë me vizë. Në këtë mënyrë numri i futbollistëve që do stërviten tani e tutje në Magdeburg ka shkuar në 26 pa harruar këtu edhe disa të huaj që janë në provë tek kuqeblutë. Vllaznia do të kthehet nga Gjermania të shtunën e ardhshme.
Gjergj KOLA
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 30 Jul 2006 , 12:24

Per mendimin tem kena hala nevoj per lojtar ne sulm.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 30 Jul 2006 , 19:42

Pershendetje
po lexoj lajmet ne websiten e hansa rostok ku thuhet se me date 2 gusht hansa rostock do luaje ndeshje miqesore me eintracht schwerin ndeshja do luhet ne oren 18 e30.nuk permendet askund ndonje ndeshje miqesore me3 ne.jam dakord me vllaznia1919 se kena nevoje per sulmues por une do thosha dhe per mesfushor kena shume nevoje.
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 31 Jul 2006 , 13:11

Edhe ne mesfush nuk jena krejt ne rregull por nenji alternative ma shum se ne sulm e kena.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 31 Jul 2006 , 13:31

Na duhen nja dy mesfushore te mire(une nuk jan i mendimit se KLODIAN DURO mund te ishte zgjedhja e duhur per mesfushen tone)dicka spo kuptoj kaci nuk neshkruan se nuk e ka te sigurte formacionin po sa mesfushor kena na qe ka frike kaci prej konkurencet.sa per sulmin na duhet nje golashenues e jo sulmusa kot sa me mbush numrin
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 31 Jul 2006 , 14:17

Tytjeta juj !

Vllaznise i duhet 1 mesfushor organizator e 2 sulmusa te mirfillte.
Kaçi ne fakt nuk asht sulmus i mirfillt edhe se asht golashenus, po ashtu edhe Bejzade. Vllaznia aktualisht ka vetem te riun Alban Hyka dhe Fernandez (qe duhet me pa nqs ban edhe ky, se asht hala ne prove),si sulmuesa te mirfillt apo edhe ndonje 18 vjecar tjeter.
Merre me mend ku ka shku puna e Vllaznise, ku Franc Ahi, mesfushor puro, me ba rolin e sulmusit.
Nqs Kaçi nuk ka nenshkru per Vllaznine per ate motiv qe asht than ne gazeta,me tan simpatine qe kam per te, kurr mas te vine tek Vllaznia.
Ska nevoj Vllaznia per lojtar qe "me ba ligjin" ne skuader, aj qe duhet me vendos duhet me ken vetem TRANJERI e askush tjeter.
Flitet se jan afru tek Vllaznia 2 sulmus polake, te shohim nqs jan te verteta kta fjal si edhe ishalla dalin te hajrit.

Sa i takon ndeshjes miqesore me Hansa Rostock, sic ka than edhe Goldian, nuk realizohet... qe ku asht edhe lajmi tek faqja zyrtare e ekipit te Hansa Rostock :

http://www.fc-hansa.de/cp/index.php?id=154&oid=2557

:?: :evil:
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 31 Jul 2006 , 15:17

Pershendetj admin
edhe une jam dakort me ty ne lidhje me kacin.e thashe dhe perpara ne gazete mesa di une kaci nuk nenshkroi se donte te ishte ne formacion(ai ka frike nga konkurrenca ne mesfushe me djem te ri?!!)ATEHERE UDHA MBARE I QOFTE.une e kam shpreh mendimin tem edhe pse ndoshta ju jam duke si shume pesimist ne lidhje me merkaton.po i vjen fundi diteve te stervitjes dhe vllaznia hala ska sulmues?pak si e teprume kjo puna e merkatos nga stafi drejtues.vertet duhet vleresu puna e trajnerit por edhe trajneri duhet te dije se koha ka nje limit nuk mund ti mbash gjate ne prove futbollistat kur i shef se skane asgja pozitive.psh.ky hungarezi dhe ai fernandez po luajne ne te gjitha miqesoret por se di se kur do japi mendimin trajneri nuk asht mire me lujt me lojtare qe ndoshta si kena tonet ma mire te aktivizohen 18 vjecaret shkodrane se sa keto qe bajne fazen pergatitore e pastaj ikin.ky asht mendimi jem
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 31 Jul 2006 , 20:27

Vllaznia e ka humbur ndeshjen miqesore me amtoret e magdenburg keshtu te pakten thuhet ne forumin e tyre.
shpresoj te mos jete e vertete pasi te te mundin amatoret e nje ekipi amator i bjen me ba kuku mandej
ndersa sot do luhet nje tjeter ndeshje miqesore me skuadren msv 90 preussen. ne ora 19
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 01 Aug 2006 , 10:33

Pershendetje,

Ishalla si ka lujt mendja me shku e me hup edhe kunder ndeshjeve amatore ... :shock:
Sot tek gazeta thot qe Vllaznia ka fitu ndeshjen e trete kunder SV Popnik qe lun ne kategorine e 4 te Gjermanise me rezultatin 2 - 1.
Qe edhe lajmi i plote :

Vllaznia fiton edhe miqësoren e tretë

Pasditen e së dielës ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar edhe ndeshjen e tretë miqësore në tokën gjermane. Përballë tij këtë radhë ka qenë ekipi SV Popnik, që militon në kategorinë e katërt të Gjermanisë. Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje ka qenë 2 - 1 për kuqeblutë. Goli i parë për ta është shënuar nga kapiteni Lici, i cili ka konkretizuar mjaft mirë një top të ardhur nga krahu i mjatë nga Lika. Ky lojtar ka qenë protagonist edhe në golin e dytë, teksa ka pasur saktë edhe për Ahin, që është autori i golit të fitores së Vllaznisë. Gjatë kësaj ndeshjeje janë aktivizuar sërish edhe dy futbollistët që janë duke u provuar te skuadra shkodrane, paraguajani Fernando dhe shqiptari Durishti. Për të parin vazhdojnë të fliten fjalë të mira, megjithëse ende nuk është dhënë "OK" i përfundimtar nga ana e trajnerit Shulze. Në këtë mënyrë shkon në tre numri i fitoreve të regjistruara nga shkodranët në po kaq ndeshje që kanë zhvilluar gjatë përgatitjeve të tyre, që janë duke bërë në Magdeburg të Gjermanisë.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 01 Aug 2006 , 10:50

Dje asht perpilu kalendari i superliges te Shqiperise.
Faza e pare fillon me 26 gusht dhe mbaron me 11 Nentor, kurse faza e dyte fillon me 18 nentor e mbaron me 3 Mars 2007.
Javen e pare Vllaznia do te ndeshet kunder Luftetarit te Gjirokastres, kurse ne javen e 3 kunder Tiranes ne Shkoder.
Me aq sa pashe une Vllaznia ka nje kalendar relativisht te mire, pasi ndeshjet me te veshtira jane te shperndara per gjate gjithe kampionatit.
Ndeshjet me kyce jane ne keto data :

Vllaznia - Tirana 15/09/2006
Elbasani - Vllaznia 20/09/2006
Vllaznia - Dinamo 21/10/2006
Partizani - Vllaznia 28/10/2006


Ja edhe kalendari i plote i Vllaznise :

1 Vllaznia - Luftetari
2 Besa - Vllaznia
3 Vllaznia - Tirana
4 Shkumbini - Vllaznia
5 Vllaznia - Elbasani
6 Kastrioti - Vllaznia
7 Vllaznia - Flamurtari
8 Vllaznia - Dinamo
9 Partizani - Vllaznia
10 Vllaznia - Apolonia
11 Teuta - Vllaznia
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 01 Aug 2006 , 14:48

VLLAZNIA DJE KA FITU NDESHJEN MIQESORE ME MSV 90 PREUSSEN 2-0
une po cuditem shume me ne se spo marrim ma vesht te verteten ne forum mram kam lexu se na kan mujt magdenburg A 2-0.ne gazeta nuk shkruhet gja sa per sot do thoja e kam shkrujt dhe dje ne forum kena lujt me msv 90 preussen e jo me ate ca thuhet ne gazete
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 01 Aug 2006 , 14:58

FCM A - Vllaznia Shkoder (1.Liga Albanien) 2:0
keshtu shkruhej ne forum
ma gjat sdi gja turp nese asht lajm i vertete e keto gazetat nuk shkrujne gja nuk kane nevoje me na msheh rezultatet e dobta e mena diftu fitoret.na fitojme me skuadra lagjesh qe edhe na ketu te forumit (mu ba 11 vete)mundena me fitu.kur do na me lujt me skuadrat e forta(ku jane premtimet)?edhe sa kohe don trajneri me i provu keta lojtaret qe jane ne prove?pse ra ne heshtje merkatoja e vllaznise?jane shume pytje tek te cilat kam frike se pergjigje do jepet vetem kur te jena ne mes te kampionatit(ne varesi te rezultateve)
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 01 Aug 2006 , 20:37

Neser ekipi yne i zemres do vazhdoje serine e ndeshjeve miqesore me skuadra lagjesh
neser ne ora 18e30 vllaznia luan me Staßfurt 09.
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 02 Aug 2006 , 01:12

Mirmrama Goldian,

Faleminders per informacionet...
Spo merret gja vesht, sot Gjergj Kola ne nje shkrim te tijin thot qe Vllaznia ka me lujt neser kunder Hansa Rostock , biles ka shku edhe presidenti Fushaj per me pa ndeshjen :shock: :shock:
Ne fakt edhe tek faqja zyrtare e Hansa Rostock nuk flitet per nje ndeshje miqesore kunder Vllaznise...!!!!
Shume mister ne informacionet qe po vijne prej Gjermanijet !!!!!
Normale qe Vllaznia ka mungesa ne ekip si edhe nuk ka nje organizim te mire!!!

Qe edhe lajmet e plota per ndeshjen e katert miqesore :

-Vllaznia fiton edhe miqësoren e katërt
Kuqeblutë e Vllaznisë kanë luajtur njëkohësisht edhe fituar ndeshjen e katërt miqësore në tokën gjermane. Kundërshtari i tyre i rradhës ka qenë ekipi Troisen Magdeburg, që merr pjesë në futbollin amator gjerman. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 2-0 për shkodranët të cilët kanë arritur të fitojnë falë golave të shënuar nga mbrojtësi malazez Nikolla Vukçeviç ndërkohë që goli i dytë është shënuar nga futbollisti i ri Harris Lika. Në këtë takim trajneri Shulze ka aktivizuar të gjithë futbollistët që ka pasur në dispozicion. Kjo ishte e katërta fitore në po kaq ndeshje të luajtura prej tyre gjatë këtyre 10 ditëve të qëndrimit në provincën e Magdeburgut. Më parë ata kanë fituar 16-0 ndaj Marlebel, pastaj 6-0 ndaj një skuadre tjetër amatore, ndërkohë që të dielën kanë mundur 2-1 SV Popnik, pjesmarrës në kategorinë e katërt të Gjermanisë. Ndeshja më e rëndësishme në kuadrin e miqësoreve për kuqeblutë do të jetë ajo që ata pritet të zhvillojnë sot pasdite në orën 18.30 ndaj ekipit të njohur të Bundesligës Hansa Rostok.

Presidenti Fushaj bashkohet me ekipin në Gjermani
Dje pasdite është nisur drejt Gjermanisë edhe presidenti i Vllaznisë valter Fushaj. Ndonëse udhëtimi i tij ishte planifikuar për t’u bërë të shtunën bashkë me pjesën tjetër të lojtarëve, kjo nuk ka ndodhur si rrjedhojë e angazhimit të tij me disa probleme të tjera. Megjithatë pasditen e djeshme ai ka marrë avionin drejt Gjermanisë për të qenë sëbashku me skuadrën në ditët e fundit të qëndrimit të saj në Magdeburg. Dy arsyet kryesore pse numri 1 i klubit ka udhëtuar drejt këtij vendi, kanë qenë e para, ndjekja e miqësores së sotme kundër Hansa Rostok që do jetë prova e vërtetë e Vllaznisë. Dhe e dyta, bisedimet me 2-3 lojtarët që janë duke u sërvitur aktualisht me kuqeblutë. Paraguajani 20 vjeçar Viktor Fernando ka një javë që stërvitet në këtë skuadër dhe përshtypjet për të janë të mira. Ajo që duket se ka mbetur ende pa u sqaruar është edhe sqarimi i anës financiare të kontratës. Po ashtu, me skuadrën prej dy ditësh është bashkuar edhe njëri nga dy sulmuesit polakë që ishin “prenotuar” për të ardhur. Edhe me të do bisedohet e më pas do shikohet nëse do qëndrojnë tek Vllaznia apo jo.
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply