Page 23 of 125

Posted: Wed, 23 Jan 2008 , 16:16
by Man in Redblue
Kastrioti, s’ka paga, në prag të shpërbërjes

Kastrioti është në prag të shpërbërjes. Mosmarrja e parave në ditën e premtuar (ditën e hënë) i ka detyruar lojtarët të kërcënojnë drejtuesit e klubit me largim. Sipas gazetës “Sporti shqiptar” (Fatmir Thaçit), lojtarët nuk kanë pranuar kompromise, por kanë braktisur stërvitjen.





shume mire, deri per ndeshje me vllaznine mos te sterviten hic :D

Posted: Thu, 24 Jan 2008 , 08:42
by tironsi_tr
Tashi dhe aq mire s'eshte ne fakt, se s'po kini hall me rraf i Kastriot, por kom hall se po u shperben si do i vej halli i metejshem Superliges?! Gjynof do ishte, po aq sa me vje gjynof per ekipin e Beratit (Tomorin) qe jon tu ra ne kategori te trete, e plot te tjera!

Posted: Thu, 24 Jan 2008 , 21:47
by vllaznia1919
Ka munsi qe nuk shperbahet se sot paskan pagu rrogat!

Posted: Tue, 05 Feb 2008 , 18:03
by Miri
lexova te forumi i Elbasanit qe ne stadiumin kombetar Qemal Stafa qe po u lunte takimi tirana - elbasani eshte ngritur nje flamur grek,nese kjo gje asht e vertete eshte tyrp per kombin ton.

Posted: Tue, 05 Feb 2008 , 20:36
by Man in Redblue
akaliptos wrote:lexova te forumi i Elbasanit qe ne stadiumin kombetar Qemal Stafa qe po u lunte takimi tirana - elbasani eshte ngritur nje flamur grek,nese kjo gje asht e vertete eshte tyrp per kombin ton.
ka edhe ashi njerezish mizore qi mund ti kene vu denim atij djalit te forumi i elbasanit me dale me flamur grek ne stadium :lol: :lol: :lol:

Posted: Wed, 06 Feb 2008 , 18:10
by LuAnIBarDhEKalTer
po jo o akaliptos se edhe une e lexova..ato te elbasonit zoti i rujt se kan mor per ters...ai ishte flamur i tirones i brdh me nje kryq ne mes me duket..ato thone e eshte i ngjashem me te grekut..amon mer burre se ato flasin k.. me k..

Posted: Wed, 06 Feb 2008 , 21:38
by vllaznia1919
Edhe mu me duket pak e veshtire.

Posted: Thu, 07 Feb 2008 , 08:47
by tironsi_tr
Cuna nuk ka pas flamur grek, po elbasonllit kshu pseudogrupi kane me fjale dhe me te shajtme, thone kemi kriju tifogrup e nuk nxjerrin i video a fotografi te kopit... rrine tregojne ate t'festes kur moren kampionatin, qe s'njeli katun elbasoni pa festu (22vjet s'kishin faj). Simas atyne gjithe stadiumi osht tifogrupi tigrat verdhblu. I kane idete per tifozllikun te cakordume. Tifozave te Elbasonit i osht more mas neshjes ne dyluftim me Tirona Fanatics nji banderole qe shkrute "Elbasan ju duam kampion", sic bojn cdo tifozeri neper bote. Ato prej vrenit e inatin, qe humben ne betejen e fushes se tifozave, nxjerrin ksilloj marrinash se paska qen nje flamur grek. Eshte nje flamur 2me2 dhe osht krejt i bardh e ka nji kryq blu ne mes. (pak a shume si bluzet e interit te rejat per 100vjetorin, vec se jo kuq, por blu e as ka te boj fare me flamurin grek, por ashtu tifozerie jane ato, mo shume ka t'boj me ate finlandez ne fakt... :lol: )

Posted: Thu, 07 Feb 2008 , 08:51
by tironsi_tr
Bohet fjal per ket ktu... http://i138.photobucket.com/albums/q273 ... 1-0/28.jpg

A nuk osht me qesh? :lol: :lol: :lol:

Posted: Thu, 07 Feb 2008 , 13:17
by Admin
Liçensimet, proçesi me klubet vazhdon

Sektori i liçensimeve në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka nisur që nga fillimi i vitit proçesin e liçensimit të klubeve sipas parametrave të reja të vendosura nga UEFA. Klubet shqiptare, po asistohen nga ana e FSHF-së për plotësimin e kritereve të reja, të cilat afrojnë më tepër strukturën e tyre me atë që kërkon organizmi evropian i futbollit. Këto kritere, bëjnë të mundur të mos ketë dallime mes klubeve dhe natyrisht ndihmojnë në strukturimin e futbollit shqiptar sipas parametrave evropianë. Sipas shefi të sektorit të liçensimeve Elton Gjipali, puna është në proçes dhe po ecën mjaft mirë. “Versioni i ri i manualit të liçensimit, na ndihmon të zhvillojmë më tej standartet e klubeve me kriteret financiare, sportive ligjore të përsonelit dhe infrastrukturës në të gjithë vendin. Ky manual paraqet një hap më përpara në arritjen e standarteve evropiane në nivel klubi dhe forcimin e futbollit hqiptar në tërësi”-përfundoi ai.

Posted: Fri, 08 Feb 2008 , 15:30
by Man in Redblue
a perhap thashethemi se nji antare i forumit tone ka ba fotografi me flamur grek,

a din gja kush asht ai, a vec ne mas mrafte ndore :lol: :lol: :lol:

Posted: Fri, 08 Feb 2008 , 20:29
by vllaznia1919
:shock: :shock: :shock: :shock:
Metaman?

Posted: Fri, 08 Feb 2008 , 20:53
by tironsi_tr
Man in Redblue wrote:a perhap thashethemi se nji antare i forumit tone ka ba fotografi me flamur grek,

a din gja kush asht ai, a vec ne mas mrafte ndore :lol: :lol: :lol:
:lol: :lol: :lol: pizeveng!!!

Posted: Sat, 09 Feb 2008 , 13:03
by vllaznia1919
Tiranso a din gja ti a?????????????????????????????

Posted: Sat, 09 Feb 2008 , 14:44
by Man in Redblue
vllaznia1919 wrote:Tiranso a din gja ti a?????????????????????????????
akaliptoja e din se kush asht ai :lol: :lol:

Posted: Sat, 09 Feb 2008 , 16:11
by vllaznia1919
Euuuuu!Ktu ka tradhti burra. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sat, 09 Feb 2008 , 19:00
by Edmond-Cela
Java e nentembedhjete 09 Shkurt 2008

Vllaznia – Teuta 2-0

Dinamo – Elbasani 0-0

Partizani – Besa 3-3

Shkumbini – Skenderbeu 3-1

Beselidhja – Flamurtari 2-2

Kastrioti – Tirana 0-3

1 Dinamo............41
2 Partizani..........35
3 Elbasani..........32
4 Tirana..............32
5 Vllaznia...........31
6 Besa...............28
7 Shkumbini.......28
8 Flamurtari........24
9 Kastrioti..........23
10 Teuta..............23
11 Beselidhja.......13
12 Skenderbeu......8

Posted: Sun, 10 Feb 2008 , 08:27
by Miri
Man in Redblue wrote:
vllaznia1919 wrote:Tiranso a din gja ti a?????????????????????????????
akaliptoja e din se kush asht ai :lol: :lol:
sigusht qe e di ,asht nji budall i forumit ton :lol: :lol:
ka vu edhe foton ktu te zona denimeve si nuk i ka ardh marre :P :lol: :lol:

Posted: Mon, 11 Feb 2008 , 15:51
by Miri
Kapllani: Në "Loro Boriçi", humbje psikologjike

Llambi Kallço
11-02-2008

Sipas kapitenit, futbollistët nuk e kanë krijuar akoma besimin se mund të marrin pikë edhe jashtë
"Kemi humbur një shans për të marrë pikë në ndeshjen me Vllazninë." I këtij mendimi është kapiteni i "djemve të detit", Xhevahir Kapllani, sipas të cilit ekipi nuk tregoi grintën e ndeshjes me Besëlidhjen. Sipas Kapllanit, futbollistët nuk e kanë krijuar akoma besimin e duhur se mund të marrin pikë edhe jashtë fushës dhe ky faktor psikologjik ndikoi drejtpërdrejt edhe në ndeshjen me Vllazninë.

- Ç'do të thotë për ju kjo humbje, që rikthen fantazmat?

- Nuk mund të themi se kjo humbje rikthen fantazmat e vitit të kaluar, pasi ekipi është forcuar, por mund të them se nuk kemi krijuar akoma mentalitetin dhe psikologjinë e duhur se mund të fitojmë edhe jashtë fushe. Për mendimin tim, ky faktor ndikoi drejtpërdrejt në humbjen e ndeshjes. Pas golit që pësuam, reaguam dhe mund të barazonim, por nuk ditëm të gjejmë si duhet golin.

- A ka realisht forcë ky ekip të fitojë edhe në transfertë?

- Mendoj se po, nëse do të kemi mentalitetin e fituesit dhe jo të humbësit.

- Çfarë nuk shkon në mekanizmin e Teutës?

- E kam vështirë të jap një përgjigje për këtë, por mund të them se akoma nuk është formuar mentaliteti i duhur për të kaluar me sukses edhe ndeshjet në transfertë.

- Do të jetë jetike ndeshja e radhës me Kastriotin?

- Para ndeshjes me Kastriotin kemi ndeshjen e kupës me Turbinën, ku duhet të fitojmë me çdo kusht. Kupa për ne është një objektiv i rëndësishëm, ku nuk do të tolerojmë. Mund t'ju duket çudi, por ne do të luftojmë për të fituar kupën. Për sa i përket takimit me Kastriotin, mendoj se është një ndeshje kyçe e sezonit për ne. Një fitore do të na afronte me Kastriotin, duke shpresuar që ta kalojmë në renditje. Një barazim ose humbje do të na largonte nga synimet për të dalë nga zona e "play-out"-it.

- Si e vlerësoni kundërshtarin e radhës?

- Kastrioti ka një ekip solid. Pavarësisht nga humbja e thellë që pësuan me Tiranën, ata e treguan veten në ndeshjen me Vllazninë. Do të jetë një nga ndeshjet e vështira të sezonit, por edhe nga më të

rëndësishmet.

- Ç'do të thotë për ju fakti që pas 19 javësh keni vetëm 15 pikë?

- Më keq nuk ka se si bëhet, por shpresojmë që situata do të ndryshojë.

Posted: Sat, 16 Feb 2008 , 21:12
by Edmond-Cela
Katekoria Superiore

Tirana Dinamo 0-0

Elbasani Partizani 0-0

Teuta Kastrioti 2-0

nesur

Besa - Shkumbini

Flamurtari - Vllaznia



Renditja


Dinamo 42
Partizani 36
Tirana 33
Elbasani 33
Vllaznia nje ndeshje ma pak 31
Shkumbini nje ndeshje ma pak 28
Besa nje ndeshje ma pak 28
Flamurtari nje ndeshje ma pak 24
Kastrioti 23
Teuta 18
Beselidhja nje ndeshje ma pak 13
Skenderbeu nje ndeshje ma pak 8