Page 215 of 230

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 16 Mar 2013 , 01:56
by fpjalmi
Paska ik Semina prej vllaznise . Ne shtyp shkruhet se ka ik sepse nuk i kan rinovu kontraten dhe per pune rroget, kurse presidenti Qela thote qe kur iku prej vllaznise iku ne forme lejet qe te vinte prap .

Nese ndokush ka nej informacion te na e thojne sepse me te vertete asht largu prej vllaznise 1 nder lojtaret ma te mire te saj

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 07 May 2013 , 23:07
by fpjalmi
Agron Qela , Armir Grima dhe Artan Bushati do jene ne listen e kandidateve per deputet ne partine e LSI . Kjo tregon shum paster qe e ardhmja e vllaznise asht ne doren e politikes , dhe ndoshta shum shpejte bashkia mund ti heqin nga drejtimi i vllaznise ,presidencen e tanishme dhe nuk asht qudi qe sezonin tjeter te jete bashkia perseri presidenca e vllaznise dhe tashti u kuptu shum qarte qe vllaznia , ekipi qe gjithe shkodra po e pret te dalin kampione mbas 12 vjetesh, te jete ne duart e da njerezve qe po lozin me ate vllazni qe dikur te gjithe skuadrat dridheshin kur vinin ne Loro boriqi , dhe sot keta njerez te korreptuar , e kan kthy vllaznine nder skuadrat me te dobeta te superliges.

E kam dit qe Agron Qela po kandidon per deputet dhe kam kujtu se ishte per PD , por nuk me shkote mendja se Agron Qela , Armir Grima dhe Artan Bushati , po kanditojne per kelyshet e kuq dhe tradhetaret , dhe po mundohen te kthejne nje shkoder me kelyshet e kuq , nji shkoder qe kurr nuk do ta kthejne , duke perzi emrin e madh te Vllaznise ne nje peng te politikes. Me te Vertete , nji turp qe do ta hajn me buke gjithmone. :oops: :oops: :oops:

Siq po shihet Sezonin e ri , Vllaznia me shum mundesi do kete bashkine perseri , sepse 100% zgjedhjet do ti fitojne demokratet, dhe asht shum e dhimshme per Vllaznine , duke dite qe kete sezon do kena 12 skuadra ne superlige , dhe do bien 4 , dhe me shum mundesi do jena ne kategorine e pare ne fund te sezonit , duke dit qe bashkia nuk ka force me ba asgja .

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 28 May 2013 , 20:53
by fpjalmi
Kryeministri “shkarkon” presidentin e Vllaznise

Vllaznia është një emër i madh, por duhet të mendojë për të gjetur një president, sepse ai që ishte, iku. Zgjodhi rrugën për të kërkuar mandatin e deputetit dhe la Vllazninë…”

http://www.sportishqiptar.com.al/newsit ... vllaznise/" onclick="window.open(this.href);return false;

Reagon Çela: Berisha po ikën vetë, unë jam dhe do të jem president .



I kontaktuar nga gazeta, presidenti i Vllaznisë, në lidhje me deklaratën e bërë nga kryeministri i vendit për një ikje të tij nga drejtimi i klubit shkodran, Agron Çela i është përgjigjur pasditen e djeshme me një deklaratë të tillë: “Berisha është kryeministri në ikje dhe kujton se do të ikin të gjithë. Unë nuk jam larguar nga Vllaznia, dhe nuk do largohem..

Madje, po ju them se brenda kësaj jave do vijnë në Shkodër dhe do prezantohen para gjitha mediave, tre blerjet e para të Vllaznisë që janë lojtarë shumë cilësorë. Vetëm kaq po ju them sot, por do jeni vetë ju dëshmitarët e asaj se çfarë do ndodhë”- ka thënë presidenti Çela për gazetën ditën e djeshme. Tashmë, duhet të presim se çfarë do ndodhë, do mbyllet kjo histori replikash këtu, apo do ketë diçka tjetër mes palëve!?

http://www.sportishqiptar.com.al/newsit ... president/" onclick="window.open(this.href);return false;

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 29 May 2013 , 23:13
by Admin
E ka hanger dreqi Vllaznin!!
Ishtu asht kur politika hin ne mes....

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 14 Jun 2013 , 11:12
by fpjalmi
Bozoviç u reklamua si blerje e Vllaznisë, firmos në Austri. Del blof presidenti Çela.

http://www.panorama-sport.com/ballina/b ... -ofertave/" onclick="window.open(this.href);return false;
-----------------------------------------------------------------------------------------
Mbasi presidenti Qela rrejti per smailin qe i kam afru lek ma shum se flamurtati dhe kunderpergjigjja e Smailit ishte qe as nuk ka fol me qelen aspak duke e nxjerr nji genjeshtar presidentin , dhe mbasi presidenti qela rrejti nji Shkoder qe deri ne fund te javes kam paraqit 3 blemjet dhe ishte nji premtim , ku edhe ketu doli bllof rrena e tij , sot tek shkodra sport ka dhan nji interviste qe tha, i kam dhan une leje lojtarit malazez me ik dhe me mori mua leje kur iku sepse kasha firmos me te ( dhe kur firmoset me 1 lojtare dihet shum mire qe nuk ka te drejte me ik ) nji rrene tjeter qe e nxjerr nje rrencak teper te madh , dhe nuk e kuptoj se si da njerez si puna e qeles pranojne me hanger turpin me buk duke dal njeriu ma sh ke r dh a t dhe ma mashtus qe shkodra ka pas. Fajin e ka bashkia qe e ka lane kete te paftyre me drejtu Vllaznine , ate Vllazni qe asht zemra e shkodranit . Jam kurioz me pa se kur te dalin ne miting ne Shkoder, A do ta gjuajne shkodranet me gure apo ja . Asht vu deputet nga Ilir Meta , mashtuesi i mashtuesve , figura ma e keqe e politikes bashk me ramen . Mashtuesi Ilir meta ka vu nji mashtues ne Shkoder si puna e Agron Qeles , me rrejt nji Shkoder te tane , nji Shkoder qe do ia tregojne vendin me 23 Qeshore .


http://www.shkodrasport.com/index.php?o ... 36:futboll" onclick="window.open(this.href);return false;

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 15 Jun 2013 , 15:08
by GOLDIAN
Pjalm te jap te drejte
une kisha Respekt per Ilir meten kur ishte me salen po tash skam hic
nuk tradhetohet Doktor Berisha
Ilir meta nga nje burre i mire qe ishte me sali berishen tash 2 muaj u kthy ne nje hajdut qe po vjedh votat e shqiptareve
edi rama e lejn me vjedhe kurse Berisha nuk e la

ato qe jetojne ne shkoder si napin vota as PS e as lsi
kandidatet e pd jane ma me vlera jane njerez te ardhun qe i sherbejne per te mire qytetit
kurse kandidaturat e edvin ramjes me pedagog e me profesoresha jane kot pffffff
shkodra ska nevoje per to

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 16 Jun 2013 , 21:18
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:Pjalm te jap te drejte
une kisha Respekt per Ilir meten kur ishte me salen po tash skam hic
nuk tradhetohet Doktor Berisha
Ilir meta nga nje burre i mire qe ishte me sali berishen tash 2 muaj u kthy ne nje hajdut qe po vjedh votat e shqiptareve
edi rama e lejn me vjedhe kurse Berisha nuk e la

ato qe jetojne ne shkoder si napin vota as PS e as lsi
kandidatet e pd jane ma me vlera jane njerez te ardhun qe i sherbejne per te mire qytetit
kurse kandidaturat e edvin ramjes me pedagog e me profesoresha jane kot pffffff
shkodra ska nevoje per to
O goldi , kot me te pyt , kush jan petagog dhe profesoresha ne rradhet e kandidateve ye parties socialiste te edi rames , sepse po habitem. Ahhhh , mos asht Tom doshi qe ka maru univesitetin dhe nuk ka as 8 vjecare qe shifet qarte qe e ka marr diplomen me pare ? sepse nuk po e kuptoj :) . Po shkodren kush e ndryshoi , adi rama apo demokratet , sepse nuk po e kuptoj :D

http://www.fkvllaznia.net/main/forum/vi ... 342#p73342" onclick="window.open(this.href);return false;

Goldi , Linku ma siper do ishte tema e duhun me fol keta gjana . Ja per gja por ketu po na jep nej denim admini ngaqe nuk asht tema e duhun :D :D :D :D :lol: :mrgreen:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 16 Jun 2013 , 22:27
by Ledi1920
Po u perzi sporti me politiken merr fund...qofte blu,jeshil apo i kuq.
Tifozet e Tirones jane te gjithe blu...votum Bashen per me mire...na doli me keq (te pakten deri tani)

Kshuqe plotika eshte ku*** cfaredolloj ngjyre te kete.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 18 Jun 2013 , 02:20
by fpjalmi
Ledi1920 wrote:Po u perzi sporti me politiken merr fund...qofte blu,jeshil apo i kuq.
Tifozet e Tirones jane te gjithe blu...votum Bashen per me mire...na doli me keq (te pakten deri tani)

Kshuqe plotika eshte ku*** cfaredolloj ngjyre te kete.

Asht shum e vertete Ledi , merr fund cdo gja po u perzi politika. Asht gjynah qe 2 klubet ma te mira shqiptare , Tirana E Vllaznia, te perfundojne deri ketu , sa mos te paguajne lojtaret , dhe te paditen dei ne Fifa. Dhe ketu asht faji I 2 bashive , si bashkia e tiraners dhe bashkia e Vllaznise qe nuk I shesin aksionet , veq me i pas peng te politikes. Dhe ma e keqja asht qe edhe pse 2 bashkite nuk munden me majt skuadrat , perseri i mbajn skuadrat deri sa ti hedhin ne kategorine e dyte , dhe ashtu siq po shkojn gjanat , si Tirana ashtu edhe vllaznia do bien ne kategorine e pare sezonin e ardhshem. Ma e keqja asht qe Presidenti Qela ka premtu lojtare me emra dhe te gjithe ato lojtare po firmosin me skuadra te tjera si puna E gilman likes qe me sa duket ka firmos sot me Skenderbeun , po ashtu edhe vucaj qe po firmos prap me teuten, Ku presidenti qela ka rrejt nji Shkoder pa pike turpit dhe vazhdon me e rrejt. Sot ne shtyp portieri Vujadinovic ka than qe kam dasht me firmos me Vllaznine por nuk do firmosi se kam 4 rroga pa marre , dhe si puna e tij jan tan lojtaret e vllaznise ku secili ka 3 ose 4 rroga mujore pa marre , dhe as bashkia qe mban 40 perqind te rrogave dhe as Qela , as nuk e rruajn hiq , ku lojtare si marku , Tafili dhe gjithe lojtaret e tjere ja vetem qe do ta lajn vllaznine por disa prej tyne edhe kan fillu me i padit ne Uefa , Tamam si puna e tiranes ku gjendja e shkaterrimit te klubeve asht e barabarte si tek vllaznia ashtu edhe tek Tirana, Dhe ma e keqja asht qe Presidenti qela ashtu si drejtusit e tiranes po thojn qe do bajm skuadra pretendente dhe e verteta asht qe nuk kan lek me lekujdu lojtaret qe kan ka 4 ose 5 rroga pa marre , Tamam Turp :oops: :oops: :oops: :oops: :oops:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 20 Jun 2013 , 01:43
by ultraskuqeblu1
Se kuptoj pse jane cu kto PD-istat ne bisht sesa ishte bashkia n'drejtim nuk foli kush per politik, tesh qe presidenti asht i lsi-s, po i bjen ndermend per Vllaznin. 8 Vjet kane pas kohe boll e tana mundesit me na nxjerr t'pakten 1 here Kampion. Tash te hajn m*tin e vet, se s'mlohet m*ti me shurr. Ja pa ka than Bërisha qe vitin tjeter ka me ken Vllaznia Kampion, at ma te gjatin tapo marrin kto prej Shkodres, te shkojn baxhellat me nxjerr Korçen Kampion 3 vjet rresht edhe Korçart prep ja fusin, hallall i qofte, se na jena budall na e hajm sapunin per djath...

Ja futen Vales tesh po mundohen me ja fut Gonkes, kta jane mashtrusa me doktorratur...

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 22 Jun 2013 , 09:55
by fpjalmi
ultraskuqeblu1 wrote:Se kuptoj pse jane cu kto PD-istat ne bisht sesa ishte bashkia n'drejtim nuk foli kush per politik, tesh qe presidenti asht i lsi-s, po i bjen ndermend per Vllaznin. 8 Vjet kane pas kohe boll e tana mundesit me na nxjerr t'pakten 1 here Kampion. Tash te hajn m*tin e vet, se s'mlohet m*ti me shurr. Ja pa ka than Bërisha qe vitin tjeter ka me ken Vllaznia Kampion, at ma te gjatin tapo marrin kto prej Shkodres, te shkojn baxhellat me nxjerr Korçen Kampion 3 vjet rresht edhe Korçart prep ja fusin, hallall i qofte, se na jena budall na e hajm sapunin per djath...

Ja futen Vales tesh po mundohen me ja fut Gonkes, kta jane mashtrusa me doktorratur...
Ultras, nuk ka ken bashkia 8 vjet presidente e vllaznise por vetem nje vit pavaresisht se ka ka pas 40 perqind te shpenzimeve te vllaznise dhe fushaj ka pas 60 perqind te shpenzimeve te vllaznise ,por ama fushaj ka ken president . E verteta ka ken qe ne keto vjet qe fushaj ka ken me vllaznine ka ba ma te miren dhe te gjithe e dijm se 4 vjet vllaznia ka ken skuadra ma e mire dhe ne fund te kampionatit per 4 vjet kur ishim ne vend te pare , te gjithe albitrat na kan ba me hile ne fund te kampionatit duke nxjerr kampione ate skuader qe gjithmone na ka hanger hakun dhe e verteta asht qe kena ken te merzitur sepse mendoshim qe fushaj nuk ka ba aq shum per vllaznine , por tashti qe po e shohim vllaznine si ka shku , te gjithe jena realista qe me fushajn vllaznia ka ken lule sepse edhe pse na bashin me hile ne kampionat , hilet delshin vetem duke pa vllaznine ne kupat e europes ku cdo vit kena kalu turne ma shum se skuadra qe na hate hakun me albitrat .

Jam shum dakort me ty , qe bashkia ia futi ish presidentit ne menyren e padrejte , por ama ne ate menyre se si ia futi bashkia fushes , ne ate menyre po mundohet me ia fut Agron Qela Shkodres , por shkodra jane shume te squt dhe tapo e shef se si tapo ia fut tan shkodra Agron Qeles , sepse nji Pukian nuk mundet me ia fut shkodres jooooo.

Ultras , ti e paske harru shum shpejt qe kur e mori vllaznine Agron Qela ne fillim te viteve 2004 ne mos gabosha , na iken tan lojtaret tamam si po na ikun sot dhe premtote se do bate nji merkato te mire , dhe nuk e bani kurre dhe gadi ram te kategori te pare . Un pervedi u gezova shum kur e mori agroni vllaznine sepse mendova qe ate gabim qe bani para da vjetesh , po e shlyte sot , por kur u mor vesht se pse e kishte marre,u kuptu komplet qellimi I tij.

Ultras , e mori vllaznine dhe tha do te baj ket e do baj ate , duke rrejt cdo dite ma shume dhe cdo dite duke humb shtyllat e ekipit si smailin , dragoin vujadinovicin. Ultras., nese e mban mend kur erdhi Sala ne Shkoder dhe tha po e mashtron tan shkodren Agroni per vllaznine ,dhe Ti e mban shume mire mend kur tha qe Brenda javet do prezantojn 3 futbollista kryesore te malit te zi , dhe ti , une dhe tan shkodra e pame se si e rrejti nji Shkoder e duke than qe kan firmos me vllaznine, dhe e verteta doli komplet ndryshe duke rrejt nji Shkoder , dhe kur lojtari I pare firmosi me nji ekip tjeter , tha qe e lash vete , dhe para 2 ditesh qe edhe lojtari tjeter malazes firmosi me nji skuader tjeter , po tashti qa do ti thote shkodres per kete rren kur gjithe shkodra e din se 3 lojtaret malazez nuk kan firmos me vllaznine por ishte nji mashtrim I Agron Qeles .Po me Liken qe tha do firmosim shpejt qa u ba?! firmosi me skenderbeun . Po me shkodranet e tjere qe tha do marr ne skuader qa u ba !!!!!!, ku gjysa kan firmos. Po me lujtaret si dushku stefa e shum te tjere nga rrethet qa u ba !!!!! ku kan firmos 90 perqind e tyne qe pat than. Atehere ku ka me I gjet lojtaret e tjere ne kampionat , ku nuk ka ma lojtare cilesore. Ultras , nuk hahet turpi me buk , por Agroni e han duke I shrtu edhe nji gote vene te kuqe 8)

Ultras , un nuk e di kurr qe Sala ka than qe Vllaznia vitin tjeter do te dalin kampione , megjithate ndoshta me ka pshtu mu pa e ndigju ate lajm. Edhe nese Vllaznia del ne kategori te pare , edhe atehere sala ka me fitu sepse shkodra I jep ma mire voten Sales sesa ilir metes qe ne kualicion asht me edi ramen dhe Brenda kan Gramoz rucin I cili shkodranet qe u arratiseshin dhe u kapshin ne kufi , jepte urdher me I lidh ashtu te vdekur mbrapa makinave , dhe duke I shetit ne Shkoder per me I vu shkodres tmerrin qe po u arratiset , shikoje qa iu pret Dicka qe as hitleri nuk e ka ba , dicka qe shkodra nuk e harron kurr , prandaj si ra vllaznia ne kategorine e dyte dhe si ra ne te treten , Shkodra nuk I jep kurr vote diktatoreve

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 22 Jun 2013 , 20:41
by GOLDIAN
Pjalm lexo ca shkrun para se me postu se nuk ka lidhje as fillimi me fundin e shkrimit qe ban
trego ifije Respekt se po i vehet dryni forumit o burre se spo shkrun kerkush ma

i kyt Ilir meta e pat sala zevenes te vetin per da vjet APO harrove?

shkodra si shkoder ekziston si emer se shkodran ka pak shume e asht e qarte qe keto VIPAT sot nuk e njohin zotin kopliku me gjithe robt e tij AKADEMIK BREZ PAS BREZI
APO zonjen hafizi NJE EMER QE DO E KISHTE ZILI CDO VEND BALLKANIK PER CV E SAJ

nuk i kam te mite por po te ishte per shkodrant ato si mposht kush me vote por ne shkoder nuk votojne shkodranet por.........

spo i futena kesaj teme se nuk ka vlere

admini kishte ba mire shkrimet Politike ti fshijne -

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 22 Jun 2013 , 21:47
by fpjalmi
Goldi, nese shkon te tema merkato , e din shum mire qe ia ke fut per politike , kur un po flitsha per Presidentin qela qe po rren shkodren . Shiko pak siper edhe te kjo teme sepse ia ke fut per politike gjithashtu dhe te kja teme te kam shkru un , goldi shif temen se po na hek Admini , e ta kam than tuj qesh, kurse tashti po thu , ban mire Admini me kek gjanat per politike , kur ti e din fort mire qa ke shkru.

Une po habitem se si po me thu qe po ia ven kyqin forumit , kur spo kuptoj se ca kam ba, sepse une vetem mire kam ba . Nuk vehet kyqi me lajme e vllaznise , por kyqi vehet kur dikush poston tek lajmet nji budallallek si per shembull aja kanga qe ka dale tash 3 vjet ne Shkoder, dhe ti pyet qa BIRI YT JAM cfare do te thote edhe dikush tjeter ta mbeshtet , nga kja mund te ti vehet kyqi forumit duke poshteru 2 figurat ma te ndrituna te shkodres Frederik Ndoci, dhe Rosela Gjylbegu, dhe do te lutesha ta ndigjoshe kangen edhe 100 here , dhe ta kuptoshe ma mire se ca do te thote BIRI YT JAM , dhe mandej matu dhe folu sepse ate postim e shohin te gjithe dhe e kuptojn pse nuk e kupton ti.

Goldi , une e kuptoj se je socialist I flaket sepse e kam pa ne shum tema qe len koken per edi ramen , dhe te uroj me gjithe emer qe te fitojn , por mos fyj dikend tjeter tamam ashtu siq ke fy edhe ma perpara , dhe mandej ke shkru ne profilin tand , I veteprejashtuar.

Goldi , na qan zemra per ket vllaznia dhe ja per Edi ramen

titulli te panorama sport asht

Vllaznia, plot 7 lojtarë janë drejt largimit. Mungojnë ofertat nga klubi, gati “divorci”

Burimi: http://www.panorama-sport.com/ballina/v ... z2WyZepSAO" onclick="window.open(this.href);return false;

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 23 Jun 2013 , 01:20
by shkodrani86
Goldian. Me fal qe po te drejtohem , por do ti tham 2 fjale. Forumin vllaznia e lexoj shpesh dhe me vjen mire per kete forum qe bashkohen gjithe vellezrit shkodran , duke diskutu per vllaznin. I kam lexu te gjith postimet , dhe me ban pershtypje ofendimet tuja kunder Fpjalmit. Cdo postim qe ban Fpjalmi e thote tamam ashtu siq e ndin , dhe mpelqen cdo postim qe Fpjalmi ban . Nuk mund te thush qe Fpjalmi po i ven kyqin forumit. Aqa kam kuptu deri tash , nuk mendoj se e don ket forum kush si Fpjalmi , dhe mendoj qe e don ket forum ma shumr se edhe ai qe e ka hap.

Pershendetje goldian dhe mos ma merr per keq , dhe mu bash 100 vjec

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 23 Jun 2013 , 04:22
by shkodrani86
Un lexoj cdo here forimin e vllaznise dhe me tamam qe knaqem duke pa vllezerit shkodran qe bisedojm rreth vllaznise.

Por ama nuk mund te ofendohet kush duke shpreh menimin e tij. Doja te thosha 2 fjale. Goldian ,mos ofendo ne forum shkodranet dhe jo shkodranet qe rrijn ne shkoder sepse nuk ka shkodran qe asht shkodran puro, dhe te gjithe jena te ardhur.

Kam pa da postime qe jan shkru masiper dhe nuk mund te ofendohet kush asht , si puna e Fpjalmit qe i jep bukuri forumit dhe nuk po i ven kyqin , prandaj mos ofendo Zoti Goldian

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 06 Jul 2013 , 17:06
by fpjalmi
Mashtime qe pritej nga Agron Qela duke mashtruar nji Shkoder te tere per kembimin e votes , sapo ndodhi. Pasi mori Vllaznine duke premtu per 5 muaj qe do ta qonte ne majat e histories se saj ,dhe duke kembgulur ne rrenat e tij cdo dite per ate vllazni pretendente qe do luftonte per 2 trofet , I tregoj shkodres qe nje Pukian I pabese , rrejti tifozat e nje skuadre te madhe , I nje skuadre qe asht djepi I futbollit Shqiptare , Vllaznia , duke lene me goje hap te gjithe ato qe votune per partine e tij , Lsi , dhe duke treguat fare qarte qe asht djali I vogel I nje babait mashtrues , dhe te pabese , Ilir Meta. Ma ne fund Shkodra e kuptoj se kush asht Agron Qela , dhe padyshim qe cdo njeri qe votoi per te thote, Mos e gezosh mandatin e deputetit Agron Qela .
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Plas ne Shkoder . Largohet presidenti I Vllaznise Agron Qela . Fushaj dhe Amuli mund te kthehen tek presidenca e Vllaznise

http://www.panorama-sport.com/kategoria ... dhe-amuli/" onclick="window.open(this.href);return false;

Poshte ketij artikulli , mund te lexohen shum qarte urimet qe tifozat e zjarrte Shkodran , I kan dhan Mashtrusit Pukian qe rrejti nji Shkoder te tan .

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 06 Jul 2013 , 23:07
by ultraskuqeblu1
nuk asht jeta vec 4 vjet ma pjalm, njashtu si na ka ba, njashtu kena me ja ba...vec mos me thuj qe pd asht ma e mire par zoten :D se 22 vjet bashkia asigja, 8 vjet PD-ja asigja + 3 vjet rresht korca socialiste kampion, qerrshi mi tort...

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 07 Jul 2013 , 08:53
by fpjalmi
Ke shume te drejte Ultras , edhe un mendoj qe bashkia asht shkaktarja kryesore se pse emri I Vllaznise ka ra kaq poshte dhe nuk I dal zot aspak . Mendoj se po e mban peng Vllaznine dhe nuk I shet aksionet per interresat e veta dhe ma e keqja asht qe nuk e vlereson as kontributin qe 1 president ban per vllaznine si per shembull kontributin qe dha ish presidenti Fushaj , duke e shkarku pa pike turpit edhe pse e shtrydhshin si pece e lagun, nji gabim fatal I pallogjikshem qe e qoj vllaznine ne nji krize rreale ku nga viti ne vit , nga ai moment po shkaterrohet edhe ma shum dhe mendoj qe na kan xan gjynahet e tij , njisoj si na kapen gjynahet duke I dhan Agron Qeles voten, ose do te ishte njisoj sikur shkodra te pendohej per voten qe I dhan te majteve dhe te qohej ne proteste per me rrezu Ramen , kurse Rama te vinte ne Shkoder dhe ta shkaterronte gjithe bukurine e qytetit qe na dha e djathta :P :P

Ke shum te drejte kur thu qe Pd-ja nuk ka ba asgja per Vllaznine dhe ka ken gjaja ma absurde qe ate qe meritonte Vllaznia ta merrte Skenderbeu I Korqes qe votune 3 vjet per Ps-en , dhe Sala e kuptoj kete gja shum vone dhe e verteta asht qe nuk e ka premtu asnji here qe Vllaznia Del kampion , dhe kete here e premtoj dhe kur e premton dicka e mban fjalen , dhe ky ishte fati I keq I Vllaznise qe fitoj e majta dhe Agron Qela mashtroi nji Shkoder te tan , njisoj siq e mashtroj Edi rama nji Shqiperi te tere :P

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 09 Sep 2013 , 11:46
by Admin
Vllaznia ka lujt dje nji ndeshje miqsore kunder Teutes te cilen e ka fitu me rezultatin 1-0.

Golin per Vllaznine e ka shenu mesfushori Tafili ne minuten e 70.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 24 Dec 2013 , 01:39
by GOLDIAN
Ka mundesi qe do na hekun tre pike per protesta
gjyrezi me grimen mire qe spo i bajn hajr vllaznise po dam ma shume mos na bajne po te largohen
prite zot me na i hek njata pike kena maru