Page 214 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 24 Jan 2013 , 23:03
by GOLDIAN
nga e ke marre kete lajm qe asht guri ne ulqin?
njerez thone qe ka lujt me ekipin b qe drejtohet nga osja ne ndeshjen miqesore ndaj ades
spo merret gja vesht jo
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 25 Jan 2013 , 15:04
by fpjalmi
E ka shkru shkodrasport Gold . Kta qa thojn tash nuk thojn mandej
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 01 Feb 2013 , 14:52
by Admin
Goldi me aq sa di une, Guri asht me Vllaznine ne ekipin e pare edhe ka kene ne Ulqin per fazen pergatitore.
Se morra vesht ne vetem mbrojtsa kena marr, por per sulmin qe kishim probleme si dona me ja ba?!!
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 01 Feb 2013 , 20:59
by Ujku
Merkato nuk bame nuk e di a nuk ka pare anuk lojtar te lir jena vec me i sulmus me Rexhen
edhe ky gjys sulmusit asht vec me mlell topa te nalt, megjith at jam dakort me Bushatin
a me afru lojtar qe bajn diferencen ose hic se merkoto per numer bani Duro e ja pam sherrin
nuk di si nuk u ba dica me marr Liken qe ishte i lir mendoj se kishte ken nji blemje efikase
por me duket ka dal thesi i lekve me bir posht se po te ishin paret Gilmanin e kishin marr.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 01 Feb 2013 , 21:31
by GOLDIAN
e paskena gjet zgjidhjen per sulmin
kena marr nje nigerian qe ka lujt ne ligen e hongkongut vecse ne kategorine e trete
hajde jashaaaaaaa vllaznia
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 04 Feb 2013 , 00:21
by Admin
Merkato shume shume e dobt... Ky nigeriani asht 20-22 vjec e nuk na nxjerr prej situatet po kshu edhe ky braziliani qe ka ardh sot ishalla del i hajrit por shume info ska per te...
Kja asht lista e plote e lojtarve qe jane federu me Vllaznine:
MIROSLAV VUJADINOVIC
ENIS GJOKOVIC
ERVIN HALLUNAJ
DRITAN SMALJI
AMARILDO BELISHA
HALIM BEGAJ
KLODIAN SEMINA
ERVIS KRAJA
ALSID TAFILI
NDRICIM SHTUBINA
ILIR NALLBANI
KASTRIOT REXHA
IVAN DELIC
CRISTIAN DANIEL DRAGOI
FLORIND BARDULLA
ARSEN HAJDARI
ARDIT SHKJAU
ARSID KRUJA
BEKIM DEMAJ
SIDRIT GURI
JURGEN GJINI
ANTONIO MARKU
OSHOBE OLADELE
BRUNO NOGUEIRA FIGUEIREDO
GOJART RUSI
PAULO MARKOLAJ
ELVIN BEQIRI
BEKIM ERKOCEVIQ
ERGI LEKAJ
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 04 Feb 2013 , 00:31
by fpjalmi
Ne merkaton e dimrit jena ma te dobet se sa kur kena fillu kampionatin pasi ka ik osmani dhe hysa. Mendoj se tranieri Duro nuk asht nji tranier profesionist edhe pse asht shum i njoftun. Mendoj se me tranierin Bushati edhe pse nuk kena Osmanin dhe Hysen , skuadra do jete edhe ma e forte se sa ishte kur Duro ishte tranier.
Mbas te gjithave miqesoreve qe kena fitu , dje fitume edhe miqesoren kunder Tiranes 3-1 , dhe kjo tregon se asht dora e Bushatit . Ne ndeshjen qe Vllaznia ka ba dje me tiranen , kan ken 1500 tifoza dhe kan dal shum te kenaqun . E vetmja gja qe ka ndodh dje asht qe tifozat e vllaznise nuk kan lan gja pa e sha Gilman Liken dhe mendoj se e ka meritu sepse me te veretet asht nji pleh shkodret. Para 1 vitit zgjodhi tiranen edhe pse shuma qe vllaznia i afroi ishte e njejte , kurse kete here e preu ne bese tranierin bushati duke zgjedh pa pik turpi Tiranen
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 04 Feb 2013 , 00:35
by Admin
Nuk e di se si asht puna e Gelmit por sma merr mendja se i jane ofru e njejtat kushte, se jam i sigurte se kishte zgjedh Vllaznine!!
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 04 Feb 2013 , 23:16
by GOLDIAN
tiranen ne miqesore e rrahim na po kur vjen puna per ndeshje pikesh dihen rezultatet mandej
pffff kurr se ka pas zakon shkodra me fluturu me presh po tash kan maru dhe presht prej fluturimeve
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 05 Feb 2013 , 21:53
by Ujku
hahaha kan maru kan muru presht pa tash ka hy ne mod purrini.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 05 Feb 2013 , 22:55
by GOLDIAN
Ujku wrote:hahaha kan maru kan muru presht pa tash ka hy ne mod purrini.
hAHAHAHA UJKU u bash 100 vjec ishalla ahahahahahhaa
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 08 Feb 2013 , 10:00
by fpjalmi
Admin wrote:Nuk e di se si asht puna e Gelmit por sma merr mendja se i jane ofru e njejtat kushte, se jam i sigurte se kishte zgjedh Vllaznine!!
Admin. I kena afru ma shume se Tirana dhe nuk ka pranu me lujt me vllaznine .
Edhe Agron Qela e ka than sot ne sportin Shqiptare.
Shife qa ka than
Kurse për Likën dua t’u them se për të u dha një shumë mjaft tunduese, por ishte dëshira e tij për të qëndruar në Tiranë. Pra, fakti që ai nuk erdhi te Vllaznia nuk ka të bëjë me financatâ€. Pas deklaratës së trajnerit, ka ndërhyrë edhe presidenti Çela, i cili ka bërë një sqarim të vogël: “I kemi ofruar të njëjtën shumë financiare si Tirana, madje i kemi ofruar edhe një mundësi më shumë, por sërish ai bëri zgjedhjen e tij.
http://www.sportishqiptar.com.al/newsit ... -financat/
Prandaj nuk kan lan gja ne familje pa e sha ne shkoder , para e mbrapa . Asht hera e pare qe nji futbollist shkodran shahet nga shkodranet. Edhe vjet Vllaznia i ofrovi nji shum ma te madhe se Tirana , dhe i previ ne bese edhe vjet shkodranet , tamam si kete vit
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 08 Feb 2013 , 22:22
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:Ujku wrote:hahaha kan maru kan muru presht pa tash ka hy ne mod purrini.
hAHAHAHA UJKU u bash 100 vjec ishalla ahahahahahhaa. tiranen ne miqesore e rrahim na po kur vjen puna per ndeshje pikesh dihen rezultatet mandej
pffff kurr se ka pas zakon shkodra me fluturu me presh po tash kan maru dhe presht prej fluturimeve
Ujku dhe goldi . Keni shum te drejte qe keni mendu keshtu para ndeshjes sepse si ty , si ujkun , si mu dhe si te gjithe , Vllaznia na ka zhgenjy shum keto vite vite , jo vetem pa trofe por edhe pa loje te bukur. Tashti me kete ndeshje qe vllaznia bani sot , shpresoj qe te jena kthy sado pak aty ku ishim para 13 vjeteve
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 09 Feb 2013 , 02:51
by GOLDIAN
pse pa ma pjalm nje ndeshje teater ku ka nderhmyje te politikes e ktheka vllaznine ashtu sic ka ken ajo e myftarit a?
jo o burre se a gjynah me ba krahasime te tilla
ajo vllaznia e myftarit ka pas gjak ka pas lojtar qe kane lujt konstant gjithmone duke pas dhe albitrin kundra
mos te bajne buje kjo ndeshje se asht turp
vllaznia me 5 mungesa fitoka ne korce?????? kush den me e besu aman
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 09 Feb 2013 , 03:36
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:pse pa ma pjalm nje ndeshje teater ku ka nderhmyje te politikes e ktheka vllaznine ashtu sic ka ken ajo e myftarit a?
jo o burre se a gjynah me ba krahasime te tilla
ajo vllaznia e myftarit ka pas gjak ka pas lojtar qe kane lujt konstant gjithmone duke pas dhe albitrin kundra
mos te bajne buje kjo ndeshje se asht turp
vllaznia me 5 mungesa fitoka ne korce?????? kush den me e besu aman
Goldi , po e kuptoj se nuk e paske pa ndeshjen sepse po ta shifshe ndoshta mund te kishe tjeter mendim. Une nuk mund te tham qe jena nje skuader si e te ndierit Myftar Qela , por mund te tham qe kete ndeshje qe kena lujt sot , kena lujt me gjithe shpirt dhe shum bukur , tamam sikur vllaznia delte kampione ne kohen e te ndjerir Myftar Qeles .
Goldi, ne ndeshjet miqesore qe vllaznia pati , i fitoi tana dhe u pa qe vllaznia ka ndryshu komplet
Goldi, a mendon qe edhe ne ndeshjen Miqesore qe Patem me tiranen 5 dite para , ndeshja ka ken e shitun???????
Apo mos mendon se Tifozat shkodran qe rrahen shplake mbas ndeshjes me tiranen , nuk e kuptune qe Vllaznia lujti ndeshje te bukur. Goldi , cdo gja do ta shohim ne ndeshjet e ardhshme ku te shtunen presim kukesin ne shkoder.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 09 Feb 2013 , 14:15
by GOLDIAN
kur e ke rrah tiranen zyrtarisht per her te fundit pjalm?
hiqe ndeshjen qe ta la tirana ne mes tiranes me gola te vajushit po ne shkoder kur?
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 09 Feb 2013 , 15:39
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:kur e ke rrah tiranen zyrtarisht per her te fundit pjalm?
hiqe ndeshjen qe ta la tirana ne mes tiranes me gola te vajushit po ne shkoder kur?
goldi , ne pergjithesi vitet e fundit kena pas barazime ne tirane dhe ne loro boriqi me sa maj mend
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 20 Feb 2013 , 17:45
by Admin
Gezuar Ditelindjen Vllaznia!!
E fillume qy n'kohna t'maparshme, zyrtarisht Shkodra do ti nepte jetë futbollit at' 16 shkurt t'vitit 1919. Sa shumë kanë kalue. 94 vjet. E pamposhtun, triumfuese e kryenaltë. Shkodra e tanavet ! U ba edhe Shkodra e futbollit. Burrat e dijshëm t'qytetit, tuj mënjanue ata punë t'vshtira t'atyne vitevet jo t'lehta ku Shqypnia ndodhesh, gjeti kohën për me lind "Vllazninë". E lindën, e mandej e vunë në nji djep aq të fortë sa qi edhe sot qindron i pal'kundun. U rriten bijtë e Shkodrës tuj ba jehonë në tan Shqypni e matanë kufijvet. N'ata fusha t'baltosuna, me ata topa t'harrnuem, tuj nis që nga Palok Nika e tanë mas tij krijune ktë buçetë kaq t'bukur qi kena fatin me e pas t'ngjallun edhe mas 94 vjetsh. Nji histori e tanë. Nji gja aq e madhe qi nuk din me u zbraz. Në tanësinë e saj nuk mundet me pas errsinë po veç shndrin me ata rreze qi na shpojnë aq fort edhe kyt 16 shkurt.
Kjo Vllazni e madhe ! Kjo emblemë e vendit ! Kjo Shkodër e krijueme nga natyra e po nga ajo e destinume për me ken revolucionare, themeluese e me vlera t'veçanta, vuni vulen e saj edhe tek loja me top e kambë. Aq shumë futbollista, trajnera e zemra tifozash, saqi as ata librat e lashtë me faqet e pambarimta nuk do t'ishin t'bollshme për me përshkrue Vllazninë. Me mijëra djem qi me mund, përkushtim, sakrifica e nji punë t'palodhshme banën që edhe tek futbolli tan kombi me i kthy sytë nga Shkodra, e me u përkul para ktij oborri me vlera mbretnore qi brenda mbante e mban edhe lojën e futbollit. Nji artileri e randë që nuk mundi me e humb kurrë luften por qindroi ballpërpjetë tuj dal fitimatare në tana betejat e tu i ndej përmbi çdo dallge që detet i prunë n'kohna t'ndryshme.
U munduen për vite tana me e shkel, me e përul, me e thy, me e shkatrru, me e mbyt, me e tremb, me e zvarrit e me e zezue krejt por asnjiherë nuk munden me arrit n'qëllim. Her e fortë e her e brishtë, sipas rrjedhnave t'kohës, Vllaznia pati fuqinë me ken ajo që na u tregu, ajo qi na njohim, ajo qi asht n'fakt, rrelike e paçmueshme. Kjo dinasti, kurrë nuk e humbi shkëlqimin e saj. U mbajt fort qysh te rranjtë e t'parvet e nuk vonoi me e kthy në nji traditë që e mori zili tan Shqypnia e futbollit. Ndejti n'at hijeshinë e saj, siç rrin Rozafati e me freskinat e liqenevet e lumenjvet t'Shkodrës diti me e gjet tan kohën rrugën e saj tuj ken përherë nderi i stërgjyshave tanë e padyshim brez mas brezit deri tek na t'sotmit.
Vllaznia jonë përmes Kombëtares t'futbollit e çoi zanin e saj der t'famshmen Gjermani, Irlanden magjike t'asokohe e tjera kombe t'hueja. Edhe sot ba me i pyt Bekenbauer,e tjerë para tij e mas tij, nuk asht çudi nëse trupit tyne nuk i hin e dridhna ba me i përmend emna si Sabah Bizi, Ramazan Rragami apo ndjesë pastë, Mehdin Zhega. E përveç ktyne, shumë e shumë emna tjerë kanë kontribue me tan pastërtinë e tyne për me na dhan nji Vllazni pse jo t'shenjtë, sepse kshtu asht futbolli për nji qytet si Shkodra. Edhe n'dit ma t'zeza t'Shqipnisë, n'luftna e regjime gjithfarit, kohna t'zymta e mbyt'se, Vllaznia e Shkodrës arrinte me gëzue zemrat e pafundme jo veç në Shkodër por tifozat e saj që ja nisin prej majes Vermoshit e der n'Saranden e largtë. Bante dallim, tan e ndjeshin se ashtu si nji kangtar i veçantë edhe Vllaznia kishte nji akordë ma shumë në lojën e saj që askush nuk kishte fuqinë me e arritë.
94 vjet jetë. 94 vjet histori. 94 vjet pasion. 94 vjet shkëlqesë. 94 vjet nder. 94 vjet krenari. 94 emocion. 94vjet krynaltësi. 94 vjet e pamposhtun. 94vjet zemra t'gufueme. 94 vjet shpërthim shpirtnash. 94 vjet sakrificë. 94 vjet brohorima. 94 vjet respekt. 94 vjet gëzim. 94 vjet sy t'shndritshëm. 94 vjet ambëlsi. 94 vjet djep i futbollit. 94 vjet Vllazni. 94 vjet ku gjithsecili prej atyne qi n'tana mnyrat shpenzoj tuj vu n'funksion dhuntitë personale për Vllazninë, meriton shumë-shumë e mes ktyne meritave, patjetër nji falenderim t'madh t'përjetshëm e t'përzemërt. Ata qi dhanen gjak për futbollin, Shkodra ka dit me i nderu, me i mbajt n'kujtesë t'gjithmonshme e me ken n'çdo zemër shkodrane si t'pazëvendësueshëm.
Kjo asht dita ma e bukur qi veç festës t'madhe, ata që n'dit e sotme veshin fanelen qi për t'paren herë e veshi Palok Nika me shokë, duhet me dit se ç'ka kan veshë, ç'ka simbolizon ajo fanelë, çfarë randsie ka, sa peshë ka bluza e tyne, paasrdhës të kujt janë, ku i kanë rranjët, a e ndjekin traditën, a trashigojnë vlerat e t'parvet, a e meritojnë at' fanelë, e çdo ditë me dhan maksimumin e me e qujt vedin me fat qi t'pakten njiherë paten shansin me shkru emnin e tyne n'listen e gjatë përkrah emnave ma t'mdhej t'futbollit shqiptar.
Vllaznia nuk mbet veç n'kufijtë e nji ekipi t'thjeshtë t'futbollit. Bota e saj asht shumë ma e madhe, shumë ma e gjanë. Aja nuk asht nji pronë shpirtnore do ta qujsha veç e shkodranvet, por e tanë atynvet anë e mbanë Shqypnisë qi vazhdojnë me e dasht aq sa munden. Asht e bollshme nji shkndijë (si aja n'Korçë) për me mbush tempullin qi mban emnin e nji tjetër djalit t'saj t'nderuem, t'famshmit e t'madhit Loro Boriçi. Veç nji sinjal i vogël duhet, e shkalltë e atij stadiumit mbushen si kërkund n'Shqypni për me i dhanë nji mbështetje t'fuqishme Vllaznisë tonë t'dashtun. Për mos me përmend ktu, kur n'Shkodër vjen ndonji trofe, i gjithë qyteti e feston si me ken në nji dasëm t'madhe tu i vu kunoren kësaj nusje ! E dasma tilla kena pas plot, tuj e pagëzue shumë herë Vllaznisë si mbretneshë e vendit !
Jo veç na shkodrantë, por tanë dashamirsit e futbollit, duhet me kenë krenar qi Vllaznia asht kjo qi asht. Jo veçse e përhapi futbollin në tanë vendin, por sepse qy at' ditë e der sot vazhdon me i dhan tonin futbollit shqiptar. Na e dimë, qi pa kte Vllazni, Shqypnia n'kte aspekt do t'ishte e mangët. Nuk do t'kishte nji prej pjesve ma t'randsishme t'saj pa t'cilen mekanizma e futbollit nuk kishte me funksionu e me ken ajo qi ishte e ajo qi vazhdon me ken. Shkodra, Vllaznia e saj rriti djem t'jashtëzakonshëm qi nuk ditën kurrë me u lodhë për 94 vjet me rradhë. Shumë djersë e derdhun, shumë mund, shumë sakrifica e vshtirsina qi djemtë e Shkodrës ditën me i kapërcye pa u ankue asnjiherë për me na mbush me at' g'zim qi te secili prej nesh patjetër asht i pambarimtë. Tuj kenë kshtu, kjo Vllaznia, siç e qujnë "djep i futbollit shqyptar", "aristokracia e futbollit shqyptar", sepse ashtu asht, meriton rrespektin maksimal t'mundshëm prej tanvet qi e dunë me zemër.
E nuk mundem mos i uru sukseset ma t'mdhaja n'ktë 94 vjetor, edhe pse gjendja e saj sot qi flasim asht e l'kundun pak. E megjithë se nuk asht aja Vllazni qi jena msu me pa, e për ktë ndjejmë dhimbje t'forta, gjithmonë ka vend për shpresë, e ma s'shumtit për ktë Vllazni qi ka tregue ma s'mirtit se din me i ballë vshtirsinavet, me i kapërcye e me shku atje ku tanë dishrojmë tek tradita e saj e hershme. Nji erë e lehtë ka nis me fry aty n'Shkodër, por patjetër qi nuk asht e mjaftueshme e për ktë kena besimin se Vllaznia ka me mund me u kthy n'identitet e me rimarr at vend qi i takon e ma tepër qi i shkon për shtat. Du me e mbyll tuj uru, shumë suksese, sa ma shumë trofe, shumë emocione pozitive, sa ma shumë nji futboll t'bukur e t'çiltër, t'kena sa ma shumë djem t'talentum, nji stadium t'mbushun çdo herë siç ka kenë gjithmonë për me rikthye ftyren e vërtetë t'Vllaznisë, futbollin e traditës shkodrane qi për 96 vjet dehi nji Shqypni t'tanë ! Paçi mbarsi e fat ! T'bardha ju shkofshin motet ! Gëzuar diten e lindjes Vllazni !
Senad Nikshiqi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 28 Feb 2013 , 01:32
by GOLDIAN
O MIR vllai a pat nej analize nga ana e klubit vllaznia per humbjen ne gjirokaster?
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 28 Feb 2013 , 12:20
by Miri
GOLDIAN wrote:O MIR vllai a pat nej analize nga ana e klubit vllaznia per humbjen ne gjirokaster?
Analizat bahen mrena grupit kesaj here nuk publikohen ma se ketu ishte gabimi i vllaznit i publikonte analizat dhe kundershtari na ndryshonte lojen