Page 22 of 86
Posted: Mon, 30 Apr 2007 , 13:36
by Man in Redblue
vllaznia1919 wrote:Mu mas me ngatrroni me vendin e neshjes se zdi gja po me duket se njaty ku tha kuqeblu ne fillim bahet neshja.
Pa pra sdin gja ti, he sa mir din me dhan denime
Posted: Mon, 30 Apr 2007 , 20:06
by BLEDI
Posted: Wed, 02 May 2007 , 12:40
by Man in Redblue
Po postoj ni shkrim nga Futbolli.com qi mka pelqy jashtzakonisht shum:
Opinion: Shko luaj me Greqine, Kristi Vangelis!
1 Maj - Po e bej kete shkrim, sepse me ka irrituar pa mase nje deklarate (te pakten sipas mediave greke) te dhene dy dite me pare, nga ana e lojtarit me origjine shqiptare te ARIS-it te Selanikut, Kristi Vangjelit, i cili ka pohuar: “Deshiroj te luaj per Greqine dhe jo per Shqiperine”.
Une me te vertete qe nuk e njoh dhe nuk e di se cfare lojtari eshte zoti Vangjeli, edhe pse fakti qe duhet te shohim per futbollistet e kombetares shqiptare qe luajne ne superligen helene, ben qe detyrimisht te shohim edhe ecurine e ketij futbollisti.
Ajo qe te gjithe duan te dijne eshte se, perse ky lojtar, ka thene nje fjale te tille ne mediat greke. Eshte nje rast komplet i ndryshem nga ai i Sotiris Ninis (po e them kete emer sepse keshtu quhet lojtari i kombetares greke tashme), pasi Vangjeli ka ardhur edhe te pakten dy here ne grumbullimet qe kombetarja e U-21 ka bere.
“Jam i irrituar se perse nuk jam therritur ne ndeshjet me Sllovenine dhe Bullgarine”, mesova te kete thene ky Vangjeli, per te justifikuar ate qe ka thene, pra qe do te luaje per kombetaren greke dhe se ndihet me demek i zhgenjyer sepse trajneri kroat i kombetares, Otto Baric, s’e ka therritur ate ne dy ndeshjet zyrtare te perfaqesueses sone. Kjo pra qenka arsyeja se perse na qenka zemeruar Vangjeli.
Po a e di Kristi (ky lojtar i madh qe pervec grekeve s’e njeh asnjeri tjeter ne Europe) se futbollistet e kombetares, ashtu si edhe ata te klubit (kete ai duhet ta dije, sepse ka qendruar disa jave pa luajtur sepse trajneri s’e ka futur ne planet e tij) grumbullohen atehere kur do trajneri dhe jo kur kerkojne dhe kur iau do qejfi atyre.
Fanella e kombetares, sidomos ajo e Shqiperise eshte shume e rende dhe nje lojtar qe, e konsideron si nje loje kete, madje per presion deklaron se do te luaje per Greqine, nese ai nuk arrin ta fitoje kete loje, atehere eshte shume me mire qe kjo fanelle mos t’i besohet kurre ndonjehere. Madje, nese deri tani kam qene, ashtu si te gjithe me mendimin se FSHF-ja ka patur, madjde edhe ka gabimet e saj, kete here mendoj se ajo duhet te veproje, madje me masa drastike, duke i mohuar perjetesisht Vangjelit fanellen kuqezi.
Kombi yne ka nevoje per burra dhe per lojtare qe dine ta mbajne ate fanelle, e jo per “bebe” qe shkojne nga fryn era dhe qe kujtojne se po te grumbullohen nga kombetaret e huaja, e sidomos ajo greke kane arritur te kapin qiellin me dore. Dhe nese e shikon keshtu, atehere shko......dhe luaj per Greqine, Kristi Vangjeli, me fal Vangelis!
B. Kapllani
Posted: Wed, 02 May 2007 , 13:23
by vllaznia1919
Na kena federate te marume se shifi lojtart e komtareve te tjera ngasin vrep me lujte me ekipin e tyne.Por kush mas te dojne le te pirdhet se sna duhet gja.Manej ja vem fajin lojtarve kosovar,kur spranojne kta te tont merre me men nji djale i ri kosovar qe ka lin e rrite ne at shtet.
Posted: Wed, 02 May 2007 , 14:38
by kuqeblu
B. Kapllani wrote:Opinion: Shko luaj me Greqine, Kristi Vangelis!
(...)
Hallall ktij Kapllanit, se paska shkru nji artikull metamam te mir. Sic theksohet ma nelt, do lojtar shqiptar neper bot, qe pretendojn per komtare, mos te pretendojn kaq shum ty than pse s'me morri kyt apo at neshje. Ate e venos trajnjeri, dhe lojtarit s'ka qa i duhet. Dhe per menimin tem, Bariqi ka ba zgjedhjet e duhuna per dy neshjet e kalume. Ishalla vazhdon kshu.
Kurse ky Vangjeli, "grek" shk******a, t'gjejn profesion t'ri, t'shkojn e t'q***t qosheve t'Athins a t'Selanikut, se me kta men qi paska, jo Shqipnia, po as Ishujt Fixhi s'e marrin n'komtare.
Posted: Wed, 02 May 2007 , 23:51
by BLEDI
Nanen ku ta ken aj sh**** po aj shifet te emer e mbiemer qe nuk ashte SHQIPTAR,e pa presim na qe po let me Kombtaren tone?une tham se ma me zemer lozin Koovart se Shqiptart....
para SHQIPJA ME DY KRENA ME KOSOVART E BASHKUM E JO ME PEDERASTAT grek
Posted: Fri, 04 May 2007 , 12:00
by kuqeblu
Federata angleze konfirmon miqësoren Angli B - Shqipëri, ne Burnley me 25 maj
Federata angleze e futbollit (FA) konfirmoi sot se ndeshja Angli B - Shqipëri do të mbahet në stadiumin Turf Moor në Burnley, veri-perëndim të Anglisë. Trajneri i kombëtares angleze Steve McLaren e konsideron këtë ndeshje si një test të fortë dhe përgatitje vitale për kualifikuesen më se të rëndësishme me Estoninë me 6 qershor.
Kjo do të jetë ndeshja e fundit të cilën kombëtarja angleze do ta luajë jashtë Wembley-t të rindërtuar, ku me 1 qershor Anglia e pret Brazilin në ndeshjen inaugurale të stadiumit legjendar.
www.theFA.com
Posted: Fri, 04 May 2007 , 13:01
by Man in Redblue
kuqeblu wrote:Federata angleze konfirmon miqësoren Angli B - Shqipëri, ne Burnley me 25 maj
Federata angleze e futbollit (FA) konfirmoi sot se ndeshja Angli B - Shqipëri do të mbahet në stadiumin Turf Moor në Burnley, veri-perëndim të Anglisë. Trajneri i kombëtares angleze Steve McLaren e konsideron këtë ndeshje si një test të fortë dhe përgatitje vitale për kualifikuesen më se të rëndësishme me Estoninë me 6 qershor.
Kjo do të jetë ndeshja e fundit të cilën kombëtarja angleze do ta luajë jashtë Wembley-t të rindërtuar, ku me 1 qershor Anglia e pret Brazilin në ndeshjen inaugurale të stadiumit legjendar.
www.theFA.com
Qyre ky ne po na del gabzherri ktu prej vendit tuj sha Vangjelucin, ky e ka hallin vec te Angli B - Shqipëri ,
Posted: Fri, 04 May 2007 , 15:40
by kuqeblu
Posted: Fri, 04 May 2007 , 16:31
by Man in Redblue
uu me ba hallall se tdrejt ke ti se tpakten nji po noshta edhe dy dreka tsigurta jan, edhe kshtu ishalla na kalon merzija e Vangjelucit
Posted: Mon, 07 May 2007 , 04:15
by Ultras Kuqeblu
Mbrojtësi shqiptar do të rikthehet pranë kombëtares për ndeshjet e rradhës
Kristi Vangjeli e ka shprehur irritimin e krijuar nga mediat rreth falsifikimit dhe deformimit të realitetit duke pranuar kërkesën e trajnerit Otto Bariç për të luajtur me skuadrën kombëtare.
“Unë nuk e di se cila është propaganda e krijuar nga mediat, por ka shumë abuzime për të cilat unë aspak nuk marrë përsipër pranimin e tyre. Fjalët deformohen dhe afishohen si u do qejfi njerëzve dhe pseudogazetarëve. Për të treguar edhe një here të vërtetën dua të them se
a) Unë nuk kam thënë se kam të regjistruar biseda me trajnerin Hasan Lika. Kam thënë që kam biseduar me trajnerin por në asnjë mënyrë unë do dalë nëpër media dhe tu them njerëzve dhe gazetarëve se çfarë bisedash kam kryer me trajnerin. Ato janë personale dhe qëndrojnë vetëm midis nesh.
b) Unë asnjëherë nuk kam thënë as për mediat greke dhe as shqiptare se do të luaj për Greqinë. Kam thënë se kam pashaportë greke, por kjo nuk do të thotë që unë do luaj për Greqinë
c) Kam thënë se nuk do të luaj për Shqipërinë sepse kam qenë I indinjuar nga mënyra se si isha trajtuar
d) Unë kam shprehur pakënaqësitë e mija për ish Përgjegjësin e ekipeve kombëtare, Besnik Cela që më ka trajtuar shumë ulët në disa situate dhe ai ka qenë përfaqësuesi i FSHF-së, duke më kërkuar që i dëmtuar të vija në Shqipëri, vetëm sepse më kishte prerë biletë që shumë mire ai mund ta rikthente, duke ngulur këmbë që unë të vija.
e) Kam thënë që kam qenë tepër i indinjuar që nuk isha thirrur për ndeshjet e fundit me kombëtaren pasi isha në formë shumë të mire dhe e meritoja një vend thjesht si zëvendësues. Nuk pretendoja si titullar. Dhe duke qenë në formë mendoja se mund të nevojitesha për ekipin aq më tepër kur unë luaja rregullisht me Arisin që aktualisht është skuadër shumë e forte
f) Gjithashtu kam thënë se gjithnjë kam qenë dhe jam shqiptar edhe kam luajtur për kombëtaren shqiptare dhe ka qenë dhe është e do të jetë nder për mua fanela kuqezi se të gjithë e dine që unë kam luajtur me atë fanellë në shpinë, por kur ka padrejtësi atëherë nuk jam I kënaqur.
g) Asnjëherë nuk kam mohuar vendin tim se nga jam e se ku jam rritur.
Të gjithë mund ta lexojnë intervistën që unë kam dhënë për Albaniasoccer.com kur u shpreha për mos obligimet e ardhshme të mijat për kombëtaren që ishin krejtësisht fjalët e mija dhe qëndroj pranë tyre. Personalisht, unë në ndeshjen me Greqinë, kur kam luajtur me skuadrën e moshave kam qarë dhe më është ngritur mishi kokra kokra kur këndohej hymni kombëtar, por ata që deformojnë fjalët si duket nuk e kanë idenë se çfarë ndjenje përshkon.
Unë kam marrë një ftesë nga trajneri Otto Bariç për të qenë i pranishëm për ndeshjet e kombëtares sonë me Anglinë dhe Luksemburgun. Për hir të respektit që kam për fanellën kuq e zi, për hir të konsideratës që kam për trajnerin Otto Bariç si dhe për tu treguar të gjithë atyre që mendojnë se unë nuk luaj për Shqipërinë se dua të luaj me Greqinë dhe ti hedh poshtë gjithë ato deklarata të rreme të tyre kam vendosur që ti përgjigjem pozitivisht ftesës së trajnerit Otto Baric për ndeshjet me Anglinë dhe Luksemburgun dhe do të jem i pranishëm pranë skuadrës. Gjithkush, mund të mendojë se si është e mundur që unë e bëj këtë që është një kundërshtim i vendimit tim të mëparshëm, por dua tu tregoj të gjithëve nëpër media se duhet të mësojnë si ta zbardhin të vërtetën ashtu siç është jo ashtu siç u pëlqen atyre”, ka përfunduar deklarimin e tij Ekskluziv për Albaniasoccer.com, Kristi Vangjeli
Më poshtë mund të klikoni link për të pare intervistën e pare dhënë nga Kristi Vangjeli Ekskluzivisht për Albaniasoccer.com më 18 mars 2007
Posted: Mon, 07 May 2007 , 04:21
by Ultras Kuqeblu
Pa pa sdin mej dhane njeri maje ksaj pune ,itash thone ndrysh e ma vone ndrysh hajde merre vesh masanej,sdin kujt me i besua njeri.
Posted: Mon, 07 May 2007 , 13:19
by vllaznia1919
Gazetarve shqiptar jo i here.Vangjeli ka thane qe nuk ka deklaru se don me lujte me Greqin pojane shpikje te ktyne gazetarve te marum qe kena na.
Posted: Mon, 07 May 2007 , 13:23
by Man in Redblue
vllaznia1919 wrote:Gazetarve shqiptar jo i here.Vangjeli ka thane qe nuk ka deklaru se don me lujte me Greqin pojane shpikje te ktyne gazetarve te marum qe kena na.
se gazetart ton jan tmarum dihet, po Vangjeli po don me e dredh tash e po ia len fajin gazetarve se ka deklaru disa here se sdon me lujt per shqiprine ne gazeta shiptare dhe greke, po mqs sia vuni veshin kush ngreqi e ktheu "pllaken"
megjithate ishalla vjen ne komtare se nmrojtje kena boshlleqe te mdhaja.
Posted: Mon, 07 May 2007 , 20:00
by vllaznia1919
Posted: Thu, 10 May 2007 , 02:12
by Ultras Kuqeblu
Tirane, 9 maj - Eshte zbardhur sot edhe lista me emrat e lojtareve te grumbulluar nga trajneri i kombetares shqiptare, Otto Baric, per miqesoren e 25 majit me Angline.
Keshtu, pervec te njohurve, Kapllani, Berisha, Lala, Beqaj, por edhe atyre qe do te therriteshin, me ceremoni, si Skela, apo Murati, tekniku i perfaqesueses, per perballjen me Angline do te therrase edhe futbolliste nga kampionatin shqiptar. Keshtu, do te jete sulmuesi i Tiranes, Vioresin Sinani, por edhe mesfushori i Dinamos, Julian Ahmataj, si edhe mesfushori i Teutes, Endri Vrapi, teksa shumica e lojtareve do te jene nga kampionati shqiptar.
B.K.
LISTA ZYRTARE E LOJTAREVE TE GRUMBULLUAR PER NDESHJEN MIQESORE ANGLI-SHQIPERI DATE 25 MAJ 2007
Emri Mbiemri Klubi
Arjan Beqaj Anothorsis Famagusta
Isli Hidi FK Tirana
Andi Lila FC Iraklis
Nevil Dede FK Tirana
Blerim Rustemaj Borusia M’gldbach
Kristi Vangjeli FC Iraklis
Devis Muka FK Tirana
Ervin Bulku FK Tirana
Altin Lala Hanover 96
Ervin Skela Energie Cotbus
Enri Vrapi KF Teuta
Altin Haxhi Ergotelis FC
Edvin Murati FC Paseriakos
Jahmir Hyka Olpimpiakos
Klodian Duro FK Tirana
Julian Ahmataj KF Dinamo
Vioresin Sinani FK Tirana
Alban Bushi Apolon Kalamaria
Edmond Kapllani Karslruhe
Besart Berisha FC Hamburg
Posted: Thu, 10 May 2007 , 13:40
by vllaznia1919
Un smarr vesht pse vazhdon me kyt Berishen.Ky perveq qe nuk ishte gja tesh as po lot me skuadren e ti ne Gjermani.Ne kta raste duhet me provu lojtar te ri.
Posted: Thu, 10 May 2007 , 21:05
by GOLDIAN
owen po lun kunder nesh itash e dha nje stacion gjerman mas nje viti rikthehet owen
Posted: Thu, 10 May 2007 , 21:34
by Man in Redblue
ba sa i shpejt je mai naqe
, itesh sa e pash edhe un ne teletext te DSF
Posted: Thu, 10 May 2007 , 23:51
by GOLDIAN
Man in Redblue wrote:ba sa i shpejt je mai naqe
, itesh sa e pash edhe un ne teletext te DSF
hahahahahahahaha lajmi me pare kalon ne gjermanisht per gjermanofolsit