Posted: Thu, 31 Jul 2008 , 15:21
Prokuroria, hetim për Dinamon?
Dy juristë fillojnë mbledhjen e materialeve mbi akuzat për manipulim rezultati në sfidën me Modrican
Prokuroria e Rrethit të Tiranës ka filluar grumbullimin e materialeve për ndeshjet ndërmjet Dinamos dhe Modricas, në turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve. Gjithçka ka filluar pas akuzave në mediat daneze, se të dyja takimet, si ai në Tiranë, ashtu edhe ai në Zenica, kanë qenë të trukuara. Burime pranë prokurorisë konfirmuan se dy juristë janë paraqitur në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, me qëllimin për të marrë sa më shumë materiale e më pas të përpilojnë një relacion, i cili duket se është kërkuar nga UEFA. Të njëjtat burime nuk bënë të ditur se cili ishte qëllimi i vizitës në zyrat e institucionit që drejton futbollin në vendin tonë. Gjithsesi, ato konfirmuan se në federatë u kërkuan në mënyrë zyrtare të dhëna rreth një ndeshjeje (e cila nuk përmendet), pa dhënë detaje të tjera të aktivitetit ku është luajtur: kombëtar apo ndërkombëtar.
Akuzat - Dyshimet u ngritën pas shkrimit në gazetën daneze, "NordJyske", e cila u është referuar ekspertëve të basteve të kompanisë "BetXpert". Dinamo u mund 0-2 në Tiranë dhe 2-1 në sfidën e kthimit në Zenica. Drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie, Jakob Nilsen, pohoi se ndeshja është luajtur në bastet "live" në internet dhe deklaronte: "Punoj prej dhjetë vjetësh me bastet dhe kam një eksperiencë të madhe e jam përballur me shumë situata të çuditshme, por kurrë nuk kisha parë diçka të tillë. Dua të hetoj deri në detaje nëse ndeshja Modrica-Dinamo ishte e manipuluar". Megjithatë, të dyja klubeve u kanë përkufizuar këto dyshime të pabaza. Madje, drejtuesit e klubit boshnjak kanë deklaruar se këto janë të gjitha trillime që synojnë të krijojnë një situatë armiqësore rreth Modricas përpara ndeshjeve të turit të dytë eliminator në Champions, kundër danezëve të AB Alborg.
Federata - Pavarësisht se nga prokuroria konfirmojnë "vizitën", në FSHF deklarojnë se askush nuk është paraqitur për të kërkuar materiale rreth kësaj çështjeje. Përfaqësuesi i zyrës për shtyp, Tritan Kokona, deklaroi: "Nuk e di se çfarë është e gjithë kjo histori, por në federatë nuk është paraqitur askush nga prokuroria që të kërkojë mbledhjen e materialeve rreth dyshimeve që mund të jenë publikuar nga gazeta daneze për ndeshjen e Dinamos me Modrican, sqaroi ai. Megjithatë, FSHF i ka inspektorët e saj, që nuk janë prokurorë por juristë, të cilët shqyrtojnë çdo rast të ndeshjeve të trukuara dhe fiksimit të rezultatit". Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm, Arben Bici, tha: "Deri më tani askush nuk na ka kërkuar informacione rreth ndeshjes së përfolur. UEFA? As nga zyrat e Nionit nuk ka ardhur ndonjë kërkesë apo sqarim se ka dyshime. Nëse do të na kërkojnë materiale, patjetër që ne do t‘ua vendosim në dispozicion".
Projektligji - Në janar të këtij viti, pikërisht në momentin më kulmor të konfliktit qeveri-FSHF, Ministria e Sporteve e mbështetur edhe nga Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë dhe Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve (ZMQ) prezantoi projektligjin për fenomenin e shitblerjeve të ndeshjeve. Aty kërkohej që manipulimi i rezultateve sportive të përfshihej në Kodin Penal si vepër e ndëshkueshme, për të plotësuar një boshllëk që ekziston në ligjet shqiptare. Megjithatë, deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar: për këtë arsye hetimi i ndeshjeve të Dinamos është jozyrtar. Por nëse akuzat për blutë (apo ndonjë skuadre tjetër të çfarëdolloj sporti) do të konfirmohen, në momentin që do të ketë një ligj mbi shitblerjen e ndeshjeve, ato do të kalohen si procedime penale kundër personave të akuzuar.