Page 207 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 10 May 2012 , 13:38
by vllaznia1919
Mas shif anrra me sy hape naqe.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 10 May 2012 , 15:40
by vvvllaznia
Flitet edhe per Ardian Koznikun si tranjer. Me kishte pelqy shume, asht rrit ne nje skuader me tradit si Din. e Zagrebit. Nuk besaj se vjen ne Shqipni me ba pislleqe. Ishallan e marrin por tham qe kan me ja pre kamt edhe ketij
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 10 May 2012 , 16:39
by ultraskuqeblu1
vvvllaznia wrote:Flitet edhe per Ardian Koznikun si tranjer. Me kishte pelqy shume, asht rrit ne nje skuader me tradit si Din. e Zagrebit. Nuk besaj se vjen ne Shqipni me ba pislleqe. Ishallan e marrin por tham qe kan me ja pre kamt edhe ketij
Per kyt a fol shpesh po se besoj, mire do t'ishte me ardh ky... por tapo marrin bushatin e knaqen bashk tu shit ndeshje...
@fpjalmi nuk e di nqs te kujtohet, njato vite elbasani asht aj tu i vu ndeshjet ne lloto ne maqedoni. I pati falimentu Lazja ato kompanit e basteve atje
Bushati+Shaba = Vllaznia Casino
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 10 May 2012 , 17:02
by fpjalmi
vllaznia1919 wrote:Mas shif anrra me sy hape naqe.
V1919, A mendon se kena nevoje ma shum se 5 ose 6 blemje a?
Me 1 vajush , me 1 sukaj, me 1 Lik , me 1 nik dhe me nja 2 mbrojtesa te mire , mendoj se do u bate nji vllazni pretendente duke dit se kena nji bosht te mire lojtaresh edhe tashti .
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 10 May 2012 , 17:08
by Admin
Vajushi e sukaj, nuk vijne ne Shkoder.
Nikaj nuk asht lojtare qe mundet me majt peshen e mesfushes tek Vllaznia edhe sma mush aq shume mendjen.
Sa i takon Koznikut, me sa di une aj nuk ka drejtu ndojhere ndonji ekip?!!
Sa mund te na vlejne nji tranjer qe nuk ka eksperience?!!
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 14 May 2012 , 20:55
by Skodrinon
Duro: Do marr drejtimin e Vllaznisë
Z.Duro, a është e vërtetë se duke filluar nga java e ardhshme do drejtoni Vllazninë?
Ka shumë gjasa të ndodhë, por nuk mund të nxitohem. Ende nuk kam firmosur dhe duhet të tregohemi korrektë deri në fund.
Në ç’pikë janë bisedimet?
Shikoni, kontaktet me drejtuesit e Vllaznisë kanë nisur qysh para një muaji e gjysmë. Unë kam rënë parimisht dakord me ata dhe anasjelltas. Dua të them se ka një marrëveshje burrash, por jo zyrtare.
Pra, po thoni se këtë javë do të firmosni?
Po, mendoj se gjithçka do të zyrtarizohet këtë javë, por duhet të ulemi dhe të takohemi.
Cili është plani juaj për Vllazninë?
Ju lutem, nuk mund të flas pa u zyrtarizuar marrëveshja. Nuk mendoj se është etike.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 14 May 2012 , 22:46
by fpjalmi
Per mendimin tem , Duro asht tranieri ma i mire i te gjithe tranierave qe jan ne superlige per momentin.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 15 May 2012 , 08:40
by Ledi1920
fpjalmi wrote:Per mendimin tem , Duro asht tranieri ma i mire i te gjithe tranierave qe jan ne superlige per momentin.
Trainer ekspert per superligen eshte Cim Muca.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 15 May 2012 , 13:23
by Admin
Duro nuk asht i keq, por ne rralle te pare Vllaznise i duhen lojtaret si edhe aja qe asht ma e randsishme duhen DREJTUS KORREKT!!!
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 21 May 2012 , 00:32
by Skodrinon
Luka jep OK: E bëjmë Vllazninë e re pretendente!
Bashkia e Shkodrës hap “dritën jeshile” dhe jep garancitë e nevojshme financiare për nisjen e punës, duke filluar që nga trajneri
Skuadra shkodrane i ka të gjitha premisat për të ndërtuar një ekip pretendent për sezonin e ardhshëm. Ky duket se ka qenë konkluzioni i takimit të djeshëm që kryebashkiaku i Shkodrës, njëkohësisht edhe president i Vllaznisë, Lorenc Luka, ka pasur me drejtues të klubit. Takimi i zhvilluar në ambientet e Bashkisë ka zgjatur jo pak dhe nga sa thuhet, janë rrahur shumë mendime. Ajo çfarë ka qenë më kryesorja, sigurisht që ka pasur të bëjë me garancinë e kryebashkiakut për të ndërtuar një ekip pretendent. Pikërisht në lidhje me këtë, mësohet se zoti Luka ka dhënë OK-in e tij për ndërtimin e një skuadre të fortë. Kjo fjalë e tij kishte ditë që pritej dhe ndonëse kishte filluar puna, sërish kishte pak paqartësi se çfarë do të bëhej përderisa akoma nuk kishte garanci financiare të marra nga ana e numrit 1 të klubit dhe njëkohësisht edhe të Bashkisë. Megjithatë, fjala e dhënë dje i ka ngrohur drejtuesit e tjerë kuqeblu. Nuk bëhen shumë gjëra të ditura në lidhje me këtë takim, por me siguri që do të jetë diskutuar edhe për çështjen e trajnerit. Shpëtim Duro pret një përgjigje nga Vllaznia. Ndonëse nuk bëhen të ditura shumë detaje nga biseda që tekniku kryeqytetas ka pasur me drejtuesit kuqeblu, me shumë siguri që Duro ka kërkuar garanci për të ndërtuar një ekip pretendent, nëse do të zgjidhej ai trajneri për ta drejtuar këtë skuadër. Por përveç Duros, thuhet të jetë diskutuar edhe për kandidatura të tjera për postin e trajnerit, megjithëse nuk bëhen të ditur këta emra. Në këtë mënyrë asgjë nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Me shumë mundësi javën e ardhshme do të fillojnë të zbardhen shumë enigma rreth të ardhmes së Vllaznisë. Kuptohet që shkodranët nuk janë të vonuar. Ata kanë kohë të mjaftueshme në dispozicion për të ndërtuar ekipin e duhur, megjithëse gjërat duhen bërë sa më shpejt, nëse duan të marrin lojtarët më cilësorë. Më shumë rëndësi se gjithçka tjetër, sigurisht që ka fjala e dhënë e kryebashkiakut për të ndërtuar një Vllazni të fortë. Natyrisht që fjala e tij ka pasur të bëjë me garancinë financiare dhe për rrjedhojë, Bashkia Shkodër duket se tashmë do t’i gjejë paratë e duhura për të financuar skuadrën. Në fakt, mbi drejtuesit e këtij institucioni, kohët e fundit ka pasur jo pak akuza. Fillimisht nga ana e ish-trajnerit Vata për dështimin e punës dhe më pas, edhe nga një masë e madhe tifozësh, të cilët të pakënaqur me ecurinë e skuadrës në sezonin që sapo u mbyll, kanë lëshuar jo pak akuza ndaj pushtetarëve lokalë për mënyrën jo të duhur të menaxhimit të klubit të futbollit. Por nëse Bashkia në njëfarë mënyrë për sezonin e kaluar ishte e justifikuar, ngaqë e mori klubin pak ditë përpara nisjes së kampionatit duke u gjendur e papërgatitur nga dorëheqja e papritur e ish-presidentit Valter Fushaj, një dështim i tillë edhe në sezonin e ri, do ishte i pafalshëm. Për të mos ndodhur kështu, kryebashkiaku Lorenc Luka, dje ka vendosur të sakrifikojë jo pak nga financat e institucionit që ai drejton, vetëm e vetëm për ta ringritur Vllazninë në nivelin që i takon.
sportishqiptar
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 22 May 2012 , 23:53
by Skodrinon
duro, bushati, cungu, kozniku paskan dale n'balotazh
un tham ma mire duron se nuk asht koha per eksperimente
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 23 May 2012 , 00:16
by GOLDIAN
Skodrinon wrote:duro, bushati, cungu, kozniku paskan dale n'balotazh
un tham ma mire duron se nuk asht koha per eksperimente
ti ke drejte skena kohe per eksperimente
por kushdo te vijn une nuk jam aspak optimist
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 23 May 2012 , 02:08
by fpjalmi
Un mendoj qe shanset ma te medha me e marr vllaznine e ka cungu . Mendoj keshtu sepse bushati dhe duro kan fol me presidentin e vllaznise dhe dojn merkato te mire per me e marr vllaznine, kurse cungu nuk don merkato te mire por ato lojtare qe ka vllaznia tashti dhe ndonje blemje te vogel dhe sigurisht kja i intereson ose i leverdise ma shum presidentit te vllaznise.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 23 May 2012 , 04:26
by ultraskuqeblu1
Tu e dit se ka pas ma shumë se 4 vjet Kombëtaren U-21 edhe diçka tmir se ka ba aty s'di si e votojn kyt Bushatin. Me tan kta vota që siguron ky un ja kisha sugjeru me hi ne Big Brother se për trajner nuk asht ky a për naj rrulet a naj Texas Hold'Em Poker...
http://www.shkodrasport.com/index.php?o ... i-shkodran
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 24 May 2012 , 10:31
by Miri
Ne 4 zgjelljet me e duhura do ishte Duro por sigurishte nese e lejne te punoj sipas deshires se tij dhe jo z.Shaba etj..
Per mendimin tem tranjeri me i mire qe Vllaznia ka nevoj per te eshte Josa tranjer me karakter dhe me puntor nuk ka ne kampionatin Shqiptar per momentin,por fati i keq i tij ishte qe 2 here u provua ne shkoder me drejtus jo te duhur per ta len te punoj si duhet.
Edhe sezonin e qe vjen mos prisni gje vllezer pa president dhe me Kujtim Shaben Vllaznia ska me ba hajr.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 24 May 2012 , 19:27
by Admin
Ehhhh me sa duket ka me u ba Bushati tranjer i Vllaznise.
Nqs vetem njata jane emrat e kandidatve per tranjer, ma mire kishte kene Duro.
Ishalla zgjedhin sa ma pare edhe fillojne me mendu per ekipin e vitit te ardhshem se kshu si e kane nise ne shtator kena me ba merkato!!
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 25 May 2012 , 19:20
by Skodrinon
Admin wrote:Ehhhh me sa duket ka me u ba Bushati tranjer i Vllaznise.
Nqs vetem njata jane emrat e kandidatve per tranjer, ma mire kishte kene Duro.
Ishalla zgjedhin sa ma pare edhe fillojne me mendu per ekipin e vitit te ardhshem se kshu si e kane nise ne shtator kena me ba merkato!!
n'qose mvaret prej ''kshillit te trainerave'' (a thu kan hek keq me e gjete ket emertim ) normal qi do t'zgjidhet nji i njoftun i tyne.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 25 May 2012 , 19:22
by Skodrinon
“Shisni aksionet!”, zbulohen ata që do të “shkundin” Vllazninë
Agustin Uldedaj dhe Agron Çela janë dy emrat kryesorë që premtojnë të shkëpusin skuadrën shkodrane nga administrimi deri tani 100% i Bashkisë së Shkodrës. Dyshja “qarkullon” si alternativa kryesore për të marrë presidencën kuqeblu për sezonin e ri futbollistik. Në planet e Bashkisë është idea e shitjes së aksioneve të ekipit dhe ai që blen pjesën më të madhe do të jetë automatikisht dhe presidenti i shoqërisë aksionere. Ndonëse gjatë kësaj periudhe çdo gjë është mbajtur e fshehtë, “Sport Ekspres” ka arritur të zbulojë disa detaje që lidhen me atë se çfarë pritet të ndodhë gjatë ditëve në vijim dhe muajin e ardhshëm.
Agustin Uldedaj, një ndër biznesmenët e njohur shqiptarë, drejtues i kompanisë “Uldedaj”, si dhe ish-president i Besëlidhjes, është i parë në “radhë” që do të kërkojë të marrë pjesën e “luanit” në sha-në Vllaznia. Kjo gjë konfirmohet nga burime pranë zotit Uldedaj, të cilat sigurojnë lëvizjen duke thënë se, “marrja e Vllaznisë është një ndër projektet kryesore, që do të realizohet së shpejti”. Uldedaj ka shprehur interesimin e tij dhe gjatë vitit të kaluar, por terreni për shitjen e aksioneve nuk ishte i gatshëm asokohe. Çdo gjë është shtyrë në fund të sezonit dhe jemi në momentin e duhur për “ndërhyrjen” e Uldedajt.
Një tjetër emër që lakohet si alternativë kryesore është dhe ish-presidenti i Vllaznisë, Agron Çela, një “pasaportë” e njohur në mjedisin shkodran. Siç mësohet, Uldedaj akoma nuk ka patur një bisedë konkrete me Çelën, por ata gëzojnë një bashkëpunim të suksesshëm dhe nuk do të ishte problem bashkëpunimi për drejtimin e skuadrës së Vllaznisë.
Përveç këtyre dy emrave, pranë kampit Uldedaj, mësohet se Vllazninë mund ta financojnë dhe biznesmenë të huaj, duke ndërtuar kështu një shoqëri aksionere të fuqishme.
Problematika – Edhe pse interesimi i mësipërm është evident, shitja e aksioneve të shoqërisë aksionere Vllaznia, sh.a nuk duket në horizont. Janë pikërisht drejtuesit e Bashkisë që do t’i propozojnë Këshillit Bashkiak fillimin e procedurave për shitjen e aksioneve që më pas të shikohet dhe interesimi i biznesmenëve. Informacionet konfirmojnë faktin që, ndarja e aksioneve mbetet një problem për të zgjidhur, më pas dhe presidentin. Deri tani ideja është që edhe kur të kryhet kjo procedurë, Bashkia të ketë 51% të aksioneve, pra të ruajë maxhorancën edhe në vendim-marrje. Por ka zëra të tjerë që thonë se, jo vetëm Bashkia duhet të heqë dorë nga të qenit “e parë”, por dhe se një kufi i tillë mund të pengojë seriozisht iniciativën e atyre që do të afrohen në këtë shoqëri. Edhe në një logjikë të thjeshtë, Bashkia me financat që ka nuk mund të përballojë mbajtjen e 51% të kuotave (flitet vetëm për aktivitetin dhe jo asetet në këtë rast) kundrejt afrimit të aksionerëve të fuqishme, që fare lehtë mund t’i përmbysin këto raporte. Ky mbetet një problem që deri tani ka mbajtur peng skuadrën shkodrane. Gjithsesi një gjë është e sigurtë: shumë shpejt tek Vllaznia do të ketë zhvillime të tjera dhe me shumë mundësi, Bashkia e Shkodrës nuk do të ketë presidencën për sezonin e ri futbollistik.
sport ekpres
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 26 May 2012 , 03:29
by ultraskuqeblu1
Ishalla vjen naj President i huj se kta tont te shesin e te blejn sa her ti çohet per pastrim paresh....
Te huajt jan ma serjoza kur e bajn 1 investim...jo si kto koçet qe e marrin iher persiper me te nxjerr Kampion masandej i dhimen 200 mij euro mi shpenzu per ekip...
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 26 May 2012 , 12:01
by GOLDIAN
me me fal vllazen po dhe 200000000000000 milion dollar me dhan uldedajt si kisha dasht
pash zoten a gabohem apo vertet po shkojm per lesh si qytet
ka mbet puna te presim shpetim nga lezha