Page 204 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 19 Nov 2011 , 18:47
by Skodrinon
redon bushati nuk hin nder kta gazetaret por asht nder ata qi mendojne se mjafton me e marre ne dore nji shkodran vllaznine e automatikisht çdo gja shkon mire. n'fakt, per gjendjen e vllaznise ne 10 vitet e fundit fajin e kan kryesisht shkodrant. shkodrant qi nuk levizin bethen edhe e lejn ne dore te fushajve me shoke, e ata qi e paten ne dore e u mundun vetem me perfitu.
edhe bardh jeren e ndigjova nji dite te zoom. tha, nqs e marr vllaznine e baj vetem per biznes....
mjere businessi qi ka ra mi white jeren
VOJO KUSHI wrote:kyt pershtypje ka ramazan rragami per trajnerin e ri deri tash
“Mund të them me plot bindje se Vllaznia është duke u stërvitur profesionalisht. E kam ndjekur skuadrën që kur Vata u bë trajner dhe një stërvitje të tillë ka kohë që nuk e kam parë në këtë skuadër. Këtë nuk e them për të bërë lëvdata për trajnerin por nga ajo që unë kam parë me sytë e mi. Jam shumë i kënaqur nga mënyra se është duke punuar trajner dhe frymën e bashkëpunimit e të konkurrencës që ai ka arritur të injektojë në skuadër brenda këtyre pak ditëve. Sigurisht që të marrësh Vllazninë në një situatë të tillë duhej shumë vullnet dhe këtë Rudi e realizoi tamam si burrat për të mos e lënë skuadrën në baltë. Si një ish-futbollist i imi mund të them se Vata tashmë është dhe një trajner profesionist. Sigurisht që duhet punë dhe shumë mund pop me përgatitjen që ai është duke realizuar tani kam besim se Vllaznia shumë shpejt do të dalë në rrugën e saj. Duke nisur nga atmosfera, këmbëngulja, përqendrimi, mënyra e stërvitjes, rregullat e çdo gjë tjetër ekipi nuk ka se si të mos filloi një ecuri pozitive”
sport ekspres
kur e tha ket, para apo masi u ba keshilltar teknik i vates
nejse, ishalla asht njashtu. ti lejm kohe
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 19 Nov 2011 , 22:14
by Admin
Nqs nuk gabohem nuk asht hera e pare qe White-Bardh Jera ka dasht e ka kontribu per vllaznine.
edhe ne ne 95-96 me duket se ka kene sponsor i vllaznise por pa arrit me lane gjurme tek Vllaznia si donator....
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 22 Nov 2011 , 01:30
by Admin
Karakaçi , organizatori i ardhshem i Vllaznise
Drejtuesit e Vllaznisë prej vitesh janë vënë në kërkim të një organizatori të mirëfilltë. Kanë sjellë me dhjetra futbollistë për t’u provuar, janë provuar disa të tjerë në këtë pozicion dhe asnjëri nuk e ka bërë ashtu siç duhet. Por duket se shumë shpejt do të dëgjojmë të flitet e të shkruhet shumë për një djalosh të ri, është Abaz Karakaçi, ai që shënoi golin e parë në ndeshjen e fundit me Apoloninë.
19 vjeç, vjen nga ekipi i të rinjve të Vllaznisë dhe ka qenë kapiteni i saj. Një lojtar i zgjuar, që luan mirë në çdo pozicion të fushës por ka shumë intuitë dhe rolin e organizatorit e ka bërë më së miri. Ndoshta është herët që Vllaznia të mbështetet tek ky lojtar, por e rëndësishme është që shumë shpejt kemi për t’ia dëgjuar emrin atij. Meritë në promovimin e këtij lojtari sigurisht që ka trajneri Rudi Vata që besoi menjëherë tek ai ndërkohë që deri para kësaj jave, ai nuk ka qenë në shumë raste as në 18-she.
Shkodra Sport
I uroj suksese Karakacit, edhe vjet ka pas mundsi me e tregu vedin por ka pas nji demtim qe nuk i ka dhane mundesine me kalu ne ekipin e pare te Vllaznise.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 22 Nov 2011 , 02:57
by GOLDIAN
edhe une i uroj shume suksese
dhe isha lut qe ato mutat qe na kthyne shpinen mos te permenden ma per nje rikthim tek vllaznia se skena nevoje per to
se kena super arsen hajdarin karakacin erkocevicin sykajn etj me rradhe
ishalla rudi po i ven pikat mbi i
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 28 Nov 2011 , 15:18
by vvvllaznia
Kam ken dy jave ne Shkoder e jam kthy para nja dy jave. Shkova e pash se si stervitet akademia e Vllaznis e me aq qa pash nuk mu duk aq skandal sidomos tek te vegjlit. Normalisht qe kur flitet per te rinjt e paraterinjt edhe kushtet duhen te rriten por kam mendu shume ma keq. Gjaja e keqe ishte qe gjith akademia u stervite tek fusha e lekurave ne skenderbeg e meqe asht nje fushe e nuk ka ndricim ndodhte shume shpesh qe ne te njejten fushe tu stervitshin tre skuadra prej her por tu krahasu se si ka ken ajo fushe para 4-5 vjetsh tham qe gjanat ishin permirsu pak.
Ne Shkoder u flite qe ne janar skuadren ka me e marre Taçi e don me kriju nje skuader shume te mire me lojtart ma te mire te Shqipnis sidomos u flite me kthy ne baze shkodrant e Tiranes. Kishte nderhy direkt Jozi tek Taçi e ja kishte mush mendjen me e marre.Ndoshta kjo shpjegon pse bashkia i ka ba llogarit e veta me qendry ne krye te ekipit deri ne janar. Normalisht qe kur nderhyn politika ne futboll asht gjithmone nje diçka e keqe si bani Bode me Skenderbeun por mu nuk me kishte ardhe keq qe Taçi ta marrin Vllaznin tu konsideru pasurine qe ka ky njiri.Nejse keta jane gjanat ma interresante qe kam ndigju
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 02 Dec 2011 , 00:34
by fpjalmi
Kan denu stadiumin Loro Borici me nji gjobe 3 milion lek sepse kan hedh fishekzjarre ne fushe .
Kurse 2 jave ma para ne Korce , Kur Skenderbeu lujti me Flamurtarin dhe tifozat Korcare hedhen aq shum fishekzjarre ne fushe sa u ndalu ndeshje per 2 minuta ,dhe e quditshme asht qe fusha e Korces nuk asht denu
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 02 Dec 2011 , 20:52
by Skodrinon
Agron Çela: E rikthej unë Vllazninë kampione!
Ish-presidenti shfaqet sërish dhe pret nisjen e shitjes së aksioneve. Kërkon rifutjen në klub dhe nisjen e një projekti të ri
Një “ish”, gati të kthejë Vllazninë kampione. Nuk e ka aspak me shaka, madje pret. Nuk shfaq naze kur e pyet nëse është i gatshëm të marrë sërish skuadrën e qytetit të tij. Absolut, shumë i qartë dhe tërësisht në pritje. Për çfarë? Për të pritur semaforin jeshil të Vllaznisë. Agron Çela njihet në Shkodër si një biznesmen jo pak i vogël, si një ish-president që financoi Vllazninë përpara shumë vitesh, për prirjet e tij faktike në ngritjen e biznesit, së fundmi të hapur gjerësisht edhe me median, me TV1 Channel.
Ai është gati që kësaj radhe sipërmarrjesh t’i afrojë me shumë qejf sërish Vllazninë e tij. Madje, pret teksa të thotë: “Të marr sërish Vllazninë? Pse jo, me kënaqësi. Madje, jam duke pritur se kur bashkia do të nisë shitjen e aksioneve dhe nuk do të mungoj. I premtoj Shkodrës që do të jem aty. Një skuadër me tradita si Vllaznia ka nevojë jo pak të kthehë ekipin në vendin kampion.
Unë nuk i shmangem aspak një ftese të tillë, e cila natyrisht ka të bëjë me predispozicionin tim financiar, të cilin e kam të mirëmenduar në drejtim të një Vllaznie me projekt të gjatë financues. Për momentin “bllokada” e vogël mund të jetë hapja e rrugës nga Bashkia, ku kjo e fundit këtë proces ende nuk e ka nisur.” Kaq thotë Gon Çela, dikur president dhe shumë i dhënë pas skuadrës së qytetit të tij. Më pas, pavarësisht bizneseve të tjera, sërish aty e kishte mendjen, tek ekipi.
Ka ndjekur prej kohësh në kohë të plotë ecurinë e skuadrës. Nuk preferoi në asnjë moment të hapte replika me presidentin e fundit të Vllaznisë, për rimarrjen e skuadrës. Por tashmë që kushtet janë pjekur tërësisht, ai shfaqet i gatshëm. Nuk ka hyrë në një rrugë qorre aspak, pasi ai vetë fare mirë e di se çfarë do të thotë subvencioni i një skuadre futbolli, përfshirë edhe presionin e një qyteti si Shkodra, por sërish nuk tërhiqet.
Mendon të jetë në “pole-position” për të marrë paketën kontrolluese të Vllaznisë, në momentin që aksionet do të hidhen në treg. Çfarë do ta ndalte? Një burokraci skeptike, palë në proces. Ai është më se i bindur që shumë shpejt Vllaznia do të jetë aty ku e duan të jetë, në vendin e parë. “Vllaznia ka objektiva standarde në çdo kampionat që futet. Unë e kam ndjekur aq kohë të lirë sa kam pasur.
Mendoj që me hyrjen sërish në paketën aksionare të klubit, të mund të zbatojmë një projekt konkret për ekipin. Qytetit i duhet trofeu, suksesi dhe loja e bukur. Presim pra, se si do të ecin punët në aspektin e shitjes së aksioneve dhe pastaj jam gati,” – shton së fundmi Agron Çela, ish-presidenti i Vllaznisë, që duket fort se e kërkon sërish ekipin ta ketë nën kontroll.
Prezenca e tij e fundit si president i Vllaznisë, daton përpara shumë vitesh, kur Vllaznia humbi një finale kupe në Lushnje me Tiranën me gjyqtarë të huaj, por që atëherë, vetë ish-presidenti e pati kontestuar fort ecurinë e gjykimit. Tashmë pret të kthehet. Nga ana tjetër, bashkia po shfaqet tërësisht e hallakatur në drejtim të administrimit të sh.a.-së së re që ngriti, po kështu edhe në drejtim të procedurës së aksioneve. Madje po has në konfliktet e para.
Gon Çela është pas dere, pret. I duhet hapur kjo derë, pasi në të tilla situata, siç duken “bathët”, Shkodra sërish do të “kërcejë” degë më degë për të gjetur “fajtorin”, por edhe për të gjetur lekët. Paçka se administratori i klubit, Kujtim Shaba, i garanton ato si super të sigurta.
sporti shqiptar
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 02 Dec 2011 , 20:57
by Skodrinon
Don me e kthy Vllaznine si ne vitet e arta te presidences se tij, kur kena fitu nja 10-15..... ndeshje
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 03 Dec 2011 , 06:15
by fpjalmi
Ishalla nuk jan fjale kote ,se deri tash cdo gja qe kan than kan ken fjale boshe .
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 03 Dec 2011 , 15:17
by ultraskuqeblu1
@vvvllaznia Kto fjal kan ken qysh se ka ik valja, po sma merr mendja
Taçi asht aq i fuqishef sa nuk i ashtu hiç per Kampionatin Shqiptar... po gjithsesi ne Shkoder e ushqejme vedin me iden se ka me marr Taçi per arsye te tifozerise shume te zjarrte...
Por mu me duket e pamujtun...
E vertet qe Vllaznia ka marr 3 milion gjobe per 3 tymuse qe nuk jane hedh ne fushe dhe jane ndez ne 1 distanc te pakten 15m larg fushes....
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 03 Dec 2011 , 19:36
by Admin
Agron Cela e kishte Vllaznine e nuk bani gja, lene ma tesh, kur vllaznia asht kthy ne sh.a !!!
Per mendimin tem sduhet me pas vetem nji aksioner absolut, duhet me kene te pakten 5-6 aksioner se perndryshe ska me pas investime sic duhet.
Shpresojme qe Bashkia te vlersojne sa me pare asetet e Vllaznine e te vlersojne sakte vleren e Vllaznise.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 03 Dec 2011 , 20:06
by Ujku
Tan SHkodra e din se Gon cela nuk ka beth me e majt vllaznin jo ma me nxjerr kampione
ai nuk ka munci financiare ka merdhit krejt.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 08 Dec 2011 , 19:17
by VOJO KUSHI
Sot ne gazeten Panorama sport ishte nji shkrim nga Besnik Dizdari shume i bukur per Vllaznine ,tham se ja vlen me e postu ketu megjithse ishte shume i gjate po mundohem me e shkru ktu.Gazeta thoshte edhe per merkaton se do vijshin Dushku Shtupina dhe Progni dhe 2 lojtare mbrojtes nga ekipet Karlovac dhe Isla te kroacis.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 08 Dec 2011 , 20:49
by VOJO KUSHI
SHEMBULLI I SHKELQYESHEM I VLLAZNISE
Nga Besnik Dizdari
Laci e ka Shkodren vetem nja 50 km larg.Dhe Vllaznine e ka mike te ngushte.Meson prej saj,prej kultures dhe historise se madhe te saj.Me vjen keq qe skuadra e re e Lacit ndonjehere e harron kete.Madje harron edhe me te rendesishmen: harron se nuk eshte me nje skuader debutuese,harron se nuk eshte me nje skuader se ciles artificialisht i thoshin skuader e qytetit "te ri socialist",si dikur ne vitet 80 kur ajo nisi te ngrihej.Harron se tashme ajo ka plot 12 edicione qe ben pjese ne Kampionatin e Pare te Shqiperise.Madje harron se dy vitet e fundit eshte nje nga kater skuadrat me te mira te Shqiperise.Dhe lejon qe publiku i saj te bjere ne sjellje te palejueshme,si ato te se henesqe shkoi....Ndonese e ka Vllaznine vetem 5o km larg...Ne te vertet ,ajo ka fare prane shembullin e shkelqyeshem te edukates se larte te futbollit..
Tash,le te permbledhim paksa se cka i ndodhi Vllaznise ne ndeshjen e fundit ne Kucove.Ajo ishte nje Vllazni ne mos gaboj,me e pakta me nja 8 a 9 te rinje:20 vjecari Vajushi,18 vjecari Dema,19 vjecari Karakaci,20-21-22 vjecaret Sykaj,Markolaj,Gjini,Erkocevic,Gocaj,Shaba,Dani...Ky formacion rinor eshte ne te vertet sensacioni i Kampionatit !Qe per fat,kalon pa asnje vemendje.Te gjithe keta djem shkojne ne Kucove,pesojne atje njembasnje,nderhyrje te parregullta dhe nuk iu pranohen gola spektakolare,taktike dhe teknike deri te nje elegance.Dhe e lene fushen e lojes pa beza se bashku me trajnerin Vata !Sikur te mos iu kishte ndodhur asgje !Perse veprojne keshtu ? Veprojne keshtu sepse kane edukate,kane kulture,kane miresjellje ,i perkasin nje qyteti nobel dhe nje civilizimi qe ne Shqiperi eshte me i vjetri.
Dhe mandej ? Mandej asgje.Vllaznia uk bezan.Nuk bezan edhe pse i kane bere nje padrejtesi te madhe,edhe pse ia kane humbur ndeshjen me pa te drejte.E nderkaq ,me Vllaznine,FSHF-ja eshte e qete.Sepse Vllaznia nuk bezan edhe kur i bejne padrejtesi.Mu per kete FSHF nuk merret me Vllaznine.Per fatin e saj te keq,ajo nuk merret as me nderimin qe i takon ti beje miresjelljes se Vllaznise.
Ajo merret fort vetem me kercenuesit.
E PRA KU QENDRON PROBLEMI pjesa 2
Ne te vertet problemi eshte universal,i shumanshem,trondites,ndikues deri ne skaj,corientues, demtues, bllokues, kulturor,sportiv futbollistik,etik,moral,gazetaresk.Futbolli shqiptar nuk merret fort me ate qe quhet "Fair Play"edhe pse ky gjendet tash e pare ne flamurin e FIFA-s e te UEFA-s.Nuk kishte skene me kuptimplote ne mbarim te ndeshjes Tomori-Vllaznia,se sa menyra tejet civile se si po e linte fushen e lojes 11-shi shkodrane dhe trajneri Vata.Kryele,si te ishin ata fajtore .Ne qetesi sikur nuk kishte ndodhur asgje.Me nje veshtrim qytetar se shfaqja mbaroi dhe sikur nuk kishte fort rendesi se kush fitoi.Mirepo,me keto skena edukate te larte,askush nuk merret.Nuk merren sidomos TV-te te cilet duke qene se edhe per futbollin jane media me e ndjekur,nuk nuk mund te thuash se po e ndjejne persembari pergjegjesine,e pse jo,madje dhe "fajin" e pavetedijshem qe mund te linde.Ne Shqiperi kane arritur kulmin komentet televizive euforike te papermbajtshme per futbollin e huaj.Thirrje te shfrenuara per gola evropiane epitete te papranueshme per klubet evropiane."Supergoli","supersfida","superdueli" jane bere te padurueshem! Vend per perimtim gjuhesor shkencor i kesaj fjale joshqipe "super".Dhe nuk ka mbete tjeter vecse te bucasim edhe ne : "superkronisti","superanalisti","superkomentatori' !
Per fat te keq,askush nuk po e kupton se me kete ksenomani (nga greqishtja :i huaj+marrezi),perulje e paarsyeshme ndaj te huajes pra,gazetaria sportive pamore (televizive)shqiptare,padashur po demton tejet.Kush na e futi kete gjakim "super" ne omentin e ndeshjeve te huaja,kete "kompetence" kaq absolute ,deri ne propotence mendimi te studiove televizive shqiptare,qe ndodhen me mijera kilometra larg fushave te blerta te Evropes ? Kush na e mekoi kete guxim te papare pseudoevropian,qe bucet prej studiove televizive te Tiranes ,me kesisoj "dijesh"te patundura per skuadra e klube te Evropes,kur pervec te tjerave ,ne vete,me klubet dhe me Kombetaren nuk jemi me lart se rreth
vendeve 35-40 ne Evrope ?Mos ndoshta kjo mungese modestie ne kete lloj emfaze te pangjashme televizivo-futbollistike don te na mbushe mendjen se me gazetari jemi te paret ne Evrope ? Nuk e di ...
Di vetem se nderkaq ,pa asnje rremb atdhetarie pa asnje kujtese te Fair-Play-t,kemi nje ton gati mosperfilles per futbollin shqiptare ,qe vertet shpesh po shfaqet arrogant,i pa sjellshem ne tribuna,shares, kercenues per gjyqtare dhe futbolliste ,jo rralle i paedukate pra.Por po aq ai ka megjithate edhe te bukuren e tij.Si ne rastin me te fundit te Vllaznia Shkodres.Nese ka dicka qe nuk po i ben mire aspak futbollit shqiptare eshte mu ajo qe quhet "moviola' .Sepse pervec te tjerave,ate guxim qe ke fjala bie ,kur thua," jo nuk ishte gol" po ate guxim te takon te kesh per te thene se "ne Kucove Vllaznise nuk i jane dhene dy gola te rregullt,se ne ndeshjen Tomori-Vllaznia kishte vend jo per tre-kater (sa veshtire e kane gjyqtaret shqiptare te zbatojne rregulloren e denimit me kartone) por per nja 20 e me kartone te verdhe ,pse jo,madje edhe per nja dy te tjere te kuq".Dhe me e rendesishmja :para gjithe ketyre te takon te fiksosh largimin kryeule te 11-shit shkodran nga Stadiumi i Kucoves dhe mandej te therrasesh ne kupe te qiellit me fjalorin tend ksenoman:"Po kjo eshte superqytetari ,kjo eshte superedukate ,kjo eshte super Fair Play !"
Sa here qe kam dyshime ,marr prej bibliotekes sime Rregulloren e Futbollit te FIFA-s e te International Football Association Board.E,nuk mund te dale burr nene ,nje analist nje komentator e aq me fort nje gjyqtar futbolli -ne kete rast edhe treshja e ndeshjes Tomori-Vllaznia ,ajo B.Pashaj,A.Pregja,E.Doda- qe golin spektakolar te te riut befasues Gjini te Vllaznise ,me nje top qe vjen thuajse nga vija fundore ,te mos e miratoje.Madje edhe goli i dyte i te riut tjeter te Vllaznise ,Erkocevic,ku lojtari shkodran i cili ne castin e shenimit ndodhet nja nje meter para mbrojtesve beratas ,te gjitha shikimet te thone se ne castin e nisjes se topit drejt tij, ai ka me shume gjase te mos kete qene ne pozicjon te perparme.Sic thote edhe rregullorja.Ne Shqiperi ka kohe qe nuk eshte bere nje botim publik i gjere me mijera kopje i Rregullores te Futbollit.Anglezet e gjermanet e botojne cdo vit .E kemi fjalen per nje botim luksoz ,doracak,,me stema e foto,me rastet e pafund ,nese duam te edukojme te futbolldashesit ,te teleshikuesit,te gjyqtaret ,te te rinjte,te nxenesit, te studentet,te tifozet,kulturen e vertet te futbollit ,qe prej padijes po mberrin deri te rasti i vecantise se ngjarjes se Lacit te henen qe shkoi.E,per fatin e keq,ky episod mund te beje rrethin televiziv te Botes!...Nuk ka qene i eger ndaj Vllaznise ,Tomori i Beratit ,qe mbetet gjithnje nje skuader terheqese dhe ne te vertet ka zhvilluar edhe ai nje ndeshje plot kembengulje.Por nderhyrje te caktuara te tij kane qene krejtesisht kunder rregullores.Cka duheshin denuar deri edhe me perjashtime te tjera nga loja.Nuk u be.
E MEGJITHATE ?pjesa 3
E megjithate Vllaznia doli kryeule si te ishte ajo fajtore per humbjen.Doli pa iu ndjere zeri,pa kercenuar,pa sulmuar gjyqtaret, pa fyer ,pa share, pa u revoltuar.Sepse skuadra shkodrane ka edukaten e qytetarise se futbollit qysh me 1913 kur i dha Shqiperise ndeshjen e pare zyrtare te futbollit.Atehere ? Atehere, kujtojme se Laci e ka Vllaznine krejt afer: vetem 50 kilometra larg.Madje Federata Shqiptare e Futbollit nuk e ka fort larg ,Qytetin e Futbollit : vetem 100 kilometra ....
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 08 Dec 2011 , 21:21
by Skodrinon
besniku si gjithmone qellon ne shej
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 09 Dec 2011 , 10:06
by fpjalmi
Hallall atij qe e ka shkru . Cdo fjali ma e bukur se tjetra.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 11 Dec 2011 , 11:59
by fpjalmi
Miqesore/ Vllaznia-Beselidhja 2-1
Ne Shkoder, Vllaznia ka fituar 2-1 miqesoren e zhvilluar te Shtunen paradite ne fushen sportive "Reshit Rusi" ndaj Beselidhjes, fqinjeve nga Lezha. Takimi ka perfunduar me fitoren e Vllaznise, kur te tre golat u shenuan ne pjesen e pare. Sulmuesi i Vllaznise Gjini, shenoi ne minuten e 29-te pas goditjes se sakte brenda zones duke shfrytezuar krosin e Hajdarit. Ne minuten e 33-te i riu Dema shenon nje gol te bukur pas nje goditje nga distanca duke thelluar avantazhin per vendasit te cilet paten edhe perkrahjen e nje numri te konsiderueshem tifozash. Pese minuta pas golit te dyte te shenuar nga Shkodranet, eshte Dibra qe shenon golin e vetem per Beselidhjen. Pjesa e dyte solli ndryshime ne lojtare, por jo ne rezultat.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 13 Dec 2011 , 18:59
by Skodrinon
kena hup 2-o me aden...
3 lojtar qi kan ken ne prove, 2 serb e nji afrikan, nuk i kan pelqy vates
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 14 Dec 2011 , 23:53
by Edmond-Cela
ku ku na ka ra hadhi as lek per fanela te rija nuk kan por i kena ma ato te fushajt me harrna.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 17 Dec 2011 , 16:49
by Skodrinon
i kan vu me mbulu sponsorin e vjetshem
simas shkodra sport klubi asht ne bisedime me nji firme italiane e do te ndrrohen uniformat e tana ekipeve te vllaznise