Page 203 of 230

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 10 Nov 2011 , 21:36
by fpjalmi
Jo vetëm Sukaj, te Vllaznia ka të tjerë të pakënaqur

Futbollistët kuqeblu kanë marrë gjysmën e rrogës, pasi kanë paguar taksat dhe 30 për qind gjobë, duke u irrituar jo pak nga kjo

Reagime të shumta në Shkodër në lidhje me atë çfarë është publikuar në gazetën “Sporti shqiptar” ditën e djeshme. Deklarata e Xhevahir Sukajt në faqen e tij në rrjetin social “facebook” ka shkaktuar “tërmet” në klubin e Vllaznisë. Drejtues të tij kanë nxituar të marrin vesh se çfarë është shkruar, ku dhe si. Komentet e para kanë qenë të shpejta nga ana e tyre. “Të kthejë 50 mijë euro në klub dhe të largohet,” – ka thënë njëri prej tyre, ndonëse jo zyrtarisht.

Megjithatë, në orët në vazhdim merret vesh që vetë drejtuesit e klubit të kenë komunikuar përmes telefonit me lojtarin që ndodhet i grumbulluar në Durrës me kombëtaren dhe Sukaj thuhet të ketë deklaruar se ai nuk ka faqe të tij në “facebook”, por e kanë hapur të tjerët në emër të tij.

Ndoshta edhe kjo është e vërtetë, megjithatë ato çfarë ishin shkruar pardje kanë qenë detaje të cilat askush tjetër, përveç lojtarit, nuk i di. Për më tepër që vërtetë Sukaj nuk ka dashur të luajë ndaj Bylisit pikërisht për këto probleme, por vetëm pas lutjes së trajnerit Vata, ai ka vendosur të luajë. Nga ana e Bashkisë Shkodër nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar dje, ngaqë kanë dashur t’i besojnë lojtarit në atë çfarë mund t’u ketë thënë se “nuk është faqja ime”, apo “nuk kam shkruar gjë unë”.

Taksa dhe gjoba Realisht janë probleme që qëndrojnë dhe që kanë mbetur pa zgjidhje prej kohësh, si për shembull problemi i taksave në rroga. Fillimisht u tha se kontratat e futbollistëve do mbeteshin të parekura dhe 33 % i taksave (të sigurimeve dhe 10-përqindëshit) do të mbuloheshin nga bashkia.

Por nuk ka ndodhur kështu. Mjafton t’u referohemi asaj çfarë kryetari i bordit mbikqyrës të Vllaznisë, Ritvan Troshani, ka raportuar para Këshillit Bashkiak në mbledhjen e fillimtetorit dhe bindesh për këtë.

Nëse i referohemi Sukajt, për shembull, për të cilin lindi edhe ky debat, në kontratën e tij të nënshkruar, që më përpara se bashkia të merrte klubin e ka pasur rrogën mujore 2500 euro, ose kthyer në lekë 3 milionë e gjysmë të vjetra, bashkia merr përsipër pagesën vetëm të përqindjes së saj të sigurimeve prej 146 mijë lekësh të vjetra, por ndërkohë futbollistit i mbahen 11.2 % të sigurimeve dhe tatimi 10%, prandaj edhe Sukaj në fund të muajit, në vend që të marrë 3 milionë e gjysmë lekë sa ka të shkruar në kontratë, merr gati 3 milionë. Po të shtosh këtu edhe gjobën prej 30 për qind që klubi i ka akorduar skuadrës për rezultate të dobëta, i bie që Sukaj e Co të marrin vetëm gjysmën e rrogës mujore.

Jo vetëm Sukaj Por nëse për Sukajn ende nuk ka shumë garanci nëse vërtet i ka shkruar vetë ato në “facebook” apo të tjerët, bëhet e ditur se ditën e djeshme edhe futbollistë të tjerë kanë ngritur zërin për këtë çështje. Ata nuk kanë dashur të dalin publikisht me emra, por kanë bërë të ditur se i kanë kërkuar administratorit Shaba të ndërhyjë në këtë çështje. Rrogat e muajit tetor po merren me gati 50 për qind ndalesë (gjobë+taksa) dhe kjo i ka shqetësuar pa masë futbollistët.

Drejtuesit e bashkisë janë gjendur të papërgatitur ndoshta nga kjo gjë dhe me siguri do të ndërhyjnë për t’i zgjidhur gjërat. Është e vërtetë se në fillim të shtatorit ata i patën premtuar skuadrës se taksat do të suportoheshin nga buxheti i saj dhe kontratat e futbollistëve do mbeteshin të paprekura, por në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu.

Drejtuesit e klubit janë shprehur se nuk kishin se si ta kalonin këtë fond shtesë dhe prandaj u premtuan futbollistëve se do t’u shtohej te premiot. Por në fakt, për një apo një tjetër arsye, kuqeblutë deri pas javës së tetë të kampionatit ende nuk kanë marrë një premio të vetme. Çështja “Sukaj” tashmë ka marrë përmasa më të mëdha dhe me siguri që, nëse nuk ndërhyhet në kohë për ta zgjidhur, do të ketë pasoja për skuadrën.

http://www.sportishqiptar.com.al/newsit ... pakenaqur/
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Per mendimin tem keto gjobat dhe keto taksa qe i mbahen lojtareve te vllaznise do te thote qe bashkia dhe disa njerez qe po kontribojn per vllaznine nuk kan fuqi me mbajt skuadren nga ana financiare .

Kur mendon qe sukaj asht ai lojtare qe e ka mbajt vllaznine gjalle dhe golat e tij kan ken deciziv qe vllaznia te jete ne vend te shtate ,dhe te mendosh se ai merr gjysme rroget kur dihet qe asht nder 4 lojtaret ma ne superforme ne shqipni ku asht grumbullu me kombetaren ,atehere mendononi se si lojtaret e tjere trajtohen ,dhe tashti po e kuptojm pse vllaznia nuk po jep ate qe duhet .

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 12 Nov 2011 , 12:15
by Admin
Bashkia Shkoder qe asht edhe aksioneri i vetem i Vllaznia Sh.A ka ba zyrtare rrogat e cdo lojtari.

Ja kontratat sezonale të futbollistëve sipas vlerave të tyre.
1.Xhevahir Sukaj 35 mijë euro
2.Miroslav Vujadinoviç 35 mijë euro
3.Gavrilo Petroviç 33 mijë euro
4.Amarildo Belisha 21 mijë euro
5.Braçan Popoviç 20 mijë euro
6. Gentian Muça 28 mln lekë
7.Dritan Smajli 26 mln lekë
8.Vioresin Sinani 25 mln lekë
9.Olsi Gocaj 25 mln lekë
10.Valdano Nimani 20 mln lekë
11.Arsen Sykaj 15 mln lekë
12.Armando Vajushi 15 mln lekë
13.Enis Gjokoviç 15 mln lekë
14.Sadush Danaj 6 mln lekë
15.Edon hasani 6 mln lekë
16.Arsen Hajdari 3.8 mln lekë
17.Jurgen Gjini 2.6 mln lekë


Po te marrim shembullin e Sukaj rrogat nuk korrispondojne me ate qe shkruhet ne gazete.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 12 Nov 2011 , 12:36
by Admin
Kete jave vllaznia ka ba 2 miqsore, njenen kunder Ades qe e kena fitu me rezultatin 1-0. Autor i golit ka kene Karakaci me penallti.
Ndeshjen tjeter e kena zhvillu kunder Beslidhjes qe asht fitu edhe kja me rezultatin 1-0. Autor Stivi Shaba.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 12 Nov 2011 , 18:51
by Skodrinon
Admin wrote:Bashkia Shkoder qe asht edhe aksioneri i vetem i Vllaznia Sh.A ka ba zyrtare rrogat e cdo lojtari.

Ja kontratat sezonale të futbollistëve sipas vlerave të tyre.
1.Xhevahir Sukaj 35 mijë euro
2.Miroslav Vujadinoviç 35 mijë euro
3.Gavrilo Petroviç 33 mijë euro
4.Amarildo Belisha 21 mijë euro
5.Braçan Popoviç 20 mijë euro
6. Gentian Muça 28 mln lekë
7.Dritan Smajli 26 mln lekë
8.Vioresin Sinani 25 mln lekë
9.Olsi Gocaj 25 mln lekë
10.Valdano Nimani 20 mln lekë
11.Arsen Sykaj 15 mln lekë
12.Armando Vajushi 15 mln lekë
13.Enis Gjokoviç 15 mln lekë
14.Sadush Danaj 6 mln lekë
15.Edon hasani 6 mln lekë
16.Arsen Hajdari 3.8 mln lekë
17.Jurgen Gjini 2.6 mln lekë


Po te marrim shembullin e Sukaj rrogat nuk korrispondojne me ate qe shkruhet ne gazete.
vujadinoviç merrka sa sukaj. petrovic 2 ma pak.
me eurot e ktyne dy shkjeve kishim majte gilman liken

nji zhele si popovic merr 2 milion lek ma shume se smajli

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 12 Nov 2011 , 21:43
by fpjalmi
Po me ban shum pershypje rroga e Armando Vajushit dhe e Arsen Sykes ku 15 milion ne vit nuk jan as sa 900 euro ne muaj ose as 10.000 euro ne vit duke dit se asht edhe viti i dyte qe luajne titullare cdo ndeshje me vllaznine ,ku padiskutim kan ken edhe nder pjeset ma te forta te Vllaznise ,dhe po me qudit gjithashtu krahesimi I ketyne lojtareve te fundit qe thash me rrogat nimanit 20 milion ne vit ,dhe gocajt 25 milion milion ne vit ,ku sykaj dhe vajushit nuk i bjen me marr as ma pak se 1 te treten e 3 futbollistave qe jane ma te pagumt duke dit qe 1 euro thehet me 1400 leke te vjetra :shock:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 13 Nov 2011 , 21:55
by GOLDIAN
kumonat po bien e kerkush spo degjon apo si gjithmone kur te jete vone do themi jo e pat fajin hasani apo mireli

http://www.shkodrasport.com/index.php?o ... 36:futboll

ne pak keq jemi keshtu po te na ikin dhe keto tre atehere vec mbijetesa na ka mbet
ku a ky sponsori anonim ma zotni kryetar bashkiet?????

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 14 Nov 2011 , 21:50
by fpjalmi
Bomba” Tirana: Vajushi për të fituar titullin kampion
http://sportekspres.com/contenti.aspx?i ... 891&id=542

Po flitet se ne merkaton e janarit jo vetem vajushi do te kalojn te tirana ,por edhe sukaj bashk me smailin :shock: :shock: . Asht me te vertete nji bomb per vllaznine ,pasi pa keta lojtare do te kalojm bashk me Dinamon ne kategorine e pare

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 15 Nov 2011 , 02:02
by jeti
Sukaj e Vajushi jan tu i ba pression bashkise per me ja rrit rrogen. Bashkija duhet me ja permbush kerkesat e tyne, perndryshe do kishte ken katastrof.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 15 Nov 2011 , 23:10
by Edmond-Cela
jeti wrote:Sukaj e Vajushi jan tu i ba pression bashkise per me ja rrit rrogen. Bashkija duhet me ja permbush kerkesat e tyne, perndryshe do kishte ken katastrof.
pse nuk e thuaj troc ca kerkojn ato por dalin si fmijaca. jan ba me pordh shum. mua per vedi tem edhe me ike sme bahet vone. ato duhet me punu shum dhe jo me dal me ato deklarate se jan keta futbollista qe nuk kan dhan ate qe duhet.

ne na duhen futbollista te perkushtuar dhe jo futbollista prradhash

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 16 Nov 2011 , 00:24
by fpjalmi
Gazeta sporti shqiptare paska shkruar Per Balen dhe Liken se vllaznia do ti marrin ne merkaton e janarit dhe asht e sigurte biles ka shkru qe vllaznia do mbajn edhe sukajn edhe vajushin dhe nuk do i lajn me u largu .

http://www.sportishqiptar.com.al/newsit ... je-tjeter/
Vllaznia në “kundërsulm”: Duam Likën, Balën dhe një tjetër!

Keto shkrime I ka shkru Gjergj Kola te sporti shqiptare Ku pa dyshim asht nji rrene e sigurte dhe nji rrene e pabesueshme. Duke dit se bashkia nuk po mundet me majt ata lojtare qe ka ,une nuk e kuptoj se si Gjergj Kola mund te shkruajn dicka te tille kur me marr liken dhe balen nuk e len Tirana gjalle ,dhe e dyta ku mundet bashkia me pagu liken dhe balen aq sa e paguan tirana .

Dicka asht e vertete ,ose ka lujt mendsh Gjergj Kola ,ose per here te pare ky gazetare ka than te verteten per here te pare ne shkrimet e tij :P

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 16 Nov 2011 , 00:38
by Skodrinon
per mu asht e thjeshte
klauzolat per prishjen e kontratave jane 100 mije euro per vajushin e 50 mije per sukaj. plus nja 20 mije qi kursejne prej rrogave per te dy shkojne 170. don me thane se kan mundsi me i zevendesu me dy lojtare cilesore qi munden me i pagu 85 mije euro per kry per gjysen e kti kampionat e per te ardhshmin. nqs nuk gabohem lojtare te kalibrit te likes e bales nuk marrin ma shume te tirana
nqs nuk kan me vepru kshtu, e kan me perdor kto euro per me pagu rrogat e mrapametuna, don me thane se jane njisoj si fushaj. biles edhe ma t'kqi, se jane ne ate post per me ba interesat e shkodranve.

nuk e kuptoj se pse vajushi e ka klauzolen 100 mije euro kur deri para pak mujsh kerkohej per te ma shume se 250 mije. do t'jete nei dhurate e fundit e fushakut.

shpresoj edhe qi here tjeter klauzolat te vlejne vetem per ekipet e huaja. qi mos te ndigjojme ma halabake si alban tafaj, qi kur prononcohet ne media ose qan se e kan rrah ose kallxon fodullekun qi e karakterizon (ka msu prej halilit. ju kujtohen strajca me pare ne tavoline e lekt e hedhuna ne fushe ne nji tirana-vllaznia), tu thane publikisht qi ka si obiektiv nji lojtare qi ka nji kontrate me vllaznine

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 16 Nov 2011 , 00:44
by Skodrinon
fpjalmi wrote:Gazeta sporti shqiptare paska shkruar Per Balen dhe Liken se vllaznia do ti marrin ne merkaton e janarit dhe asht e sigurte biles ka shkru qe vllaznia do mbajn edhe sukajn edhe vajushin dhe nuk do i lajn me u largu .

http://www.sportishqiptar.com.al/newsit ... je-tjeter/
Vllaznia në “kundërsulm”: Duam Likën, Balën dhe një tjetër!

Keto shkrime I ka shkru Gjergj Kola te sporti shqiptare Ku pa dyshim asht nji rrene e sigurte dhe nji rrene e pabesueshme. Duke dit se bashkia nuk po mundet me majt ata lojtare qe ka ,une nuk e kuptoj se si Gjergj Kola mund te shkruajn dicka te tille kur me marr liken dhe balen nuk e len Tirana gjalle ,dhe e dyta ku mundet bashkia me pagu liken dhe balen aq sa e paguan tirana .

Dicka asht e vertete ,ose ka lujt mendsh Gjergj Kola ,ose per here te pare ky gazetare ka than te verteten per here te pare ne shkrimet e tij :P
kto jane prralla
demek: ju kerkoni vajushin? atehere na dona balen e liken.
gjergj kola me shoke i hane...

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 16 Nov 2011 , 00:59
by Admin
Tjeta djema.

Nuk ka ndoj gja me u habit, cdo lojtar, ne te tane boten ka nji klauzole per prishje kontrate te njeanshme.
Nqs Vajushi, Sukaj, Smajli apa ndonji tjeter don me ik, e ka deren e hapun edhe e ka pas deren e hapun edhe ma pare.
Sot duhet me pa se sa jane te disponueshem kto lojtare me ik tek nji ekip tjeter....

Sma merr mendja se Vajushi (Sukaj ndoshta pa) ka deklaru haptas qe une ne janar du me ik prej Vllaznise sepse ne te kundert Vllaznia Sh.A bashke me Vaten munden me i ba projektet e Vllaznise pa te si edhe nuk e fusin ne asnji ndeshje!

Kta shkrimet qe kane dale tesh jane kot sa me mbush gazetat e sa me fut panik tek Vllaznia si edhe noshta jane me sha punen e bashkise deri ne kete moment.

Sdq nga ana tjeter nqs Vajushi den me ik byrum e te ikun, prej ktij operacion Vllanzia fiton e ka mundesine qe me u fut seriozisht ne merkato!
Sma merr mendja se ka ekip ne Shqipni qe harxhon te pakten 125 mije euro per me marr Vajushin per nji gjys-sezoni.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 18 Nov 2011 , 01:21
by Edmond-Cela
Opinion/Shkodres i «rikthehet» dinjiteti, Vllaznia!

… atje, ne kryeqendren e veriut, ne cdo kafene, rrugice, lagje, ne cdo skute e pjese te saj flitet per futbollin. Futbolli eshte pjese e perditshme e jetes se ketij qyteti, e qytetareve te saj. Ata jetojne me te. Koha e ka faktuar dhe po e deshmon cdo dite nje fakt te tille.



Nje qytet i lindur per te qene pjese e pandashme e artit dhe kultures, por mbi te gjitha nje qytet qe «ushqehet» me sport, e vecanerisht me futboll. Dinamika e jetes dhe ndryshimet ne kohe te saj, sigurisht do te shfaqnin per shume prej tyre edhe mjaft probleme te mbijeteses. Por, edhe kjo kalohet nga keta njerez, te cilet me mbijetesen dhe ekzistencen e tyre krijojne nje varesi te pashmangshme me kembet e atyre qe luajne ne fushen e lojes. E kur keto te fundit dine te luajne, mbijetesa e tyre eshte me se e arritur.



Tashme, prej disa vitesh shume prej tyre jane larguar nga shkallet e stadiumit. Pas vdekjes se te ndjerit, Myftar Cela, shkallet e «Loro Boricit» kane ardhur ne nje pakesim te ndjeshem, por edhe keshtu sic jane ato vazhdojne te jene te paret. Sigurisht, sipas nje fjalie qe do te thoshte Rudi Vata ne nje interviste ekskluzive «futbolli shqiptar eshte futboll tavolinash», numri i sportdasheve qe e ndjekin Vllaznine ne shkallet e stadiumit do te ulej ndjeshem. Populli i Shkodres, qytetaria e saj, sportdashesit e Vllaznise duan «futboll te bukur, loje korrekte, spektakel te admirueshem te shoqeruar me fitore te denje». Ndaj, si rrjedhoje eshte e shpjegueshme fakti i boshatisjes se stadiumit.



Edhe ndonje «alien» ne Shkoder, nese ka, e di qe Vllaznia ka shitur, ka lene dhe ka bere pazar ndeshjesh gjate ecurise se saj ne kampionatin shqiptar. Kjo nuk eshte e re, per asnje nga ato qe e njohin kete skuader. Fakti, qe prej vitesh ajo nuk ka marre nje titull kampion krijon ne qytet mjaft peshtjellime dhe marrje mendsh. Keshtu, ne mund ta quajme «divorci» i sportdashesve me ekipin ka disa vite qe eshte krijuar. Sigurisht, ka pasur edhe ndeshje ku numri i tyre ka qene i kenaqshem, por pyetjes se «sa kohe ka qe kur stadiumin tone nuk e kemi shikuar plot e per plot?», shume syresh do te ktheheshin prapa ne kohe per te kujtuar ndeshjen dhe vitin ne te cilin eshte arritur nje mbushje e tille e shkalleve te tij.

Shkodres dhe Vllaznise me kohe i nevojiteshin shkodranet, ato shkodrane qe dine te punojne profesionalisht mire dhe jane te ndershem me veten e tyre, familjen dhe profesionin qe kane. Shume kohe kane kaluar kur i madhi Medin Zhega do ta merrte Vllaznine dhe do ta linte per pak kohe ate. Qe nga ajo kohe deri me sot, Vllaznise i kane munguar «legjendaret» e saj. Ato qe kane ditur fort mire me nderu Shkodren dhe shkodranet.

Sot, njeri nga ato, per te cilet jo vetem Shkodra, por e gjithe Shqiperia eshte krenare per te, me ne fund ndodhet ne timonin e Vllaznise, ne mos per ta derguar drejt titullit kampion, se paku t'i riktheje dinjitetin e munguar. E kur Vllaznise i rikthehet ky dinjitet, ai shume lehte eshte i verifikueshem. Shkallet e stadiumit «Loro Borici» do te jene te tejmbushura. Kjo do te jete, pikerisht edhe njesia matese e ecurise se Vllaznise.



Atmosfera e gezueshme ne Shkoder eshte e prekshme. Pozicionimi i Rudi Vates, idhullit te shkodraneve, ne krye te kuqebluve ka sjellur nje klime pozitive. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Menjehere, sipas medias, vjen edhe lajmi i pare «Viorensin Sinani do te jete perkrah Rudi Vates». Kjo tregon se «moti i mire shifet nade», e kesisoj trajneri i ri i Vllaznise ben hapin e pare drejt klimes konstruktive ne mjediset e klubit shkodran.

Ne krah te tij vendos bomberin e Vllaznise dhe «ujkun» e tifozerise. Tashme, drejtuesit e kuqebluve jane OK. Pas Grimes vjen Sinani, per te ndihmuar Rudi Vaten drejt rikthimit te dinjitetit, e dinjiteti i shkodraneve rikthehet kur Vllaznia eshte mire. E kjo Vllazni do te jete mire, atehere ku tifozeria e saj do te shpertheje si nje «vullkan» per te derguar ekipin drejt suksesit te merituar.



Se fundi, duhet falenderuar edhe Bashkia e Shkodres per besimin e dhene ndaj figures se Rudi Vates. Gjithashtu, kjo bashki duhet te tregohet me teper bashkepunuese ne plotesimin e te gjitha kushteve te trajnerit te ri. E si mbyllje, ajo duhet te mbaje duart larg cdo vendimi qe trajneri mund te marre per lojen dhe menyren e futbollit qe do te zhvilloje Vllaznia. Media, duhet te tregohet e pjekur dhe bashkepunuese, ne menyre qe te dije ta lere ekipin te qete dhe te dije momentin kur te pasqyroje gezimet e tij, fitoret e Vllaznise.

Vllaznia me kostum te ri, nje kostum qe mban emrin DINJITET!



Redan Bushati

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 18 Nov 2011 , 03:32
by GOLDIAN
a din ky gazetari se ne car vendit jena e se jena da 3-3 ne shkoder me ballshin qe na shkrun me te madhe DINJITET
jena vatra e talentave kena mush komtaren historikisht me futbollista
e tash na duket vetja me dinjitet simas tij se na erdh rudi vata
eshte turp me krahasu profesor din zhegen me rudin per ceshtjen vllaznia
ku e kam ate skodrinonin na tregojne pak ma shume me statistika ca ka dhan din zhega e ca rudi per vllaznine

mas barazimit me ballshin u tha asht heret per mu vleresu rudi OK JAM DAKORD
po tash a nuk keka heret me ja lan rudit ne dore kete punen e dinjiteti?
turpin po e hajme me buk,

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 18 Nov 2011 , 11:02
by Ledi1920
GOLDIAN wrote:a din ky gazetari se ne car vendit jena e se jena da 3-3 ne shkoder me ballshin qe na shkrun me te madhe DINJITET
jena vatra e talentave kena mush komtaren historikisht me futbollista
e tash na duket vetja me dinjitet simas tij se na erdh rudi vata
eshte turp me krahasu profesor din zhegen me rudin per ceshtjen vllaznia
ku e kam ate skodrinonin na tregojne pak ma shume me statistika ca ka dhan din zhega e ca rudi per vllaznine

mas barazimit me ballshin u tha asht heret per mu vleresu rudi OK JAM DAKORD
po tash a nuk keka heret me ja lan rudit ne dore kete punen e dinjiteti?
turpin po e hajme me buk,

ta kom thon qe gazetraet jan lepirese (chupa chups)
Mjafton nja dy shuka te vogla lekesh e te qisin alamet artikulli...

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 18 Nov 2011 , 13:25
by Admin
Goldi ket shkrim e ka ba Redon Bushati (qe asht kryetar i studentave te Luigj Gurakuqit) ne fillim kur asht emru Vata ne kry te Vllaznise.

Une nuk jam dakort me ate qe presin shkodrant prej Vates, sikur Vata asht "shpetuesi" i Vllaznise.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 18 Nov 2011 , 19:27
by Edmond-Cela
GOLDIAN wrote:a din ky gazetari se ne car vendit jena e se jena da 3-3 ne shkoder me ballshin qe na shkrun me te madhe DINJITET
jena vatra e talentave kena mush komtaren historikisht me futbollista
e tash na duket vetja me dinjitet simas tij se na erdh rudi vata
eshte turp me krahasu profesor din zhegen me rudin per ceshtjen vllaznia
ku e kam ate skodrinonin na tregojne pak ma shume me statistika ca ka dhan din zhega e ca rudi per vllaznine

mas barazimit me ballshin u tha asht heret per mu vleresu rudi OK JAM DAKORD
po tash a nuk keka heret me ja lan rudit ne dore kete punen e dinjiteti?
turpin po e hajme me buk,

goldi ai artikull ka dal ne shtyp para 2-3 jave e gjeta e thash po e pruaj edhe ketu.

nuk ka krahasime rudi me dinin ketu.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 18 Nov 2011 , 22:42
by VOJO KUSHI
kyt pershtypje ka ramazan rragami per trajnerin e ri deri tash

“Mund të them me plot bindje se Vllaznia është duke u stërvitur profesionalisht. E kam ndjekur skuadrën që kur Vata u bë trajner dhe një stërvitje të tillë ka kohë që nuk e kam parë në këtë skuadër. Këtë nuk e them për të bërë lëvdata për trajnerin por nga ajo që unë kam parë me sytë e mi. Jam shumë i kënaqur nga mënyra se është duke punuar trajner dhe frymën e bashkëpunimit e të konkurrencës që ai ka arritur të injektojë në skuadër brenda këtyre pak ditëve. Sigurisht që të marrësh Vllazninë në një situatë të tillë duhej shumë vullnet dhe këtë Rudi e realizoi tamam si burrat për të mos e lënë skuadrën në baltë. Si një ish-futbollist i imi mund të them se Vata tashmë është dhe një trajner profesionist. Sigurisht që duhet punë dhe shumë mund pop me përgatitjen që ai është duke realizuar tani kam besim se Vllaznia shumë shpejt do të dalë në rrugën e saj. Duke nisur nga atmosfera, këmbëngulja, përqendrimi, mënyra e stërvitjes, rregullat e çdo gjë tjetër ekipi nuk ka se si të mos filloi një ecuri pozitive”
sport ekspres

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 19 Nov 2011 , 13:45
by Admin
Vata mund te jene shume tranjer i mire si edhe mund te punojne me shume dashamirsi per Vllaznise, por aja qe nuk kuptoj asht se me u ba tranjer i Vllaznise ne kete moment asht nder per Vllaznine!! Ktu asht e kunderta aj tranjer qe ka marr ne dore Vllaznine ka NDER te madh me stervit kete skuader qe e ndjek e tane Shkodra!!!