Page 201 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 25 Oct 2011 , 14:27
by Admin
dje asht ba propozimi ne kshill bashkiak e asht vendos me u shkarku, kurse sot asht firmos shkarkimi i Joses.
Josa nuk ka fajin kryesor per gjendjen e ekipit por largimi i tij mund te "shkundin" lojtart e te shpresoe qe gjanat kane me ndryshu.
Hala nuk dihet se kush mund ta marrin Vllaznine por flitet per disa tranjera:
Edi Martini, Starova, Duro, Zmijani.
pjalmi kush asht ky tranjeri kroat? a kane dhane emer?
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 25 Oct 2011 , 16:58
by GOLDIAN
VOJO KUSHI wrote:josa u shkarku zyrtarisht sot edhe propozimin per shkarkim e kane ba grima edhe shaba per mendimin tem kane ba shume mire edhe me duket se kane fillu me punu si profesionista
ku shifet profesionalizmi ketu apo me i hap rrugen edi martinit
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 25 Oct 2011 , 18:36
by VOJO KUSHI
ja ja se pata te edi martini se ai sme pelqen se e kena pas e nuk ka dhane gja, po thashe profesionista ne kuptimin se nuk e ka shkarku nji individ ne mendje te tije si ka ndodh perparan, po ashte marre mendimi administratorit edhe drejtorit teknik ma pare ,ashte ba nji mbledhje edhe ashte marre vendimi me detaje ,tashi grima edhe shaba e shofin stervitjen e ekipit perdite se jane aty ,kur thojne ata qe nuk bahet stervitje dmth se ashte e vertet, une ma teper i besoj grimes qe ka dhane shpirtin per vllaznin se joses qe nuk i djeg fort vllaznia me zemer
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 25 Oct 2011 , 20:32
by fpjalmi
Admin wrote:dje asht ba propozimi ne kshill bashkiak e asht vendos me u shkarku, kurse sot asht firmos shkarkimi i Joses.
Josa nuk ka fajin kryesor per gjendjen e ekipit por largimi i tij mund te "shkundin" lojtart e te shpresoe qe gjanat kane me ndryshu.
Hala nuk dihet se kush mund ta marrin Vllaznine por flitet per disa tranjera:
Edi Martini, Starova, Duro, Zmijani.
pjalmi kush asht ky tranjeri kroat? a kane dhane emer?
Jo Admin nuk ka dhan emer ,vetem shkrushin ne tv ,tranieri I ri mund te jete Kroat
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 26 Oct 2011 , 05:44
by jeti
Pesë arsyet që shkarkuan Mirel Josën
Bordi Mbikqyres i KF Vllaznia sh.a. vendosi ta shkarkojë Mirel Josën, pas vetëm gjashtë javëve të para të këtij sezoni. Bashkë me largimin e Josës, Bordi penalizoi me 30 për qind të rrogës mujore lojtarët e Vllaznisë, për numrin e pakët të pikëve të grumbulluara në gjashtë javët e luajtura: 7 pikë, ku spikasin tri humbje në transfertë, e për më tepër djeg shumë ajo me Kamzën (1-0) në javë e dytë.
“Në përfundim të analizave, administratori Kujtim Shaba dhe drejtori sportiv i KF Vllaznia sha.a., Armir Grima, dolën edhe në propozimin konkret per shkarkimin e trajnerit Mirel Josa”. thuhej në komunikatën e shpërndarë për mediat. Janë pesë argumentë që e shkarkuan Josën. Bordi nisi edhe negociatat për emërimin brenda një kohë sa më të shkurtër të trajnerit të ri. Deri sa të gjendet ai, ekipi do të drejtohet nga zëvendëstetrajneri aktual, Elvis Plori. Bordi Mbikqyres dhe drejtuesit teknikë të KF Vllaznia sh.a. falenderojnë trajnerin Josa për punën e kontributin e dhenë në drejtimin e ekipit dhe i urojnë karriere të mbarë profesionale.
“Bordi Mbikqyrës dhe drejtuesit teknikë të KF Vllaznia sh.a. rikonfirmojnë mbështetjen e plotë të ekipit për arritjen e objektivave të sezonit: Superligën, Kupën e Shqiperise dhe Kupat e Europës”, - vazhdon më tej deklarata.
Ftojmë sportëdashësit e zjarrtë të Vllaznisë ta mbështesin ekipin e zemrës duke besuar se shumë shpejt kuqeblutë do të jeëe në nivelin e objektivave të sezonit.
Ish-trajneri Josa ka fajësuar edhe mungesën e fatit në largimin e tij pasi me ndonjë pikë më tepër, gjërat do ishin ndryshe. Megjithatë ai ka thënë fjalët më të mira për raportet me futbollistët, tifozët, gazetarët dhe gjithë të tjerët. Ka falenderuar ish-presidentin Fushaj që i besoi drejtimin e skuadrës por edhe drejtuesit aktualë të klubit për bashkëpunimin që kanë patur me ta. Mirel Josa do të mbahet mend gjatë për punën e bërë dhe seriozitetin e shfaqur gjatë punës së tij, në herën e dyte që e drejtoi skuadrën shkodrane.
PESE ARSYET
Arsyeja 1: Rezultatet e dobëta dhe renditjen larg objektivave te fillimit të sezonit. (Komenti: Vllaznia ndodhet në vendin e tetë më 7 pikë, duke pasur një bilanc të dobët për emrin e saj, 2 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje).
Arsyeja 2: Atmosfera jo e mirë e krijuar në rradhët e futbollistëve dhe mungesa e frymes se grupit, e domosdoshme për arritjen e objektivave. (Koment: Ka pasur deklarime dhe kundërdeklarime të lojtarëve).
Arsyeja 3: Pamundësinë e menaxhimit teknik të ekipit në kushtet aktuale. (Koment: Mirel Josën e solli si trajneri ish-presidenti Valter Fushaj, dhe besohej se ishte nën influencën e tij. Arriti të kalonte një tur në Ligën e Europës).
Arsyeja 4: Mungesën e alternativave konkrete për ndryshimin e situatës për rikthimin e shpejtë të Vllaznisë në nivelet që kërkojmë të gjithë. (Koment: Josa pati shpesh edhe lojtarë kundër).
Arsyeja 5: Qëndrimin publik në kundërshtim me objektivat që ka shpallur KF Vllaznia sha.a. për sezonin. (Koment: Ish-trajneri Josa në deklarimet e tij të fundit, shfaqi një qëndrim dyshues në lidhje me mundësinë e fitimit të kampioantit).
Josa: “Vllaznia, në zemrën time”
“Shkodra dhe Vllaznia do të mbesin gjatë në mendjen time. Kjo eshte deklarata e dhënë nga trajneri Mirel Josa, vetëm pak çaste pas shkarkimit dhe largimit përfundimtar nga Shkodra. Josa, një trajner me personalitet të fortë, nuk ka dashur të bëjë polemika. “Do të veproj kështu sepse po të flas, fjalët e mia do të keqinterpretohen dhe i bëjnë dëm skuadres”- citohet Josa nga portali sportiv në internet, “Shkodra Sport”.
http://albania-sport.com/
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 26 Oct 2011 , 10:03
by fpjalmi
Per mendimin tem nuk asht faji i joses,dhe nese Josa ka nji faj te vetem ,atehere ai faj asht qe ka ofru nji futbollist pa vlera si gentian muqaj qe ma ka fut me lujt kur nuk ka ba asgja per vllaznine,kurse bashkia mban barren ma te nalte duke hek boshtin e mesfushes nallbanin ,edhe shum te tjere .
Mendoj qe Vllaznia nuk ka nevoje per tranier ,duke dit qe Elvis Plori mund ta bajn punen e tranierit ma mire se askush tjeter ,sepse ma mire se ai ,askush tjeter nuk e njef skuadren
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 26 Oct 2011 , 11:01
by GOLDIAN
ajo pika e 5 shume interesante popull fodull
njashtu si me komtaren kush trajenr premtoi kualofilimin u prit me te madhe
tjetri qe tha realitetin ju sulen me kritika
na ketu ne forum e e kena than me mijera her qe na skena 11 -sh
e skam pa nej her ekip qe ska as 11 baze me pas sukses
nuk du me mrojt josen por mos te bahena qesharak
ma mire thuhet qe u mor vendimi dhe pike pa ba keshi pikash leshi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 26 Oct 2011 , 13:40
by vllaznia kampion 10
Me falni qe po nderhyj ne kete tem po shpesh futem ne forum dhe lexoj opinionet tuaja po nuk do doja te beja nje analize subjektive po objektive dhe qe ka lidhje me futbollin shkodran dhe ate shqiptar. Shkodra djepi i futbollit dhe qyteti qe prodhon cdo dite talente ne kete fushe dhe ne shumicen e rasteve keto talente nuk rriten apo digjen. Degjoj shpesh shkarkime trajneresh apo emerime te tjeresh dhe eshte normale jane gjera qe bota e futbollit i njeh. Mesa kam djeni une apo informacion klubi i futbollit vllaznia ka ne perberje lojtare te nje akademie qe ne kampionatet e moshave dalin kampiona dhe ne perberje te ketyre ekipe spikasin mjaft talenta. Nuk njoh personalisht asnje drejtues klubi pervec se emra lojtaresh nder vite qe afrohen ne stafe etj etj. Ik nje president dhe krijohet nje shoqeri aksionere etj etj. Problemet qe i duhen dhane zgjidhje gradualisht lidhet direkt ne investimet qe behen ne futboll duke filluar qe ne infrastrukture e deri tek rritja profesionale e trajningut shtimi i organikes se stafeve teknike dhe organizuese. Pra jane shume gjera per tu ba. Pra klubi vllaznia ka nevoje per nje sh.a te fuqishme persa i perket kapitalit dhe finanzimeve. Nese ne sh.a do vijne njerez qe ne radhe te pare jane tifoze te klubit vllaznia dhe qe jane njerez te forte ne boten e aktiviteteve ekonomike te jeni te bindur dhe ja u jap me firme qe vllaznia do arrin mbas disa kohesh te marrin rezultate surprize jo vetem ne kampionat por edhe ne kompeticione nderkombtare. Mendoj se problemi ekonomiko financiar eshte nyja qe mban peng futbollin ne shkoder por edhe ne shqiperi. Po te veme re disa ekipe qe nuk jane te degjuaara dhe qe kane filluar dhe marrin pjese rregullisht ne grupet champion apo europa leage kjo ka ardhe pra si pasoj e investimeve te fuqishme dhe qe kane arritur rezultate surprize.Pra te dashur bashk tifoza ne merremi kot me gjera qe nuk asht se kane rendesi te madhe po ajo qe ka rendesi dhe qe eshte e vetmja gje qe ta shikojme vllaznine aty ku duhet eshte aspekti financiar dhe zgjedhja e njerezve kompetent qe merren ne kete fushe! Faleminderit!
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 26 Oct 2011 , 13:46
by vllaznia kampion 10
Edhe dicka kisha me shtu se me siguri fola shume dhe ju merzita ndoshta, "VLLAZNIA KA BRUME PO KY BRUME DUHET TE PERPUNOHET NGA NJEREZ QE QUHEN PROFESIONISTA".
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 26 Oct 2011 , 13:49
by GOLDIAN
vllaznia kampion 10 wrote:Edhe dicka kisha me shtu se me siguri fola shume dhe ju merzita ndoshta, "VLLAZNIA KA BRUME PO KY BRUME DUHET TE PERPUNOHET NGA NJEREZ QE QUHEN PROFESIONISTA".
drejt ke vlla po kur ne dore e kan jo profesionistat atehere jemi ne ate pike ku sot jemi
10 vjet pa titull
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 26 Oct 2011 , 14:33
by Ledi1920
fpjalmi wrote:Per mendimin tem nuk asht faji i joses,dhe nese Josa ka nji faj te vetem ,atehere ai faj asht qe ka ofru nji futbollist pa vlera si gentian muqaj qe ma ka fut me lujt kur nuk ka ba asgja per vllaznine,kurse bashkia mban barren ma te nalte duke hek boshtin e mesfushes nallbanin ,edhe shum te tjere .
Mendoj qe Vllaznia nuk ka nevoje per tranier ,duke dit qe Elvis Plori mund ta bajn punen e tranierit ma mire se askush tjeter ,sepse ma mire se ai ,askush tjeter nuk e njef skuadren
Muqen se ka sjell Mireli. Gjithsesi ju nuk e pelqeni kurse ne themi pse na iku. Varet se ku e fut ne fushe dhe cfare i jep persiper me bo. Nuk jam dakord qe mosardhja e rezultateve ti faturohet vetem Joses dhe Muces. Ekipi i Shkodres ka kujtu se po merte mesfushor. Nqs Sukaj do i kishte bo gola ato raste (nji ne fund me ne dhe ate me port bosh ne vlore) do ishit 11 pike edhe sot do flitej ndryshe.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 26 Oct 2011 , 14:48
by Ledi1920
Mucen se ka sjell Mireli por i eshte ofru vet. Gjithsesi ju nuk e pelqeni kurse ne themi pse na iku. Varet se ku e fut ne fushe dhe cfare i jep persiper me bo. Nuk jam dakord qe mosardhja e rezultateve ti faturohet vetem Joses dhe Muces.
Nqs Sukaj do i kishte bo gola ato raste (nji ne fund me ne dhe ate me port bosh ne vlore) do ishit 11 pike edhe sot do flitej ndryshe.
Se maj men kush nga trainerat e ka thon(me duket fergusoni) qe ne rast mos ardhje te rezultateve fajin ndahet:
30% faji trainerit, 30% i lojtareve dhe 30% i drejtusave...
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 26 Oct 2011 , 17:10
by Admin
vllaznia kampion 10, ke plotsisht te drejte. pa nji baze te mire ekonomike si edhe pa nji baze (ligjore) te mire futbolli shqiptar ka me met ne vendnumro.
Aktualisht baza ligjore (kthimi ne Sh.A) i klubeve shqiptare asht nji gja e mire por frutet nuk mund te shifen direkt. Normale qe nqs me kry te ktyne sh.a nuk do te jen menaxher te zot e te ndershem do te kete gjithmone probleme.
Te shpresojme qe ne janar me vlersimet e aseteve te klubit Vllaznia e me fillimin e nxerrjes ne treg te aksioneve te Vllaznise
te afrohen biznesme qe jane serioz e qe jane tifoza te Vllaznise.
Nji dicka qe asht e randsishme per mendimin tem asht qe stadiumi e fushat sportive ti kalojne Vllaznise e jo te mesin ne pronesi te Bashkise....
Sa i takon Joses, per mu nuk asht faji i tij per gjendjen e ekipit e absolutisht jo i Muces.... Muca lun shkatrrus (si Alban Noga dikur) e jo organizator (si Duro apa Cungu...).
Ktu faj nuk ka as bashkia sepse lojtart qe jane largu (Nallbani, Abraham, Rajovic, etj.)
ne gusht kan ik kur president ka ken Valteri.
Vllaznia asht ne nje faze embrionale e kete sezon duhet me luftu per me perfitu elementin e ri si edhe me konsolidu ekipin.
Hekjen e Joses nuk e quj humbje e per mendimin tem duhet me gjey nji tranjer qe te jete edhe per sezonin e ardhshem.
Problemi asht se emrat e deri tanishem nuk ma mushin fart synin qe te rrijne per min 2 vjet.
Martinin nuk e kisha dasht x 2 vjet ....
Starova asht tranjer i mire por sma merr mendja se kishte ndej 2 vjet.
tesh flitet x Vaten e te shofim noshta mund te jene aj i duhuni, por "tradhtia"
qe ka myll karrieren me Tiranen nuk me ka ik prej mendjes...
Aj qe me pelqen ma shume asht Zmijani por tu mas pas aksperience ne drejtimin e nji ekipi ka me e pas sh te veshtire.
Te shofim ca ka me noll dit e ardhshme...
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 26 Oct 2011 , 17:59
by jeti
Skandali me bastet, UEFA: Të hetohet ndeshja Kastrioti-Vllaznia
rukimet s’kanë të sosur, por kësaj radhe FSHF-së i është dhënë ultimatum, pasi ndeshja është luajtur në shuma të mëdha 1 dhe 3+
KASTRIOTI – VLLAZNIA 2-1
Skandal i radhës në futbollin shqiptar. Trukimet dalin sërish në skenë. Po nëse herët e tjera është kaluar disi në heshtje apo duke mos gjetur prova, duket se këtë radhë organizmi më i lartë i futbollit në Europë, UEFA, e ka seriozisht me Shqipërinë, duke i lëshuar ultimatum FSHF-së dhe dërguar dosjen për ndeshjen e javës së katërt Kastrioti-Vllaznia, e përfunduar në shifrat 2-1.
Sipas UEFA-s, kjo ndeshje është luajtur me shuma të mëdha të hollash që do të përfundonte me fitore të Kastriotit (koeficienti 2.1, në kompanitë e basteve në Shqipëri) dhe 3+ (koeficienti 1.95). Dhe në fakt ndeshja ka përfunduar me fitoren e krutanëve dhe në këtë ndeshje janë shënuar 3 gola. Ajo që të bën më shumë përshtypje, ndryshe nga herët e tjera, është mbajtja disi sekret e kësaj dosjeje, kjo jo për ta fshehur, por për t’u dhënë mundësi personave të veçantë të hetojnë në lidhje me këtë ndeshje të trukuar, sipas UEFA-s.
Precedentët Jo shumë larg, por në fundin fazës së dytë të sezonit të kaluar UEFA i çoi sinjal FSHF-së për dy ndeshje të trukuara, Shkumbini-Bylis (4-2) dhe Flamurtari-Elbasani (4-0), të dy të zhvilluara në një javë. Edhe drejtuesit e federatës e pranuan këtë dhe deklaruan se do të nisnin hetimet, por që në fakt nuk u mësua si përfunduan dhe asnjë masë nuk u mor apo ndonjë individ të akuzohej direkt mbi këto ndeshje.
Më e keqja qëndron se edhe për ndeshjet e kombëtares ka pasur jo pak fjalë, madje në mediat italiane dhe ato rumune është përmendur disa herë emri i Shqipërisë si i përfshirë në baste. Italianët flisnin për ndeshjen Shqipëri-Mal i Zi (3-2), ndërsa rumunët për ndeshjen Luksemburg-Shqipëri (2-1).
Këto ndeshje janë më të freskëtat, pasi janë disa ndeshje që kanë pasur mbi vete hije dyshime apo janë përfolura si të trukuara, një pjesë e mirë të bëra publike edhe në media. Në vendin tonë qoftë edhe një person i vetëm nuk është dënuar për këtë. Në vendet fqinje, si Italia, Greqia apo Turqia janë bërë hetime të thella, madje duke u lidhur edhe me ndeshjet në Shqipëri, tek ne asnjë hetim i mirëfilltë, qoftë nga organet kompetente, qoftë nga federata.
FSHF: Po, na ka ardhur një dosje për trukim
Pas interesimit në lidhje me këtë skandal të radhës në futbollin shqiptar, gazeta “Sporti shqiptar” ka kontaktuar me drejtuesit e federatës shqiptare në lidhje me këtë ndeshje dhe nga FSHF është marrë konfirmimi që ka ardhur pikërisht një dosje për ndeshjen Kastrioti-Vllaznia. Tani mbetet vetëm nisja e hetimeve dhe përfundimi i tyre. Të shohim nëse kësaj radhe do të ketë masa apo do të kalohet si gjithë ndeshjet e tjera të përfolura.
Albano Janku u dënua me dy javë pas ndeshjes
Edhe pse nuk u bë publike, gjyqtari Albano Janku, pas ndeshjes Kastrioti-Vllaznia është dënuar me dy javë pezullim. Ai ka gabuar jo pak në atë ndeshje. Por ky gabim, sipas burimeve, duket i qëllimtë, madje pjesë e këtyre hetimeve të kësaj ndeshjeje do të jetë edhe gjyqtari në fjalë, i cili u akuzua ashpër nga shkodranët si faktori numër një i humbjes së asaj ndeshjeje.
Kujtojmë që Albano Janku ka qenë gjyqtar ndërkombëtar deri në sezonin e kaluar, një nga më të mirët në Shqipëri, madje organet e drejtësisë dhe meritës në FSHF e mbrojnë gjyqtarin Janku dhe shprehen se ka dhënë vendime të sakta. Por si duket fundi i karrierës do t’i vërë këtë njollë turpi. Gjithsesi, do të jenë hetimet ato që do të zbardhin gjithçka mbi këtë ndeshje.
Shaba lëshoi i pari alarmin: Gjyqtarët u korruptuan!
Në fakt, në lidhje me ndeshjen Kastrioti-Vllaznia, i pari që ka folur për trukim, ose më saktë për korrupsion, ka qenë administratori i klubit të Vllaznisë, Kujtim Shaba. Ai i akuzoi hapur gjyqtarët e kësaj ndeshjeje si të korruptuar, si shkaktarët kryesorë të humbjes në Krujë, madje ekzekutivi shkodran shkoi deri aty se ka fakte konkrete në lidhje me korruptimin e gjyqtarëve pikërisht të asaj ndeshjeje dhe se provat do t’i çonte në federatë.
Disa ditë më vonë, duke pritur faktet e Shabës, Komisioni i Disiplinës i lëshon ultimatum administratorit të Vllaznisë: Sill faktet, ose do të dënohesh për shpifje! Ky vendim u shty dy herë dhe tani jemi në një tjetër fazë, kur kjo ndeshje do të hetohet dhe të gjithë do të pyeten, që nga Shaba, gjyqtarët, presidentët, futbollistët e dyja skuadrave, pse jo, edhe personave të tretë që dyshohen që kanë lidhje me këtë ndeshje.
www.sportishqiptar.com.al
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 26 Oct 2011 , 18:02
by jeti
Rudi Vata: Vllaznia, një sfidë speciale për mua
Rudi Vata është opsioni i parë për të marrë drejtimin e Vllaznisë, pas largimit të ish-trajnerit Mirel Josa.
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare (59 ndeshje), dhe një nga kandidaturat e përfolura si pasuesi i Josip Kuzhesë, e konsideroi një sfidë speciale të qenit trajner i skuadrës ku është formuar si futbollist.
“E njoh mirë Vllazninë. Është qyteti ku kam lindur dhe kam hedhur hapat e parë karrierën time të gjatë si futbollist. E konsideroj një sfidë speciale”, - tha ish-mbrojtësi i njohur.
Vata, i cili në Shqipëri ka veshur edhe fanellat e Dinamos (kampion 1989-1990) dhe Tiranës (kampion 2002-2003), tha se është optimist për atë çka mund të japin kuqeblutë, 9 herë kampionë të Shqipërisë.
“Vllaznia, përtej ndonjë problemi të përkohshëm, është një skuadër që gjithmonë ka qenë pretendente dhe me objektiva të qarta në të dyja kompeticionet. Ka individë shumë të talentuar, dhe besoj se grupi do të funksionojë”, - theksoi Vata, i cili ka luajtur në Francë, Skoci, Gjermani, Qipro, e madje në Japoninë e largët.
Agjenti i FIFA-s dhe themeluesi i “Vata Vision Football Mangament”, i pajisur edhe me licencën UEFA A të trajnerit, pritet të takohet sërish me drejtuesit e shoqërisë që administron klubin shkodran.
“Bisedimet janë të mbara dhe kanë mbetur disa detaje teknike për t’u diskutuar”, - tha Vata për “Albania-sport.com”.
Pas gjashtë javëve të para, Vllaznia ndodhet në vendin e tetë më 7 pikë, duke pasur një bilanc të dobët për emrin e saj, 2 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.
Vllaznia do te luaje sot per Kupen e Shqiperise kunder Bylisit (ne bankine do te jete ndihmësi Elvis Plori), ndersa ne javen e 7-te te Kategorise Superiore do te prese Pogradecin ne "Loro Boriçi".
www.albania-sport.com
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 26 Oct 2011 , 18:20
by jeti
Per deri sa edhe uefa i ka dhan sinjalin fshf-s per hetim te ndeshjes me Kastriotin, mendoj se ketu dicka asht. Populli thot kur ka za nuk asht pa gja...
Ne menyre qe me i dhan fund ose me e paksu problemin e trukimeve, federata duhet te krijojn nje komision (i tipit calciopoli) i cili merret me pergjimin e telefonatave te aritrave, presidentave, trajnerave etj.
Per sa i preket Joses, aty asht duke qart qe ka pas dicka qe nuk ka shku mire. Shkarkimi i Joses ka ken vedim shume i drejt.
Pavarsisht, te kalumes Rudi Vata si trajner do kishte ken nje zgjidhje shume e mire sepse ai ka eksperience internacionale, por ne fund asht shqiptar dhe e njef realitetin e kampionatit. per mendimin tem asht shume e veshtir me gjet nje trajner te huj qe arrin me e perballu kamionatin tone. Shumica e tyne deshtojn si per arsyeje te te tyne ashtu si edhe nga futbollistat tone qe jane te pas disiplinum.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 26 Oct 2011 , 19:06
by Edmond-Cela
Josa ne nje deklarat te tijen thot
VLLAZNIN E DUA PO AQ SA TIRANEN QE ESHTE EKIPI IM I ZEMRES KETE GJE E THEM ME SINQERITETIN ME TE MADH,,FALENDEROJ DHE TIFOZAT PER MBESHTETJEN POR NQS BASHKIA DON 1 HER TITULLIN UNE E DUA 10 HERE PO KAQ ISHIN MUNDESIT,!
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 26 Oct 2011 , 19:30
by fpjalmi
Atehere ketu po del e verteta qe Albano Janku paska ken direkt i lidhun me bastet ,dhe fshf delka ma e degjenarume pasi kur drejtusat e vllaznise paskan dhan fakte per Albano Jankun , atehere fshf i paska dhan drejtusave te vllaznise ultimatum ose gjobe ,Dhe fshf-ja duket si e lidhun me jankun ,gjersa e paskan pyt Armando Duken sot ne Interviste ,Cmendoni per hetimet qe uefa ka fillu <dhe Armando duka nuk ka dhan asnji koment .
Per mendimin tem Janku nuk duhet me gjyku kurr ne superlige ,dhe po me qudit fakti si e paskan denu 2 jave
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 26 Oct 2011 , 19:41
by jeti
Naqe, faktet jane ato qe nxjerrin ne shesh te verteten. Klubi vllaznia deri tesh i ka faktet vetem me fjal, qe d,m,th nuk kan kurr far vleret spese fjalt i merr era.
Psh kur kan te dhana se ka me pas pisllek, a,t,h Klubi Vllaznia duhet me i gjet faktet te pastra (telefonata apo deshmitar etj) qe kur te shkojn ne fshf kan se ca me dorzu.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 26 Oct 2011 , 21:15
by Admin
FshF ska faj qe ka kerku prova se u ba e modes qe me te tane me akuzu te tane edhe mas me u denu askush.
Ishalla ksaj rradhe bahet ndoj gja.
Sa i takon pergjimeve telefonike kja varet prej prokurorise se vetem aja e ka ne dore, kurse FSHF (nuk e di nqs egziston) duhet me kriju nji komision mbi trukimet ne futbollin shqiptar.