Anglia, ndoshta si me Kongon?
28 Prill - Edhe pse kompania “Sport 5” ka derguar dje ne FSHF faksin me emrin e stadiumit dhe oren se kur do te zhvillohet ndeshja, Federata Angleze s’ka asnje informacion zyrtar deri tani. Nderkohe, Bogdani, Cana, Curri, Dallku dhe Beqiri nuk jane lejuar nga klubet qe te marrin pjese
Ndeshja miqesore e 25 majit, qe Shqiperia do te zhvilloje me Angline B, ditadites rezikon te deshtoje. Keshtu, edhe pse nje lajm i tille eshte dhene nga zyra e shtypit te Federates Shqiptare te Futbollit, me shume se dy jave me pare, sajti i Federates Angleze, “TheFA.com” nuk ka nxjerre qofte edhe nje lajmerim, sado te vogel, lidhur me kete miqesore, qe ne fund te fundit, do te jete ajo e kombetares angleze, edhe pse e formacionit te dyte te Meklarenit. Federata e Mbreterise se Bashkuar ka me shume se nje jave qe shkruan ne faqen e saj zyrtare, ashtu si edhe sajtet e tjera te internetit, per ndeshjen miqesore qe formacioni A i Anglise do te zhvilloje ne daten 1 qershor me Brazilin, ne te rikonstruktuarin “Uemblli”, por asnje fjale, apo germe per ndeshjen me Shqiperine.
Luajme ne “Turf Moor”, por FAja s’di gje
Nderkohe, dje, kompania “Sport 5”, e cila ka edhe te drejten televizive, per transmetimin e ndeshjeve te perfaqesueses ka derguar ne mesdite nje faks, ne FSHF, ne te cilin ka lajmeruar per vendin (pra stadiumin) dhe oren, ne te cilen do te zhvillohet kjo ndeshje. Fjala eshte per stadiumin “Turf Moor” i skuadres se Bernleit (qe militon ne ligen e dyte angleze, Championship), qe ndodhet ne qytetin me te njejtin emer me skuadren. Keshtu, stadiumi, i ndertuar ne 1883shin dhe qe eshte i pajisur me 22.400 vende (te ulura), eshte dukur si me i pershtatshmi, per te zhvilluar nje ndeshje te ketyre permasave. Por, sa informacion ka FAja, per nje gje te tille? Deri ne keto momente, asnje, ose te pakten nuk ka bere asgje publike. Dhe sigurisht qe te vjen cudi, pare faktin se anglezet njoftojne edhe per ndeshje nga me te panjohurat, e jo me per nje miqesore, sa do modeste,qe kombetarja e tyre do te zhvilloje me ate shqiptare.
Pervec “luaneve”, edhe ne me “juniore”?
Dhe, nese do te zhvillohet, ose jo, ndeshja me Angline B, eshte vetem njera ane e problemit. Kjo, pasi ana tjeter, ka te beje pikerisht me kombetaren tone. Cilet jane lojtaret qe do te vijne dhe cili do te jete formacioni qe do te testohet, ne menyre qe kjo miqesore t’i sherbeje pergatitjeve per ndeshjen e dates 2 qershor me Luksemburgun? “Bogdani dhe Cana kane lajmeruar se perfundimisht nuk do te vijne”, ka thene dje, zedhenesi per shtyp i FSHFse, Lysien Nurishmi. Arsyeja? “Klubet nuk i kane lejuar”, ka vijuar ai. Por, Cana dhe Bogdani nuk jane te vetmit qe nuk jane lejuar nga klubet e tyre. Nje gje e tille po ndodh edhe me lojtaret kuqezinj qe luajne ne Ukraine, si Dallku, Curri dhe Beqiri, te cilet kane ende kampionat, madje me skuadrat, te cilat nuk i kane realizuar akoma objektivat e tyre per kete sezon. “Po bejme te pamunduren qe t’i kemi, por mundesite jane te pakta”, ka thene Nurishmi, duke sqaruar fare mire se ne nje date jo te lire nga FIFA, asnje klub nuk mund te lejoje lojtaret qe te luajne nje miqesore, mbi te gjitha “ne ajer”, qe nuk ka asnje objektiv. Pra, pa asnje lajm zyrtar nga Anglia (te pakten persa u perket atyre qe shkruhen ne sajtet e internetit) dhe pa minimumi pese titullare ne formacion, i bie qe edhe Shqiperia te shkoje ne Angli, per t’u ndeshur me lojtare te rinj, ose te formacionit te dyte. Pare kete, ne menyren me llogjike te lind pyetja: A mund te ndodhe edhe kete here, si me Kongon? A mundet qe miqesorja te mos zhvillohet, pavaresisht se, ashtu si atehere, eshte njoftuar stadiumi edhe vendi?
Marre nga gazeta
Sport Ekspres