Page 21 of 125

Posted: Tue, 06 Nov 2007 , 13:06
by Miri
pse te albania-sport.com BESA ka 19 pike????apo dojn me i hanger 1 pike :lol: :lol:

Posted: Tue, 06 Nov 2007 , 14:53
by LuAnIBarDhEKalTer
akaliptos wrote:pse te albania-sport.com BESA ka 19 pike????apo dojn me i hanger 1 pike :lol: :lol:
PO KAN QEN TE GJITHE USHTARAKE KETO E JANE TIFOZA ME MORRAT E KUQ TE PARTIZONIT PERNEJ JA HAJNE NJE PIKE BESES :lol: :lol:

Posted: Tue, 06 Nov 2007 , 17:24
by Miri
pse mar ushtart jan me na mrojt mor naqe jo me na fut si na paske bo kyt pune :lol: :lol:

Posted: Tue, 06 Nov 2007 , 17:32
by Man in Redblue
KsShkUmBinI wrote:
akaliptos wrote:pse te albania-sport.com BESA ka 19 pike????apo dojn me i hanger 1 pike :lol: :lol:
PO KAN QEN TE GJITHE USHTARAKE KETO E JANE TIFOZA ME MORRAT E KUQ TE PARTIZONIT PERNEJ JA HAJNE NJE PIKE BESES :lol: :lol:
per mu tia hajn 10 pike beses, se a marre e turp me dale besa kampion me kyt president qi ka gjujt futbollistat me pantofla vitin e kalum

Posted: Tue, 06 Nov 2007 , 18:02
by Miri
qa a je tu pa nej anderr ti naqe kush te tha mor se po del besa kampion
besa as ne vendin e 6-t nuk ka me perfundu mar naqe se eshte rruga e gjate deri ne fund e nuk e perballojne gjitha skuadrat..

Posted: Tue, 06 Nov 2007 , 18:22
by LuAnIBarDhEKalTer
Po Besa edhe kupen vjet e mori me dallavere.Kupen e shqiperise vjet ja la Peqini ne kembim te kampionatit e u luajt gjithcka per te nxjerr partizonin jashte loje.

PER KETE TE JENI TE GJITHE TE SIGURTE

Posted: Tue, 06 Nov 2007 , 21:05
by vllaznia1919
Qe bahen dallavere jena te tane ma se te sigurt maj naqe.

Posted: Wed, 07 Nov 2007 , 00:03
by Edmond-Cela
Kategoria Superiore / Lojtarët e pezulluar

Besa dhe Flamurtari, nga tre lojtarë të skualifikuar për javën e X-të


Besa – Zekerija Ramadan, Endene Elokan, Andi Lila

Partizani – Paulin Dhembi

Flamurtari – Liridon Leci, Flavio Beck Junior, Nevian Cani

Shkumbini – Sajmir Patushi

Dinamo – Sokol Ishka

Kastrioti – Erald Turdiu

Skuadra e Besës dhe Flamurtarit janë ekipet më të dëmtuara nga pezullimet për javën e X-të, të Kategorisë Superiore. Besa në përballjen me Beslidhjen do ti mungojë kapiteni Andi Lila si dhe sulmuesi Elokan dhe mbrojtësi Ramadani. Ekipit të Flamurtarit do ti mungojë mbrojtësi kosovar Leci, braziliani Junior dhe Cani.

Posted: Wed, 07 Nov 2007 , 00:04
by Edmond-Cela
Përcaktohen arbitrat e javës së X-të

Dinamo - Partizani dhe Elbasani - Shkumbini dy ndeshjet me interesante të javës


Dinamo – Partizani K.Meta, A.Mali, E.Doda

Elbasani – Shkumbini P.Lapi, M.Dervishi, B.Mesi

Besa – Beslidhja L.Jemini, D.Koreshi, F.Elezi

Skënderbeu – Vllaznia E.Sino, D.Rexha, G.Maloku

Flamurtari – Kastrioti A.Janku, S.Avdo, L.Mustafaraj

Tirana – Teuta T.Latifi, Q.Qiriçi, A.Lamçe

Të gjitha takimet do luhen ditën e mërkurë datë 7-11-2007. Ndeshjet fillojnë në orën 14.00’. Ndeshjet më interesante janë derbi i kryeqytetit midis Dinamos e Partizanit i cili i është besuar arbitrit Kridens Meta. Takimi tjetër më interesant është ai që do luhet në Ruzhdi Bizhuta midis Elbasanit dhe Shkumbinit. Derbi i Shqipërisë së mesme vitet e fundit ka dhuruar shumë rivalitet dhe emocione.

Posted: Wed, 07 Nov 2007 , 14:50
by vllaznia1919
Kavaje asht pa mrojtsa se perveq Lils e Ramadanit te pezullum kan edhe Duron e demtum.

Posted: Wed, 07 Nov 2007 , 14:53
by LuAnIBarDhEKalTer
edhe shkumbini do t luaj ne elbason pa 3 lojtare kyc: Stojku,Patushi dhe Qorri.
2 te paret te skualifikuar ndersa i 3 i demtuar

Posted: Wed, 07 Nov 2007 , 15:08
by Miri
minuti pare teuta shenon
0-1

Posted: Thu, 08 Nov 2007 , 01:10
by Edmond-Cela
fundit/ Dorëhiqet trajneri Faruk Sejdini

Direkt pas takimit Skënderbeu-Vllaznia 2-3 “Xhaxhi” ka deklaruar largimin e tij nga pankina bardhëkuq


Trajneri i Skënderbeut Faruk Sejdini ka dhënë dorëheqjen pas takimit të humbur nga skuadra korçare në fushën e saj përballë Vllaznisë së Mirel Josës. Rezultatet e dobëta marrë në ndeshjet e fundit duket se nuk janë kapërdirë dot nga tekniku tiranas, i cili shquhet si shpëtimtarë i skuadrave të vogla. Ky është trajneri i dytë që ndryshon në krye të pankinës së Skënderbeut, pasi më parë dhe trajneri Jani Kaçi ka paraqitur dorëheqjen që në fillim të kampionatit. Korçarët renditen në fundin e tabelës së klasifikimit me 4 pikë.

Posted: Thu, 08 Nov 2007 , 13:05
by Man in Redblue
Gjyqtari Lapi shahet në korr, Elbasani rrezikon humbjen

“Ruzhdi Bizhuta” prodhoi sharrjet e para në korr kundër gjyqtarit në derbin e prefekturës Elbasani-Shkumbini (0-0) dhe arbitri shkodran Pajtim Lapi e ndërpreu lojën për 4 minuta, në bazë edhe të urdhrit të ri të dalë nga zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, apo siç quhet ndryshe edhe “Nisma Mema”. Mbetet për t’u parë nëse Shkumbini do ta fitojë 0-2 ndeshjen në tavolinë, në një takim ku asnjë nga fqinjët (shumë herë të mirëkuptueshëm) nuk dëshironin të dilnin pa pikë. Verdheblutë më aktivë në pjesën e parë, ku Fjodor Xhafa ishte protagonist i pesë rasteve në pjesën e parë, ndërkohë që Shkumbini u mbrojt mirë, pasi peqinasit kërkonin të dilnin me të paktën me një pikë nga “Ruzhdi Bizhuta”. Pjesa i paraqiti peqinasit më kërkues, por aspak të rrezikshëm në zonën e vogël të mbrojtur nga Lika. Gjithsesi nga një takim edhe me një derbi të vogël midis dy vëllezërve Dalipi: Endrit te Elbasani dhe Klevisit te Shkumbini, dy skuadrat prodhuan barazimin e 4-t midis 29 ndeshjet e zhvilluara midis tyre. Për Elbasanin ky është barazimi i katërt rresht, ndërkohë që Shkumbini pas fitores me Besën të shtunën e kaluar, kishte nevojë për pak “çlodhje” përpara se të përballojë Dinamon e vendit të dytë në shtëpi.

Posted: Thu, 08 Nov 2007 , 13:07
by Man in Redblue
ku eshte par ndeonjeher qe te denohet skuadra se tifozat shajn arbitrin :shock: , nashtu si shkon njiri me hanger ne restorant, njashtu shkojn tifotzat me mbeshtet skuadren e tyne e( poqe nevoja me sha arbitrin) ne stadium. Shamja e arbitrit ndodh ne te tana vendet e botes

Posted: Thu, 08 Nov 2007 , 14:30
by vllaznia1919
Marrina maj naqe.

Posted: Sun, 11 Nov 2007 , 14:22
by Man in Redblue
Skënderbeu me 13 lojtarë kundër Kastriotit

Albania Sport- Me vetëm 13 lojtarë u paraqit Skëndërbeu në Lushnjë në humbjen e radhës me Kastriotin (1-0) dhe në ndeshjen e fundit në drejtimin e Faruk Sejdinit, i cili dha zyrtarisht dorëheqjen të mërkurën, menjëherë pas humbjes me Vllazninë (2-3) në Korçë. Një ndeshje shumë e zbehtë në asnjanjësin “Roza Haxhiu”, për më tepër e ndjekur nga shumë pak shikues (rreth 100), kur ka pasur vetëm katër-pesë raste nga të dy ekipet dhe një gol të Kastriotit të realizuar nga Shameti (u zëvendësua në pjesën e dytë nga Binogol). Goli i dytë i gjirokastritit rresht dhe i treti në kampionat. Korçarët luajtën në këtë takim pa golashënuesin më të mirë të tyre Ngjela. Kastrioti forcoi pozitat në mbyllje të fazës së parë, tashmë në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Skënderbeu që pësoi humbjen e nëntë, përveçse duhet të mendojë për mbijetesën në Superiligë duhet të kërkojë edhe trajnerin e tretë sezonal. Kastrioti arriti fitoren e 4-t historike me Skëndeëbeun në 8 ndeshje, që nga ana e tij, ka arritur 3 fitore (1 barazim).

E Shtune, 10 Nentor 2007


Ky pra eshte kampionati shqiptar, dhe kunder kshi kundershtaresh mezi fiton vllaznia

Posted: Mon, 26 Nov 2007 , 16:23
by Admin
Dinamo në krye, kërcënon Vllaznia e Tirana


Nuk ka kaluar pa surpriza java e parë e fazës së dytë. Kastrioti dhe Skënderbeu kanë fituar përkatësisht ndaj Besës kryesuese në fushë asnjanëse dhe korçarët kanë befasuar në Durrës durrsakët, duke qenë tashmë në pozita të barabarta. Ndërkohë që fiton Vllaznia dhe Tirana, duke u ngjitur në klasifikim dhe duke pretenduar ashtu si rivalët e tjerë. Barazimi në Peqin nuk u shërben të dy ekipeve. Nga kjo situatë përfiton Dinamo, që duke fituar në Lezhë, merr kryesimin falë golaverazhit më të mirë të kavajasve.

Thyhet Besa, kryesimin e merr Dinamo Askush para ndeshjes nuk e parashikonte që ekipi kavajas do të mundej në Lushnjë. Besa ndoshta nuk mund të fitonte, por që të humbistë përballë një Kastrioti plot probleme nuk mund të parashikohej as edhe nga tifozi më "i thekur" krutan. Nuk kanë pasur vlerë as deklaratat e Bizhdilit dhe as premioja përballë egos krutane, që triumfoi përballë mendjemadhësisë kavajase. Ndoshta Besa e mendoi të lehtë takimin dhe kështu e pësoi, duke rrezikuar jo vetëm pozitat në krye, por edhe luftën për titull. Nga kjo humbje përfiton Dinamo, që fiton në Lezhë dje merr kreun falë golevarazhit. "Nëndetësja" me qetësinë më të madhe vihet sërish në krye, duke lënë pas Besën dhe Partizanin.

Shkumbini-Partizani, barazim pa vlerë Rezultati i arritur mes Shkumbinit dhe Partizanit, dy ekipeve ambicioze këtë sezon, ka përfunduar në barazim. Kjo pikë e marrë për të dyja skuadrat nuk u ka vlejtur shumë, sepse ka lënë në pozita të njëjta të dy ekipet në renditje. Kalendari në javën e ardhshme favorizon të kuqtë, teksa presin lezhjanët në Tiranë, ndërsa peqinasit sërish luajnë në shtëpinë e tyre, por përballë do të jetë Tirana kampione në fuqi dhe sërish do të jetë një ndeshje tejet e vështirë për t'u fituar. Vllaznia dhe Tirana fillojnë ngjitjen

Kanë fituar të dyja skuadrat pretendente, Vllaznia përballë Elbasanit dhe Tirana me Flamurtarin dhe për pasojë të dy ekipet fituese janë ngjitur ndjeshëm në renditje, duke kërcënuar hapur kreun. Ishin dy fitore që priteshin, por që në fushën e lojës nuk janë marrë lehtësisht, madje shkodranët kanë përmbysur rezultatin, sepse kanë qenë elbasanasit që kanë kaluar të parët në avantazh. Vllaznia është vetëm 4 pikë larg Dinamos kryesuese, por mos harrojmë që pikërisht këtë javë shkodranët do të ndeshen me blutë në kryeqytet, një ndeshje që i ka brenda të tri rezultatet.

Skënderbeu, surpriza e javës së 12-të Ashtu siç nuk mund ta kishin parashikuar fitoren e Kastriotit me Besën, ashtu edhe fitorja e korçarëve përballë durrsakëve vështirë se do të vihej bast. Por ja që Skënderbeu ka bërë atë që nuk e ka bërë gjatë një faze të parë. Ka marrë fitoren e parë në transfertë në Durrës, duke i kthyer reston kështu Teutës për humbjen në ndeshjen e parë hapëse të këtij sezoni. Si Teuta, ashtu edhe Skënderbeu mbesin sërish në fund të klasifikimit, veçse tani durrsakët janë vetëm një pikë para korçarëve, duke pasur shumë afër vetëm Besëlidhjen, që pas humbjes me Dinamon do t'u bëjë shoqëri këtyre skuadrave.

Posted: Tue, 27 Nov 2007 , 12:28
by Admin
Shifrat e javës së 12 të të superligës

- U shënuan 14 gola (5 në 45 minutat e para). Kjo shifër ndeshet për herë të parë në këtë kampionat. Për çdo takim janë 2.3 gola të shënuar.
- Totali i golave të shënuar mbërriti në shifrën 152, ose 12.6 mesatarisht për çdo javë.
- I vetmi futbollist që shënoi një dopietë këtë javë ishte M.Ngjela i Skënderbeut në Durrës. Me 9 gola të shënuar ky futbollist udhëheq edhe listën e golashënuesve më të mirë, i ndjekur nga V.Sinani i Vllaznisë me një gol më pak, 8.
- Këtë javë shënuan dy futbollistë të huaj: kroati P.Pejiç i Dinamos dhe maqedonasi N.Karçev i Elbasanit.
- U regjistruan 5 fitore dhe 1 barazim, sikurse në javën e 1 rë, 4 t, 5 të dhe të 10 të.
- Pas 7 humbjesh radhazi, Skënderbeu e ndërpret serinë e rezultateve negative të tyre dhe bie në kontakt me fitoren.
- Që nga java e gjashtë Tirana e A.Hafizit e ka harruar humbjen: janë plot 3 fitore dhe 4 barazime të arritura.
- Me golaverazh më të mirë Dinamo sposton Besën në vendin e dytë të renditjes, por me pikë të barabarta.
- Vllaznia fitoi ndeshjen e 60 të jubilare ndaj Elbasanit, kurse Xh.Sukaj shënoi golin e 195 të jubilar të kuqebluve ndaj elbasanasve.
- Skënderbeu fitoi takimin e 35 të jubilar kundër Teutës, ndërsa M.Ngjela shënoi golin e 125 të ndaj durrsakëve.
- P.Pejiç i Dinamos shënoi golin e 70 të ndaj Besëlidhjes. - Duke mundur Besën, Kastrioti barazoi me kavajasit numrin e fitoreve, 6 6.
- Shkumbini e Partizani barazuan 1 1, shifër kjo e nënshkruar herën e fundit më 23.10.2004.
- U morën 20 kartonë të verdhë, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre shkoi në 295, ose mesatarisht 24.5 për çdo javë.
- U dhanë 2 kartonë të kuq dhe numri i tyre i përgjithshëm shkoi në 22, ose 1.83 për çdo javë.

Posted: Fri, 14 Dec 2007 , 18:53
by Man in Redblue
Admin wrote:Shifrat e javës së 12 të të superligës

- U shënuan 14 gola (5 në 45 minutat e para). Kjo shifër ndeshet për herë të parë në këtë kampionat. Për çdo takim janë 2.3 gola të shënuar.
- Totali i golave të shënuar mbërriti në shifrën 152, ose 12.6 mesatarisht për çdo javë.
- I vetmi futbollist që shënoi një dopietë këtë javë ishte M.Ngjela i Skënderbeut në Durrës. Me 9 gola të shënuar ky futbollist udhëheq edhe listën e golashënuesve më të mirë, i ndjekur nga V.Sinani i Vllaznisë me një gol më pak, 8.
- Këtë javë shënuan dy futbollistë të huaj: kroati P.Pejiç i Dinamos dhe maqedonasi N.k**çev i Elbasanit.
- U regjistruan 5 fitore dhe 1 barazim, sikurse në javën e 1 rë, 4 t, 5 të dhe të 10 të.
- Pas 7 humbjesh radhazi, Skënderbeu e ndërpret serinë e rezultateve negative të tyre dhe bie në kontakt me fitoren.
- Që nga java e gjashtë Tirana e A.Hafizit e ka harruar humbjen: janë plot 3 fitore dhe 4 barazime të arritura.
- Me golaverazh më të mirë Dinamo sposton Besën në vendin e dytë të renditjes, por me pikë të barabarta.
- Vllaznia fitoi ndeshjen e 60 të jubilare ndaj Elbasanit, kurse Xh.Sukaj shënoi golin e 195 të jubilar të kuqebluve ndaj elbasanasve.
- Skënderbeu fitoi takimin e 35 të jubilar kundër Teutës, ndërsa M.Ngjela shënoi golin e 125 të ndaj durrsakëve.
- P.Pejiç i Dinamos shënoi golin e 70 të ndaj Besëlidhjes. - Duke mundur Besën, Kastrioti barazoi me kavajasit numrin e fitoreve, 6 6.
- Shkumbini e Partizani barazuan 1 1, shifër kjo e nënshkruar herën e fundit më 23.10.2004.
- U morën 20 kartonë të verdhë, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre shkoi në 295, ose mesatarisht 24.5 për çdo javë.
- U dhanë 2 kartonë të kuq dhe numri i tyre i përgjithshëm shkoi në 22, ose 1.83 për çdo javë.
hajt mor axh leni numrat e bilancet, se nuk jena tu studju: kontabilitet- finance na, po na shkruj nai koment ma shpesh ne forum, se na u thanen syte me tpa naihere :lol: