Page 21 of 56
Posted: Thu, 22 May 2008 , 23:40
by Altin
Posted: Thu, 22 May 2008 , 23:42
by Man in Redblue
Posted: Thu, 22 May 2008 , 23:48
by Edmond-Cela
per zoten maj naqe me ke habit krejn, une nuk e maj ne mend kyt emer, ne profilin e tij thot se ka lujt edhe ne shqiperi
Posted: Thu, 22 May 2008 , 23:53
by Edmond-Cela
per zoten maj naqe nuk e maj mend qe ka lujt me vllaznian
edhe spaska shum kja kohe 1-2 vjet. a asht ai qe pat ardh me tranjerin gjerman a?
Posted: Fri, 23 May 2008 , 02:58
by fpjalmi
edmond qela.nuk kam qa me fol ma shum.ke plotesisht te drejte.edhe une mendoj qe van der star asht portieri ma i mire ne bote.
Posted: Fri, 23 May 2008 , 16:11
by vllaznia1919
fpjalmi wrote:RAI.VAND DER STAR ASHT PORTIER BOTNOR ,DHE PA HILE MA I MIRI NE BOTE.NUK KA PORTIER QE KRAHESOHET ME TE DHE I DYTY ASHT I QELSIT ,KOMBETARJA QEKE DHE ISHIN KUNDERSHTAR.U PA SE KUSH ISHTE MA I MIRE DHE NE PENALLTI,PORTIERI I HUMBI NDESHJEN QELESIT.MEGJITHATE TI KE MENDIMET TUJA.
Qa ke pi maj naqe voj makinash???Se as alkooli ma i forte ste ban me fole kta marrina.SKANDALI van der sar ma i mire ne bote!!!!!!!!!!!!!!!!!???????????
Posted: Fri, 23 May 2008 , 16:16
by vllaznia1919
Posted: Fri, 23 May 2008 , 16:44
by Altin
Portieri më i mirë ne botë është BUFFON kurse i dyti është CECH.
Posted: Fri, 23 May 2008 , 21:18
by Man in Redblue
Edmond-Cela wrote:per zoten maj naqe nuk e maj mend qe ka lujt me vllaznian
edhe spaska shum kja kohe 1-2 vjet. a asht ai qe pat ardh me tranjerin gjerman a?
po pra. po ti sa shpejt i harrova paradat e tia madheshtore, sidomos ate ndeshjen legjendare kunder kastriotit
MOND DJALI; JE DJAL I URTE E NUK KAM QEJF ME TE DHAN DENIM,
BAJM NJI KOMPROMIS, TI JE PENG JEM E BA ME MDENU MU AI DAJA JOT, MIRI, KA ME TPLAS DENIMI EDHE TY DENIMI PREJ MEJET
Posted: Fri, 23 May 2008 , 21:27
by BLEDI
Si Bufoni nuk ka portier Cech ashte tjetri edhe sigurisht Julio Cesar qe per mu asht numer nji po duhet me fol realisht!!sa per van der sar nuk ashte i keq po edhe numer nji nuk ashte
Posted: Fri, 23 May 2008 , 21:29
by BLEDI
Posted: Fri, 23 May 2008 , 23:18
by loroborici
Zoti e desh me tregue se Anglia asht kryqenra e bots per futboll te klubeve. Neshja ma te bukur finale, skena me pa kurr.
Posted: Sun, 25 May 2008 , 18:02
by Edmond-Cela
he pra ma bledi duhet me ju diftu se kush jena na tyne
Posted: Sun, 25 May 2008 , 19:02
by loroborici
Portier ma te mire se Cech smunet me pa. I ka te tana te dhanat si portieri ma i miri i bots.
Posted: Fri, 13 Jun 2008 , 15:58
by Miri
Hiqet pezullimi, Porto në Ligën e Kampioneve
Porto, kampion i Portugalisë, do të luajë në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm. Komisioni i Apelit të UEFA-s hoqi pezullimin e marrë Komisioni i Disiplinës, në lidhje me skandalin e ndeshjeve të blera. Dosja do të rikthehet pranë Disiplinorit për një rishqyrtim të ri. Porto kishte pranuar se kishte blerë disa arbitra në dy ndeshje të kampionatit katër vite më parë.
Posted: Fri, 13 Jun 2008 , 19:12
by Man in Redblue
Miri wrote:Hiqet pezullimi, Porto në Ligën e Kampioneve
Porto, kampion i Portugalisë, do të luajë në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm. Komisioni i Apelit të UEFA-s hoqi pezullimin e marrë Komisioni i Disiplinës, në lidhje me skandalin e ndeshjeve të blera. Dosja do të rikthehet pranë Disiplinorit për një rishqyrtim të ri. Porto kishte pranuar se kishte blerë disa arbitra në dy ndeshje të kampionatit katër vite më parë.
e ca na intereson ne kjo gja
Mungon tesh tri jave ne forum e futesh me na dhan ljme per porton. Hajde hajde........
Posted: Sat, 14 Jun 2008 , 00:08
by vllaznia1919
Posted: Wed, 02 Jul 2008 , 10:41
by Miri
Dinamo, test i lehtë në letër kundër Modriças
Kampionia e Bosnjë-Hervegovinës, ekipi serb FK Modriça, është kundërshtarja e Dinamos në turin e parë të Ligës së Kampioneve, takimet e së cilës do të zhvillohen më 15/16 korrik e ato të kthimit, shtatë ditë më pas, më 22/23 korrik. Nëse kampionia e Shqipërisë, tashmë e drejtuar nga argjentinasi Marcelo Havier Zuleta, do të kalojë turin përballë skuadrës dinamovite, më 29/30 korrik e 5/6 gusht do të jetë kampionia e Danimarkës, Aalborg.
DINAMO – Trajneri i ri i Dinamos, Zuleta (argjentinasi i tretë në drejtimin e bluve pas Paskulit e Kabreros dhe i gjashti i huaj, duke përfshirë edhe rumunin Cikleaunu e kroatët Bonaçiç e Kataliniç), u shpreh qartë në konferencën e tij të parë për shtyp, se ka ardhur ta çojë Dinamon në nivele më të larta ndërkombëtare, ndërkohë që premtimi më i bujshëm i takoi presidentit Besnik Sulaj. “Do të kalojmë dy-tre ture në Ligën e Kampioneve”. Në letër Modriça, 1-herë fituese e Kupës së Bosnjës (2004-2005), duket tërësisht e kalueshme. Por, ia vlen të kujtojmë se Dinamo nuk kalon një tur, qysh nga sezoni 2002-2003 në Ligën e Kampioneve. Edhe sezonin e kaluar, si pjesëmarrëse në Kupën UEFA u uleminua nga CSKA e Sofjes, me dy humbje: Dinamo në Europë ka luajtur 34 ndeshje (ekipi i tretë shqiptar me më shumë ndeshje oas Tiranës, ku ka mundur të fitojë vetëm 6 takime (po aq brazime) dhe 22 humbje, duke shënuar 20 gola e pësuar 60 të tilla. Takimi i parë do të luhet në Tiranë, më 16 korrik.
FK MODRIÇA - Kundërshtari i 17-herë kampionëve të Shqipërisë, Fk Modriça është shpallur sezonin e fundit, për herë të parë kampion i Bosnjë-Hercegovinës, një kompeticion i cili ndryshe nga Superliga shqiptare me 12 skuadra, Premier Liga bsohnjake numëron 16 të tilla. Kampionati i Bosnjë-Hercegovinës me formatin e sotëm zhvillohet që nga sezoni 2000-2001, kohë edhe kur Bosnjë-Hercegovina u shkëput zyrtarisht nga ish-Republika e Jugosllavisë, një shtet që nuk ekziston më. Zheljeniçar është kampioni i parë (ka fituar 2 tituj), ndërsa Modriça, e themeluar zyrtarisht në vitin 1921 fiton për herë të parë. Listën e kampionëve boshnjakë e kompletojnë kundërshtari i Partizanit në Kupën UEFA, Shiroki Brijeg (2-herë kampion), Leotar Trebinje e Zrinjski Mostar (të dyja nga 1-herë). Ndeshja e dytë (më 23 korrik) do të luhet në stadiumin “Maxima” (4000 shikues). Modriça ka një eksperiencë të vogël ndërkombëtare, vetëm katër ndeshje, por duhet theksuar fakti se në pjesëmarrjen e parë të saj në Kupën UEFA (2004-2005) i fitoi dy takimet e para kundër Santo Koloma të Andorrës, por u eliminua në turin e dytë nga Levski e Sofjes. Në gjirin e skuadrës kampionë e Bosnjë-Hercegovonës ka dhjetë lojtarë serbë të Bosnjës, ndërsa pjesa më e madhe e skuadrës përbëhet nga futbollistë me origjinë boshnjake.
E FUNDIT
Ballafaqimi i fundit i Dinamos në Ligën e Kampioneve ka qenë ai në sezonin 2002-2003, ku blutë arritën edhe të kalonin turin e parë. Dinamo fitoi në transfertë 2-3 me FK Kaunas në Lituani (17 korrik 2002: golat Ahmataj 55’, Pisha 56’, Qorri 76’ )dhe barazoi 0-0 në Tiranë (24.07.2002). Në turin e dytë Dinamo u eliminua nga Brondby e Danimarkës (dy humbje 0-1, 0-4).
BASTET
Sipas kompanisë së specializuar të basteve, Sportingbet, Dinamo ka 1500/1 shanse për të fituar Ligën e Kampioneve. E shprehur më thjesht një person që do të vinte bast për Dinamon do të fitonte 1500 herë më shumë. Akoma më të pakta janë shanset e FK Modriça: 2000/1.
LIGA E KAMPIONEVE
2008-2009
Turi i parë eliminator
Ndeshja e parë: 15/16 korrik
Ndeshja e dytë: 22/23 korrik
LIGA E KAMPIONEVE
2008-2009
Turi i dytë eliminator
Ndeshja e parë: 29/30 korrik
Ndeshja e dytë: 5/6 korrik
Aalborg (Danimarkë)-Fituesi Dinamo-Modriça
Posted: Tue, 15 Jul 2008 , 20:19
by cmpunkcana
ishalla dinamo fiton kete ndeshje
Posted: Tue, 15 Jul 2008 , 20:59
by Man in Redblue
cmpunkcana wrote:ishalla dinamo fiton kete ndeshje
a thu na ka ardh per here te pare nji tifoz i dinamos