Bekim Bala
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Bekim Bala
Bekim Bala, gati testimi te Ajaksi
Ndërmjetësin do ta bëjë menaxheri grek, Jorgos Kazianis, njeriu që bëri të mundur edhe testimin e Gjergji Muzakës
www.albania-sport.com - Bekim Bala (19 vjeç, 8 gola këtë sezon në Superligë) mund të testohet te Ajaksi i Amsterdamit. Mundësinë e artë do t’ia ofrojë menaxheri i njohur grek Jorgos Kazianis, njeriu që bëri të mundur edhe testimin e Gjergji Muzakës, në fillimet e tij te Partizani. Kazianis, me seli në Athinë, është menaxheri i trajneri i Luis Van Galit, trajnerit të Bajernit të Munihut. Sipas “Panorama Sport”, sulmuesi Bala para pak kohës u kërkua nga sllovenët e Olimpja e Lubjanës, klub ku më parë gjatë viteve 1990 kanë luajtur Edmond Dosti dhe Kliton Bozgo, por presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, e refuzoi ofertë, nderkohë që tani flitet për një shumë prej 250 mijë eurosh për kartonin e futbollistit, nëse Ajaksi do të vendosë ta blejë.

ishalla nuk ia kan fut kot gazetaret
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Bekim Bala
GOLDIAN wrote:suksese bales
kishte ken kulmi me u pranu te ajaxi se nese lot aty dhe del me sukses ,asht ne vezhgim te klubeve ma te mira ne bote
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Bekim Bala
Aj te mendojne me vazhdu mu stervite fort e mas me ju rrite menja se munsite i ka.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Bekim Bala
sporti shqiptar shkrun ne faqe te pare qi bala shkon ne prove te psg
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Bekim Bala
Bekim Bala, provë te Paris Saint Germain
Bekim Bala (19 vjeç, 15 gola në këtë sezon në të gjitha kompeticionet) do të testohet në Francë te klubi i njohur i kryeqytetit francez, Paris Saint Germain. Lajmi është bëri i ditur nga klubi shkodran. Në fakt, më përpara u fol për një provë të sulmuesit të Vllaznisë në Holandë, te Ajaksi, por me sa duket pista franceze është më e shpejtë në realizim. Paris Saint Germain është një klub i njohur në Shqipëri, pasi për fanellën e tij kanë luajtur në të kaluarën dy mesfushorët e ekipit kombëtar, Edvin Murati dhe Lorik Cana. Bala është zbulimi i këtij sezoni te Vllaznia, për të cilën në total ka luajtur 31 ndeshje nga edicioni 2007-2008, kur ai ishte vetëm 17 vjeç, ndërkohë që sulmuesi i ri (183 cm) është lojtar i rregullt me ekipet kombëtare të moshave, U-17, U-19 dhe U-21.
Burimi: Albania-sport
Bekim Bala (19 vjeç, 15 gola në këtë sezon në të gjitha kompeticionet) do të testohet në Francë te klubi i njohur i kryeqytetit francez, Paris Saint Germain. Lajmi është bëri i ditur nga klubi shkodran. Në fakt, më përpara u fol për një provë të sulmuesit të Vllaznisë në Holandë, te Ajaksi, por me sa duket pista franceze është më e shpejtë në realizim. Paris Saint Germain është një klub i njohur në Shqipëri, pasi për fanellën e tij kanë luajtur në të kaluarën dy mesfushorët e ekipit kombëtar, Edvin Murati dhe Lorik Cana. Bala është zbulimi i këtij sezoni te Vllaznia, për të cilën në total ka luajtur 31 ndeshje nga edicioni 2007-2008, kur ai ishte vetëm 17 vjeç, ndërkohë që sulmuesi i ri (183 cm) është lojtar i rregullt me ekipet kombëtare të moshave, U-17, U-19 dhe U-21.
Burimi: Albania-sport
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Bekim Bala
Skodrinon wrote:Bekim Bala, provë te Paris Saint Germain

qef kisha me lujt te ajaxi por edhe ne kryeqytetin francez nuk do ishte keq
-
- Tifoz nderi
- Posts: 233
- Joined: Sun, 06 Jan 2008 , 20:47
- Skuadra: Vllaznia || Bayern
- Location: USA
Re: Bekim Bala
Ma mire te Ajaksi, ajo dihet por Bala ska me lujt me Ajaksin as 10 minuta...ne PSG ka me pas kohe loje, asht ma mir per te.
Ndoshta nga aty zbulohet, sic asht zbulu Ronaldinho apo Lorik Cana
Ishalla shkon Bala tek PSG

FORCA VLLAZNIA!!!
-
- Fanatics
- Posts: 1410
- Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
- Skuadra: Tirona,Bayern
- Location: Tiron
Re: Bekim Bala
Me gjith deshiren e mire qe kam tek te dyja ekipet ska me gjet hapesira...
Lorik Cana eshte stervit qe me moshat e PSG e deri sa shkoi ne ekip te pare. Mgjth i uroj suksese.Me mire me ekipet e vogla ne fillim pastaj tek te ekipet me emer, eshte me e lehte per mendim tim me ca ne europe...
Shembulli Salihit.
Tek Ajaksi deshton qe tek provat sic deshtoi Muzaka dikur qe erdhi me buje pasi ishte stervit ca kohe tek PSG.

- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Bekim Bala
Ledi1920 wrote:Me gjith deshiren e mire qe kam tek te dyja ekipet ska me gjet hapesira...
Lorik Cana eshte stervit qe me moshat e PSG e deri sa shkoi ne ekip te pare. Mgjth i uroj suksese.Me mire me ekipet e vogla ne fillim pastaj tek te ekipet me emer, eshte me e lehte per mendim tim me ca ne europe...
Shembulli Salihit.
Tek Ajaksi deshton qe tek provat sic deshtoi Muzaka dikur qe erdhi me buje pasi ishte stervit ca kohe tek PSG.
tek ajaksi deshton qysh ne vrapin e pare...jena shum mrapa ne aspektin fizik, them vetem fizik se nga ana teknike jan futbollistat tone po se po shum dobet por 2-3 ma te miret e kampionatit shqiptar ndoshta mund te arrinin dicka jashte, por ne aspektin fizik jan te tan pa perjashtim per toke. Ne evrope cdo vit e ma shum fillon strevitja e fort fizike qysh te moshat...ne moshen 20 vjec bahen futbollistat makineri muskujsh...
Jam kurioz me dit, cfar programit per stervitje fizike (vrap, fitnesroom) kan futbollistat nshqipni ?
-
- Fanatics
- Posts: 1410
- Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
- Skuadra: Tirona,Bayern
- Location: Tiron
Re: Bekim Bala
Man in Redblue wrote:Ledi1920 wrote:Me gjith deshiren e mire qe kam tek te dyja ekipet ska me gjet hapesira...
Lorik Cana eshte stervit qe me moshat e PSG e deri sa shkoi ne ekip te pare. Mgjth i uroj suksese.Me mire me ekipet e vogla ne fillim pastaj tek te ekipet me emer, eshte me e lehte per mendim tim me ca ne europe...
Shembulli Salihit.
Tek Ajaksi deshton qe tek provat sic deshtoi Muzaka dikur qe erdhi me buje pasi ishte stervit ca kohe tek PSG.
tek ajaksi deshton qysh ne vrapin e pare...jena shum mrapa ne aspektin fizik, them vetem fizik se nga ana teknike jan futbollistat tone po se po shum dobet por 2-3 ma te miret e kampionatit shqiptar ndoshta mund te arrinin dicka jashte, por ne aspektin fizik jan te tan pa perjashtim per toke. Ne evrope cdo vit e ma shum fillon strevitja e fort fizike qysh te moshat...ne moshen 20 vjec bahen futbollistat makineri muskujsh...
Jam kurioz me dit, cfar programit per stervitje fizike (vrap, fitnesroom) kan futbollistat nshqipni ?
Jam dakord me ty...ne superlige mund te gjesh mjaft lojtar qe kane bagazh teknik, por problemi eshte se ne aspektin fizik jemi shume dobet, ku dhe stervitja ne klubet shqiptare le me deshiru,
Per me i meshu me fort idese qe the po ju them nje histori:
Veres se vitit 2003 isha ne Gjermani, Karlsruhe. Vellai ne ate kohe vazhdonte futbollin dhe luante portier. Para se te shkonim ne Gjermani pervecse me moshat ishte stervit me ekipet e para te Dinamos,Partizonit dhe Tirones(ku ka ik dhe ne Hungari per faze pergatitore). Rastesisht nje dite tek klubi Etlingenit(miniqytet i Karlsruhes) qe se di se ne cfare kategorie mund te jene, ne orarin qe po stervitej ai kishin dhe ato stervitje. Ky ishte nji ekip amator te themi pasi te gjithe nuk ushqeheshin me futboll,por punonin dhe ket e benin per passion,per hobi.. Qe ate dite filloi dhe vellai te stervitej me ta pasi dhe menjen e ksihte me nejt dhe per zotin kur mbaronin ishte i bardh ne surrat sikur i binin te fiket dhe me tha o Ledo ngarkesen fizike qe kisha ne Tirane ky ekip amator e shumezon me 5. Imagjinoni ca bohet ne kategorite me siper. Ne aspketin fizik futbolli shqiptar eshte shume mbrapa sidomos kur gjithe jeten tende je stervit ketu ndryshe nga lojtaret shqiptar qe qe ne femijrei sterviten jashte.
Per mu po spate pergatitje fizike,sado talent apo teknik i modh te jesh kur vje min 60 te dridhen gjunjet...edhe dhe ajo teknik qe ke te zhduket se te le takati...shembulli qe dhe kombetarja i ka qejf ato golat ne pjesen e dyte.
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Bekim Bala
he ma ledo na dole shpi futbollisti e
mos me thuj se vllain e ke te dinamo tani a partizoni
bajerni po kerkon nje sulmus a mos valle balen

i perjashtuar
-
- Fanatics
- Posts: 1410
- Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
- Skuadra: Tirona,Bayern
- Location: Tiron
Re: Bekim Bala
nuk eshte hollandez ky bala ,se ka qejf van gali...GOLDIAN wrote:he ma ledo na dole shpi futbollisti e
mos me thuj se vllain e ke te dinamo tani a partizoni
bajerni po kerkon nje sulmus a mos valle balen
-
- I Sapoardhur
- Posts: 1
- Joined: Tue, 20 Apr 2010 , 18:05
- Skuadra: Vllaznia
Re: Bekim Bala
Nuk jam shkodran por vdes per Vllaznine. Sidomos kete vit me ka mahnitur Bekim Bala. A s`me thote dikush sa i gjate eshte Balaj sepse sic e thone rendom 183 cm ai duket me i gjate se kaq. I bej thirrje atij qe kete sezonin tjeter te vleresoje cdo oferte nga jashte dhe te mos beje naze. Keq me vjen per Vllaznine sezonin tjeter por Balaj i duhet me shume Shqiperise sesa Vllaznise. Me moshen qe ka duhet te shfrytezoje momentin. Vetem ne kete menyre do te katapultohet ne kombetaren e madhe. Eshte fantastik ne fushe, e kam pare ne Qemal Stafa dhe ajo cka eshte e mrekullueshme eshte dhe shume fotozhenik ne fushe. Do kemi nje Tare te dyte si biond (alla nordik) qe eshte por edhe nje bishe ne sulm. Ju lutem t`m thote ndonjeri sa i gjate. Tjeshte ceshtje fiksimi, krahasimi Tare-Balaj.
Tung !
Tung !
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Bekim Bala
Ne radhe te pare mire se erdhe.Un gjatesine nuk e di por me duket se tare eshte pak me i gjate kurse Balen e shof me te forte fizikisht.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Bekim Bala
Mu mu duk ne finalen e kupes dobet ...nji aksion persmarit smujt me nxjerr ndrit, ai e ban nji finte e e kalon nji lojtar por e hum fill topin se nuk pason. Sot lojtari vlersohet kur pason topin shpejt, bukur e sakte, jo se e mban topin. Thuhet shpesh se asht i fort fizikisht, per mendimin tem ka mangsi edhe ne kyt drejtim: trupin e ka, nai sprint nji her ne 20 minuta e ban, por nuk shifet tan ndeshjen nlevizje...Sukaj ka ken shum ma i shpejt e fresket nga ana fizike.
Permbledhje: Bala ka te dhana shum tmira, per me u ba dikur edhe futbollist i kombtares, por per momentin me duket shum larg si nga ana fizike edhe teknike.
PS: Ashi golit qi e bani nfinale, i lanun vetem me portierin komplet, vec sa me e shty topin nrrjet, e ban vec nkapionatin shqiptar se jasht nuk tfal kush ashi dhuratash.
Permbledhje: Bala ka te dhana shum tmira, per me u ba dikur edhe futbollist i kombtares, por per momentin me duket shum larg si nga ana fizike edhe teknike.
PS: Ashi golit qi e bani nfinale, i lanun vetem me portierin komplet, vec sa me e shty topin nrrjet, e ban vec nkapionatin shqiptar se jasht nuk tfal kush ashi dhuratash.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Bekim Bala
Pranej duhet me ike sa ma shpejt kund jashte qe te fitojme nji sulmus per komtaren.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Bekim Bala
Bala, talenti “interist” i Vllaznisë
Sulmuesi 19-vjeçar i kuqebluve fitoi trofeun “Talenti i sezonit
http://albania-sport.com/mat.php?idm=14713
Sulmuesi 19-vjeçar i kuqebluve fitoi trofeun “Talenti i sezonit
http://albania-sport.com/mat.php?idm=14713
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Bekim Bala
Faks nga Franca, Bala-Roshi; Një “vizë” për Paris SG
Një faks i mbërritur dje në Federatën Shqiptare të Futbollit nga homologja e saj franceze i rrit kredibilitet që dyshja e talentuar Bala dhe Roshi shumë shpejt të jenë te skuadra e Paris SG për edicionin e ardhshëm. Dy lojtarët dhe klubi i njohur francez prej muajsh kanë nisur tratativat që kanë pasur një pikë kulmore, provën personale dhe fizike që futbollistët kanë kryer në Francë ndërkohë që duket tashmë çështje kohe zyrtarizimi i transferimit. Është e qartë që dy futbollistët do të jenë fillimisht pjesë e skuadrës U-21 të Paris dhe nëse arrijnë të kalojnë dhe këtë provë të rëndësishme pse jo mund të jepen hua në skuadra më pak të rëndësishme, që do të ndikojnë në mënyrë pozitive në formimin e tyre.
Faksi – Federata Franceze me kërkesën e Paris SG ka kërkuar në Federatën Shqiptare pasaportën sportive të lojtarëve. Është e kuptueshme që këtu nuk flitet për kartonat ITC që do të thotë një transferim direkt. Të dhënat janë të domosdoshme pasi lojtarët janë nën 23 vjeç, dhe zyrtarisht klubet që kanë kontribuar në rritje dhe formimin e tyre kanë një përqindje financiare në këtë operacion. Në rastin e Balës Vllaznia pritet të fitojë jo vetëm para nga transferimi, pasi lojtari është ende në kontratë me shkodranët por gjithashtu mund të vijojë të përfitojë sipas rregullave ndërkombëtare për shkak se ka dalë nga skuadrat zinxhir të klubit dhe është formuar në këtë ambjent. i njëjti diskutim vlen edhe për Roshin. Lojtari është nën kontratë me Flamurtarin, por nëse vlonajtët do të përfitojnë nga shitja e kartonit të tij ka shumë gjasa që Apolonia të përfitojë nga fakti që është klubi mëmë. Një rregull i tillë është absolut në lidhje me futbollistët që janë ende nën 23 vjeç.
Tratativat – është e kuptueshme që Franca nuk është e vetmja pistë për të dy futbollistët, pasi dihet që rreth tyre ka oferta të shumta për shkak të talnetit të padiskutueshëm dhe moshës fare të re që jep një garanci më vete. Në thelb janë Flamurtari dhe Vllaznia që do të vendosin duke shqyrtuar ofertat, por një faks i tillë duket se i shton kuotat që lojtarët të transferohen në skuadrën e famshme franceze. Në Paris në të shkuarën ka luajtur Murati dhe Cana.
Lojtarët – Roshi dhe Bala kanë dhënë disa sinjale pozitive që eidicionin e shkuar, megjithatë këtë edicion ata kanë qenë të rëndësishëm për skuadrat respektive, megjithëse të datëlindjes 1991 ata kanë fituar një vend titullari në skuadrën U-21 të Shqipërisë dhe gjithashtu kanë lënë të kënaqur trajnerin Kuzhe gjatë zborit që kanë zhvilluar në Turqi në janarin e shkuar. Bala luan në qendër të sulmit, si një pykë e vërtetë, ndërsa Roshi shfrytëzon shpejtësinë dhe goditjen duke u adoptuar më mirë si sulmues krahu. Këta të dy futbollistë, së bashku me Cikalleshin e Besës janë konsideruar tre talente më të rëndësishme që ka prodhuar futbolli shqiptar në sezonin e shkuar.
s.ekspres