Page 3 of 11

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 31 Oct 2009 , 13:31
by GOLDIAN
me ballshin do jete super e veshtire
kuptohet tana ndeshjet jane hup jashte kjo tregon dobesine e skuadres jashte fushe
por me ndeshjet e fitume brenda shpresoj te qendrojne ne kategori

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 31 Oct 2009 , 16:04
by Skodrinon
inferioret u-19

Grupi i Veriut

Renditja

1. Ada 15 5 0 2 16-13

2. Dajti 13 4 1 2 15-4

3. Apolonia 12 4 0 3 14-16

4. Besëlidhja 11 3 2 2 18-7

5. Gramshi 10 3 1 1 10-4

6. Burreli 7 2 1 2 9-13

7. Kastrioti 7 2 1 4 17-17

8. Turbina 0 0 0 6 3-22

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 31 Oct 2009 , 16:06
by Skodrinon
bravo ada
a jane brikeno e sabah bizi trainer me u-19 e u-17 m'duket?

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 31 Oct 2009 , 16:47
by fpjalmi
ada asht n humbje ne bylis 2 me 0

thash se po na gezon ada taSH :cry:

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 07 Nov 2009 , 16:17
by GOLDIAN
pjesapare
ada-sopoti 3-0
CA BAHET ME ADEN KESHTU SE KUPTOJ

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 07 Nov 2009 , 16:25
by Miri
GOLDIAN wrote:pjesapare
ada-sopoti 3-0
CA BAHET ME ADEN KESHTU SE KUPTOJ
Kur fiton,fiton me 4-5 gola :D :D

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 07 Nov 2009 , 16:27
by GOLDIAN
se kuptoj ma miri aspak kete pune
me fitu kaq thelle cdo ndeshje?

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 07 Nov 2009 , 16:29
by Miri
GOLDIAN wrote:se kuptoj ma miri aspak kete pune
me fitu kaq thelle cdo ndeshje?
Fiton ma Goldi por problemi asht qe jasht nuk po merr asnji rrezultat,per me kalu ne superlig duhet me fitu edhe jasht.

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 07 Nov 2009 , 16:31
by GOLDIAN
skan finance per superlige ma miri
po thuj shyqur po fitojne brenda te rrine ne kategori se per ma nelt skan forca

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 07 Nov 2009 , 16:35
by Skodrinon
Asht tu fitu 5 zero. Shum interesante kjo pune. Nuk maj mend ekip tjeter qi fion me goleade n'shpi me ta ekipet, edhe hup gjithmone jashte. Se aty luhet edhe futboll i paster se nuk asht anku kush deri sot per dhune.

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 07 Nov 2009 , 16:46
by Miri
Perfundon takimi 5-1
Urime Ades per fitoren.

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 07 Nov 2009 , 17:52
by GOLDIAN
cdo ndeshje me ba 5 gola me duket me taman cudi
urime ades urime
a dihet gja si asht renditja

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 07 Nov 2009 , 19:49
by Edmond-Cela
po mua ca me asht dasht me u ba tifoz i vllaznias tu pas aden te dera shpis

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 07 Nov 2009 , 19:51
by Edmond-Cela
urime urime. me sa di une ada shkon ne koten e 15 pikve afer zones se play offit

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 07 Nov 2009 , 20:02
by Edmond-Cela
Bylis 24
Elbasani 23

-------------
Lushnja 19
Ada 15
----------

Luftetari 15
Pograneci 15 - 1 ndeshje me pak
Kamza 15

Partizani 14

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 07 Nov 2009 , 20:24
by fpjalmi
urime ades

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 07 Nov 2009 , 20:28
by fpjalmi
me e pa tamam me vemendje ,ada asht ne nivelin e elbasanit bylisit dhe ma e mire se partizani.

problemi asht qe jasht asht shum e veshtire me u fitu ,sepse te mbyt albitri dhe fshf ja .

nuk mendoj se aden e len fshf me dal ne superlige ,sepse do kishte 2 skuadra shkodrane ,dhe do ishte e pafalshme nga fshf qe shkodra te kete 2 skuadra ne superlige .

kja asht e verteta

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sun, 08 Nov 2009 , 07:14
by Miri
Ada luan futboll te bukur ne Velipoj e cila arrin fitore te thella por ne transferte eshte krejt e ndryshme me rrezultate negative ne cdo ndeshje dhe per fat te keq nje skuader qe enderron superligen duhet te fitojn edhe ne transfert nje gje qe Ada nuk po e arrin per momentin gjithesesi rruga eshte e gjate deri ne fund te kampionatit si dhe renditja eshte shum e mire 15 pike vendi 5-te.

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sun, 08 Nov 2009 , 22:44
by fpjalmi
Ada nuk i kursen golat as për Sopotin


Autori: Gjergj Kola
Data: 08/11/2009
Version Print .
.

Ada ? Sopoti 5?1

Ada: Dervishaj, Shytani (Çoku 65?), Kepi, Saj.Kaloshi, Pepa, Suad Kaloshi, Lika (Matia 72?), Hajdari, Nika, Përfati, Gjini.

Trajner: K.Krepi.

Sopoti: Miçja, Tirana, Mehmetaj, Bahiti, Zdrava, Doleci, Roçi, Zguro, Lamçe, Karaj, Shulke (Bardhi 61?). Trajner: I.Ibërshimi.

Shënues: Gjini 13?, Përfati 33?, 61?, Kepi 38? Shytani 52? / Mehmetaj 70?

Gjyqtarë: B.Breshanaj (Tiranë), I.Veseli, Sh.Ziri (Fushë?Krujë)

Karton i verdhë: Doleci



Skuadra e Adës është e papërmbajtshme në fushën e saj. Duket se këtë sezon kjo skuadër do të thyejë rekord për sa u takon golave të shënuar në shtëpi. Edhe dje, në fushën “Adriatik”, velipojakët nuk janë kyrsyer aspak dhe kanë shënuar plot 5 gola në portën e Sopotit, duke fituar me rezultatin tenistik, 5-1. Vetë ky rezultat nuk lë shumë vend për komente, sepse kuptohet qartë që loja është dominuar nga vendësit. Ada ka shënuar 3 gola në pjesën e parë, duke mos lënë asnjë shpresë për pikë te skuadra mike. Goli i parë do të shënohej nga Gjini, në minutën e 13?të, ndërsa Përfati do të dyfishonte rezultatin, për të ardhur më pas në golin e Kepit. Në pjesën e dytë, skuadra e Kreshnik Krepit e ka ulur disi ritmin, ndoshta duke menduar edhe për ndeshjen e së mërkurës në Kupë me Partizanin në Tiranë. Megjithatë, Ada do të shënonte edhe dy herë të tjera, në minutën e 52-të me Shytanin, si dhe në të 61?tën, me anë të Përfatit. Goli i vetëm për Sopotin është realizuar nga Mehmetaj, në minutën e 70?të. Velipojakët arrijnë kështu fitoren e pestë në shtëpi për këtë kampionat, duke grumbulluar 15 pikë, që i mbajnë në mesin e tabelës së klasifikimit. Në fushën e saj kjo skuadër jo vetëm që nuk njeh rivalë, por ndërkohë shpërthen, duke i kënaqur tifozët e saj me golat e shumtë që shënon.

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sun, 08 Nov 2009 , 22:45
by fpjalmi
un mendoj qe vllaznia ka nevoje per mesfushen dhe sulmin e ades.