Page 3 of 3

Re: Vllaznia - Dinamo: Java e 4

Posted: Sun, 20 Sep 2009 , 09:26
by Miri
Rizvanollin a dihet gja pse e kan marr?
Sinani per mendimin tem nuk ban ma per vllaznin
Rraboshta qe nuk e desht Vllaznia javen e kalume bani gol me elbasanin e asht ti u paraqit shum mire.

Re: Vllaznia - Dinamo: Java e 4

Posted: Sun, 20 Sep 2009 , 10:23
by vllaznia krenaria ime
edhe une jam me ty miri
sinani ka dhan boll sjem ma per mu rizvanolli mund te jape me shume dueht me e fut e me ba kopie sulmit me ballen
vllanzia po luajti si me dinamon di ecim rroft vllanzia zemra jone

Re: Vllaznia - Dinamo: Java e 4

Posted: Sun, 20 Sep 2009 , 12:00
by shv13
sinani ka eksperience e nuk mund t largohet kollaj se ka dhane shume per vllaznine e gjithmone ka lujte me shpirt.Duhet me pase guximin trajneri me e lane ne stol kur nuk asht n forme(kane ndejte del piero e rauli e jo ma ai).Kshillat e tij jane me vlere per te rinjte si bala e rraboshta(nji zot e din pse e largunen).Ishalla vjen n forme edhe cani se asht i mire e i shpejte apo edhe at e kane nise?

Re: Vllaznia - Dinamo: Java e 4

Posted: Sun, 20 Sep 2009 , 17:13
by Man in Redblue
Miri wrote:Rizvanollin a dihet gja pse e kan marr?
Sinani per mendimin tem nuk ban ma per vllaznin
Rraboshta qe nuk e desht Vllaznia javen e kalume bani gol me elbasanin e asht ti u paraqit shum mire.

Ia uroj me gjith shpirt suksesin Rraboshtes

Re: Vllaznia - Dinamo: Java e 4

Posted: Sun, 20 Sep 2009 , 19:44
by Miri
Nuk e di ca dan me than se Sinani ka dhan shum per Vllaznin kur mosha e tij apo paraqitja e tij nuk po jep gja ne fushen e lojes.
4 ndeshje vetem 1 gol ska ku shkon ma keq.

Re: Vllaznia - Dinamo: Java e 4

Posted: Sun, 20 Sep 2009 , 19:59
by vllaznia1919
Keq boll jena.Me qa me tha Miri dje kena lujte mire por nuk dijme me ba gol.Problem i madh asht.

Re: Vllaznia - Dinamo: Java e 4

Posted: Sun, 20 Sep 2009 , 20:30
by Edmond-Cela
vllaznia krenaria ime wrote:
Miri wrote:Vllaznia 0-0 Dinamo
Vllaznia beri nje paraqitje shume te mire e cila i kishte te gjitha mundesit per te marrur rrezultat pozitiv por ne disa raste u tregua e pa fat dhe kshtu ndau nha nje pike me Dinamon.
Dinamo per mendimin tem me sa pash ne fushen e lojes u paraqit shum dobet pash nje skuader qe nuk e kaloj mesin e fushes 1 here.
nje kenge e Vllaznis qe arrita ta rregjistroj gjat pushimit.

http://www.youtube.com/watch?v=Nkc4OJxwOAc
kange shume e buk
o sa mire me kene shkdoran se e kena zemren e gjane eeeeeeee
vllanzia sulmon vllanzia fiton se ek lind e ke me hek gjake shkodrani me vdeke
o ju djem si shqipoje keni hi ne zemret tona bane golin sa me pare eheheheee

shume kenge e bukur vllanzia je ne zemrat tone ne shkdoer flitet vetem per ty vllanzia na ndrero duam titullin kampoion
grupi thumi paska kthu versionin e kenges te kombetares dhe per vllaznian.

kaloj tek ndeshje une se pash se jam ken mik jasht londres dhe miri me informoj me rezultatin ne sms, dhe me ca po thoni ju paskemi ken te pa fat. edhe une jam i mendimit qe sinani nuk ban ma. 2 asht pesha e rand qe ka dy asht familjar ka mendjen tjetur kund 3 mosha. ka ardhe kohe qe te la futbollin dhe me ekspirensen e tije qe ka te punoj me fidanishten e vogel qe ti u jap tyre ekspirensen qe ka. sa per risvanollin nuk di ca te tham se ka kohe qe nuk e kam par tuj lujt por duke u nisur me sezonit e fundit nje sulmus qe nuk shenon te pakten 15 ne sezonin nuk e meriton nje skuader si vllaznia si mas mendimit tem. une nuk jam kurr me largimet e tranjerit dhe ne fakt ne fillim kur erdhi lika mu ba qefi edhe pse gjithmon jam per tranjeri shkodran, por me ca po shihet edhe ai si te tjeret komendohet nga te tjeret dhe jo vendimet e tija kjo asht problemi i vllaznias. se per lojtar e kam than e e tham se jan ma te miret ne superlige por nuk ka kush i drejton, edhe problemi Tjere ma i madhe se cdo gja asht rinija qe vllaznia ka me bollek por i djeg ato me duarte e veta.

Re: Vllaznia - Dinamo: Java e 4

Posted: Mon, 21 Sep 2009 , 12:09
by Skodrinon
Fushaj: Nuk më kënaqi barazimi me Dinamon

Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, ka kërkuar fitoren ndaj bluve, por ajo nuk erdhi

Barazimi me Dinamon mbrëmjen e së shtunës mund t’i ketë lënë të kënaqur disa prej kuqebluve për vetë faktin se luhej përballë skuadrës që kryeson kampionatin dhe, për më tepër, ndaj njërës prej më të mirave të superligës. Edhe trajneri Lika në njëfarë mënyre e pranoi barazimin, për vetë mënyrën si u zhvillua loja. I vetmi që nuk ka mbetur i kënaqur nga rezultati 0?0 ka qenë presidenti Valter Fushaj. Duke folur për “Sportin shqiptar”, në lidhje me këtë ndeshje, numri 1 i klubit shkodran ka evidentuar edhe rritjen e lojës së Vllaznisë, por sërish ajo është e pamjaftueshme. “Në krahasim me ndeshjet e tjera të këtij kampionati, këtë herë vërtet kemi luajtur më mirë, sepse skuadra tregoi shpirt gare. Por kjo nuk mjafton, sepse nuk arritëm të fitojmë.

Pas katër javësh kemi arritur të grumbullojmë vetëm 4 pikë, çka është e papranueshme për mua si president, sepse kam ndërtuar një ekip pretendent. Nëse do të kishim 7 pikë, atëherë do të isha i kënaqur me barazimin ndaj Dinamos, sepse në fund të fundit do të ishim tri pikë larg dhe nuk do të ishte keq. Të mos harrojmë se kemi edhe një kalendar të vështirë në vazhdim, sepse do të luajmë dy ndeshje rresht jashtë,” ? ka thënë Fushaj. Nëse me pikët e grumbulluara i bie që Vllaznia të ketë marrë mesatarisht një pikë për çdo ndeshje të luajtur, më keq janë bilancet te golat e shënuar nga kuqeblutë.

Në katër ndeshje, ata kanë shënuar vetëm një gol dhe kjo është e papranueshme. Pikërisht te ky faktor ndalet edhe presidenti i skuadrës, i cili e deklaron hapur se ka vërejtje për mënyrën si luan skuadra në sulm, apo edhe skemën me të cilën luan ajo. “Të shënosh vetëm një gol në katër ndeshje, sigurisht që nuk ke se si pretendon pastaj për të marrë pikë. Se çfarë po ndodh në këtë mes, nuk jam në gjendje ta shpjegoj, por di të them se skuadra nuk funksionon siç duhet në manovrën sulmuese. Mbrojtja nuk shtyn përpara dhe nuk ka bashkëpunim me mesfushën, ndërkohë që kjo e fundit luan shumë larg sulmit. Për më tepër, unë jam kundër edhe idesë së të luajturit me një sulmues e gjysëm.

Një ekip pretendent duhet të luajë për të shënuar sa më shumë gola dhe jo për t’i kushtuar më tepër rëndësi mbrojtjes. Mbase kjo mënyrë e të luajturit duhet ndryshuar që në ndeshjen e ardhshme,” ? ka deklaruar Fushaj. Vërtet vështirësia e parë kaloi, teksa ndaj Dinamos nuk është humbur, por sigurisht që kjo nuk mjafton. Të shtunën Vllaznia do të udhëtojë fillimisht për në Durrës dhe pastaj javën tjetër për në Vlorë. Në këto ndeshje patjetër që shkodranët do të pretendojnë për pikë, pse jo dhe maksimalet, sepse ndryshe gjërat do vështirësoheshin së tepërmi për ta.





Lika e ka me mbrojtjen: Po gabon shumë

Në minutat shtesë të ndeshjes me Dinamon, trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika është parë tejet i irrituar. Gjithçka ka pasur lidhje me një rast të miqve, kur Muça i vetëm brenda zonës ka gjuajtur me kokë dhe topi për fatin e mirë të shkodranëve ka përfunduar jashtë.

I nxehur në lidhje me këto gabime të mbrojtjes, ai është shfaqur edhe në momentet e konferencës së shtypit dhe i pyetur në lidhje me këtë çështje, është shprehur: “Eshtë e vërtetë që po gabojmë pikërisht në goditjet standarde, aty ku mendojmë se kemi pikën më të fortë. E pësuam në Krujë dhe mund ta pësonim edhe ndaj Dinamos. Dhe për çudi nuk na rrezikojnë lojtarët shtatlartë, por ata shtatshkurtër. Duhet riparuar sa më shpejt të jetë e mundur kjo gjë, sepse gabime të tilla mund të na kushtojnë shtrenjtë.”

Re: Vllaznia - Dinamo: Java e 4

Posted: Mon, 21 Sep 2009 , 15:55
by fpjalmi
Kuqeblutë, barazimi shenja e kthesës
22 Shtator Shkodranët tashmë janë të bindur se te Besa gjithçka ka filluar të ndrushojë për mirë



Dinamo është larguar e kënaqur nga Shkodra,pasi ka marrë një pikë përballë një Vllaznie shumë të motivuar në këtë takim, loja e të cilës për hirë të së vertets ishte krejt tjetër nga tre të mëparshmet. Ndërkohë edhe pse nuk ka arritur të marrë pikët e plota, Vllaznia duhet të jetë e kënaqur me barazimin, sepse kjo pikë i shtë marrë një prej skuadrave më të mira të kampionatit shqiptar, Dinamos së Tiranës, e cila aktualisht është edhe skuadra më në formë dhe e cilësuar si pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion. Por përveç këtyre, Vllaznia kishte përballë një skuadër, e cila vitet e fundit ishte shnërruar në një “mace të zezë” për të, kjo pasi edhe kur Vllaznia kryesonte me diferencë pikësh kampionatin shqiptar, ishte kjo Dinamo që e frenoi atë brenda në Shkodër, madje duke u bërë në një farë mënyre edhe shkaktare për humbjen e titullit kampion. Ajo që duhet vlerësuar më shumë në këtë ndeshje ishte ai mobilizim dhe dëshirë e madhe e shfaqur në fushën e lojës,për të arritur një rezultat pozitiv në këtë ndeshje, theksonin specialistët shkodranë, të cilët në fakt dje kanë qënë më të shumë se asnjëherë tjetër në numër,në tribunën e stadiumit “Loro Boriçi”. Sipas Frederik Çapalikut, një prej emblemave të futbollit shkodran në vite, futbollist fitues idy trofeve në vitin 1972, positive ishte sepse Vllaznia bëri përpjekje të shumta për ta qarkulluar topim sa më shumë, dhe në një farë mënyre ia arriti qëllimit,duke e shpëngulur lojën në pjesën më të madhe të ndeshjes në gjysmfushën e Dinamos. “Ajo që pëlqeu gjatë pjesës së parë ishte këmbëngulja për të luajtur me krahët, ku mesfushori i krahut të djathtë u bë shumë problematik për mbrotjen mike të Dinamos, me disa inkursione të rezikshme në fundore, një prej të cilëve, me kombinimin Smajli - Sinani, për pak sa nuk prodhoi gol në portën e Kotorrit të Dinamos”. Mjaft i lëvizshëm sipas Çapalikut ka qënë në këtë takim edhe mesfushori i krahut të majtë Ndriçim Shtubina, i cili përpos inkursioneve shumë të rezikshme në krahë, duke i furnizuar me topa shokët e tij, në një rast të fillimit të pjesës së dytë ishte shumë pranë golit të avantazhit, por shtylla horizontale e pengoi në realizomin e këtij goli, i cili mund të kishte qënë edhe goli i fitores për shkodranët. Çapaliku, përgjithësisht vlerëson lojën e të gjithë skuadrës, duke nisur nga portjeri Grima, i cili vazhdon të jetë ndër pikat më të forta të skuadrës dhe për të përfunduar tek kapiteni Sinani. Për këtë të fundit, ai ndalet pak më tepër, pasi për hirë të së vertetës, gjatë ditëve të fundit ka qënë jo pak i lakuari i faqeve të mediave sportive. “Sinani është një lojtar me shumë eksperiencë në kampionatin shqiptar dhe me vlera të veçanta si sulmues, gjë që e ka treguar jo pak gjatë karrierës së tij sportive në shërbim të ekipit të Vllaznisë”, thotë Çapaliku për goleadorin kuqeblu, i cili me të drejtë është edhe tre herë fitues i “Këpucës së Artë”. Ashtu si edhe të tjerët, Çapaliku është jo pak i shqetësuar që Sinani nuk po arrin të shënojë. Madje, goli nuk është problem vetëm për Sinanin si individ, por në tërësi për skuadrën shkodrane, e cila në katër javë kampionat ka shënuar vetëm një herë, madhe edhe atë në minutat shtesë të takimit përballë Apolonisë së Fierit në stadiumin “Loro Boriçi”. “Mesa di unë, Viori ka kaluar disa probleme jo pak shqetësuese në lidhje me shëndetin, çka e kishte detyruar të qëndrojë larg seancave stërvitore dhe fushës së lojës për disa javë dhe kjo patjetër që jep ndikimin e vetë në vazhdim”, vijon Frederik Çapaliku, i cili edhe pse në një moshë të thyer vazhdon të mos mungojë në tribunën VIP të “Loro Boriçit”, për të ndjekur Vllazninë e tij që kaloi një jetë të tërë më të, duke dashur të marrë në mbrotje kapitenin shkodran për disa akuza që i janë bërë mediatikisht. Megjithatë për Çapalikun, Sinani, për aq sa luajti ishte kërcënues për repartin e mbrojtjes së Dinamos, ndërkohë që në dy raste, sidonos në të dytin, kur topi i tij i goditur diagonalisht nga e djathta, me atë forcë goditëse që kishte, u duk se shkoi në rrjetë. Ndërkohë, Çapaliku gjithnjë për çështjen “Sinani”, por tashmë për ndërrimin e tij në minutën e 65-të të pjesës së dytë, është i mendimit se nuk duhej që ai të largohej nga fusha e lojës. “Kur them kështu, nuk është puna se nuk jam dakord që të aktivizohet elementi i ri, madje konkretisht për rastin e Balës, aktivizimi i tij mund të shihet i arsyeshëm edhe më herët, pse jo edhe nga minuta e parë, por në rastin konkret, ai duhej të ishte në lojë duke pasur edhe Sinanin në krah, pasi që të dy së bashku, me siguri të plotë mund të kishin nxjerrë në dritë golin e fitores për Vllaznisë”, nënvizon Çapaliku, duke dashur t’i përcjellë një mesazh miqësor profesional trajnerit Lika, gjë që sipas tij mund të shihet e arsyeshme në ndeshjet në vazhdim, pasi në këtë mënyrë mund të jetë shumë e vlefshme një gjë e tillë për të dy palët, për Sinanain që ka mbështetjen e freskisë së Balajt, si dhe në të njëjtën kohë edhe për të rin Balaj, i cili ka mundësinë të përfitojë shumë nga tre herë “Këpuca e artë shqiptare”. Duke përfunduar, veterani Frederik Çapaliku, kërkon të rinënvizojë se për të dhe shumë të tjerë që e ndoqën ndeshjen pranë tij, Vllaznia në këtë ndeshje ka prezantuar lojën më të mirë të saj në këtë sezon futbollistik, duke dhënë shenjat e para bindëse të kthesës së saj dhe nëse vijon të luajë në këtë mënyrë edhe në ndeshjet e ardhshme, nuk do të jetë e largët dita që skuadra kuqeblu të jetë në vendet lidër të kampionatit shqiptar, pasi me atë skuadër dhe staf teknik të kompletuar, i ka të gjitha mundësitë të përmirësohet edhe shumë më tepër në fushën e lojës dhe rezultatet padyshim që do të vijnë”.





© 1995-2009. Te gjitha te drejtat e rezervuara

Re: Vllaznia - Dinamo: Java e 4

Posted: Mon, 21 Sep 2009 , 15:56
by fpjalmi
gjersa edhe gazetat flasin mire per ndeshjen me dinamon ,atehere le te shpresojm qe kjo asht kthesa

Re: Vllaznia - Dinamo: Java e 4

Posted: Tue, 22 Sep 2009 , 15:47
by Admin
Tjeta juj

Une se kam pa ndeshjen por si me shku Vllaznia ne kete pike sa me e qujt arritje e "kthese" piken me Dinamon ne fushen tone??!!!

Sinani ka dhane shume per Vllaznine e mund te japin eksperiencen e tij te rinjve, kshu qe duhet me e majt e jo me e largu. Tranjeri duhet me vlersu sic duhet formen e cdo lojtari qoft aj Sinani, Grima apa edhe ndoj tjeter, kur nuk jane ne formen e duhun duhet me i "sha" stolit edhe me i hap rrugen lojtarve ne forme.

Cani nuk asht me Vllaznine. Sulmus me Vllaznine jane Sinani, Bala, Rizvanolli, Galica.

Re: Vllaznia - Dinamo: Java e 4

Posted: Sun, 27 Sep 2009 , 11:09
by vllaznia1919
Kja me Dinamon paska ken kthes e keqe se u shkapeten ne hymje te durrsit dje kta laperat ton.