Zyrtare! Josip Kuzhe trajneri i ri i Shqipërisë
Moderator: GOLDIAN
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Zyrtare. Josip Kuzhe "Kumarxhiu", trajneri i ri i Shqipërisë
man in redblue
na e kena kritiku zgjedhjen e kuzhes trainer te shqipnise. nuk kena kene dakort me vu trainer nji qi u mate mend per kumar ma shum se per futboll. por tu pa ecurine e komtares un per vedi kam ndryshu mendim. asht tu punu mire.
per ket, mendoj se duhet me ia ndryshu titullin temes e me ia hek ate "kumarxhiu", se fundi ne na interesojne rezultatet.
nuk e di a je dakort ti qi e ke hape temen
ps
nqs nuk punon mire ne t'ardhmen e shajm prap, se nuk jena tifoza te kroacise qi me e mrojt me ç'do kusht

- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Zyrtare. Josip Kuzhe "Kumarxhiu", trajneri i ri i Shqipërisë
o skodrinon une kisha ken dakort me mendimin tend
por me nje kusht
fjalen kumarxhiu me e zhvendos diku tjeter te nje temer tjeter ATE E VENDOS TI VET

i perjashtuar
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Zyrtare. Josip Kuzhe "Kumarxhiu", trajneri i ri i Shqipërisë
Skodrinon jam dakord me e hek (ti ia din ktyne puneve).
Sa per Kuzhen jam me dy mendime:
1. Kam fitu respekt. Asht fjalepak, i qet,mundohet me u tregu realist, me punu aq sa ka mundsi; lun me dy sulmus!!!! Skuadra nen drejtimin e tij ka lujt kompakte, afersisht si ne kohnat e Baric.
2. Nuk e di sa ka ne te vertet ne dore e ne varesi te ksaj cfar arritjesh do te kete. Duka&Co vendosin listen e lojtareve. Nuk asht tu ba hic ne drejtim te zbulimit te talentave te rinj apo vezhgimit te lojtarve shqiptare, me pashaporta te huja neper evrope. Asht e pafalshme qe kombetarja e shqiperise "nuk ka nevoje" per Mergim Mavraj etj.
Sa per Kuzhen jam me dy mendime:
1. Kam fitu respekt. Asht fjalepak, i qet,mundohet me u tregu realist, me punu aq sa ka mundsi; lun me dy sulmus!!!! Skuadra nen drejtimin e tij ka lujt kompakte, afersisht si ne kohnat e Baric.
2. Nuk e di sa ka ne te vertet ne dore e ne varesi te ksaj cfar arritjesh do te kete. Duka&Co vendosin listen e lojtareve. Nuk asht tu ba hic ne drejtim te zbulimit te talentave te rinj apo vezhgimit te lojtarve shqiptare, me pashaporta te huja neper evrope. Asht e pafalshme qe kombetarja e shqiperise "nuk ka nevoje" per Mergim Mavraj etj.
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Zyrtare. Josip Kuzhe "Kumarxhiu", trajneri i ri i Shqipërisë
jane shum epitete qi duhet me ja vu atij. maron nji faqe me ia vu tanaGOLDIAN wrote:o skodrinon une kisha ken dakort me mendimin tend
por me nje kusht
fjalen kumarxhiu me e zhvendos diku tjeter te nje temer tjeter ATE E VENDOS TI VET
p.s
nuk po permendim emra (valter fushaj)
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Zyrtare! Josip Kuzhe trajneri i ri i Shqipërisë
Kuzhe në 360 gradë në “Opinion”
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, dha një intervistë të gjatë për emisionin “Opinon” të gazetarit Blendi Fevziu
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, dha një intervistë të gjatë për emisionin “Opinon” të gazetarit Blendi Fevziu. Kroati rrëfeu gjithçka në lidhjen me ditët e qëndrimit në Shqipëri, ekipin kombëtar, por dhe familjen e jeten private të tij. Ja dhe intervista e plotë.
Blendi Fevziu: Z. Kuzhe, mirë se erdhët në studion time.
Josip Kuzhe: Faleminderit shumë.
FEVZIU: Si po ia kaloni në Tiranë?
KUZHE: Po ia kaloj mirë. Kam ardhur tre muaj me parë në Shqipëri. Prisja shumë dhe kam përshtypje të mira. Them se prisja shumë ngaqë po vija në një vend të mirë dhe se do më pëlqente këtu. Sigurisht që në fillim, mendoja për punën. Mendoja se si do ta bëja mirë punën dhe të dilja me rezultate të mira. Tani, pas tre muaj përvoje mund të them se jam i lumtur këtu, shumë i lumtur. Më pëlqen këtu.
FEVZIU: Jeni vërtet i lumtur?
KUZHE: Jam vërtet i lumtur, me jetën këtu. Familja ime është gjithashtu këtu dhe u pëlqen edhe atyre.
FEVZIU: Familje juaj po rri këtu?
KUZHE: Djali im ndenji vetëm gjatë ndeshjes. Qëndroi tre ditë këtu për të parë ndeshjen. U mërzit kur s’e pa ndeshjen e parë me Portugalinë. Ka tre muaj që më bën presion për të ardhur për të parë ndeshjen kundër Danimarkës. Kështu, vizitoi Shqipërinë, ndenji tre ditë këtu dhe...
FEVZIU: Sa vjeç është djali juaj?
KUZHE: Është 30 vjeç.
FEVZIU: 30.
KUZHE: Edhe gruaja ime është këtu, me mua. Ajo qëndroi me mua edhe pas ndeshjes. Është shumë e lumtur këtu, në Tiranë, në Shqipëri... I pëlqen të rrijë këtu. Thotë se edhe nëse rri këtu pesë apo gjashtë muaj, pa u kthyer në Zagreb.
Sigurisht që përshtypjet e mia lidhen shumë me suksesin dhe rezultatet tona.
FEVZIU: Sigurisht.
KUZHE: S’mund të them se kemi arritur rezultate të shkëlqyera, por kemi u kemi krijuar njerëzve tanë shpresë dhe besim për të ardhmen. Kështu që mund të them se më pëlqeu rezultati ndaj Qipros, ndaj Danimarkës. Prandaj jam i lumtur tani në këto çaste këtu në Shqipëri.
FEVZIU: A jeni vërtet i lumtur për rezultatin ndaj Danimarkës?
KUZHE: Mund të them se jam i lumtur, sepse pikë së pari... E dini? Një lojë apo një trajner ka dy momentet e tija. Njëri është racional dhe tjetri është emotiv. Them emotive, sepse për mua është e rëndësishme që fansat, tifozët të jenë të lumtur.
Por si trajner duhet ta analizoj ndryshe. Kishte anët e mira dhe anët e këqija. Por rezultati tani s’është shumë i rëndësishëm, sepse ai rezultat na jep shpresë dhe besim se mund të luajmë kundër një skuadre të fortë, si Danimarka.
FEVZIU: Po ndërroj rendin e pyetjeve. Do t’i kthehem përsëri ndeshjes kundër Danimarkës dhe disa ndeshjeve të tjera që keni pasur me Shqipërinë. Doja t’ju pyesja, z. Kuzhe. Sipas mendimit tim, pse Shqipëria s’luajti mirë në pjesën e parë dhe pastaj luajti shumë mirë në pjesën e dytë? Zakonisht kemi luajtur mirë në pjesën e parë dhe kemi pasur probleme në pjesën e dytë.
KUZHE: Për të analizuar këtë, na duhet të analizojmë dy faktorë psikologjikë. Ndoshta lojtarët tanë respektojnë kundërshtarin, sepse ne luajtëm kundër Portugalisë dhe kundra Danimarkës. Me Qipron është... Ishte një kundërshtar ndaj të cilit s’prisnim shumë. Gjithsesi, mund të them se patëm disa vështirësi në atë ndeshje. Ndoshta, nuk e njoha mirë kundërshtarin. Kështu që pasi e pashë dhe e kuptova kundërshtarin, mendova se pas 45 minutash, mund të ndryshoja diçka. Edhe kjo është një arsye se pse ndryshuam lojën.
FEVZIU: Në përgjithësi, me sa mbaj mend unë, Shqipëria humbte gjithmonë në minutat e fundit të ndeshjes.
KUZHE: Kjo ndodh.
FEVZIU: Si në ndeshjen me Portugalinë. Por s’ishte vetëm një herë. Kemi pasur shpesh probleme të tilla.
KUZHE: Mirë, mund të themi se Shqipëria ke pasur një problem të tillë në të shkuarën, por s’mendoj se është diçka...
FEVZIU: Problem psikologjik, ndoshta?
KUZHE: Ndoshta. Sepse humbet pak mendjen, përqendrimin... Ndoshta edhe disiplinën taktike, ose edhe gabime individuale. për shembull, me Portugalinë, ishte një gabim i portierit tonë. Kështu që s’mund të them se është një zakon i ekipit tonë apo i lojtarëve tanë.
FEVZIU: Me këto katër ndeshje dhe me idetë që keni pasur, cili është problemi më i madh që kishte ekipi kombëtar Shqiptar?
KUZHE: Ndoshta organizimi, organizimi i lojës. Disiplina taktika ose këmbëngulja në respektimin e disiplinës së lojës.
Mund të them se ekipi shqiptarë ka lojtarë të mirë, luajnë mirë futboll dhe është shumë e rëndësishme të jesh i përqendruar për 90 minuta. Ka çaste që e humbasin përqendrimin, kundërshtari është i fortë dhe kështu ndëshkohen për atë çast.
FEVZIU: Thatë se Shqipëria ka lojtarë të mirë. Në fakt, me përjashtim të Canës që luan me një skuadër të mirë Evropiane, lojtarët e tjerë nuk luajnë në skuadra të tilla.
KUZHE: Kemi disa lojtarë që luajnë në liga të forta, siç është liga Italiane e futbollit. Bogdani luan atje. Skela luan në ligën e parë gjermane, ka disa që luajnë në ligën Ukrainase. Mirë, të tjerët... Skuadrat e tjera kanë lojtarë që luajë në Spanjë, në Francë... Gjithsesi, mendimi im është se Shqipëria ka lojtarë të mirë futbolli, sepse e kuptojnë futbollin. Mund ta kapë shpejt futbollin. Kanë imagjinatë, fantazi për të luajtur futboll. Ky është faktori më i rëndësishëm për të luajtur mirë. Kështu që mendoj se ne kemi potencial, Shqipëria ka potencial për të bërë futboll të mirë.
FEVZIU: Kjo është pika jonë më e fortë?
KUZHE: Sigurisht, kjo është pikë e fortë. Në futboll është pikë e fortë ta kuptosh atë. Pastaj, sigurisht vjen puna, talenti...
Unë mendoj se kemi talente. Pas kësaj vjen puna.Ndoshta kemi disa probleme me punën.
FEVZIU: Mendoni se Shqipëria ka ndonjë mundësi që të kualifikohet në një eveniment të rëndësishëm? Në kupën e Evropës apo të botës?
KUZHE: Sigurisht që duhet të tregohem optimist. Duhet të ëndërroj dhe ëndrra ime është që ta shoh Shqipërinë, jo vetëm skuadrën kombëtare por edhe tifozë shqiptarë që vijnë në një vend të huaj me shaje të kuq dhe të krijojnë një atmosferë të mrekullueshme. Gjithsesi, mendoj se edhe kjo mund të realizohet, sepse me një punë të mirë, me disa përmirësime dhe disa korrigjime në lojën dhe punë tonë, mendoj se mund të bëjmë diçka. S’dua të jem vetëm pjesëmarrës. Deri tani Shqipëria ka qenë vetëm pjesë e kualifikimeve. Nuk kanë luajtur në kualifikime të mëdha apo të rëndësishme. Mendoj se për kampionatin Evropian mund të luajmë në një fazë më të lartë. Shpresoj se mund të kualifikohemi.
FEVZIU: Mirë, më thatë më parë se keni tre muaj që keni ardhur në Shqipëri. Ishte hera e parë, apo jo?
KUZHE: Jo, jo. Kam qenë në Shqipëri për herë të parë 35 vite më parë.
FEVZIU: Këtu në Tiranë.
KUZHE: Në Tiranë. Kam ardhur si lojtar futbolli. Luanim kundër Dinamos për kupën Ballkanike.
FEVZIU: Ju ishit në atë kohë lojtar i Dinamos së Zagrebit?
KUZHE: Po, kam qenë lojtar profesionist për dhjetë vjet në Dinamon e Zagrebit. Erdhëm këtu dhe luajtëm kundër Dinamos së Tiranës.
FEVZIU: Mbani mend ndonjë gjë nga Tirana në atë kohë?
KUZHE: Po, mbaj mend. Kam kujtime të këndshme. Kam harruar shumë gjëra si lojtar në atë kohë, por kam kujtime të bukura për ato tre ditë, sepse ishte shumë interesante loja në stadium. Stadiumi ishte plot dhe kjo është e rëndësishme për lojtarin.
FEVZIU: Në atë kohë, futbolli ishte argëtimi i vetëm për Shqiptarët.
KUZHE: Po, sigurisht, e kuptoj. Ishte sporti i vetë njerëzve. Bënim edhe një shaka. Kishte aq shumë njerëz edhe jashtë stadiumit sa mendonim se gjatë pushimit të ndeshjes, njerëzit ndërroheshin. Kishte me mijëra spektatorë jashtë stadiumit dhe mendonim se gjatë ndeshjes duhet të kishin ndërruar vendin me ata brenda. Por ishte shaka e këndshme, sepse sigurisht na pëlqente të vinin njerëz.
FEVZIU: E mbani mend lojën?
KUZHE: mbaj mend se fituam dy me zero. Por mbaj mend se lojtarët shqiptarë ishin të shkëlqyer nga ana teknike. E kishin shpirtin e garës. Ndoshta nga ana organizative s’ishin në ndonjë nivel të lartë, por teknika e lojtarëve shqiptarë ishte e një niveli të lartë. Ne u habitëm, ishin shumë të mirë.
FEVZIU: Mbaj mend se në atë kohë Dinamo e Zagrebit ishte një skuadër shumë e mirë.
KUZHE: Po.
FEVZIU: Sidomos ekipet jugosllave ne atë kohë ishin të mira dhe vetë liga jugosllave ishte e fortë.
KUZHE: Po, po. Jugosllavia kishte një ligë të shkëlqyer. Kishte lojtarë të mirë, sepse në atë kohë s’mund të dilnim jashtë shtetit e të ndërronim ekip. Kurse tani, shumë lojtarë nga Kroacia, Serbia, nga ish Jugosllavia, në moshën 21, 23 vjeç. Në atë kohë, 31 vjeç ishte limiti i moshës që mund të dilje jashtë shtetit. Kështu që kishte vetëm lojtarë të mirë. Ishin të shkëlqyer në atë kohë, sidomos te Dinamoja, sepse Dinamoja ishte simbol i Kroacisë në atë kohë. Kishim një skuadër shumë të mirë.
Kështu erdhëm këtu, e fituam në atë kohë kupën Ballkanike. Mendoj se ishte finalja kundër Dinamos, Mbaj mend edhe një atmosferë të bukur edhe në Zagreb, sepse shumë shqiptarë erdhën të shihnin ndeshjen e kthimit...
FEVZIU: Edhe tani, është një komunitet shqiptar në Kroaci. Shqiptarë nga Kosova.
KUZHE: Kryesisht nga Kosova. Por mendoj se ka edhe nga Shqipëria. Mbaj mend edhe disa gjëra nga Shqipëria, sepse kishte gjëra interesante për ne. Kur erdhëm në kufi, na morën gjithë revistat, letrat, gjithçka...
FEVZIU: Librat?
KUZHE: Po. Kjo na bëri përshtypje.
FEVZIU: Sa ndryshonte Shqipëria nga Kosova në atë kohë?
KUZHE: Mendoj se s’ishte shumë ndryshe, sepse...
FEVZIU: Ishin dy vende komuniste.
KUZHE: Por kishte pak ndryshime, sepse Jugosllavia ishte një vend i hapur. Titoja hapi kufijtë, mendoj nga vitet 65-66. Njerëzit mund të dilnin jashtë shtetit. Sipas mendimit tim, sistemi komunist apo social s’ishte aq i fortë...
FEVZIU: Më liberal.
KUZHE: Ishte liberal më shumë. Ishte ndryshim i madh. Mirë, kishim disa njohuri për Shqipërinë, por në ato tre ditë s’mund të kuptonim gjithçka. Gjithsesi pamë disa ndryshime, ndoshta në standarde, sepse Shqipëria ishte vend i mbyllur, pa makina...
Ndodhi edhe diçka e lezetshme. Po ecnim në rrugë dhe pamë një polic trafiku...
FEVZIU: Por s’kishte makina.
KUZHE: S’kishte makina në rrugë. E bënte punën me shumë autoritet, por s’kishte asnjë makinë aty. Pas pesë minutash po vinte një makinë dhe ai i tregonte si të shkonte. Ishte mirë, mirë. Kam kujtime të mira.
FEVZIU: Ma merr mendja se keni qëndruar në hotel Dajtin, sepse gjithë të huajt rrinin atje.
KUZHE: Kur po ecja në Tiranë, sapo e pashë thashë “Ky është hoteli im”, por tashmë s’është më në funksion.
FEVZIU: Thatë se vizita juaj ishte 35 vite më parë. Keni ardhur ndonjë herë tjetër mes vizitës suaj të parë dhe të fundit?
KUZHE: Po, tre vite më parë isha trajner i Dinamos së Zagrebit. Duhet të luanim për kualifikimet e ligës së Kampionëve kundër asaj që do fitonte. Elbasani luante me skuadrën fituese të Letonisë. Fatkeqësisht Elbasani humbi dhe ne luajtëm me Letoninë. S’erdhëm për të luajtur në Tiranë.
FEVZIU: Nga vizita e parë dhe dytë, Shqipëria ka ndryshuar?
KUZHE: Sigurisht. Është një ndryshim i madh. Mund të flas më shumë për Tiranën sepse tani jetoj në Tiranë. Kam vizituar edhe disa vende të tjera, si Durrësi, apo të tjera. Kam përshtypjet më të mira për Tiranën. Është qytet i madh, modern, po zhvillohet shumë shpejt. Ka arkitekturë të këndshme. Më pëlqen arkitektura e vjetër, ndoshta me pak moderne. Por që do bëhet mirë në të ardhmen.
FEVZIU: Si e morët vendimin për të ardhur në Shqipëri si trajner i skuadrën kombëtare?
KUZHE: Sigurisht është punë që të tërheq të jesh trajner i një skuadre kombëtare në Evropë. Sepse unë mendoj se je pjesë e skenës së madhe këtu. Po vija nga Japonia. Kisha edhe disa detyrime në atë kohë, por mu desh t’i anuloja. Por isha shumë i lumtur për të ardhur këtu.
FEVZIU: Në Japoni, çfarë skuadre kishit?
KUZHE: Me një klubin Xhef Junaited. Para se të vija në Shqipëri.
FEVZIU: Ishte liga superiore?
KUZHE: Po, ishte liga superiore. Në fillim kam punuar në Japoni në 1995, 15 vite më parë. Kam kaluar shumë kohë atje, 6 – 7 vite. Isha atje edhe një vit para se të vija në Shqipëri.
FEVZIU: Ka qenë e vështirë për një Evropian që të jetojë në Japoni?
KUZHE: Jo, jo, duhet të them se Japonia është vend i këndshëm. Në një libër kam lexuar një shaka. Japonia është vend i bukur, por pamja më e bukur është kur e sheh nga avioni, duke ikur për në shtëpi. Por s’mund ta them këtë, sepse është një vend që më ka dhënë mundësi të bëj punën time në kushte të mira dhe jam paguar mirë.
FEVZIU: Po niveli i futbollit është i mirë?
KUZHE: Po, është i mirë. S’është e lehtë të luash atje. S’është e lehtë, sepse ata kanë para. Mund të blejnë lojtarë shumë të mirë dhe trajnerë të mirë. Para 15 vitesh, kur shkova në fillim në Japoni, ata donin të paguanin. I paguanin lojtarët më shumë se në klubet evropiane
FEVZIU: Edhe vendet arabe po shpenzojnë shumë para për të blerë lojtarë dhe trajnerë, por s’kanë një nivel të mirë futbolli.
KUZHE: Është e vështirë ta shpjegosh. S’është vetëm paraja.
FEVZIU: E kam fjalën për Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe. Po hedhin shumë para.
KUZHE: Po hedhin shumë para. Unë mendoj se procesi i formimit të një skuadre të mirë, e një niveli të lartë të futbollit në një vend, s’është vetëm të blesh lojtarë, por ka të bëjë në edukimin e lojtarëve që të vegjël.
FEVZIU: Si sistem?
KUZHE: Po, si sistem të tyre. Kjo është e rëndësishme. Por në Japoni po bëjnë reklama me trajnerët dhe lojtarët që ata blejnë. Kur shkova për herë të parë në Japoni në 1994, ishin Skolai, Lega, trajnerë dhe shumë lojtarë të mirë. Në fillim blenë dhe më pas donin të prodhonin vetë lojtarët e tyre. Kanë gjithashtu shkolla futbolli, nga ku dalin lojtarë të mrekullueshëm. Futbolli në Japoni tani është në një nivel shumë të lartë. Kanë marrë pjesë edhe një herë në kampionatin botëror.
FEVZIU: Ata edhe organizuan kampionatin botëror në 2002 dhe mendoj se kjo ndryshoi...
KUZHE: Po, sigurisht. Ishte një çast vërtet i rëndësishëm për të zhvilluar futbollin në Japoni.
FEVZIU: të kthehemi në Shqipëri. Ju i dhatë fund detyrimeve në Japoni dhe erdhët në Shqipëri.
KUZHE: Erdha në Shqipëri.
FEVZIU: Kush jua propozoi?
KUZHE: Ishte njëri, i quajtur Skënder Fani. S’e di në është avokat në federatë, por kishte lidhje me të. Ai më pyeti. Më njeh si trajner dhe më pyeti nëse doja të vija në Shqipëri. Sigurisht, ishte një punë e mirë, por duhet të flisnim më parë.
Takuam në Vjenë disa persona që punojnë në federatën shqiptare të futbollit, presidentin, zëvendës presidentin...
Pasi folëm... Ishte proces i gjatë, sepse po flisnin edhe me kandidatë të tjerë. Pas gati tre javësh, ata vendosën që të flisnim më nga afër. Erdha në Tiranë dhe më prezantuan me median dhe gjithë të tjerët. Pas kësaj vendosëm për takimin.
FEVZIU: A është e vërtetë se kur presidenti i federatës shqiptare të futbollit, pyeti Oto Bariçin për ju, ai tha se ju jeni trajneri i dytë më i mirë në Kroaci, pas tij?
KUZHE: Ma thanë këtë. Ishte shumë i këndshëm. Mund të thjem se i thashë faleminderit Oto Bariçit, sepse unë s’jam mik me të. Unë e njoh si trajner dhe ai po ashtu më njeh mua. Pas fjalëve të tij... E dini? Unë s’e kisha pyetur kurrë, s’kisha pasur asnjë kontakt me të dhe ishte shumë e këndshme kur tha se jam trajner i mirë.
FEVZIU: S’folët më pas?
KUZHE: më pas folëm, sigurisht. I thashë faleminderit për ato që kishte thënë.
FEVZIU: Folët për ekipin tonë kombëtar?
KUZHE: Po, po, folëm.
FEVZIU: Cili ishte mendimi i Oto Bariçit?
KUZHE: Herën e parë që folëm më tha se po vij në një vend me lojtarë të mirë futbolli. Është diçka interesante për një trajner, sepse ke material me të cilin mund të punosh. Por puna duhet të jetë e mirë, duhet të dish të zgjedhësh, të bësh ekipin, planet e lojës dhe kështu mund të kesh sukses.
FEVZIU: Tashmë jeni trajner i skuadrës ndërkombëtare. Por para se të vinit këtu, si ishte përvoja juaj si trajner?
KUZHE: Kam gati 25- 27 vite që jam trajner. Kam filluar punën si trajner në Australi. Por s’ishte vendimi, jo tamam vendimi. S’kisha imagjinatë për të punuar si trajner. Unë kam mbaruar universitetin juridik. Kisha filluar që i vogël, që 18 vjeç që të luaja futboll...
FEVZIU: Më falni që ju ndërpres pak. Ju jeni bir i një familje të arsimuar dhe të sofistikuar. E kishit të vështirë të luanit futboll në atë kohë?
KUZHE: Babai im ishte...
FEVZIU:Ishte kundër idesë që të luaje futboll.
KUZHE: Po, po. S’donte.
FEVZIU: Ishte mentalitet në gjithë Ballkanin atëherë.
KUZHE: Po, por s’mund ta them se ishte kundra fare. Ai është muzikant, e dini? Kjo ishte botë krejt tjetër.
FEVZIU: Ishte muzikant në orkestrën kombëtare të Zagrebit?
KUZHE: Po, po.
FEVZIU: Mamaja juaj ishte mësuese?
KUZHE: Jo, jo, mamaja ime s’ishte mësuese. Ai s’kishte asnjë lidhje me sportin. Ai s’dinte fare të luante futboll. Aspak.
FEVZIU: S’ishte as tifoz?
KUZHE: Jo, jo. Kurrë s’kishte qenë në stadium. As kur unë luaja futboll. S’kishte asnjë interes, por besonte tek unë. Unë kam edhe dy vëllezër të tjerë dhe shkojmë shumë mirë në familje. Ai më besonte. Edhe në shkollë, ai s’vinte kurrë në shkollë. Më pyeste se si shkoja dhe unë i thosha mirë. Merret informacione për mbarëvajtjen time në shkollë, por kurrë s’shkonte në shkollë. Ai më besonte, thoshte “Mirë, nëse do të merresh me sport, vazhdo”. Sigurisht që do donte...
FEVZIU: E kishit të vështirë t’ia shpjegonit pasionin tuaj për futbollin?
KUZHE: Kur isha 10 apo 11 vjeç, u mundua që të më bënte t’i bija veglave muzikore, si piano... Mësova si t’i bie pianos, por s’kisha asnjë interes të luaja në piano, apo kitarë...
FEVZIU: Se s’ishit të interesuar...
KUZHE: Pastaj e kuptoi se më interesonte futbolli. Më tha “ Të mbështes, mund të luash”. Sigurisht, s’ishte i lumtur, por më mbështeste. Për fat të keq, ai vdiq shumë shpejt. Isha 22-23 vjeç, në fillim të karrierës sime. Por e ndjeja se ai më mbështeste gjithmonë dhe se ishte i lumtur për zgjedhjen time në atë kohë.
FEVZIU: Pastaj shkoni në Australi, si trajner.
KUZHE: Gjatë karrierës sime si lojtar, mbarova universitetin e juridikut dhe ëndërroja të punoja si avokat. Por në fund të karrierës...U dëmtova. U dëmtova në moshën 28 – 29 vjeçare dhe klubi im më gjeti një lloj pune në Australi dhe më thanë “Ik atje e luaj futboll”. Mund të bëje 50- 60 mijë dollarë në atë kohë. Ishin shumë para në atë kohë. Thashë “ mirë, do shkoj”.
Por atje s’mund të luaja për shkak të dëmtimit.
FEVZIU: Karriera juaj mori fund shumë shpejt, apo jo?
KUZHE: Po. Në moshën 19 vjeçare. Por isha lojtar i mirë dhe i famshëm në atë kohë për Australianët dhe më propozuan që të punoja si trajner. U mundova. Fituam me shumë sukses kampionatin në Australi. Qëndrova një vit atje. Por kisha detyrime me Vina Mozaga dhe duhet të kthehesha dhe të punoja atje si avokat. Pas një viti thashë :Jo, mjaft, s’dua ta bëj më atë punë”. U mundova më shumë të bëja punën e trajnerit. Hymë në kampionat në Australi dhe fituam. Kështu vendosa të bëj këtë punë.
FEVZIU: Më pas vazhduat me...
KUZHE: U ktheva në Kroaci, në ish Jugosllavi. Punoja në një klub kroat. Ishte pak problem në Jugosllavi, sepse kishte të bënte me emigrimin. Emigrimi i kroatëve në Australi ishte i ndaluar dhe kështu që kisha probleme. Erdha pastaj në Jugosllavi, në Kroaci, në Zagreb. S’mund të punoja për një vit, sepse kisha punuar në klubin në Australi. Ata thanë se ai ishte klub i një vendi që ishte kundër emigrimit të Jugosllavëve. Kisha probleme, por me disa lidhje politike, pas një viti më dhanë leje të punoja. Fillova punë si trajner dhe pas disa vitesh isha në majë të futbollit jugosllav.
FEVZIU: Keni punuar si trajner në Jugosllavi?
KUZHE: Po, kam qenë trajner i Dinamos së Zagrebit. Fillova me kategorinë e dytë, kategorinë e parë. Në kategorinë e parë isha shumë suksesshëm dhe më pas punova te Dinamoja e Zagrebit dhe në një vit të mrekullueshëm me ta. Ishte një periudhë shumë e vështirë politike, para se të ndahej Jugosllavia. Dinamoja kështu ishte simbol i popullit kroat. Red Stari ishte simbol i Serbisë dhe Dinamoja ishte i Kroacisë. Isha trajner i Dinamos dhe në 32 ndeshje kemi qenë në vend të parë. Dy radhët e fundit ishte Red Stari në krye, por ishte një situatë e vështirë. Kishte përleshje në stadium. Ishte tamam koha kur Dinamoja dhe Red Stari filluan luftën.
FEVZIU: Mbaj mend që në atë kohë niveli i Dinamos së Zagrebit dhe Red Starit ishte shumë i lartë.
KUZHE: Shumë i lartë.
FEVZIU: Edhe në ligën e kampionëve.
KUZHE: Pas atij viti, kur Dinamoja ishte në vend të parë, kurse dy herët e fundit ishte Red Stari. Red Stari në atë kohë shet lojtarin më të mirë Piksi Stojkoviç dhe me atë ekip morën kampionatin evropian. Pas kësaj edhe kampionatin në Tokio.
FEVZIU: Mbani mend ndonjë gjë për futbollin që bënin shqiptarët e Kosovës? Është e vërtetë se keni qenë trajner i babait të Lorik Canës?
KUZHE: Po, po. Por te Dinamoja e Zagrebit.
FEVZIU: Ka qenë lojtar i mirë?
KUZHE: Ishte lojtar i mirë. Ishte i mirë. Ndoshta jo me shumë imagjinatë, por një lojtar për të cilin ka lojtar çdo skuadër. Ai punonte shumë për skuadrën, një lojtar i shkëlqyer skuadre.
FEVZIU: Kurse tani jeni trajner i djalit të tij?
KUZHE: Po, po. Jam i lumtur që jam trajner i djalit të tij dhe sidomos ngaqë Lorik Cana është lojtar kyç në ekipin kombëtar. Prandaj mund të krahasohet edhe me babanë e tij. Por kam qenë trajner edhe i Shalës te Dinamo e Zagrebit.
FEVZIU: Kujtim Shala.
KUZHE: Kujtim Shala, ishte lojtar u shkëlqyer. Unë e solla në skuadër. S’kishte luajtur kurrë në ekipin kombëtar. Edhe te Dinamoja e Zagrebit e solla unë, sepse ai ishte te Armi. U krijua një situatë ku mund të merrja një lojtar nga Armi dhe kështu që e mora. Në ndeshjen e parë kundër Hajgos Gore, ai shënoi një gol dhe menjëherë u adhurua nga tifozat. Luajti dy vite te Dinamoja e Zagrebit dhe ishte shumë mirë.
FEVZIU: Edhe Ardian Kuzniko ka qenë atje.
KUZHE: Ardian Kuzniku ishte gjithashtu lojtar te Dinamoja e Zagrebit, por ka ardhur më vonë. Unë isha jashtë shtetit. Edhe ai luante mirë.
FEVZIU: A keni luajtur në Prishtinë?
KUZHE: Kam luajtur në Mitrovicë. Në atë kohë, në vend të parë ishte Trepça e Mitrovicës, Prishtina ishte në kategorinë e dytë dhe s’kam luajtur kurrë. Si trajner kam qenë më pas në Prishtinë, por kurrë si lojtar. Kam gjithashtu kujtime të mira nga Trepça, nga Mitrovica. Edhe kujtime të këqija në gjysmë finalet e kupën së Jugosllavisë. Humba penalltinë. Dolëm zero me zero dhe unë humba më pas në gjuajtjen e penalltisë dhe Trepça shkonte në finale.
FEVZIU: E dini se gjysma e ekipit tonë kombëtar janë shqiptarë nga Kosova?
KUZHE: E di, por s’dua t’ia di. Duhet të them se s’më intereson. Jam i lumtur që punojmë bashkë, por për mua ekipi kombëtar shqiptar është një i vetëm.
FEVZIU: Nëse Kosova do ishte anëtare i UEFA-s dhe ata do kishin ekipin e tyre kombëtar, mund të kemi probleme. Të njëjtat probleme që pati Jugosllavia kur u nda.
KUZHE: Shiko, unë kam folur me disa lojtarë. Për shembull, fola me Canën dhe më tha se do rrinte në Shqipëri.
FEVZIU: Po flisnim për ekipin tonë kombëtar. Po thoshim se nëse Kosova do krijonte ekipin e saj kombëtar, disa lojtarë mund të kalojnë atje. Por në të njëjtën kohë kemi shumë emigrantë shqiptarë dhe fëmijët e tyre, që tani janë 14 – 15 vjeç, po luajnë në skuadrat e moshave të reja në ekipe shumë të mira në Evropë. A kemi ndonjë mundësi që t’i sjellim në Shqipëri këta talente?
KUZHE: Unë mendoj kështu. në fillim duhet bërë një program për federatën e futbollit. Në këtë program është shumë e rëndësishme përzgjedhja, sepse në këtë program më duhet të bëj tre gjëra. Në fillim përzgjedhja e skudrës, pastaj duhet bërë plani i lojës dhe më pas duhet krijuar një atmosferë e mirë. Ky është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm. Pas një viti do doja të kisha të gjitha përgjigjet për të arritur në luajmë mirë dhe të kualifikohemi.
FEVZIU: Për shembull, ju përmendët Kujtim Shalën. Mendoj se djali i tij po luan në Gjermani tani.
KUZHE: Po, më ka marrë në telefon para një muaji dhe më tha se do donte që djali i tij të luante për ekipin kombëtar shqiptar. I thashë: nërregull, jam i lumtur që e dëgjoj këtë. Më duhet të informoj federatën dhe më pas federata duhet të përgatitet që të shohë atë lojtar dhe më pas merret vendimi nëse ai mund të luajë. Unë ia dhashë këtë informacion federatës. Ata gjithashtu e lumtur për këtë, por kemi një problem. Ai ka nënshtetësi gjermane, ka një pashaportë gjermane.
FEVZIU: Po.
KUZHE: Me sa di unë gjermanët s’pranojnë dy kombësi dhe ky është një problem i madh. Por kemi mundësi të tjera që të sjellim lojtarë të tjerë. E them edhe një herë se përzgjedhja është e rëndësishme për ne. Unë jam munduar të zgjedh sa më mirë dhe në analizën që bëj unë tani, ne kemi bërë zgjedhje të mira, por na duhen dy ose tre figura të forta. Po, kemi një përzgjedhje të mirë. Por disa nga lojtarët kyç të Shqipërisë janë pak të mëdhej tani, si p.sh. Skela, Bogdani. Kjo do të thotë se janë drejt fundit të karrierës së tyre.
KUZHE: Gjithsesi, kemi disa lojtarë në moshën 32, 33 vjeç. Jam munduar ta analizoj këtë problem dhe mendoj se: Pas dy vitesh, këta lojtarë s’do të jenë edhe aq të mëdhenj në moshë. Mund t’i përdorë këta lojtarë, ndoshta jo në të gjitha ndeshjet, por mund të përdor Skelën, Bogdanin, Duron. Ndoshta mund të luajnë në të gjitha ndeshjet. Po mendoja edhe për Haxhin, apo Lalën.
Do më pëlqente që të përfshiheshin në ekipin kombëtar, por e vërteta është se do jenë shumë të mëdhenj për të luajtur pas dy vitesh në ndeshje dhe ndoshta, nëse e arrijmë të kualifikohemi, në kampionation Evropian.
FEVZIU: Mund të kërkojmë talente të reja jashtë shtetit?
KUZHE: Sigurisht, sigurisht. Kur kam përzgjedhur, kam thënë që burimet tona janë në ligën superiore shiqptare, por nga ajo që kam parë aty, mund të them se s’mund të mbështetetm te disa lojtarë që të na ndihmojnë të kualifikohemi. Prandaj, duhet të gjejmë disa figura të forta, ndoshta jashtë shtetit. Kjo është detyra dhe qëllimi ynë. Pas ndeshjes së fundit, jemi munduar të bëjmë disa analiza dhe disa përzgjedhje të tjera. Kështu jemi munduar të gjejmë disa lojtarë të mirë jashtë shtetit.
FEVZIU: Është e vërtetë se niveli i kategorisë superiore në Shqipëri është shumë i ulët?
KUZHE: Mendoj se po. Mendoj se po.
FEVZIU: Vjen si problem nga investimet apo nga lojtarët?
KUZHE: Sigurisht që është problem. Ka shumë probleme, sigurisht që edhe ana financiare është shumë e rëndësishme. Sepse vetëm investimi privat s’është i mirë. Nuk mjafton. Unë mendoj se shoqëria duhet të bëjë më shumë për sportin, edhe qeveria madje. Sepse sporti është shumë i rëndësishëm këtu. Për shembull, për të promovuar edhe vetë vendin jashtë. Para dy ditësh po shikoja CNN-in Po bënin propmocion për Rumaninë dhe kush e bënte atë? Nastasa, Komaneçi... të gjithë sportista. Prandaj mendoj se ndoshta duke arritur sukses në futboll, do t’i bëjë shumë reklamë. Por për të qenë të suksesshëm duhet të kemi bazat dhe bazat janë në ligën superiore në Shqipëri.
FEVZIU: Nga ana teknike, mendoj se jemi shumë keq. S’kemi stadiume të mira, një sistem skudrash nga fëmijët deri te të rriturit...
KUZHE: Mund të të flas vetëm për përvojën në Kroaci. Atje edhe në komunizëm ishte më mirë, sepse sistemi që financonte sportin ishte shumë i mirë. Qeveria, bashkitë, shoqëria jepnin shumë para për sportin dhe prandaj ishte edhe një ekip i mirë. Unë s’e di se ç’ka ndodhur në këto 15 vitet e fundit në Shqipëri. Kanë bërë ndonjë stadium të ri, ndonjë fushë të re, apo ndonjë ambient sportiv?
FEVZIU: Pasi jeni bërë tashmë trajner i skudrës kombëtare të futbollit, thatë se lojtarët shqiptarë duhet të mësojnë futbollin profesionist.
KUZHE: Po, po.
FEVZIU: Çfarë do të thotë kjo?
KUZHE: Kjo do të thotë të kesh ndërgjegje profesionale. Kjo është një punë dhe për ta bërë këtë, duhet të punosh gjithmonë. Përgjegjësia profesionale do të thotë të kesh sjellje profesionale gjatë stërvitjes, por gjithashtu edhe pas stërvitjes. Duhet të kesh një mënyrë profesionale jetese. E them këtë nga përvoja që kam në Shqipëri.
Kam parë disa ndeshje këtu në Shqipëri dhe
FEVZIU: Nga liga superiore?
KUZHE: Po. Ka disa lojtarë të shkëqyer. Vërtet të mirë.
FEVZIU: Janë të rinj?
KUZHE: Jo janë të vjetrit, kam parë ata të mëdhenjtë në moshë. Mund të përmend një emër, Mukaj për shembull. Por mendoj se ata s’e kanë atë nivel profesional jetese.
FEVZIU: Mendoni se po krijohet një brez i ri lojtarësh?
KUZHE: Më e rëndësishmja është se Shqipëria ka talente. Në Shqipëri mund të shikosh fëmijë të vegjël që kuajnë në rrugë. Në Kroaci apo në Gjermani, s’dua të flas për ato vende, por kurrë s’shikon fëmijë që luajnë në rrugë futboll. Në Shqipëri luajnë kudo, në rrugë, në kënde lojrash, në plazh...
FEVZIU: Edhe pse janë vetëm lojëra fëmijësh?
KUZHE: Nga këto rrethana dhe kushte rriten lojtarët e vërtetë. Por ka edhe një problem. Ata kanë interes për futboll, kanë talent. Por pas tyre vjen puna. Unë mendoj se puna në shkollat e futbollit është... S’mund të them serioze, sepse unë mendoj se njerëzit po përpiqen por kjo s’është e mjaftueshme. Duhet të ketë kushte të mira pune. Duhet të paguhen, duhet të kenë organizime të mira gjatë punës dhe ky është një proces i gjatë.
FEVZIU: Ndryshon shumë shkolla shqiptare e futbollit nga ajo kroate?
KUZHE: Unë mendoj se po.
FEVZIU: Flasim për stilin më shumë.
KUZHE: Po, po. Unë mendoj se kemi shkolla të shkëlqyera futbollik, sidomos në metodikë dhe në teknikë. Kam qenë pjesë e futbollit kroat, po ashtu edhe në akademinë sportive në Kroaci. Pas kësaj kam punuar në Gjermani dhe ata s’e njohën atë shkollë në atë kohë dhe kështu mbarova Kendemin, akademinë më të famshme dhe më të madhe në botë. Por isha shumë i zhgënjyer. Sidomos me metodikën e mësimit të teknikës. Gjërat e tjera pastaj shkonin mirë.
Prandaj mund të them se Kroacia ka një shkollë të shkëqyer futbolli. Sidomos nga ana e mësimit të teknikës.
FEVZIU: Edhe disa nga trajnerët e skuadrës tonë kombëtare kanë bërë kritika për mënyrën e jetesës së lojtarëve tanë.
Është vërtet problem?
KUZHE: Është problem kudo tani, sepse të rinjtë kanë qejf të bëjnë jetën e tyre. S’duan të përkushtohen 100 për qind në atë punë. S’mund të dalësh pas orës 11, s’mund të pish. Edhe në Kroaci kemi disa probleme, por ndoshta atje niveli është më i lartë. Atje lojtarët mundohen të respektojnë jetën profesionale që kërkon kjo punë. Në Shqipëri mendoj se është e përzier. Mundohen të kenë sukses dhe duan ta jetojnë atë jetë profesionale që po them, por duan edhe të dalin të dëfrehen.
FEVZIU: Katër ndeshje keni luajtur me dy sulmues. Është krejtësisht ndryshe nga ndeshjet e tjera. Po ndryshoni profilin mbrojtës të skudrës?
KUZHE: Trajneri është gjithmonë në dyshime se si të luajë. Ne duam vetëm rezultate. Mund të flasim sa të duam, por fjala është për politikanët. Ne gjykohemi vetëm nga rezultatet. Prandaj qëllimi i një trajneri është të arrijë rezultate të larta. Ka dy çaste, të arrish rezultate apo të luash bukur. Futbolli i bukur ka të bëjë me teknika të arrira, me shumë aftësi, me triblime dhe me lojëra mes dy lojtarëve, Por të arrish rezultate duhet organizim më i mirë, duhet të kesh disiplinë të fortë, Duke ndjekur ndoshta me disiplinë edhe taktikat teknike, mund ta rrisësh edhe atë pjesën tërheqëse në një lojë. Stili im, mendimi im ose më saktë, filozofia ime si lojtar është të luajmë më bukur për të arritur rezultate me një futboll sulmues.
FEVZIU: Kjo është shumë interesante.
KUZHE: Kështu futbolli garues dhe ai tërheqës janë të lidhur me njëri-tjetrin. Unë, nga përvoja ime si trajner, mundohem t’i vë lojtarët më shumë në sulm. Kjo është një taktikë e një niveli të lartë. Taktika mbrojtëse është e lehtë. Ka disiplinë të mirë, por taktika sulmuese është më krijuese. Trajnerët e rinj s’duan të rrezikojnë dhe bëjnë skema me lojtarë në mbrojtje, si dhe një lloj ekuilibri mes sulmit dhe mbrojtjes. Unë, personalisht, kur erdha në Shqipëri doja të kisha disa argumenta të forta për punën time. U mundova të shpjegoja se si mund të arrij sukses. Nuk e di nëse më kanë kuptuar. Por u mundova t’u jap argumenta. U thashë: Unë jam trajneri, kam përvojë, njohuri dhe sipas mendimit tim mund të arrij rezultate të mira. Por është edhe shumë e rëndësishme të dinë se çfarë trajneri duan. Duhet të bëjnë një listë kërkesash se çfarë lloj trajneri duan. Jo një trajner që thotë se do punoj fort dhe më pas shohim se çfarë ndodh. Jo, duhet të jap argumente se mund të arrij rezultate të mira. U mundova të shpjegohesha. Ndoshta më kanë kuptuar, ndoshta jo. Por kam ardhur në Shqipëri me mendimin e mirë për të punuar, për të jetuar mirë këtu dhe me gjithë këto rrethana bashkë mund të them se jam i lumtur këtu.
FEVZIU: Është e vërtetë që keni marrëdhënie të mira me lojtarët në përgjithësi?
KUZHE: Kam marrëdhënie të mira, por jo shumë miqësore. Sepse nga përvoja ime kam kuptuar se s’duhet t’i zësh miq lojtarët. Lojtarët duhet vetënm të më ndjekin. Dhe mund të më ndjekin vetëm nëse thonë se “me këtë trajner, mund të luajmë mirë”.
Sepse lojtarët janë pak egoistë. Ata mendojnë në nivel individual, vetënm për vete. Kurse unë duhet të mendoj për gjithë skudrën. Kurse ata mendojnë “nëse është i mirë për mua, atëherë është trajner i mirë”.
FEVZIU: Nga përvoja e katër ndeshjeve, çfarë mendoni për tifozët shqiptarë? Ata me bluza të kuqe?
KUZHE: Shumë mirë. Shumë mirë. Si fillim, një njeri ka katër përbërës. Njëri është intelekti, njëri është instikti e tjetri është emocioni. Në Shqipëri emocioni është një në nivel shumë të lartë. Kjo më pëlqen, sepse në sport sidomos duhet emocioni. Prandaj them se jam shumë i lumtur këtu. Ka reagime të mira. Ka disa që janë të këqija, në disa çaste të vështira, gjë që e pres, natyrisht. Por mendoj se nëse do vazhdojmë të kemi sukses, do kenë emocione shumë pozitive dhe do ta mbështesin më shumë skuadrën tonë kombëtare.
FEVZIU: Z. Kuzhe, jeni trajneri i parë i huaj që doni të rrini të jetoni këtu gjatë punës suaj. Pse e keni marrë këtë vendim?
KUZHE: Sepse është një veprim profesional. Duhet të respektoj punën time. Mund të kem kështu edhe një pamja më të qartë për çdo gjë këtu, mund të marr edhe informacion më të saktë nëse qëndroj këtu. Prandaj është një vendim profesional. Mund të them se jam shumë i lumtur me këtë vendim. Edhe gruaja ime më mbështet që të rri këtu.
FEVZIU: Që të rrini në Shqipëri?
KUZHE: Edhe ajo do të rrijë këtu, sigurisht.
FEVZIU: Si janë marrëdhëniet tuaja me presidentin e federatë shqiptare të futbollit?
KUZHE: Profesionale... Të mira, shumë të mira. Pikë së pari mund të them se ai respketohet nga komuniteti ndërkombëtar i futbollit. Ata e respektojnë shumë. Mund të them se pas 6 vitesh në atë detyrë, ai e njeh mirë tashmë atë punë.
Për mua është shumë e rëndësishme që ai të mbështesë programin tim, ambiciet që kam unë në atë program.
FEVZIU: Doja t’ju pyesja, a ju mbështet federata shqiptare në nevojat që keni ju?
KUZHE: Sigurisht. Në fillim, unë bëra një program dhe ata e mbështetën. Ata thanë se do bëjnë gjithçka që ekipi kombëtar të jetë sa më i suksesshëm, ndoshta të arrijë të kualifikohet në kampionatin Evropian.
FEVZIU: Po trajneri që ju ndihmon, duhet të jetë shqiptar apo kroat?
KUZHE: Kam një asisten këtu që është kroat, por punoj edhe me shqiptarë. Trajneri i portierit është shqiptar. Më pëlqen gjithashtu që të përfshihen sa më shumë njerëz apo trajnerë në programin që kam për ekipin kombëtar.
FEVZIU: Çfarë mendoni për ndeshjen e ardhshme kundër Suedisë?
KUZHE: Sigurisht që është ndeshje e vështirë sepse ata kanë nevojë për pikë.
FEVZIU: Kanë nevojë për tre pikë.
KUZHE: U duhen tre pikë. Nejse, nuk shqetësohemi shumë për Suedinë, as për Portugalinë e as për Danimarkën. Do bëjmë një lojë të fortë që të bëjmë diçka të mirë edhe për mbështetësit tanë. Shpresoj të vinë shumë tifozë të na shohin. Prandaj duhet vetëm të arrijmë objektivin dhe qëllimin tonë.
FEVZIU: Z. Kuzhe, edhe dy pyetjet e fundit. Përveç futbollit, çfarë pasioni keni tjetër?
KUZHE: Kjo është interesante.
FEVZIU: Jo pianoja mendoj.
KUZHE: Flas për gjërat e më parëshme. Gjithmonë më kanë tërhequr lojërat. Si fëmijë, më pëlqente këndi i lojërave, më pëlqente të lëvizja. Në atë kohë, sigurisht futbolli ishte loja e fëmijërisë sonë.
FEVZIU: Keni luajtur me ekipin kombëtar të Jugosllavisë?
KUZHE: Kam luajtur me ekipin kombëtar të moshave nën 23 vjeç, më pas Kroaci. Është histori e gjatë kjo e ndarjes, por s’ka shumë rëndësi. Pastaj, në moshën 15-16 vjeç mendoja se isha inteligjent dhe mund të bëja lojëra që vinin në provë inteligjencën time. Kam lujtur shah, isha shumë i mirë në atë lojë. Mundohesha të bëja skema e gjëra të tilla. Edhe kur luaja furboll kishim shumë kohë të lirë dhe filluam të luanim me letra. Ia kalonim shumë mirë deri kur vinim baste pastaj në atë lojë. S’e di pse më pas, shkoja edhe në kazino për të luajtur. Kam luajtur edhe në ruletë një herë. Por kam një teori për këtë. Shumë njerëz kanë një nivel mesatar imagjinate. Mundb të bëjnë jetë normale dhe kështu janë të lumtur. Kurse për të pasur fantazi krijuese duhet të kesh një stimul. Ka stimuj të mrekullueshëm siç është romanca, dashuria, seksi, por edhe kumari mund të jetë stimul i mirë. Luaja kumar, shkoja në kazoni.
FEVZIU: Si e kaloni ditën në Tiranë tani, përveç se merreni me futboll?
KUZHE: Më pëlqen të ec, të vizitoj restorante me gruan time, kam edhe disa miq.
FEVZIU: Janë të mirë restorantet në Shqipëri?
KUZHE: Shumë të bukur, të shkëlqyer. E dini? Zagrebi është qytet i madh, por duke e krahasuar me atë që shoh në Tiranë...
FEVZIU: Janë restorante me cilësi të mirë.
KUZHE: Janë më të mirë këtu.
FEVZIU: Dua t’ju falënderoj për intervistën. Kemi gati 50 minuta që flasim dhe mendoj se do kem edhe mundësi të tjera t’ju intervistoj në të ardhmen. Shpresoj me fitoren e Shqipërisë.
KUZHE: Sigurisht, jam shumë i lumtur që fola me ju. Shpresoj t’ia kalojmë mirë këtu në Shqipëri me një futboll të mirë.
FEVZIU: Faleminderit shumë.
Faleminderit.

- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Zyrtare! Josip Kuzhe trajneri i ri i Shqipërisë
une e pash intervisten me pelqeu shum. josip me te vertet mu duke nje njeri i drejt, i lumt per punen
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Zyrtare! Josip Kuzhe trajneri i ri i Shqipërisë
se harrova pas disa ditesh do ju pruaj do caste nga intervista
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Zyrtare! Josip Kuzhe trajneri i ri i Shqipërisë
Edhe mu me duket person i ekuilibrum por problemi i vertet asht infuenca qe vjen prej jashte per zgjedhjen e disa lojtarve.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Zyrtare! Josip Kuzhe trajneri i ri i Shqipërisë
TAMAN PROFESIONIST
TE KENE KUJDES FRANCA SE DO E ELEMINOJME SE TJERAT SI KENA PROBLEM
http://www.sportishqiptar.com.al/kuzhe- ... shqiptare/
TE KENE KUJDES FRANCA SE DO E ELEMINOJME SE TJERAT SI KENA PROBLEM
http://www.sportishqiptar.com.al/kuzhe- ... shqiptare/
i perjashtuar
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Zyrtare! Josip Kuzhe trajneri i ri i Shqipërisë
Tashma as francen se kena problem se kan maru si ekip.hahaaahahhha
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Zyrtare! Josip Kuzhe trajneri i ri i Shqipërisë
Hallall kuzhes
ishtu si ia ka fillu ,po ban nje figure te paharrueshme dhe me lavdi
ne ndeshjen e pare tregoj qe ka ndertu nje ekip te bukur
nje fillim i mbare do te thote gjysma e punes per te
kjo do te thote qe kena barazu ne transferte me skuadren ma te forte te grupit
ishtu si ia ka fillu ,po ban nje figure te paharrueshme dhe me lavdi
ne ndeshjen e pare tregoj qe ka ndertu nje ekip te bukur
nje fillim i mbare do te thote gjysma e punes per te
kjo do te thote qe kena barazu ne transferte me skuadren ma te forte te grupit
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Zyrtare! Josip Kuzhe trajneri i ri i Shqipërisë
Lajm i keq per tifozat kuqezi:
Josip Kuzhe pëson hemorragji cerebrale, shtrohet me urgjencë në spital
http://www.sportishqiptar.com.al/kuzhe- ... in-beqiri/
Josip Kuzhe pëson hemorragji cerebrale, shtrohet me urgjencë në spital
http://www.sportishqiptar.com.al/kuzhe- ... in-beqiri/
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Zyrtare! Josip Kuzhe trajneri i ri i Shqipërisë
ishalla e pshton zoti se rand boll keka i shkreti
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Zyrtare! Josip Kuzhe trajneri i ri i Shqipërisë
Gjendja e Josip Kuzhe e permiresuar
Neurokirurgi i Spitalit Amerikan, Fatos Olldashi: “Kuzhe ka pësuar një hemoragji celebrale, duke pasur njolla gjaku në hapësirat e trurit. Gjendja shëndetësore në këto momente (19:20) është stabilizuar, është e mirë, por sidoqoftë duhet pasur shumë kujdes për të mos u rrezikuar. Duhet trajtuar me kujdes.
Mjeku Olldashi deklaroi se Kuzhe ndodhet në pavijon, dhe jo në reanimacion. “Ai mund të komunikojë, - tha Olldashi, - është i orientuar në kohë dhe hapësirë. Ndodhemi në situatën e urgjencës. Nuk është parë e nevojshme deri tani opsioni i ndonjë ndërhyrje kirurgjikale, por nëse do të linde nevoja janë të gjitha kushtet për ta bërë këtë. Në spital janë marrë të gjitha masat. ”
albania-sport
Neurokirurgi i Spitalit Amerikan, Fatos Olldashi: “Kuzhe ka pësuar një hemoragji celebrale, duke pasur njolla gjaku në hapësirat e trurit. Gjendja shëndetësore në këto momente (19:20) është stabilizuar, është e mirë, por sidoqoftë duhet pasur shumë kujdes për të mos u rrezikuar. Duhet trajtuar me kujdes.
Mjeku Olldashi deklaroi se Kuzhe ndodhet në pavijon, dhe jo në reanimacion. “Ai mund të komunikojë, - tha Olldashi, - është i orientuar në kohë dhe hapësirë. Ndodhemi në situatën e urgjencës. Nuk është parë e nevojshme deri tani opsioni i ndonjë ndërhyrje kirurgjikale, por nëse do të linde nevoja janë të gjitha kushtet për ta bërë këtë. Në spital janë marrë të gjitha masat. ”
albania-sport
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Zyrtare! Josip Kuzhe trajneri i ri i Shqipërisë
Nese kuzhe nuk asht ,A dihet gja se kush asht zevendesuesi i tij
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Zyrtare! Josip Kuzhe trajneri i ri i Shqipërisë
sherim te shpejt ishalla. por nuk ma merr mendja se do jet i zoti te drejtoj skuadern ma. e keqja ka kalu dhe nuk ma merr mendja se ka ma rrezik, por e keqja asht se ajo semundje ne len me pasajo mrapa....
i uroj Josipit nje jet sa me te mire, une personalisht mendoj, se asht tranjeri ma i mire i huaj qe drejton kombetaren ton.
kjo semundje i ka ndodhe edhe axhes tem, para nje viti dhe gjys, por qe asaj dite dhe sot nuk mundet me leviz nga shtrati.
i uroj Josipit nje jet sa me te mire, une personalisht mendoj, se asht tranjeri ma i mire i huaj qe drejton kombetaren ton.
kjo semundje i ka ndodhe edhe axhes tem, para nje viti dhe gjys, por qe asaj dite dhe sot nuk mundet me leviz nga shtrati.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Zyrtare! Josip Kuzhe trajneri i ri i Shqipërisë
Edmond-Cela wrote:sherim te shpejt ishalla. por nuk ma merr mendja se do jet i zoti te drejtoj skuadern ma. e keqja ka kalu dhe nuk ma merr mendja se ka ma rrezik, por e keqja asht se ajo semundje ne len me pasajo mrapa....
i uroj Josipit nje jet sa me te mire, une personalisht mendoj, se asht tranjeri ma i mire i huaj qe drejton kombetaren ton.
kjo semundje i ka ndodhe edhe axhes tem, para nje viti dhe gjys, por qe asaj dite dhe sot nuk mundet me leviz nga shtrati.
Mondi
Varet se si i ka ra Kuzhes
Nganjehere asht me pasoja dhe nganjehere ja
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Zyrtare! Josip Kuzhe trajneri i ri i Shqipërisë
As mu nuk ma merr mendja se do te jete ne gjendje / do te rrezikojn me drejtu ma komtaren...
I uroj megjithate sherim sa me te shpejte Kuzhes, nga ana njerezore e vleresoi shume. Edhe pse nuk e njof, prej paraqitjes se jashtme duket njiri i rrespektueshem. Nga ana profesionale, si tranjer mendoj se i ka marr ato lek krejt qyl, e pak boll (per mos me than aspak) ka punu.
I uroj megjithate sherim sa me te shpejte Kuzhes, nga ana njerezore e vleresoi shume. Edhe pse nuk e njof, prej paraqitjes se jashtme duket njiri i rrespektueshem. Nga ana profesionale, si tranjer mendoj se i ka marr ato lek krejt qyl, e pak boll (per mos me than aspak) ka punu.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Zyrtare! Josip Kuzhe trajneri i ri i Shqipërisë
Kombetarja/ Analizat e te merkures, per Kuzhen pozitive
Gjate te merkures ne spitalin ushtarak ku qendron prej afro nje jave trajneri i kombetares shqipetare Josip Kuzhe, stafi mjeksor ka zhvilluar analizat e parashikuara per kroatin. Pasi jane pare rezultatet eshte arritur ne konkluzionin se gjendja shendetesore e Kuzhes eshte drejt nje permiresimi te ndjeshem dhe kjo eshte pozitive deri ne kete moment. Stafi mjeksor ka konfirmuar se hemoragjia nuk eshte perhapur dhe ky eshte nje tregues qe i ben optimist per te ardhmen

Man in Redblue wrote:As mu nuk ma merr mendja se do te jete ne gjendje / do te rrezikojn me drejtu ma komtaren...
I uroj megjithate sherim sa me te shpejte Kuzhes, nga ana njerezore e vleresoi shume. Edhe pse nuk e njof, prej paraqitjes se jashtme duket njiri i rrespektueshem. Nga ana profesionale, si tranjer mendoj se i ka marr ato lek krejt qyl, e pak boll (per mos me than aspak) ka punu.
Man in red blu
per mu deri tash ,me keta rezultate qe ka ba ,ka kalu bariqin hanin dhe brigelin .
Nuk e kuptoj qa don ma shum se me marr nje barazim ne rumani ,1-1 ,ku kena shum kohe te gjate qe nuk barazojm duke shenu gol ,dhe kjo ndodh me rumanine e forte dhe duke fitu ne shpi
jen te paret naqe .