Re: Teuta - Vllaznia
Posted: Sat, 18 Apr 2009 , 14:50
Dushku i çudit të gjithë “Fitojmë 5-0 me Vllazninë”
Mbrojtësi lezhjan i Teutës, Erjon Dushku, nuk përmbahet në deklarimin e tij, teksa parashikon një dështim të dytë të Vllaznisë në Durrës. Fitorja e thellë dhe spektakolare e Teutës në javën e 22-të, e “turpëroi” Vllazninë, e cila kërkon tani rehabilitimin pikërisht në këtë fushë. Dushku u kujton shkodranëve se Teutës në fitoren e fundit i ka mbetur merak mosrealizimi i rasteve të pastra për shënim. “Jemi të pangopur dhe jam i bindur që fitorja këtë herë do jetë në shifra edhe më të thella se ndeshja e javës së fundit të fazës së dytë”, deklaron Dushku, duke çuditur me këtë prononcim të tijin për “Panorama Sport”.
Konfirmimi
“Do të vërtetohet edhe njëherë në fushën e lojës, se fitorja 4-0 e 1 marsit nuk mbetet rastësi. Vllaznia do të largohet
nga ‘Niko Dovana’ me një tjetër humbje të thellë. Mundet edhe 5-0, për të treguar se ‘hakmarrja’ jonë do t’i kalojë
kufijtë. Me gjithë mungesën e mesfushorit Muçollari dhe aktivizimin ndoshta me minutazh të limituar të sulmuesit Vilfor Hysa, Teuta do të ‘fluturojë’, - thotë mbrojtësi, i cili është mjaft optimist dhe i bindur për ato që thotë. -
Mendoj gjithashtu, se paraqitja e së shtunës ka për të qenë nga më spektakolaret e edicionit. Jemi të përgatitur të realizojmë një ndeshje të bukur, por edhe fitore të thellë”.
Morali i lartë
Fitorja me Shkumbinin, por veçanërisht ajo me Dinamon në “Selman Stërmasi”, u kanë dhënë krah “djemve të detit”. Optimizmi dhe morali i tyre është rritur ndjeshëm. “Padrejtësitë e gjyqtarëve veçse na kanë shtuar më tepër oreksin, për të treguar se vlerat tona nuk tuten nga amoraliteti i tyre. Do të bëja me dije se gjatë javës, motivimi i ekipit për të treguar se meriton më shumë sa deri tani, do të tregohet në formën më të mirë të mundshme në ndeshjen me Vllazninë. Dikujt mund t’i duket euforik deklarimi im, por konfirmoj se gjendja morale e psikologjike e
Teutës është më e mirë se kurrë. Prej ditësh po mendojmë për këtë përplasje të madhe me Vllazninë”, përfundon
Erjon Dushku. Bujar Qesja
Ke i kena vra ne ktyne ma qi na urrejne kaq shum? Hakmarrje thot
PARA VLLAZNIA SHTYPI KTA LEGENA