ELBASANI - VLLAZNIA

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by GOLDIAN » Thu, 02 Apr 2009 , 19:18

cdo ndeshje qe kena fitu na na kane sha e kane qujt te shitur kurse ndeshjet qe i kane fitu ata kane ken tana te rregullta
u mesume me keto muhabete por per mu kaq rendesi vllaznia iher
UROJ te dalim ne lojen tone ne elbasan ku shpresoj shume te sinani e sukaj
pse jo dhe dhembi e boadu me kacin qe kane ra ne gjume ishalla ja degjojme emrin per gol
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by fpjalmi » Fri, 03 Apr 2009 , 04:23

Vllaznia, ne Elbasan me një ushtri tifozësh
3 Prill Kjo duket të jetë sfida më vendimtare për shkodranët


http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=11533

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by fpjalmi » Fri, 03 Apr 2009 , 04:26

pra siq shihet nje lajm shum i mire per vllaznine .

dhe kete rradhe jane tifozet tone te zjarrte qe kan shum kohe qe nuk duken ne transferte .

mendoj se ne elbasan do pushtoje stadiumin vetem tifozi shkodran.

:arrow: :arrow: :arrow: I LOVE YOU VLLAZNIA

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by GOLDIAN » Fri, 03 Apr 2009 , 09:31

a jane vllaznit ultras
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by Skodrinon » Fri, 03 Apr 2009 , 13:53

fpjalmi wrote:Vllaznia, ne Elbasan me një ushtri tifozësh
3 Prill Kjo duket të jetë sfida më vendimtare për shkodranët


http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=11533
Sfida me Elbasanin që do të luhet ditën e dielë në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit, pritet të ndiqet nga një numër shumë i madh tifozësh nga Shkodra. Një gjë e tillë shihet qartë, nga interesimi që shfaqin vetë tifozët për këtë ndeshje, të cilët nga ana e tyre kanë filluar të bëjnë përgatitjet e nevojshme, për të bërë të mundur praninë e tyre në shkallët e stadiumit të Elbasanit, në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës. Por, krahas interesimeve spontane, ajo që tërheq vemendjen është fakti, se në adrseë të kubit të futbollit Vllaznia ka mbërritur kërkesa zyrtare nga ana e kryesisë së shoqatës së tifozëve kuqeblu, për të siguruar një mbështetje nga drejtruesit e klubit shkodran, për organizimin e udhëtimit në grup drejt qytetit të Elbasanit. Lajmin e bën të ditur, shefi i marketingut pranë klubit Vllaznia, Armando Lohja, i cili duke parë intersimin shumë të madh për këtë ndeshje, e krahason atë në një farë mënyre me ndeshjen finale të kupës së Shqipërisë të edicionit të kaluar, kur Vllaznia, pasi mundi Tiranan 2-0 në këtë stadium, u shpall fituese e trofeut. Sipas Lohjes, këtij interesimi kaq të madhë që po vërehet në radhët e tifozërisë shkodrane, drejtuesit e klubit po i përgjigjen me shumë seriozitet, për t’i krijuar kushtet e duhura të udhëtimit, por edhe të akomodimit në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” tifozëve kuqeblu, në mënyrë që ata të jenë sa më pranë mbështetjes së skuadrës së tyre, duke kontribuar kësisoj, drejt një fitoreje tre pikëshe në këtë ndeshje. “Aktualisht, nuk mund të jap konfirmimin e saktë, se sa autobusë gratis do të arrihen të vihen në dispozicion për tifozërinë shkodrane, pasi presidenti Valter Fushaj, ai që e jep miratimin përfundimtar është në Danimarkë, duke ndjekur Kombëtaren tonë, por menjëherë sapo të kthehet, ne do të zhvillojmë një takim me kryesinë e shoqatës, për të përcaktuar gjithçka në lidhje me mënyrën se si do të operohet në këtë rast”, thotë Lohja. Një fakt i tillë nuk ka vonuar të mbërrijë edhe tek skuadra e futbollit, kur futbollistët dhe stafi i tyre teknik, natyrisht që janë entuziazmuar për intersimin dhe mbështetjen, që ato pritet të kenë në këtë ndeshje nga fansat e tyre. “Unë e vlerësoj shumë një gjë të tillë”, është shprehur tekniku Dervish Haxhiosmanoviç, i cili në fakt edhe herë të tjera, nuk ka nguruar ta cilsojë rolin e tifozërisë, si një faktor vendimtar, për ecurinë e skuadrës së tyre. Nga ana tjetër, Deda, sapo është njohur me këtë fakt, nuk ka nguruar të deklarojë një përfaqësim dinjitos të skuadrës që ai drejton për këtë ndeshje. “Ne kemi ditë që përgatitemi intensivisht për këtë ndeshje, pasi për vetë situatën që ndodhet kampionati, kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne. Kështu që, me pretendimet që ka Vllaznia për të fituar titullin, për ne nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç fitores”, është shprehur tekniku malazez.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by Skodrinon » Fri, 03 Apr 2009 , 14:21

Fushaj: Vllaznia, me karakter në Elbasan

Presidenti i kuqebluve, Valter Fushaj, kërkon grintë sportive dhe rezultat me verdheblutë

Mbrëmjen e së mërkurës ka qenë në Danimarkë për të ndjekur ndeshjen e kombëtares sonë së bashku me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, atë të FSHF së, Armand Duka, dhe biznesmenë të tjerë, falë udhëtimit të organizuar nga Dhoma e Tregtisë.

Valter Fushaj nuk është ndier aspak mirë nga ajo paraqitje e kuqezinjve tanë, por me t’u kthyer në Shkodër, ka nxituar t’i rikthehet punës së tij në krye të Vllaznisë. Aty ku nuk e mendon kurrsesi një dështim të tillë si ajo me kombëtaren. Gjatë gjithë ditës së djeshme kanë qenë të shumta takimet e tij me pjesëtarë të stafit, apo dhe futbollistë, për të mësuar mbi gjendjen e skuadrës, problemet që kanë disa me dëmtimet dhe të tjera gjëra që i shqetësojnë në prag të ndeshjes me Elbasanin. I pyetur pikërisht në lidhje me këtë ndeshje të radhës me Elbasanin, presidenti i Vllaznisë do të shprehej:

“Kam pasur dhe kam gjithnjë besim te skuadra. Jo më kot jemi në krye të renditjes, sepse të gjithë së bashku kemi bërë më të mirën deri tani. Megjithatë, kjo nuk mjafton, sepse duhet ta çojmë deri në fund punën që kemi nisur. Që në fillim të sezonit kam thënë se kam ndërtuar një ekip për të pretenduar të dy trofetë dhe ja ku jemi sot, kur Vllaznia ka pretendime, si për fitimin e kampionatit, ashtu dhe të kupës. Por kuptohet, që duhet shumë kujdes, sepse kanë mbetur ndeshjet e fundit dhe nuk duhet të gabojmë dhe, nëse gabojmë, gabimet të jenë shumë të vogla dhe të mos ndikojnë në ecurinë tonë.”

Fushaj ka meritën e madhe, sepse nën drejtimin e tij skuadra shkodrane prej vjetësh ka arritur rezultate të larta. Në vitin e parë zuri vendin e tretë në kampionat dhe mori pjesë në Kupën Intertoto, në të dytin fitoi Kupën e Shqipërisë, pas 21 vjetësh për Vllazninë, dhe mori pjesë në Kupën UEFA.

Sivjet ndërkohë pretendon të fitojë të dy trofetë dhe sigurisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Premisat për të ndodhur kështu janë, sepse skuadra që ai sponsorizon ka të njëjtën kuotë pikësh me Tiranën dhe ndodhet në krye të renditjes. Do të jenë tetë ndeshjet e fundit të kampionatit ato që do të vendosin gjithçka në këtë mes. Mbase mund të jetë edhe ndeshja e fundit më 23 maj në Tiranë mes këtyre dy skuadrave.

Në Shkodër, megjithatë, nuk e kanë shumë mendjen te sfida e javës së fundit. Ata duan të përqendrohen vetëm te ndeshja e radhës me Elbasanin dhe këtë gjë kërkon edhe vetë presidenti Fushaj. Madje numri një i klubit të Vllaznisë këtë gjë e shtron në formë kërkese për futbollistët e tij, teksa thotë: “Në Elbasan ne duhet të japim maksimumin. Duhet të tregojmë karakter të lartë.

Nëse ndodh kështu, sigurisht që fitorja do të na buzëqeshë ne.” Gjërat janë më se të qarta tashmë. Besimi te suksesi në “Ruzhdi Bizhuta” ekziston, nëse kuqeblutë zhvillojnë ndeshjet e tyre të zakonshme. Nëse ndodh ndryshe, gjërat do të jenë shumë më të vështira.

Boadu, pak dilema për aktivizimin

Mendohej të mos kishte probleme në pragndeshjen me Elbasanin, por ato duket se do të jenë gjithnjë prezentë. Në fillimjavë stafi i Vllaznisë dëshironte t’i kishte të gjithë lojtarët e gatshëm për ndeshjen e radhës. Problemet nuk kanë qenë të vogla, sepse disa futbollistë kishin dëmtime të ndryshme. Stafi mjekësor u mundua të bënte më të mirën gjatë këtyre ditëve.

Megjithatë, duket se nuk do t’ia dalë t’i bëjë gati të gjithë futbollistët. Kështu, në ndeshjen e kontrollit që është zhvilluar ditën e mërkurë, ganezi Xhejms Boadu ka shfaqur sërish disa probleme me dëmtimin e tij të mëparshëm. Për këtë arsye, edhe stafi drejtues e ka vënë në dyshim serioz gatishmërinë e këtij lojtari për këtë ndeshje.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by fpjalmi » Sat, 04 Apr 2009 , 01:55

skodrinon .

asht shkru ky lajm i here naqe dhe nja 3 ore para tejet.lol

mandej lajmet postohen ne temen e lajmeve te vllaznise :D :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by fpjalmi » Sat, 04 Apr 2009 , 07:38

Elbasani në “alarm”, gripi dhe dëmtimet “mposhtin” lojtarët




simbas lajmeve te fundit 6 lojtare titullare nuk do ti luajne elbasanit per arsyje demtimesh ose me ftofje ,dhe nje prej tyre asht edhe portieri titullar i elbasanit qe asht i skualifikum per pune kartonash .

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by fpjalmi » Sat, 04 Apr 2009 , 07:42

miri shkruan

Edhe portieri i Elbasanit gjune e kalon gjysen e fushes por gol nuk mundet me e ba prej aty vec nese ja len grima.
Puna asht me ken nej teknik qe din me gjujt.
_______________________________________________________

mos ke merak miri se as ai ska me lujt

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by REINIS » Sat, 04 Apr 2009 , 10:52

Opa, paska fillu Valoja me i qit paret m duket!!!
Na 2000 euro ene direkt me te ftofme!!!! 8) 8) 8)
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by Skodrinon » Sat, 04 Apr 2009 , 14:47

fpjalmi wrote:skodrinon .

asht shkru ky lajm i here naqe dhe nja 3 ore para tejet.lol

mandej lajmet postohen ne temen e lajmeve te vllaznise :D :D
jo
ti e ke postu te tema gabume :)
artikujt qi flasin per elbasani-vllaznia vehen te kjo teme

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by Skodrinon » Sat, 04 Apr 2009 , 14:49

REINIS wrote:Opa, paska fillu Valoja me i qit paret m duket!!!
Na 2000 euro ene direkt me te ftofme!!!! 8) 8) 8)
Kush ti ka msu kto stile, Halili a? :mrgreen:

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by Skodrinon » Sat, 04 Apr 2009 , 15:45

Vllaznia/ Shkodranët e shohin veten favoritë me Elbasanin
“Titulli fitohet, nëse vlerësojmë çdo rival”
Doçi: Po bëmë një hap fals, do ta kemi të vështirë më pas

Nga të gjithë në kampin shkodran, takimi i radhës me Elbasanin, në fushën e këtij të fundit, konsiderohet si shumë përcaktues përsa i takon objektivave të Vllaznisë. Pavarësisht situatës, apo pozicionit në renditje të skuadrës verdheblu, që drejtohet nga tekniku Faruk Sejdini, kjo ndeshje do të jetë e hapur për kuqeblutë deri në sekondën e
fundit të 90 minutave. Një gjë të tillë e ka pohuar, për gazetën “Panorama Sport”, edhe një nga futbollistët që
pritet ta nisë ndeshjen si titullar, Edmond Doçi. Për të, shkodranët shkojnë në “Ruzhdi Bizhuta” me objektiv të qartë, pra për fitore, duke kërkuar që të japin maksimumin, por realisht nuk do të jetë e lehtë për ta. “Besoj se nuk është shumë e nevojshme për të folur mbi objektivat e Vllaznisë, si dhe synimet që ka ajo për çdo ndeshje. Për ne, detyrë është që të fitojmë çdo përballje, pasi titulli kampion kërkon vlerësim maksimal për çdo kundërshtar, qoftë ai dhe i
fundit në renditje. Nëse gabojmë, sikur edhe në një takim të vetëm, nga tetë që kanë mbetur deri në fund, atëherë nuk mund ta realizojmë synimin tonë. Kemi një ndeshje shumë të vështirë këtë javë, përballë Elbasanit.
Dihet tashmë se edhe ekipi vendës kërkon të marrë fitoren, për vetë pozitën që ka në renditje. Megjithatë ne do të japim maksimumin në fushën e lojës, për të marrë edhe maksimumin e pikëve të kësaj ndeshjeje, që është vetëm fitorja. Jemi të ndërgjegjshëm se nuk do të jetë aspak e lehtë, megjithatë jemi të bindur se do të marrim pikët e plota. Gjithsesi, do të jetë fusha e lojës ajo që do të përcaktojë se cili ekip do dalë triumfues nga ‘Ruzhdi Bizhuta’”, u
shpreh numri 22 i kuqebluve, që duket se kërkon edhe pak fat në sfidën e fundjavës, që Vllaznia të marrë atë që
dëshiron.

Tekniku- Me mbërritjen në krye të Vllaznisë, të malazezit Dervish Haxhiosmanoviç, duket se Doçi nga ndeshja në ndeshje po fiton besimin e stafit teknik, duke u kthyer tashmë në një futbollist titullar me rendiment. Duke qëndruar te takimi i radhës, mesfushori shkodran thekson faktin se pozitive për Vllazninë, përballë Elbasanit, do të jetë edhe gjendja shumë e mirë psikologjike e morale e skuadrës, që në ndeshjet e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme sikurse loja dhe rezultatet. “Gjendja morale e skuadrës sonë është mjaft e mirë. Ky aspekt do të jetë një ‘armë’ plus për ne në Elbasan. Në radhët tona ka shumë optimizëm, e kjo falë kualiteteve dhe potencialit që kemi për të marrë fitoren në këtë transfertë shumë të vështirë. Nëse arrijmë ta kalojmë me sukses skuadrën verdheblu,
besoj se Vllaznia nuk do të ndalet më deri në fund të kampionatit, për t’u shpallur më pas kampione”, përfundoi
prononcimin e tij, mesfushori i ekipit shkodran, Edmond Doçi

DILEMA
Xhejms Boadu, në pikëpyetje për t’u aktivizuar

Që prej mbylljes së javës së 25-të, kur Vllaznia fitoi 3-1 me Flamurtarin, në kampin shkodran dihej se për ndeshjen e radhës do të mungonte mbrojtësi kroat, Marko Bashiç, për arsye kartonësh. Por dilema e vetme për ndeshjen me Elbasanin është ajo e ganezit Xhejms Boadu, që rezulton të jetë i dëmtuar. Ndonëse ditët e fundit rikuperimi i tij ka ecur me ritme të shpejta, ende është në pikëpyetje për t’u aktivizuar të dielën në takimin me elbasanasit. Ndoshta ai do të udhëtojë me skuadrën, por nuk dihet me saktësi nëse do të do të luajë apo jo. Çdo gjë mbetet për t’u verifikuar përpara fillimit të takimit me Elbasanin.

A.Uruçi Panorama Sport

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by Skodrinon » Sat, 04 Apr 2009 , 15:52

Elbasani/ Sulmuesi i verdhebluve: Vllaznia? E fortë, por ne na duhen pikët
Xhafa do fitoren e parë me ‘Xhaxhin’ në pankinë


Ekipi i Elbasanit ka vijuar edhe ditën e djeshme përgatitjet për ndeshjen e radhës me Vllazninë, sfidë kjo që do të
luhet në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit. Në këtë takim, verdheblutë e drejtuar nga Faruk Sejdini do tentojnë
të marrin pikët e plota, për të realizuar objektivin e vetëm që u ka ngelur në këtë sezon, qëndrimin në Superiore. Nga ana tjetër, “Xhaxhi” kërkon të fiksojë fitoren e parë që pas ardhjes së vet në këtë pankinë. Skualifikimi nga Kupa dhe
rezultatet negative kanë bërë që elbasanasit të kalojnë një periudhë tepër të vështirë. Aktualisht, verdheblutë
renditen në vendin e nëntë në tabelën e klasifikimit, me 27 pikë.

Vllaznia - Sipas sulmuesit të Elbasanit, Fjodor Xhafa, takimi me kuqeblutë e Shkodrës do të jetë vendimtar, pasi në rast se nuk do të arrihet të merren tri pikët, Elbasani rrezikon të futet seriozisht në vallen për të zbritur një kategori më poshtë. “Ne duhet që në këtë takim të marrim me çdo kusht pikët maksimale, pasi vetëm kështu do arrijmë t’ua shpërblejmë si duhet financuesve dhe tifozëve tanë të zjarrtë, që duhet thënë se na ka qëndruar pranë që nga fillim i këtij viti e deri tani”, tha Xhafa.

Mungesat - Në përballjen e së shtunës, tekniku Sejdini do t’i ketë në dispozicion të gjithë lojtarët, përfshi këtu dhe ata që kanë munguar në ndeshjen e fundit kundër Dinamos. Të pranishëm nuk do të jenë vetëm Nevil Dede e
Skerdi Bejzade, të cilët janë dëmtuar, si dhe portieri Alfred Osmani, i skualifikuar me kartonë pas ndëshkimit me të
kuqe në ndeshjen e fundit.

Objektivi - Për sulmuesin e verdhebluve, Fjodor Xhafa, “ne duhet të luftojmë me të gjitha mundësitë, pasi sfidat që do të kemi në këto dy javë janë shumë të rëndësishme për ecurinë tonë në këtë sezon. Pavarësisht se do të luajmë kundër Vllaznisë dhe më pas kundër Tiranës, ekipe këto që janë në krye të tabelës së klasifikimit, ne do të synojmë vetëm tri pikët, për arsye se asnjë rezultat tjetër nuk do të na hynte në punë. E vetmja gjë që nuk duhet të bëjmë tani është që të gjykojmë se në çfarë pozicioni gjenden skuadrat me të cilat do përballemi. Ne duhet të mendojmë vetëm që të marrim atë çfarë na vlen për të qëndruar në Superiore”, nënvizoi sulmuesi vlonjat Xhafa, i cili në takimin e dy javëve më parë ndaj Shkumbinit shënoi dopietën e parë gjatë këtyre viteve si
lojtar i Elbasanit.

A.Kozaria Panorama Sport

I paska ike gripi ktyne. Kot u gzume :|

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by REINIS » Sat, 04 Apr 2009 , 18:05

Skodrinon wrote:
REINIS wrote:Opa, paska fillu Valoja me i qit paret m duket!!!
Na 2000 euro ene direkt me te ftofme!!!! 8) 8) 8)
Kush ti ka msu kto stile, Halili a? :mrgreen:
Po!
Vetem se ene atij VAloja ia kishte tregu!!! :mrgreen:
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by kristiani » Sat, 04 Apr 2009 , 18:09

REINIS wrote:
Skodrinon wrote:
REINIS wrote:Opa, paska fillu Valoja me i qit paret m duket!!!
Na 2000 euro ene direkt me te ftofme!!!! 8) 8) 8)
Kush ti ka msu kto stile, Halili a? :mrgreen:
Po!
Vetem se ene atij VAloja ia kishte tregu!!! :mrgreen:
a e shef reinis kekan sheru lojtart e elbasanit prej gripit mas ka pagu gja halili doktorat :D :D :D
FORZA VLLAZNIA

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by kristiani » Sat, 04 Apr 2009 , 18:09

REINIS wrote:
Skodrinon wrote:
REINIS wrote:Opa, paska fillu Valoja me i qit paret m duket!!!
Na 2000 euro ene direkt me te ftofme!!!! 8) 8) 8)
Kush ti ka msu kto stile, Halili a? :mrgreen:
Po!
Vetem se ene atij VAloja ia kishte tregu!!! :mrgreen:
a e shef reinis kekan sheru lojtart e elbasanit prej gripit mas ka pagu gja halili doktorat :D :D :D
FORZA VLLAZNIA

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by Skodrinon » Sat, 04 Apr 2009 , 18:12

REINIS wrote:
Skodrinon wrote:
REINIS wrote:Opa, paska fillu Valoja me i qit paret m duket!!!
Na 2000 euro ene direkt me te ftofme!!!! 8) 8) 8)
Kush ti ka msu kto stile, Halili a? :mrgreen:
Po!
Vetem se ene atij VAloja ia kishte tregu!!! :mrgreen:
Valoja i kishte thane Halilit qi ja ka msu Lutfiu, i cili e kishte shpike i pari ket stil. :mrgreen:

ps: megjithse thuhet qi presidentat e Tiranes e kane trashegu brez pas brezi.... :mrgreen:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by fpjalmi » Sun, 05 Apr 2009 , 01:59

skodrinon shkruan

jo
ti e ke postu te tema gabume
artikujt qi flasin per elbasani-vllaznia vehen te kjo teme
______________________________________________________________-

skodrinon.

kur jam rregjistru para nji vitit ne forumin vllaznia dhe postosha lajme qe u perbente per temen qe ishte miri admini v1919 goldiani me thoshin se lajmet kan vendin te lajmet e vllaznise.

nese don po ti shkruaj cdo gja qe me kan shkru para nji vitit dhe prej asaj dite un skam shkru ma te temat.

ti ban qa te dush sepse ndoshja je me mik qe nuk po te thojn gja :lol: :lol:

megjithate te fitojn vllaznia i here :D :D :D

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: ELBASANI - VLLAZNIA

Post by jeti » Sun, 05 Apr 2009 , 08:53

Formacioni i Vllaznise Anti-Elbasan.

------------------------------------------------------------------(Grima)------------------------------------------------------------


------------(Smajli)--------------------------(Belisha)-----------------------------(Beqiri)-----------------------(Lici)----------


---------------------------------------------(Osja)----------------------------------(Nallbani)------------------------------------

-----------(Boadu)--------------------------------------------------------------------------------------------(Shtubina)----------

-------------------------------------------(Sinani)-----------------------------------------(Sukaj)----------------------------------


Mund te ket edhe ndonje ndryshim ku Dhembi mund te aktivizohet nga minuta e pare.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Post Reply