Pershendetje
jam dakort me parafolsit qe ishte dasht me u zgjedh ma pare vendi i pare por nuk asht faji as i Vllaznise e as i Tiranes qe jane me pike te barabarta e F$HF si organ drejtus me juristat e vet qe marrin leket e pafal ishte dasht me e perpilu me kujdes Rregulloren!!!!!
Ktu mundeni me konsultu rregulloren e sezonit futbollistik 2008-09:
http://www.fshf.org/Dokumentet/Dokument ... _08-09.pdf
Po ju bi edhe nenet e shum perfolun:
NENI 25
RREGULLAT PER ZHVILLIMIN E KAMPIONATEVE KOMBETARE FUTBOLLISTIKE
Vlerësimi me pikë për ndeshjet e të gjitha Kampionateve Kombëtare Futbollistike eshte :
a. Fitorja - tre pikë
b. Barazimi - një pikë
c. Humbja - zero pike
Renditja e ekipeve behet ne baze te pikeve te grumbulluara dhe percaktimeve te Nenit 26.
Ekipi që në fund të aktivitetit zë vendin e parë ne kategorite perkatese shpallet kampion
kombetar si më poshtë:
a. Në kategorinë “Superiore”
b. Ne kategorine e Pare
c. Në kategorinë e Dytë
d. Ne kategorine e Trete
e. Në Kampionatet U-17 dhe U-19
NENI 26
RREGULLAT PER PERCAKTIMIN E RENDITJES
????
Percaktimi i renditjes se Klubeve te Futbollit te te gjitha kategorive pjesmarrese ne
kampionatet Kombetare te Futbollit per sezoni 2008 – 2009, per dhenien e titujve sportivë qe
ndahen ne fund te kampionatit, klasifikimin perfundimtar te kampionateve, te skuadrave te
futbollit te cilat do te fitojne te drejten per te marre pjese ne kompeticionet UEFA si dhe ato
ekipe qe ngjiten dhe/ose bien nje kategori me poshte,vendoset si me poshte :
???? Renditja e ekipeve behet ne baze te pikeve te grumbulluara.
???? Ne rast pikesh te barabarta ndermjet 2 ose me shume skuadrave,veprohet duke
mbajtur parasysh rregullat e meposhtme:
a) Piket e grumbulluara si rrjedhoje e takimeve direkte ndermjet ketyre skuadrave
b) Diferenca e golave te shenuar dhe te pesuar ne takimet direkte
c) Diferenca e golave te shenuar dhe te pesuar gjate gjithe Kampionatit
d) Numrit me te madh te golave te shenuar gjate gjithe Kampionatit
e) me short
NENI 26/1
RREGULLAT E PLAY – OUT, PLAY-OFF DHE NDESHJEVE FINALE
???? Ndeshjet Play – Out dhe ndeshjet Finale do te zhvillohen ne fushe asnjeanese.
Ne perfundim te ndeshjes del fituese skuadra qe ka shenuar me shume gola gjate 90
minutave te para.
Ne rast barazimi me gola, per te nxjerre skuadren fituese, atehere zhvillohen 2 x 15 min. kohe
shtese.
Ne rast se dhe pas kohes shtese kemi perseri barazim, do te gjuhen 5 goditje nga pika e
penalltise per sejcilen skuader.
Shpallet fituese skuadra qe ne perfundim te 5 gjuajtjeve te penalltive ka shenuar me shume gola.
Ne rast se dhe pas gjuajtjeve te 5 goditjeve te penalltive kemi perseri barazim atehere do te kemi
goditje te alternuara nga pika e penalltise deri ne momentin qe nje nga skuarat nuk do te shenoje.
Shpallet fituese skuadra qe shenon.
NENI 26/2
KAMPIONATI I KATEGORISE SUPERIORE
???? Percaktimi i Klubit te Futbollit i cili do te shpallet fitues i kampionatit te futbollit
Kategoria Superiore do te behet bazuar ne kriteret e Nenit 26.
???? Bien direkt nga Kategoria Superiore 2 Klubet e Futbollit te cilat ne perfundim te kampionatit jane renditur ne vednet 11 dhe te 12.
???? Klubet e futbollit Kategoria Superiore te cilat ne perfundim te kampionatit jane renditur ne
vendet 9 dhe 10 do te zhvillojne nje ndeshje Play – Out me Klubet e futbollit te cilat ne
perfundim te Kampionatit kategoria e Pare jane renditur ne vendin e 3 dhe te 4. ( 9 – 4 dhe 3
-10 ).
???? Ndeshjet Play – Out do te zhvillohen sipas Nenit 26/1.
Klubet e Futbollit te cilat do te fitojne te drejten per te marre pjese ne Kupat e
UEFA-s do te jene:
1. Klubi i Futbollit Fitues i Kampionatit Shqiptar te Futbollit 2008 - 2009 Kategoria
Superiore
UEFA – Kupa e Kampioneve
2. Klubi i Futbollit Fitues i Kupes se Shqiperise 2008 – 2009
UEFA – Kupa UEFA
3. Klubi i Futbollit i renditur i dyti ne Kampionatin Shqiptar te Futbollit 2008 – 2009
Kategoria Superiore
UEFA – Kupa UEFA
4. Klubi i Futbollit i renditur i treti ne Kampionatin Shqiptar te Futbollit 2008 - 2009
Kategoria Superiore
UEFA- Intertoto Cup
5. Ne rast se Klubi i Futbollit Fitues i Kampionatit Shqiptar te Futbollit 2008 - 2009
Kategoria Superiore eshte edhe fitues i Kupes se Shqiperise 2008-2009 atehere
ne Kupen UEFA merr pjese ekipi finalist i Kupes Se Shqiperise 2008-2009.
6. Ne rast se Klubi i Futbollit i renditur i dyti ne Kampionatin Shqiptar te Futbollit 2008
- 2009 Kategoria Superiore eshte edhe fitues i Kupes se Shqiperise 2008-2009
atehere ne Kupen UEFA merr pjese ekipi qe eshte renditur i treti ne Kampionatin
Shqiptar te Futbollit 2008-2009 Kategoria Superiore.
7. Ekipi qe eshte renditur ne vendin e katert ne Kampionatin Shqiptar te Futbollit
2008 - 2009 Kategoria Superiore merr pjese ne kupen Intertoto vetem atehere kur
ekipi qe renditet i treti luan ne kupen UEFA si rjedhim i pikes 6.
Pervec ksaj ju keshilloj me lexu edhe nenin 26/2 ku flet mbi kupen e shqiperise (faqe 82) ku nuk asht shkru qe skuadra qe kualifikohet per turin tjeter ne rast barazimi me gola te ndryshem!!!!
Pervec ksaj mbi pjesmarrjen ne kupat e UEFA-s shkruhet per pjemarrjen ne kupen Intertoto e cila nuk e EGZISTON ma!!
Pra shifet shume qarte qe kjo rregullore ka shume pasaktesi e mungesa.
Sdq nuk flitet qarte qe Tirana apa Vllaznia duhet te jete ne vendin e pare!!