Page 3 of 4

Posted: Mon, 17 Apr 2006 , 20:09
by vllaznia1919
Rezultatet e ndeshjeve të djeshme
Përmeti - Memaliaj 1-0
Këlcyra - Poliçani 0-1
Albpetroli - Bylisi 0-1
Delvina - Maliqi 4-1
Gramozi - Sopoti 3-1
Bilisht-Sport - Domosdova 5-0

Renditja
1. Bilisht-Sport 47 15 2 2 49-10
2. Sopoti 41 13 2 4 34-14
3. Përmeti 38 12 2 4 31-17
4. Gramozi 35 11 2 6 30-19
5. Maliqi 32 10 2 7 33-16
6. Poliçani 30 9 3 7 29-22
7. Delvina 25 8 1 10 41-34
8. Memaliaj 25 8 1 10 17-30
9. Bylisi 19 5 4 10 22-31
10. Domosdova 15 5 0 14 23-46
11. Këlcyra 13 4 1 14 13-54
12. Albpetroli 10 2 4 13 19-38

Ndeshjet e javës së ardhshme
Domosdova - Këlcyra
Poliçani - Albpetroli
Bylisi - Delvina
Maliqi - Gramozi
Sopoti - Përmeti
Memaliaj - Bilisht-Sport

Posted: Mon, 24 Apr 2006 , 13:47
by vllaznia1919
Grupi 1:

Korabi - Dajti 1-0
Iliria - Gramshi 2-0
Përparimi - Tërbuni 2-0
Cakrani - Veleçiku 1-2
Naftëtari - Çlirimi 3-1
Burreli - pushim

Renditja
1. Burreli 52 17 1 0 53-15
2. Gramshi 37 12 1 5 40-18
3. Iliria 30 10 0 8 36-21
4. Përparimi 30 10 0 8 21-22
5. Dajti 27 8 3 7 26-25
6. Cakrani 25 8 1 9 28-21
7. Veleçiku 24 7 3 8 27-30
8. Naftëtari 23 7 2 10 30-33
9. Korabi 22 6 4 8 17-23
10. Çlirimi 18 5 3 11 24-34
11. Tërbuni 1 0 1 17 11-67

Shënim: Rrësheni është përjashtuar nga aktiviteti.

Ndeshjet e javës së ardhshme
Gramshi - Dajti
Tërbuni - Iliria
Veleçiku - Përparimi
Burreli - Cakrani
Naftëtari - Korabi
Çlirimi - pushim

Posted: Mon, 24 Apr 2006 , 13:47
by vllaznia1919
Veleçiku befason Cakranin në shtëpi
Cakrani Veleçiku 1 2
Cakrani: Shaptore, Biba, Lamçe, Kastrati, Kaptelli, Muhaj, Lushi (Gjini 85'), Cakrani (Kasa 59'), Dimo, Kalemi, Yzeiri (Kariqi 67'). Trajner: B.Minxhaj.
Veleçiku: Legata, Dama, Zenelaj, Hysaj (Gjokaj 69'), Çokaj, Taticaj, Muhaj, Hoxhaj (Miloku 10'), Pepaj, Harushaj, Likaj (Haxhiaj 46'). Trajner: S.Pepa.
Shënues: Taticaj 28', Harushaj 79', Dimo 88' (11-m)
Gjyqtarë: B.Breshanaj, A.Gjeloshi, M.Masha (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Kastrati, Zenelaj, Taticaj, Haxhiaj

Posted: Mon, 24 Apr 2006 , 13:48
by vllaznia1919
Grupi 2:

Domosdova - Këlcyra 4-0
Poliçani - Albpetroli 4-1
Bylisi - Delvina 1-0
Maliqi - Gramozi 1-1
Sopoti - Përmeti 2-0
Memaliaj - Bilisht-Sport 0-2

Renditja
1. Bilisht-Sport 50 16 2 2 51-10
2. Sopoti 44 14 2 4 36-14
3. Përmeti 38 12 2 5 31-19
4. Poliçani 36 11 3 6 34-21
5. Gramozi 36 11 3 6 31-20
6. Maliqi 33 10 3 7 34-17
7. Delvina 25 8 1 11 41-35
8. Memaliaj 25 8 1 11 17-32
9. Bylisi 22 6 4 10 23-31
10. Domosdova 15 5 0 14 25-47
11. Këlcyra 13 4 1 15 13-58
12. Albpetroli 10 2 4 14 20-42

Ndeshjet e javës së ardhshme
Albpetroli - Këlcyra
Delvina - Poliçani
Gramozi - Bylis
Përmeti - Maliqi
Bilisht-Sport - Sopoti
Memaliaj - Domosdova

Posted: Tue, 04 Jul 2006 , 13:23
by vllaznia1919
Gerald Duli: Trofete e mia, te panumerta
Gerald Duli eshte vetem 16 vjec, nxenes i vitit te dyte ne gjimnazin “Oso Kuka” ne Shkoder. E ka filluar topkemben dhe stervitjen qe ne moshen 9 vjecare, ndersa Duli i vogel, sic e therrasin shoket Geraldin, rrjedh nga nje familje futbollistike. Eshte i biri i Besnik Dulit, ish futbollisti i njohur i Naftetarit, ndersa tani ne krye te Velecikut. Tashme ai kerkon t’i ngjaje babait, kurse talenti i Geraldit premton shume per te ardhmen, aq sa te gjithe e quajne si shpresa e Velecikut.

Gerdi, kur e keni filluar futbollin?

Une kam lindur me 6 korrik 1990 ne Kucove, ndonese origjinen e kam nga Malesia e Madhe, jam nga lagja Mehaj ne Koplik, ku gjendet fisi Dulaj. Prinderit e mi kane jetuar ne Kucove rreth 20 vjet, pasi babai im eshte aktivizuar me Naftetarin. Aktualisht jetoj ne Shkoder. Futbollin e kam nisur qe ne moshen 9 vjecare, fillimisht me ekipet zinxhir te Vllaznise, teksa trajneri im i pare ka qene Ahmet Meta. Shume shpejt kalova te ekipi i femijeve te Velecikut, ndersa trajner kam babane tim, Besnik Dulin, dhe vazhdoj te jem ende aty.

Cili eshte roli juaj me i preferuar ne fushe?

Vazhdimisht jam aktivizuar ne repartin e mbrojtjes e, ne vecanti, si qendermbrojtes, qe do te thote perpara portierit. Kam rreth kater vjet qe luaj me shoket e mi te mbrojtjes, Ramekaj, Bushati, Kuka, me te cilet kemi krijuar nje harmoni veprimesh, qe spikasin ne cdo takim.

Gjate aktivizimit tuaj ne ekipet zinxhir, a keni fituar ndonje trofe?

Jane shume, nuk i mbaj mend te gjithe. Fatmiresisht ne shume aktivitete jemi ndare “duarplot”, qe do te thote se kemi marre kupa e trofe. Madje kete e kemi bere tradite dhe me paraterinjte, kur, per dy vjet radhazi, jemi shpallur kampion ne zonen e Veriut. Nderkohe kemi fituar ne Pogradec e Shkoder dhe, se fundi, ne Tirane, ne kupen e organizuar nga ambasada gjermane me 17 qershor. Ishte nje aktivitet per 14 15 vjecaret, ndersa, sic e shihni, trofete e deritanishem jane te shumte.

Megjithese jeni ende i ri, perspektiven duket se e keni te mbare. Kujt ia dedikoni kete karriere?

Vetem babait im, Besnikut, i cili cdo dite e cdo ore eshte i shqetesuar per te ardhmen time. Ne familjen tone, kryefjala eshte futbolli, ndersa mami me flet per shkollen.

Pak dite me pare keni marre pjese ne nje turne nderkombetar me ekipin U 17, qe drejtohet nga Edmond Licaj...

Une u grumbullova ne ekipin kombetar te U 17, qe drejtohet nga futbollisti Licaj, ndersamorem pjese ne nje turne qe u zhvillua ne qytetin Avadite te Rumanise. Kupa quhej “Ardealual U 17”, ndersa ekipi yne zhvilloi dy takime, me Moldavine dhe Rumanine. U aktivizova ne te dyja ndeshjet, ndersa arritem te fitojme pjeset e para, por me pas u mundem si nga Moldavia, ashtu dhe nga Rumania. Ky turne nderkombetar ishte nje pervoje me vete per ne.

Cilat jane synimet tuaja ne te ardhmen per futbollin?

Cdo gje varet nga ecuria ime, aktualisht do te jem ne ekipin e Velecikut U 17. Gjerat e tjera varen dhe nga babai im, Besniku, i cili eshte trajneri dhe menaxheri i se ardhmes sime.

Posted: Mon, 20 Nov 2006 , 14:24
by vllaznia1919
Grupi 1:
Rezultatet e ndeshjeve të djeshme
Përparimi - Egnatia 2-1
Tërbuni - Olompik T. 0-3
Naftëtari - Korabi 2-0
Albpetroli - Veleçiku 1-1
Çlirimi - Iliria 2-2
Dajti - Cakrani 1-1

Renditja
1. Cakrani 16 5 1 1 12-6
2. Veleçiku 14 4 2 1 20-6
3. Iliria 14 4 2 1 14-7
4. Olimpik T. 13 4 1 2 9-5
5. Përparimi 13 4 1 2 8-9
6. Naftëtari 12 3 3 1 9-7
7. Dajti 10 3 1 3 10-6
8. Egnatia 9 3 0 4 10-9
9. Korabi 9 3 0 4 5-11
10. Çlirimi 4 0 4 3 5-10
11. Albpetroli 2 0 2 5 5-15
12. Tërbuni 1 0 1 6 2-16

Ndeshjet e javës së ardhshme
Iliria - Dajti
Përparimi - Tërbuni
Olimpik T. - Naftëtari
Korabi - Albpetroli
Veleçiku - Çlirimi
Egnatia - Cakrani

Posted: Mon, 20 Nov 2006 , 14:25
by vllaznia1919
Muço i jep pikën e dytë Albpetrolit
Albpetroli Veleçiku 1 1
Albpetroli: Kamberi, Hoxha, Malaj, Saliaj, Shpata, Mitka, Paço (Meçe 80'), Aliçaushi, Goxhaj, Muço. Trajner: A.Papa.
Veleçiku: Legata, Hoxha, Çokaj, A. Hysa, Muka (Bushati 82'), Tatica, V. Pepa, Popaj (Burgaj 78'), Kurti, Hasa (Zeneli 70'),
O. Pepa. Trajner: S. Pepa.
Shënues: Tatica 50', Muco 72'
Gjyqtarë: N. Abeshi, V. Angjo, V. Muca (Pogradec)
Karton i verdhë: Muço
Kartonë të kuq: Goxhaj, O.Pepa

Posted: Sat, 25 Nov 2006 , 16:51
by GOLDIAN
ADA E VELIPOJES KA MUNDESI QE RRIN PRAP NE KATEGORI TE DYTE
PASI BURRELI I DALUN JASHTE PLUS EDHE NEJ SKUADER TJETER BAHET KURBAN E SHPETON ADA
KESAJ I THONE FAT

Posted: Mon, 26 Feb 2007 , 14:15
by vllaznia1919
Rezultatet e ndeshjeve të djeshme
Korabi - Veleçiku 1-2
Olimpik - Iliria 2-1
Përparimi - Cakrani 1-1
Tërbuni - Dajti 0-5
Naftëtari - Çlirimi 1-0
Albpetroli - Egnatia 1-4

Renditja
1. Cakrani 30 9 3 1 23-10
2. Naftëtari 28 8 4 1 17-9
3. Iliria 23 7 2 4 22-13
4. Përparimi 23 7 2 4 20-14
5. Dajti 21 6 3 4 20-10
6. Olimpik 21 6 3 4 17-13
7. Veleçiku 20 6 2 5 25-14
8. Egnatia 20 6 2 5 20-15
9. Korabi 13 4 1 8 9-18
10. Çlirimi 10 2 4 7 10-18
11. Tërbuni 7 2 1 10 6-29
12. Albpetroli 3 0 3 10 7-30

Ndeshjet e javës së ardhshme
Egnatia - Korabi
Veleçiku - Olimpik
Iliria - Përparimi
Cakrani - Tërbuni
Dajti - Naftëtari
Çlirimi - Albpetroli

Posted: Mon, 26 Feb 2007 , 14:16
by vllaznia1919
Korabi Veleçiku 1 2
Korabi: Torba, Shahu, Ndreka, Bodi, Hyseni, Lleshi, Laci, Muça, Brehasani, Bardulla (Lazimi 82'), Doçi (Çerra 60').
Trajner: S.Kallaverja.
Veleçiku: Dorzaj, Kukaj, Hysaj, Hoxha, Muka (Zenelaj 79'), Leka, Bushati, Bushataj, Popaj (Likaj 68'), Kurtaj, Hasaj.
Trajner: B.Duli.
Shënues: Bushataj 15', Popaj 32',/ Torba 88'(11-m)
Gjyqtarë: A.Kastrati, M.Qeseri, D.Jubica (Shkodër)
Karton i verdhë: Popaj

Gjatë fazës së parë, ekipi i Korabit ishte thuajse i pathyeshëm në fushën e tij, ndërsa dje, në ndeshjen e parë në shtëpi për fazën e dytë, dibranët janë mundur nga Veleçiku. Miqtë kanë luajtur më mirë në këtë ndeshje, duke i befasuar lojtarët e Korabit, që u gjendën në disavantazhin e dy golave në pjesën e parë dhe më pas e patën të vështirë të reagonin. Bushataj shënoi për Veleçikun që në minutën e 15-të, ndërsa në minutën e 32-të ishte Popaj që dyfishoi rezultatin. Dy golat e shënuar u dhanë më shumë qetësi miqve, të cilët po e administronin mirë lojën gjatë pjesës së dytë. Kurse futbollistët, megjithëse u përpoqën shumë, nuk mundën të shënonin më shumë se një gol. Goli i nderit u shënuan me 11-metërsh 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt dhe pati vetëm vlera statistikore për Korabin, pasi në fund ai ka dalë i mundur nga fusha e tij.
Eduard Muça

Posted: Mon, 26 Feb 2007 , 16:21
by GOLDIAN
veleciku sikur e nisi mire kampionatin por disa hupje rresht e cunen ne mes te tabeles
tash qe ka fitu ramadan lika ishalla po e ndihmon financiarisht

Posted: Sat, 10 Mar 2007 , 15:06
by GOLDIAN
ME DUKET SE ASHT VRA SOT FUTBOLLISTI I ILIRIS REDI MALOKU NJE FUTBOLIST QE KA LUJT DHE NE KATEGORINE E PARE
NUK E KUPTOA MIRE LAJMIN DHE UROJ MOS JETE I VERTETE NESE E KA MARRE VESH KUSH MUND TE NA INFORMOJNE MA MIRE

Posted: Sat, 10 Mar 2007 , 15:30
by Ultras Kuqeblu
tash sa e lexova dhe une asht vra dhe a plagose nje kalimtare rasti aty thon qe ka ba fjale me do persona ne disco dhe atehere kane rrjedhe njarjet .Nushllime familjes se tij

Posted: Mon, 23 Apr 2007 , 22:13
by vllaznia1919
Grupi 1:
Rezultatet e ndeshjeve të djeshme
Egnatia - Tërbuni 7-0
Përparimi - Naftëtari 0-1
Olimpik - Albpetrol 6-3
Korabi - Çlirimi 1-0
Veleçiku - Dajti 1-2
Iliria - Cakrani 4-1

Renditja
1. Dajti 42 13 3 4 33-13
2. Naftëtari 41 12 5 3 24-15
3. Iliria 39 12 3 5 35-19
4. Cakrani 39 12 3 5 34-19
5. Përparimi 34 10 4 6 26-20
6. Veleçiku 30 9 3 8 37-23
7. Egnatia 29 8 5 7 33-23
8. Olimpik 29 8 5 7 28-22
9. Çlirimi 20 5 5 10 21-31
10. Korabi 20 6 2 12 14-27
11. Tërbuni 11 3 2 15 10-47
12. Albpetroli 4 0 4 16 12-47

Ndeshjet e javës së ardhshme (29.4.07)
Naftëtari - Tërbuni
Albpetroli - Përparimi
Çlirimi - Olimpik
Dajti - Korabi
Cakrani - Veleçiku
Iliria - Egnatia

Dajtit i dhurohen tri pikët në Koplik
Veleçiku - Dajti 1-2
Veleçiku: Dorzaj, Kukaj, Çokaj, Hysaj (Lekaj 46'), Muka, Bushataj, Pepaj, Hasaj, Zenelaj (Duli 55'), Popaj (Hoxha 20'), Kurtaj. Trajner: B.Duli.
Dajti: Myraj, Rama, Zajmi, Kalesha (Duka 62') Kotorri, Malluta (Mema 68'), Mateli (Meta 46'), Kryemadhi, Haxhiraj, Matraku, Ujka. Trajner: E.Dule.
Shënues: Kurtaj 74',/ Meta 65', Kryemadhi 80'
Gjyqtarë: R.Shoshi, B.Bejko, G.Bimo (Gjirokastër)
Karton i verdhë: Matraku

Dëshmi e interesimit maksimal për ndeshjen Veleçiku Dajti kanë qenë forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Shkodrës dhe tifozët e të dy ekipeve. Ndërkohë, të pranishëm kanë qenë edhe kryetarët e bashkive të Kamzës dhe Koplikut. Pjesa e parë është zhvilluar e bukur dhe me luftë të fortë sportive, ku edhe rastet për shënim për të dy skuadrat nuk kanë munguar. Pas një pjese të parë të barabartë, pjesa e dytë ka nisur shumë e qetë dhe pa impenjimin e duhur, veçanërisht nga vendësit, të cilët kanë lëshuar shumë në lojën e tyre, tek prisnin shënimin e golit të miqve, edhe pse trajneri Duli bënte thirrje për lojë dhe rezultat. Goli i parë i Dajtit ka ardhur në minutën e 65-të dhe u shënua me kokë nga Meta. Vendësit kanë barazuar në minutën e 74-t, me anë të të zakonshmit Kurtaj, por vetëm pas pak minutash Kryemadhi vulosi rezultatin 2 1 në favor të Dajtit, që ka marrë tri pikë shumë të vlefshme për të dalë në kategorinë e parë. Gjithçka ka përfunduar miqësisht, falë zemërgjerësisë së vendësve.

Posted: Mon, 07 Apr 2008 , 13:14
by vllaznia1919
Rezultatet e ndeshjeve të javës së 17‑të

Olimpik‑ Plugu3-2

Albpetrol ‑ Egnatia2-0

Çlirimi ‑ Iliria3-0

Cakrani ‑ Veleçiku0-4

Përparimi ‑ Tërbuni0-1

Korabi ‑ pushim

Renditja

1. Albpetroli38 122229‑10

2. Tërbuni34 111334‑8

3. Iliria30 93433‑15

4. Veleçiku29 92428‑10

5. Çlirimi26 82523‑14

6. Egnatia24 73616‑14

7. Olimpiku19 61919‑22

8. Përparimi19 61812‑20

9. Korabi16 44713‑18

10. Plugu8 221113‑42

11. Cakrani1 0114 8‑45

Ndeshjet e javës së 18-të

Tërbuni - Olimpik

Plugu ‑ Albpetrol

Egnatia - Çlirimi

Korabi - Cakrani

Veleçiku - Përparimi

Iliria - pushim

Posted: Mon, 07 Apr 2008 , 13:16
by vllaznia1919
Veleçiku bën "adetin" në fushën e Cakranit

Cakrani ‑ Veleçiku0‑4

Cakrani: Kamberaj, Mema, Asllani, Rrapaj, Hysenashasaj, Kasini, Muçi, Rexhepi, Gjini, Kollçaku (Muhameti 46'), Ulndreaj.

Trajner: A.Hoxha.

Veleçiku: Trashani, Zmijani (Hysaj 56'), Dulaj, Çolaj, V.Pepaj, Taticaj, Kraja, Mukaj, Hasaj (Zymeraj 46'), Kurtaj, D.Pepaj.

Trajner: E.Çaku.

Shënues: Pepaj 6', Kraja 7', 24', Kurtaj 75'

Gjyqtarë: L.Alla, A.Bejtje, D.Koreshi (Lushnjë)

Veleçiku ka bërë detyrën në Cakran, duke shënuar 4 gola për të marrë 3 pikët. Miqtë nuk hasën asnjë vështirësi, sepse Cakrani nuk ekzistonte në fushë. Veleçiku sulmoi që në fillim dhe në minutën e 6-të kaloi në avantazh, me anë të Pepajt, i cili përfitoi nga një gabim i portierit vendës. Pas një minute vjen edhe goli i dytë për Veleçikun, me autor Krajën, i cili, lojën e mirë të miqve, e konkretizoi me golin e 3-të, në minutën e 24-t. Edhe në pjesën e dytë ishin miqtë, të cilët shënuan, ndonëse Cakrani bëri disa përpjekje të dëshpëruara. Në minutën e 75-të, Kurtaj ka shënuar golin e fundit të ndeshjes, sepse në minutat e mbetura nuk ndodhi asgjë.

Ferdinand Gurguri

Posted: Tue, 08 Apr 2008 , 16:31
by Miri
Kukës, përgjaket ndeshja e futbollit

Lojtarët vendas dhe policët e bashkisë rrahin gjyqtarët pas ndeshjes Përparimi-Tërbuni


Ndeshja e së dielës ndërmjet skuadrave të kategorisë së dytë të futbollit mes Përparimit të Kukësit dhe Tërbunit të Pukës ka lënë pas një shije të keqe, pasi menjëherë mbas ndeshjes, gjyqtarët janë rrahur egërsisht në dhomat e zhveshjes. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 0-1, ku Tërbuni mori tri pikë, ndërsa asnjë lojtar nuk u cenua. Konflikti kishte nisur që në fillim të ndeshjes me gjyqtarët dhe përfaqësuesit e Federatës së Futbollit. Ndërkohë, burime nga klubi i futbollit Përparimi sqarojnë se rezultati i ndeshjes ka qenë i fiksuar paraprakisht dhe gjyqtarët kanë dhënë garanci për këtë rezultat, kundrejt pagesës. Për këtë arsye, futbollistët e Përparimit nuk i kanë kursyer grushtet ndaj treshes së gjyqtarëve Lleshi, Molla dhe Doda. Në rrahje kanë marrë pjesë edhe policë të bashkisë, siç kanë pohuar gjyqtarët e rrahur, por bashkia mohon të kenë qenë policët të saj që kanë goditur gjykuesit e ndeshjes. Në incident janë përfshirë lojtarët e Kukësit dhe tre-katër tifozë. Në të është lënduar edhe shefi i Komisariatit të Kukësit, të cilin e kanë qëlluar gabimisht me mjete të forta.

Ngjarja në dhomat e zhveshjes

Dëshmitarët okularë thanë se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët vendas kanë vrapuar në dhomat e zhveshjes ku kanë sulmuar me grushte gjyqtarët. Ndërkohë policia ka ruajtur korridorin e vetëm mes fushës dhe godinës së zhveshjes për të mos lejuar afrimin e tifozëve të irrituar. Këta të fundit nuk kanë arritur të bëjnë asgjë kundër gjyqtarëve, por gjithçka ka qenë vepër e vetë lojtarëve, si dhe e një numri policësh të bashkisë që kanë hyrë brenda, megjithëse askush nuk mund të thotë me siguri se cili i ka goditur mysafirët. Policia e bashkisë mohon të ketë ushtruar dhunë, ndërsa zëra të besueshëm thonë se mund të kenë qenë ish-policë të bashkisë ata që janë përfshirë në këtë akt të turpshëm. Në përpjekje për të mbrojtur gjyqtarët e sulmuar ka vrapuar drejt hyrjes së dhomave të zhveshjes edhe shefi i Komisariatit të Kukësit, Aledin Omuri, por ky ka marrë një goditje me gur apo diçka tjetër në kokë dhe është përgjakur. "Kanë hy krejt papritur disa lojtarë të Kukësit dhe dy a tre policë të bashkisë e i kanë ba llom-llom ata gjyqtarët", tha Besmir Elezi, 50 vjeç, tifoz i Kukësit. Por sidoqoftë, gjithçka mundet që ta sqarojë vetë Federata e Futbollit, që duhet të ketë kasetën e ndeshjes. Ndërkohë incidenti duhet trajtuar si një vepër antiligjore nga institucionet kompetente, pasi nuk është dhuna rruga e zgjidhjes së padrejtësisë në një ndeshje.

Policia

Opinionet e njerëzve flasin për një kontroll të plotë të situatës nga ana e policisë deri në përfundimin e ndeshjes. "Ishte tepër e vështirë të mbahej qetësia dhe të siguronim mbarëvajtjen e ndeshjes, por i gjithë incidenti ka ndodhur pas përfundimit të saj, ku ne nuk kishim kërkesë për të hyrë. Megjithatë, shumë shpejt e vumë nën kontroll situatën", tregon drejtori i Policisë së Qarkut të Kukësit, Muharrem Furriku. Ai tha gjithashtu se për incidentin ku u rrahën gjyqtarët e ndeshjes janë shoqëruar 4 persona, të cilët janë mbajtur 10 orë në komisariat për të zbardhur ngjarjen.


Ndeshja


Gazetarët sportivë: Arbitrimi skandaloz polli dhunën


Përfaqësuesit e FSHF-së i kanë kërkuar policisë së rendit që të mos lejojë praninë e kamerave në fushë, në tribunë, apo diku ku mund të fiksoheshin. Këtë e pohon edhe Policia e Kukësit, ndërsa mësohet se në fushë ka pasur një kamerë televizive të Pukës, e cila është lejuar të filmojë dhe që në të vërtetë mund të jetë edhe "thembra e Akilit" për të gjitha parregullsitë deri te rrahja e gjyqtarëve. Opinioni në Kukës, përfshi gazetarët sportivë që përcjellin lajmet në gazetat e qendrës janë që ndeshja u manipulua nga gjyqtarët, pasi "Përparimit" i kishin dhënë 5 kartonë të verdhë dhe dy kartonë të kuq, duke bërë që loja të zhvillohej me dy lojtarë mangët për këtë ekip. Rasti flagrant, siç tregon gazetari sportiv Zylfi Tola ka qenë ai i një rivënieje anësore të dhënë nga gjyqtari anësor në favor të Kukësit, ndërsa kryesori ka urdhëruar rivënien në favor të Tërbunit. Këtu ka nisur pakënaqësia e tifozëve dhe humbja e qetësisë së lojtarëve vendas. Në këto çaste, pikërisht për protestën që bëri, portieri i Kukësit u ndëshkua me karton të kuq. Rasti tjetër flagrant është ai i golit, ku dëshmitarët okularë thonë se topi kishte kaluar të paktën një metër përtej vijës fundore kur u rimor dhe u gjuajt në portë. Prandaj për të gjitha këto, FSHF-ja duhet të tregojë kasetën për t‘iu përgjigjur edhe thashethemeve të panumërta për paracaktim të rezultatit, pra shitje të gjykimit të ndeshjes. Rasti i Kukësit është një precedent me të cilin duhet të merret drejtësia për të frenuar një herë e mirë pazaret me futbollin dhe manipulimet, siç thuhet në media. Gazetari tjetër që ndoqi ndeshjen, Berzat Hasa, tregon se nuk u lejua të filmonte, dhe se siç u shpreh "asnjëherë nuk kam parë një ndeshje kaq të manipuluar, ku për faullet e pukjanëve ndëshkoheshin lojtarët e Kukësit, përfshi edhe golin që u bë me topin që u rifut në fushë, pasi kishte kaluar vijën fundore dhe që u vu re shumë mirë nga gjyqtarët. Ekipi i Tërbunit ishte një ekip i mirë dhe mund të kishte fituar pa pasur nevojë për manipulim, por këtë e ka gatuar Federata, sepse kanë bërë pazare". Një gazetar tjetër, Bekim Lekica, tregon se "ndeshja ishte parashikuar të fitohej pa meritë, kishin ardhur nga Puka 5 autobusë me tifozë, pa llogaritur autoveturat dhe pas golit të parregullt që u njoh nga gjyqtari, kanë qenë ndoshta vetë tifozët e Tërbunit që kanë gjuajtur me gurë në fushë, që ndeshja të ndërpritej".

Posted: Tue, 08 Apr 2008 , 22:32
by vllaznia1919
Derisa te nodhin kta gjana ska me ba nej here hajr futbolli ne Shqipni.Turp i madh.

Posted: Wed, 09 Apr 2008 , 00:29
by Admin
Ky akt duhet denu nga gjykata penale dhe jo nda drejtesia sportive pasi asht akt i drejtperdrejte kunder personave.

Posted: Wed, 09 Apr 2008 , 01:39
by rai
edhe une jam me admin-in....kta gjana i takojne prokurorise e jo FSHF-se ose ma mire te dyjave bashke....gjynah me ndodh kjo dhune ne ndeshje futbolli...a ska halle tjera ne Kukes ?