Page 3 of 6

Posted: Wed, 28 May 2008 , 16:51
by Miri
rai wrote:
vllaznia1919 wrote:Ishalla po kalon turnin e mundesh me pa gja ne gusht! :lol: :lol: :lol: :lol:
hahahahahahahahaha i mall je naqe
po per mu qe shkoj ne Dhetor aka nej pshtim ? si dihet e?
Rai ti ta po e sheh ti lujt me velicikun ne ndeshje te kupes shiptare :lol: :lol: :lol:

Posted: Wed, 28 May 2008 , 19:52
by rai
vec ta shoh aty live i her ma, e me ke t'dojn t'lujn :wink:
ne dhetor taman tu maru edhe faza e par...mir boll 8)

kalendari i plote

Posted: Wed, 28 May 2008 , 20:56
by Admin
Hhahhaha Rai :)

Qe edhe datat e plota per kupen Uefa sezoni 2008/09:


Hedhja e shortit - 27 Qershor 2008

Turi i pare kualifikues: 17 korrik/31 Korrik

Turi i dyte kualifikues: 14 Gusht / 28 gusht

Turi i trete kualifikues: 18 Shtator/ 2 Tetor

Hedhja e shortit per krijimin e grupeve - 7 Tetor

Finalja 20 Maj 2009 ku tash pa shofim Vllaznine tu qu kupen ne Turqi (Stamboll)
:lol: :lol:

Posted: Wed, 28 May 2008 , 21:14
by Admin
Sikur me na ra me lujt me Interblock te Sllovenise nuk kishte ken keq, ose edhe njena prej skuadrave izraeliane (ja Hapoeli :D) pa njena prej Bnei Sakhnin ose Ironi Kiryat Shmona.

Nqs nuk e kujtoj mire me Sakhnin sikur ka pas lujt Partizani.....

Ironi Kiryat Shmona ska marr pjese asnjihere ne kupat europiane.

Posted: Wed, 28 May 2008 , 21:19
by kristiani
a mundet me i ra me naj ekip francez a ?

Posted: Wed, 28 May 2008 , 21:22
by Admin
Me ekip franceze mundena me lujt nqs kalojme 2 turet e para :)

Posted: Wed, 28 May 2008 , 21:28
by Edmond-Cela
ishalla me nje anglez nese kalojm turrin

Posted: Wed, 28 May 2008 , 23:09
by BLEDI
Edmond-Cela wrote:ishalla me nje anglez nese kalojm turrin
Ah ku me marr naqe se ateher e kishna shpreh talentin une e ti per tifozllek :lol: :lol: :lol:

Posted: Wed, 28 May 2008 , 23:25
by Edmond-Cela
BLEDI wrote:
Edmond-Cela wrote:ishalla me nje anglez nese kalojm turrin
Ah ku me marr naqe se ateher e kishna shpreh talentin une e ti per tifozllek :lol: :lol: :lol:
he pra maj naqe kishna shku me ndejt perkrah shokut ton zotin valter

Posted: Thu, 29 May 2008 , 01:35
by vllaznia1919
Admin wrote:Sikur me na ra me lujt me Interblock te Sllovenise nuk kishte ken keq, ose edhe njena prej skuadrave izraeliane (ja Hapoeli :D) pa njena prej Bnei Sakhnin ose Ironi Kiryat Shmona.

Nqs nuk e kujtoj mire me Sakhnin sikur ka pas lujt Partizani.....

Ironi Kiryat Shmona ska marr pjese asnjihere ne kupat europiane.
Pa naqe kan lujt me partizanin kta te Izraelit!

Posted: Thu, 29 May 2008 , 11:39
by Miri
ju qe kerkoni me lujt me ekip anglez apo francez tesh po hani nej kokerr denimit :lol: :lol: ju dokeni me na knaq krejt doni me na nis per lesh qysh me neshje te pare :lol: :lol: :lol:

ishalla nuk i bjen me lujt me ekip grek se ma mire mas me lujt hic se sa me na mujt grekt qe kan 2 skuadra te forta ne uefa Aek dhe Aris.

Posted: Thu, 29 May 2008 , 18:41
by Admin
O nuk na bjen as me ekip francez, as anglez e as grek se i thojne me kalu 2 turet e para!!
Nqs kalojme turin e pare si edhe me ba nji paraqitje te mire ne turin e dyte jam teper i knaqun!!

Posted: Thu, 29 May 2008 , 18:49
by kristiani
edhe nji tur me kalu mirboll asht per ne ma han mendja...hey po me besen a mundet me i ra apo jo(per ata qi dojn me i ba te dyja ndeshjet ne shqiperi) :D :D .

Posted: Thu, 29 May 2008 , 19:27
by Altin
Turi i par kalohet leht. :lol: :lol:

Posted: Thu, 29 May 2008 , 19:59
by matrix-kuqeblu
per tur te pare nuk e mendoje teper te veshtir por kam frike mos bajne naj loje valteri gjithsesi kta vitet e fundit skuadra jone i ka kalu turet e para une i uroje sukse ekipeve shqiptare

Posted: Thu, 29 May 2008 , 20:34
by Altin
Po te kalosh tre ture futesh ne kup UEFA???

Posted: Fri, 30 May 2008 , 13:21
by Admin
O Altin mos flej mor burr :lol:
Vllaznia asht ne kupent UEFA :D

Posted: Fri, 30 May 2008 , 13:42
by Altin
Admin wrote:O Altin mos flej mor burr :lol:
Vllaznia asht ne kupent UEFA :D
Admin them per ne fazen e grupeve. :lol: :lol:

Posted: Fri, 30 May 2008 , 13:58
by Admin
2 turet e para quhen paraelimintor, turi i trete quhet turi i pare eliminator.
E mas ktyne fillojne grupet qe the ti :wink:

Posted: Thu, 19 Jun 2008 , 16:46
by vllaznia1919
Alarm! “Loro Boriçi” s’ka kushtet teknike

Inspektimi i UEFA﷓s ka vënë datën 5 korrik si afatin e vënies në gatishmëri të impiantit, ndryshe skuadra shkodrane do të luajë ndeshjet e kompeticionit europian në një stadium tjetër.
I janë gëzuar jashtë mase sportdashësit e Vllaznisë fitimit të Kupës së Shqipërisë nga skuadra e tyre, por ka shumë mundësi që ata të udhëtojnë diku jashtë Shkodre, për të ndjekur ndeshjen e saj për për kupën UEFA. Kur ka mbetur më pak se një muaj nga data e ndeshjes së parë të turit të parë eliminator të këtij kompeticioni europian, situata është alarmante, pasi stadiumi “Loro Boriçi” nuk plotëson standardet, që kërkon UEFA për veprimtari të këtij rangu. Këtë shqetësim e përcjell për “Sport Ekspres” drejtori ekpzekutiv i klubit Vllaznia, Ardian Zaganjori, i cili bën prezent problemet që duhen zgjidhur, për të bërë që stadiumi “Loro Boriçi” të presë ndeshjet zyrtare ndërkombëtare. “Dy ditë më parë në klubin tonë kanë ardhur përfaqësues të UEFA﷓s, të cilët, pasi inspektuan stadiumin, konstatuan mangësi në disa drejtime, për të cilat lanë edhe detyrat konkrete, si përmirësimi i kushteve brenda mjediseve të stadiumit, rrethimin e tij, ndriçimin dhe sidomos infrastrukturën rreth impiantit”, thotë me preokupacion drejtori Zaganjori. Me të njëjtin shqetësim është shprehur edhe mjeku sportive i klubit, Zyhdi Çoba, i cili ka qenë prezent në stadium edhe gjatë inspektimit që përfaqësuesit e UEFA﷓s bënë në “Loro Boriçi”. Sipas tyre, situata është me të vërtetë shumë alarmante, sepse me këtë gjendje që kanë konstatuar të dërguarit e UEFA﷓s, rrezikohet seriozit zhvillimi i ndeshjeve në “Loro Boriçi”. Dhe, nëse do të ndodhte me të vërtetë kështu, do të ishte një mëkat i madh ndaj tifozerisë shkodrane, duke i mohuar ndjekjen nga afër të ndeshjes, pa llogaritur dëmin e madh financiar të vetë klubit, apo ndikimin në krijimin e një atmosfere entuziaste, që ngjall në qytet një ndeshje ndërkombëtare e përmasave të tilla. Përfaqësuesit e klubit thonë se, me një vendim urgjent të drejtuesve janë vënë në dispozicion edhe shumat financiare dhe që nga dje ka filluar puna për të riparuar defektet e konstatuara nga inspektorët e UEFA﷓s. Por problemi më shqetësues paraqitet në mjediset që rrethojnë stadiumin, ku përveç një tregu aspak në vend të përshtatshëm dhe shërbimeve të tjera jashtë funksionit të një impianti të tillë, “alarmi” më i madh vazhdon të mbetet pjesa e rrugës kryesore që të çon në tribunën qëndrore, qoftë të asaj ku mbërrijnë ekipet sportive dhe autoritetet përkatëse, por në të njëjtën kohë edhe të tribunave përballë, që janë në gjendjen më të mjerueshme. Ka vite që premtohet nga pushteti lokal për një ndërhyrje në këto mjedise, por deri tani nuk është bërë asgjë. Në këtë situatë, duhet operuar në mënyrën më urgjente, nëse shkodranët kërkojnë të ndjekin skuadr`n e tyre në ballafaqimet e UEFA﷓s në stadiumin e tyre. Me këtë rast e kanë uar jo pak zërin edhe drejtuesit e klubit, të cilët kërkojnë patjetër vemendjen e bashkisë për të kapur në dorë situatën sa nuk është vonë, madje me këtë rast ato vënë në dukje edhe premtimet e kryeparlamentares Topalli në ditën e fitimit të kupës kur I priti në zyrën e saj, si dhe pak ditë më pas edhe nga vetë shefi I ekzekutivit të qeverisë shqiptare, kryeministri Berisha, jo vetëm për përmirësimin e kushteve të kësaj rruge, por edhe më tej, për ndërtimin e një kompleksi të ri sportive në këtë qytet, që sipas tyre e merin me historinë, traditën dhe arritjet e ssuksesesshme që ka në shumë sporte. ôMe datë 5 Korrik të muajit të ardhshëm, përfaqësuesit e UEFA﷓s do të jenë të pranishëm sërishmi në në qytetin e Shkodrës për të parë nga afër zbatimin e detyrave të lëna, sepse ndeshjet e turit të parë të kompeticionit të UEFA﷓s që do të luhen me 17 dhe 31 Korrik janë në prag, dhe nëse situata nuk do të jetë normale, ashtu si e kërkojë ato, atëherë ato kanë paralarmëruar se do t’I drejtohen menjëherë FSHF﷓së për të fiksuar një tjetër stadium shqiptar që I plotëson kushtet për të zhvilluar ndeshjet tona’, ka përfunduar për “Sport Ekspres” zoti Zaganjori.