Muço, medalje në Kupën e Botës
VERSIONI IFBB
1993: kampion kombëtar
2003-2004, 2006: kampion bote
2003: nënkampion kombëtar
2005: vendi i tretë në kampionatin
kombëtar, nënkampion
Ballkani
2007: vendi i katërt në
kampionatin ballkanik dhe në
kampionatin botëror.
VERSIONI INBA
2008: vendi i katërt në
kampionatin botëror, vendin e
pestë, dy vende të dyta, duke
arritur kulmin me një medalje ari
dhe dy kupat e fituara së fundmi
në vitin 2009 në Milano.
Nikollaq Muço
????
Nikollaq Muço vazh
don të korrë të tjera
suksese në sportin e
“bodybuilding”. Gjirokastriti
Nikollaq Muço ka rrëmbyer edhe
dy tituj të tjerë, duke u shndërruar
në një çudibërës të vërtetë.
Edhe kësaj here, gjigandi Muço
tregoi klasin e tij në arenën e
Milanos, në Kupën e Botës
(World Cup of Fitness and
Bodybuilding), sipas versionit
INBA. Muço, në kategorinë
e të shkurtërve të moshës 40-
59 vjeç, fitoi kupën e vendit të
tretë, ndërsa midis shumë sfidantëve
në konkurrimin e
hapur fitoi kupën e vendit të
dytë. Ky turne u zhvillua më
4 korrik, në Milano, në sallën
“Pala Paroda”, ku Nikollaq
Muço zuri vendin e tretë për
“Master Men Short Medium”
(vendin e parë e fitoi një
amerikan, ndërsa të dytin një
italian), ndërkohë që vendin
e dytë në “Open Men Short”
(vendin e parë e fitoi një anglez).
Shqiptari është ftuar
nga Deni S. Kakos, presidenti
i INBA-së, më 17 tetor, në Bregun
e Artë të Australisë, në
“Natural Olimpik” dhe më 14
nëntor në Los Angelos, në
“Natural Universe”.
Sukseset e medalistit
Në kampionatin e 14-të
ballkanik të “bodybuilding”,
të zhvilluar në Athinë më 24
maj të 2005-ës, shqiptari fitoi
medaljen e argjendtë në kategorinë
mbi 40-vjeçarët dhe
peshë nën 80 kg. Ndërkohë që
më parë, më 19 nëntor të 2004-
ës, në sallën e Akademisë së
Arteve në Tiranë, gjirokastriti
Nikollaq Muço është shpallur
përsëri kampion kombëtar për
kategorinë e tij. Më 5 Nëntor të
vitit 2005 në kampionatin kombëtar
të zhvilluar në Tiranë,
ku kishte edhe konkurrentë
nga Kosova, Muço fitoi medaljen
e artë për kategorinë e tij
dhe vendin e tretë për të gjitha
moshat. Duhet thënë se,
sikundër shprehet edhe vetë
Muço, atij i janë bërë shpesh
padrejtësi nga juria për arsye
të disa konflikteve me Federatën
Shqiptare të “bodybuilding”,
që kanë ardhur si rezultat
i moslikuidimit të shpenzimeve
të tij në veprimtaritë e
ndryshme. Po sipas tij, për
hakmarrje nuk u dërgua as në
Itali në 21-23 tetor më 2005-ën
në kampionatin e vendeve
mesdhetare, si nënkampion
Ballkani, ndërkohë që ata që
shkuan, nuk morën asnjë medalje.
Të gjitha këto suksese Nikollaq
Muço ia atribuon
përkushtimit maksimal që ai
tregon ndaj këtij sporti. Muço,
pavarësisht gjendjes jo të mirë
financiare zhvilloi tepër pasionin
e tij, atë të “bodybuilding”.
Tani që kanë kaluar jo pak vite
që prej çmimeve të tij të para,
sportisti vazhdon të jetë po aq
i freskët dhe i gatshëm për të
ndjekur hap pas hapi talentin
e tij të hershëm.