Posted: Sun, 10 Feb 2008 , 09:34
VLLAZNIA - TEUTA 2 - 0. Lojë mesatare, por “1”
Me fitoren 2-0 kundër Teutës në “Loro Boriçi”, Vllaznia, edhe pse një lojë mesatare, rifitoi sërish vlerat e nëpërkëmbura pas humbjes poshtëruese 3-1 më Kastriotin modest në javën e 19-të. Takimi u ndoq nga të dy presidentët, Fushaj (Vllaznia) dhe Hasanbelliu (Teuta).
Dy gola, njëri i shënuar nga sulmuesi i Kombëtares U-21, Xhevair Sukaj në minutën e 8-të (goli i tij i shtatë sezonal) dhe tjetri i realizuar nga “Maradona i vogël”, Albert Kaçi në të 77’ (i pari i tij), rezultuan të mjaftueshëm për formacionin e Mirel Josës për të regjistruar fitoren e tetë sezonale, ndërkohë që Teuta e Kristaq Miles pësoi humbjen e 12 në 19 javë të zhvilluara dhe të shtatën në transfertë.
Portieri i dytë, Olti Bishani, i cili zëvendësoi Armir Grimën e pezulluar, ia doli të ruajë të bardhë portën shkodrane. Vllaznia mund të kishte shënuar më shumë se dy gola, pasi me Sukaj dhe ish-lojtarin e Elbasanit, Ilir Nallbani.
Për Vllazninë, që shënoi edhe golin e 180-të historik kundër Teutës, ishte fitorja e 67-të në 139 përballje me durrsakët, të cilët nga ana e tyre kanë 30 fitore me pak, 37.
Në javën e ardhshme, Vllaznia do të përballet me Flamurtarin në Vlorë, ndërsa Teuta do të presë në shtëpi, Kastrioti, që luajti pikërisht në “Niko Dovana” kundër Tiranës.