Page 3 of 14

Posted: Sun, 17 Jun 2007 , 22:18
by Edmond-Cela
nuk jena keq por per mendimin tem na duhen edhe 4 lojtare tjer te mire 2 mrojtes 1 besfushor dhe 1 sulmuese

Posted: Mon, 18 Jun 2007 , 00:08
by futbollist
NK Zagrebi pa Vrdoljakun, por me Mumlekun ndaj Vllaznise
E Diele, 17 Qershor 2007
Skuadra kroate e NK Zagrebit nuk do ta kete nje nga futbollistet e saj me te mire, Ivica Vrdoljak, ne ndeshjet e turit te pare te Kupes Intertoto, ndaj Vllaznise. Sic ben te ditur gazeta “Jutarnji List”, Vrdoljaku ka thyer nje kocke te kembes dhe do te qendroje te pakten 3 jave pa asnje stervitje, ndersa me pas do te nise vrapime te lehta. Ndeshja e pare mes Zagrebit dhe Vllaznise se Shkodres do luhet me 23 qershor, ndersa kthimi pas nje jave. Sipas “Jutarnjit”, Vrdoljaku nuk do mund te luaje as ndaj Trabzonsporit turk, nese kualifikohet ndaj shkodraneve. Vrdoljak eshte kandidat per ne kombetaren kroate. Por, trajneri Mirosllav Bllazhevic do te kete si perforcim lojtarin me pervoje Miljenko Mumlek. Ky ka luajtur me Varteksin, Dinamon e Zagrebit dhe Sllaven Belupon, ndersa pritet qe te nenshkruaje kontraten me kryeqytetasit.

Posted: Mon, 18 Jun 2007 , 09:56
by GOLDIAN
po klodian duro apo vjen

Posted: Mon, 18 Jun 2007 , 11:11
by Edmond-Cela
plaku asht i lirshem kishte ken mire me e marr, duro asht shum afer tiranes dhe ka than se do ti luj ndeshjet e cham leages me tiranen dhe asht shum veshtir me e marr, vetem nese presinenca jom i afron nje shum te majme. na duhet edhe 2 mrojtes.

Posted: Mon, 18 Jun 2007 , 11:30
by kuqeblu4ever
Duro do na kishte ba pune shume, por dihet se asht nder lojtaret ma te pagum te Tirana e sdi a ka force presidenti jone me ja plotesu kerkesat financiare si te Tirana. Me ardh te ne do ishte fantastike se do dobesonim Tiranen njekohesisht dhe kemi 2-here perfitim. Nganjehere presidenca duhet me ba edhe pak politike (sic ban Tirana, dobeso kundershtarin e forcoju per vedi) dhe me harxhu ma shume nqs do me ia arrit qellimit. Me nji lojtare te klasit te Duros ne mesfushe si edhe te pakten 1 mbrojtes te mire do ishim te konsolidum mire dhe pretendent.

Posted: Mon, 18 Jun 2007 , 13:49
by vllaznia1919
Sinçerisht nuk me çahet fort per ket kupe se ma shum se i turn skalojme por ishala po bajne nej blemje per kampionat.

Posted: Mon, 18 Jun 2007 , 19:01
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Sinçerisht nuk me çahet fort per ket kupe se ma shum se i turn skalojme por ishala po bajne nej blemje per kampionat.
e ke gabim
me keto blerje qe po bajme mund te mberrijme dhe ne uefa
apo jam pak si pergjumshem une :lol: :lol:

Posted: Mon, 18 Jun 2007 , 20:26
by GOLDIAN
lista e futbollisteve besoj asht dergu uefas dhe keshtu cdo blerje sdo kete mundesi te luaj ne kete ndehsje apo jo

Posted: Mon, 18 Jun 2007 , 21:08
by futbollist
Per mu gjithmone ndeshjet ne kupa europjane kane pase rendesi.Ne radhe te pare per me tregu se cfare nivelit jena si skuader ne rang europjan,se me skuadra te Superliges nuk mund tregosh fort vedin. E dyta skuadra me fitore qe mund te arrijne mund te fitojne te ardhuna te cilat mund te perdoren per me ble lojtare te klasit ma te nalte per skuadren.

Posted: Tue, 19 Jun 2007 , 01:32
by Admin
Kupa intertoto ka vetem shpenzime naqe, perfitimi i vetem qe mund te jete asht nga biletat dhe te drejtat televizive, por duke pa qe kena me lujt me nji ekip kroat nga kja ane klubi Vllaznia ska me pas fitime.

Posted: Tue, 19 Jun 2007 , 13:47
by vllaznia1919
GOLDIAN wrote:
vllaznia1919 wrote:Sinçerisht nuk me çahet fort per ket kupe se ma shum se i turn skalojme por ishala po bajne nej blemje per kampionat.
e ke gabim
me keto blerje qe po bajme mund te mberrijme dhe ne uefa
apo jam pak si pergjumshem une :lol: :lol:
Ja nuk je pergjumshem,hala ste ka dale gjumi hiq. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Tue, 19 Jun 2007 , 15:04
by futbollist
Boll me marre nji barazim 0-0 ne Zagrep jena me se te knaqun.
Takimi do luhet ne oren 17:30. Hala nuk asht ba i ditun cilat kanale televizive do ta transmetojne takimin,por shum shpejt do e marr vesht dhe do e publikoj ktu.

Posted: Tue, 19 Jun 2007 , 15:14
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:
GOLDIAN wrote:
vllaznia1919 wrote:Sinçerisht nuk me çahet fort per ket kupe se ma shum se i turn skalojme por ishala po bajne nej blemje per kampionat.
e ke gabim
me keto blerje qe po bajme mund te mberrijme dhe ne uefa
apo jam pak si pergjumshem une :lol: :lol:
Ja nuk je pergjumshem,hala ste ka dale gjumi hiq. :lol: :lol: :lol: :lol:
naqe simoja te erdhi tasah te jesh me i sigurte

Posted: Tue, 19 Jun 2007 , 15:29
by Admin
Hhahaha naqe.

Ndeshja do te gjykohet prej treshes turke :
Kuddusi Müftüoglu - Kryesor
Bahattin Duran , Serkan Ok - Anesor

Gjyqtar i katert
Željko Grgec (CRO)

Vezhgus
Miroslav Liba (CZE)

Posted: Tue, 19 Jun 2007 , 16:17
by futbollist
Hajt se turqt gjithmone kane majt krahin tone.Mandej a din si asht nji pune ne gjithmone kena shku mire me njeni tjetrin :lol: kena shku kena pi kafe te njeni tjetri :lol:

Posted: Tue, 19 Jun 2007 , 18:32
by GOLDIAN
1.2 kuota per zagrebin
ne e kishim 8
kurse barazimi e kishte 4.8
vllaznia 1919 dhurate ma te bukur skena ca presim prej valterit a mledhna te tan e i grumbullojme da lek e ja fusim 2
8 kuota na kishte ba rehat te tanve
10 ,ije euro mi vu 2 i kishim ba 80 mije euro rehat
e mandej mos te ankohena se na mban keq valteri :lol:

Posted: Wed, 20 Jun 2007 , 00:45
by Edmond-Cela
Ne shkojme me larg
Tuesday, 19 June 2007
19qershor-07.Besi Bekteshi.Kroatët janë me traditë, por ne shikojmë më larg.Josa: Sinanin ta harrojnë të gjithë për këtë ndeshje.Shkodër---Përpara tre ditëve, kur ekipi “Vllaznisë” do të niset për të luajtur për kupën “Intertoto” në Kroaci, traineri Mirel Josa tregon se ekipi i tij është në 60 përqind të përgatitjes kryesisht fizike dhe mendon përgjithësisht për të kompaktësuar skuadrën për fillimin e kampionatit.Paraditet e “Vllaznisë” në seancën e tyre janë krejtësisht përgatitje fizike dhe me sa duket Josa nuk ngutet për takimin e kupës “Intertoto”. Ai edhe në bisedën për gazetën “SOT” ëshë treguar mjaft i kursyer për sa i përket kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, duke treguar hapur se interesi i tij shkon më tej dhe këtu kryesoria është fillimi i kampionatit. Josa ka deklaruar se “po përgatitemi normalisht, por nuk kemi ndonjë objektiv të qartë”. Natyrisht thotë Josa duke parë edhe fazën stërvitore kur jemi dhe ekipin që mendoj unë, ne do të mundohemi të jemi sa më pozitiv në lojën tonë në Kroaci.Përgatitja fizike, por edhe ajo komplekse sot është në 60 përqind dhe unë mund të them se po punohet që të vazhdojmë të rrisim si anën fizike dhe atë taktike. Në fakt mbasditja në stadiumin “Loro Boriçi” duket qartë se “Vllaznia” nën drejtimin e Josës po përsos skema të qarta taktike për kroatët, por edhe vazhdon njëkohësisht përgatitjen e përgjithshme për fillimin e ligës së parë.Josa nuk kërkon të zbulojë shumë elementë për ndeshjen me “NK Zagreb” por për sa i përket Sinanit ai thotë prerë “as që bëhet fjalë se Sinani do të luaj” dhe këtë edhe për shkak të disa shkrimeve të ndryshme apo edhe presupozimeve të ndryshme po në shtyp. Kurse në fakt vetë lojtarin e kthyer te “Vllaznia” tashmë e shohim rregullisht në stërvitje, por jo në grup dhe në ngarkesë stërvitore. Ai kryen veçmas stërvitjen e tij kejtësisht personale dhe rigjeneruese, pa u futur me grupin dhe skemën e ngarkesës së ekipit të Josës.
Mirel Josa na sqaron se forma e ekipit mund të konsiderohet e kënaqshme, por ai ka tashmë një objektiv madhor që nuk është sigurisht takimi me kroatët, duke shtuar se në asnjë mënyrë nuk do të neglizhohet ai. Në bisedë traineri i “Vllaznisë” as që e ka kaluar në diskutim problemin e dënimit tashmë të përfoluar të tij dhe ka shtuar se “kroatët kanë traditë dhe shkollë futbollistike të vërtetë dhe qëndrojnë më lart në këtë drejtim se ne”, por ka shtuar ai, “ne shkojmë të luajmë denjësisht atje”.Gjithsesi duke ndjekur “Vllazninë” në stërvitje është e qartë se Josa e ka tepër seriozisht dhe kësaj rradhe grupi i madh i futbollistëve që nga burime të brëndëshme ka akoma edhe një figurë në diskutim e sipër, është tepër rigoroz në trainingun e përditshëm në sytë e vëmëndëshëm të presidentit Fushaj dhe mbi 100 tifozave të vazhdueshëm në stadium të “Vllaznisë”. Po nga burime të brëndëshme merret vesh se presdenca ka akoma merkato për të bërë dhe Josa akoma lojtarë për të futur në ekip.

infoshkodra.com

Posted: Wed, 20 Jun 2007 , 09:30
by PARTIZANI
me keto kuota mund te kete dhe ndonje shitje ndeshje :D

Posted: Wed, 20 Jun 2007 , 13:34
by vllaznia1919
Ishalla se na levertise ne! :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Wed, 20 Jun 2007 , 20:42
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Ishalla se na levertise ne! :lol: :lol: :lol: :lol:
naqe a i vune 10 mije euro ti a
na difto dhe ne pra