Page 3 of 6
Posted: Thu, 01 Mar 2007 , 01:46
by BLEDI
Tjeta juj
A dini gja a jep televizori neshjen te shtunen?
Posted: Thu, 01 Mar 2007 , 20:48
by BLEDI
He ma a nuk din gja kush apo nuk doni me m'kthy pergjigje per neshjen?
Posted: Fri, 02 Mar 2007 , 03:16
by shkodran83
pershendetje gjithe tifozeve te vllaznis
Posted: Fri, 02 Mar 2007 , 03:26
by Admin
BLEDI wrote:He ma a nuk din gja kush apo nuk doni me m'kthy pergjigje per neshjen?
Kanalet Premium te Digitalb duhet ta japin sesban naqe.
Shkodran83, mire se na ke urdhnu naqe
Posted: Fri, 02 Mar 2007 , 08:34
by Shkodrani81
shkodran83 wrote:pershendetje gjithe tifozeve te vllaznis
Mire se na erdhe shkodran83!
Pershnetje nga Shkodrani81!
Kekam dy vjet ma i madh se ti.
Njesha mire ta marrsha!
Posted: Fri, 02 Mar 2007 , 12:41
by kuqeblu
Admin wrote:Kanalet Premium te Digitalb duhet ta japin sesban naqe.
Zakonisht e jep Premium 3-shi, s'di pse po jan fiksu te 3-shi me i dhan neshjet e Vllaznis.
Posted: Fri, 02 Mar 2007 , 14:19
by vllaznia1919
Mire se erdhe shkodran83 e ja kalosh mire.
Tesh na duhet 82-shi e bajme koleksion!
Posted: Fri, 02 Mar 2007 , 14:25
by Edmond-Cela
mire se na erdhe 83'shi. bujrum ne shtepin tone.
Posted: Fri, 02 Mar 2007 , 21:44
by sportist_shkodran
mir se na ke ardh SHKODRANI 83 dhe ja kalosh mir ne mezin ton
Posted: Fri, 02 Mar 2007 , 21:49
by sportist_shkodran
ADMIN a din gja ,cila radio e trazmeton ndeshjen neser.Se per me pa
na s'kena ku me pa.
Posted: Fri, 02 Mar 2007 , 21:53
by vllaznia1919
Radio plus dy naqe ne internet.
Posted: Fri, 02 Mar 2007 , 21:57
by sportist_shkodran
T'faleminers naqe ta paca borxh.
Nerimet e mija.
Posted: Fri, 02 Mar 2007 , 23:23
by kuqeblu
K.Dalipi: Vendi i dytë, detyrim për Vllazninë
Të gjithë presin që kuqeblutë nesër në darkë të jenë në vendin e dytë të renditjes. Shansi për t'i arritur kësaj është, sepse luajnë në fushën e tyre, para publikut të mrekullueshëm shkodran, ndaj skuadrës që është e dyta aktualisht, Teutës së Durrësit. Në Shkodër askush nuk mendon për një rezultat tjetër, përveç fitores së Vllaznisë. Madje ajo konsiderohet edhe detyrim për skuadrën e drejtuar nga trajneri Josa. Thuajse në të njëjtën logjikë me këtë mendim është edhe njëri prej titullarëve të formacionit shkodran, pikërisht elbasanasi Klevis Dalipi, i cili për gazetën "Sporti shqiptar" do të shprehej: "Kemi ardhur deri këtu natyrisht falë lojërave të mira që kemi zhvilluar dhe si pasojë jemi të tretët në renditje. Megjithatë, të gjithë presim që Vllaznia pas ndeshjes me Teutën të kapë vendin e dytë, i cili pra është një detyrim për ne. Askush nuk do na falte asnjë rezultat tjetër veç fitores në këtë takim shumë të rëndësishëm dhe mundësitë për ta arritur atë janë, sepse jemi duke luajtur mirë." I vendosur pas shpinës së dyshes sulmuese Gudjabi Sukaj, elbasanasi duket se ka gjetur vendin ideal në fushë për të dhënë më të mirën e tij. Ai është shndërruar edhe në një golashënues të rëndësishëm për skuadrën, pasi është duke shënuar gola mjaft decizivë. Kështu, vetëm në dy ndeshjet e fundit ka shënuar tre gola, duke e çuar numrin total të tyre në 6 këtë kampionat. Me këtë shifër ai është ngjitur në krye të listës së shënuesve më të mirë të skuadrës së bashku me Licin, që ka shënuar të njëjtin numër golash me elbasanasin. Klevis Dalipi gjithsesi nuk është shumë i prirur pas shënimit të një numri të madh golash. Ai vetë thotë se preferon më mirë të shënojë pak, por ata të jenë të rëndësishëm për skuadrën. "Vërtet numri i golave të shënuar po vjen duke u rritur, por të them të drejtën nuk e mbaj mendjen shumë te golat. E rëndësishme është që sa herë të shënoj, ato gola të jenë të rëndësishëm për Vllazninë. Sesa do të jetë numri total i golave që do të shënoj, për këtë nuk jam shumë i interesuar," shprehet më tej numri 10 i shkodranëve. Vëmendja e të gjithëve është drejtuar te ndeshja e kësaj të shtune pasdite në "Loro Boriçi" mes Vllaznisë dhe Teutës. Kjo është vetëm një sfidë 90-minutëshe dhe që vlen realisht vetëm 3 pikë, por Klevis Dalipi thotë se i gjithë ky impenjim kaq i madh vjen për faktin se skuadra që do të zërë vendin e dytë në përfundim të kësaj faze, relativisht do të jetë në të njëjtin vend edhe në fundin e krejt kampionatit. "Ne shpresojmë dhe po e kërkojmë me çdo kusht vendin e dytë që këtë fazë, sepse jemi të bindur që në fazën e tretë, nisur edhe nga kalendari i saj, do të jemi në të njëjtin vend, çka do të thotë edhe realizim i objektivave të klubit," deklaron në fund lojtari i ardhur nga ekipi kampion i Elbasanit, Klevis Dalipi.
Marre nga gazeta
Sporti Shqiptar
Posted: Sat, 03 Mar 2007 , 00:58
by BLEDI
shkodran83 wrote:pershendetje gjithe tifozeve te vllaznis
Mir se erdhe 83shi si ka than Mondi ne shpin ton Kuqeblu
Bledi
Posted: Sat, 03 Mar 2007 , 01:36
by Edmond-Cela
sportist_shkodran wrote:ADMIN a din gja ,cila radio e trazmeton ndeshjen neser.Se per me pa
na s'kena ku me pa.
naqe ti mund ta shikosh ne kompjuter live ne kete adres
http://www.forumishoqeria.net/forum/por ... v-shoqeria duhesh me u regjistru per pare 2 minuta
Posted: Sat, 03 Mar 2007 , 01:46
by Admin
Pershendetje te gjitheve,
Ka shume mundesi qe neser me e dhan ndeshjen direkt nga faqja ktu o ne radio ose edhe ne video, te shohim
Posted: Sat, 03 Mar 2007 , 13:35
by Edmond-Cela
live
ora 17:00 ne Premin3 VLLAZNIA - TEUTA
Posted: Sat, 03 Mar 2007 , 15:08
by GOLDIAN
po e shoh ndeshjen live pra
e tash po vij e ju baj nje analize te gjate te ndeshjes
vetem fitore duam sot
Posted: Sat, 03 Mar 2007 , 15:49
by GOLDIAN
spo me duohet ma derisa te filloj ndeshja
kam kohe pa e pa skuadren live
ishalla ka me ken atmosfere e bukur ne stadium
nje fitore na duhet se sban sot
me me fal qe skam e ken ne chat gjate ndeshjes
Posted: Sat, 03 Mar 2007 , 16:58
by Edmond-Cela
GOLDIAN wrote:spo me duohet ma derisa te filloj ndeshja
kam kohe pa e pa skuadren live
ishalla ka me ken atmosfere e bukur ne stadium
nje fitore na duhet se sban sot
me me fal qe skam e ken ne chat gjate ndeshjes
po ashtu edhe une
me nje fitore son ishall
ja kaloshi mire burra, se po shkoj me pa ndeshjen live ne tv
94 FLAMURTARI 1 - 0 PARTIZANI
94 ELBASANI 1 - 0 BESA
94 SHKUMBINI 1 - 2 TIRANA
17.00 VLLAZNIA ? - ? TEUTA