Page 3 of 125
Posted: Sat, 15 Oct 2005 , 10:46
by vllaznia1919
Lushnja, fitorja që shpëtoi Menekinin
Dje ne stadiumin "Selman Stermasi" u zhvillua premiera e kesaj jave midis Tiranes dhe Lushnjes.
Tirana - Lushnja 1-0
Tirana: Hidi, Pisha, Dabulla, Haliti, Hajdari, Sina, Bakalli (Merkoçi 77'), Muzaki, K. Duro, Muka (Muça 90'), Salihi (Rraklli 88'). Trajner: L. Menekini
Lushnja: Spaho, Dibra, Lamaj (Durri 85'), Ndoni, Byzhyti, Gjyla, Idrizi (Dervishi 57'), Xhagalliu (Çeka 63'), Lika, Dervishi, Shtrepi. Trajner: P. Sevo
Gjyqtarë: P. Lapi (Shkodër), E. Doda (Tiranë), F. Lezi (Durrës)
Kartonë të verdhë: Byzhyti, K. Duro, Salihi, Dervishi, Muka
Kartonë të kuq: Sina, Dabulla
Shënues: K. Duro 35' (p)
Posted: Tue, 18 Oct 2005 , 13:26
by vllaznia1919
Trajneri i portierëve te Shkumbini, godet rëndë teknikun e Teutës, Hasan Lika
Skandali, trajnerët rrihen me grushta
FSHF akuzon teknikët se po prishin kampionatin me veprimet e tyre të papërgjegjshme
Çuditë në futbollin shqiptar nuk kanë të sosur. Kishim parë grushta dhe sharje ndërmjet futbollistëve apo tifozëve, por që dy trajnerë të dhuronin shfaqje boksi në stadium, na duhej të prisnim javën e shtatë të Kategorisë Superiore. Arena edhe njëherë është Peqini, qyteti ku nga java në javë do të “shpërthejë” ndonjë “bombë” antifutbolli. Ndeshja Shkumbini-Teuta duket se do të mbahet gjatë nga trajneri i durrsakëve dhe i ekipit kombëtar Shpresa, Hasan Lika. Sikur të mos mjaftonte një gol krejtësisht i parregullt nga ana e vendësve, tekniku i Teutës ka provuar edhe grushta në fytyrën e tij. Ka qenë trajneri i portierëve te Shkumbini, Ballhysa, ai që nuk e ka përmbajtur dot irritimin dhe ka ngritur grushtat ndaj homologut të tij nga Durrësi. Spektakli është zhvilluar në dy të të gjithë të pranishmëve, aq sa në një moment tifozët më shumë po shikonin takimin e improvizuar të boksit, sesa ndeshjen e futbollit. Shkumbini i Alfred Ferkos arriti të fitonte 2-1, falë një goli që, sipas trajnerit Lika, u shënua nga gjyqtari Aranit Lulaj. Gjithsesi, dhuna në Peqin kësaj radhe nuk kurseu as pankinat, ndërkohë që gjyqtarët kanë mundur të largohen të qetë, pavarësisht se ata janë gjithnjë objekt i “urrejtjes” së tifozëve.
FSHF: Trajnerët po prishin kampionatin
U desh të goditej një trajner që Federata Shqiptare e Futbollit të reagonte për dhunën që është rishfaqur në kampionatin shqiptar. Shefi i Sektorit të Garave Hito Hitaj, ndonëse nuk ka përmendur emra të përveçëm, dje ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë trajnerët e ekipeve, për sjelljet e tyre antisportive dhe aktet e rrugaçërisë. “Këtë vit duket se problemi më i madh janë pankinat”, tha shefi i Garave. “Stafet teknike dhe administrative të skuadrave po nxisin nga java në javë akte rrugaçërie nëpër stadiume. Kemi arritur deri aty sa trajnerët të kacafyten me njëri-tjetrin dhe kjo është vërtetë shumë e rëndë. Janë veprime spekulative, të kryera nga njerëz që janë komplet të papërgjegjshëm”, u shpreh Hitaj. Sipas tij, dënimet ndaj këtyre fenomeneve nuk do të mungojnë, por në këtë rast duhet edhe një ndërgjegjësim më i madh nga ana e njerëzve që drejtojnë skuadrat. “Padyshim që këto veprime do të jenë në qendër të diskutimeve në Komisionet e Federatës, por kjo sjellje është duke prishur kampionatin. Më e keqja është se këtu nuk kemi të bëjmë me një rast të vetëm, por kjo është kthyer në një fenomen. Mund të numërojmë episode jo vetëm nga trajnerët nëpër rrethe, por edhe nga ata të kryeqytetit”, sqaroi shefi i Sektorit të Garave.
Dhunë edhe në Kategorinë e Parë
Përveç ngjarjeve të Peqinit, të zakonshme tashmë në kampionatin shqiptar, dhuna nuk është kursyer as në Kategorinë e Parë. Kruja, por sidomos Gjirokastra, kanë qenë arena të vërteta luftimesh, ku futbollistëve apo tifozëve u mungonin vetëm armët për të finalizuar veprimet e tyre. Sipas raportit që ka mbërritur në FSHF, në ndeshjen Tepelena-Tomori, të luajtur në Gjirokastër, ndaj futbollistëve beratas janë hedhur shishe, filxhanë kafeje e çaji apo edhe mjete të tjera të forta. “Ngjarja do të diskutohet në Komisionin e Disiplinës në mesjavë. Problem edhe njëherë ka qenë tuneli nga dalin futbollistët, mbi kokat e të cilëve janë hedhur sende të forta”, sqaroi për këtë problem shefi i Sektorit të Garave.
“Kthjellimi” pas grushtit
Pasi pa për një pjesë të madhe kohe gjykimin tendencioz (sipas tij) të gjyqtarit Lulaj, trajneri i Teutës Hasan Lika, në një moment duket se u dorëzua, kjo ndodhta edhe për shkak të goditjes së trajnerit peqinas Ballhysa. Teksa ndodhej në pankinë, tekniku durrsak iu drejtua presidentit të klubit Edmond Hasanbelliu: “Është e kotë që të vazhdojmë, kjo ndeshje është përfundimisht e humbur. Nuk kam ç’të bëj më”, tha shprehimisht Lika. Sipas dëshimtarëve të pranishëm në ndeshje, jo vetëm në momentin e golit, por thuajse gjatë gjithë ndeshjes, arbitri nuk ishte aspak në lartësinë e situatës.
Lika: Golin e shënoi gjyqtari
Edhe dje tekniku i Teutës dhe i ekipit kombëtar Shpresa ka kontestuar golin fantazëm të peqinasve në ndeshjen e të dielës. Hasan Lika e ka cilësuar një gabim trashanik vendimin e gjyqtarit, që, sipas tij, lejoi ashiqare një gol të parregullt, atë të humbjes për skuadrën e tij. “Golin për peqinasit e shënoi Aranit Lulaj”, është shprehur ai, duke nënvizuar edhe njëherë gjykimin tendencioz të arbitrit.
Posted: Wed, 19 Oct 2005 , 13:40
by vllaznia1919
Elbasani përjashton Ishkën dhe Gashin
Humbja e Elbasanit në javën e shtatë është shoqëruar me një analizë të imtësishme të shkaqeve që çuan në rezultatin negativ të verdhebluve në ndeshjen me Partizanin. Në këtë analizë ka qenë i pranishëm edhe presidenti i klubit, Arben Laze, i cili i ka dëgjuar me vëmendje të gjitha argumentet e paraqitura nga trajnerët dhe futbollistët për ecurinë e ekipit në javët e fundit, sidomos në ndeshjen me të kuqtë. Një pjesë e rëndësishme e analizës së pasditës së martë i është kushtuar forcimit të disiplinës dhe respektimi të rregullores së klubit me përpikëri si nga futbollistët dhe trajnerët, ashtu edhe nga zyrtarët. Presidenti i Elbasanit, Arben Laze, ka qenë mjaft i ashpër me disa futbollistë, të cilët nuk kanë qenë korrektë aq sa duhet gjatë seancave stërvitore për sa i përket pjesëmarrjes së tyre rregullisht në to. Për shkelje të përsëritur të rregullores së klubit, dy futbollistë janë ndëshkuar më rëndë nga sa pritej. Kështu, kosovari Fisnik Gashi dhe futbollisti Sokol Ishka janë përjashtuar nga ekipi i Elbasanit, me të cilin kishin nënshkruar një kontratë njëvjeçare. Motivacioni i përjashtimit atyre u është komunikuar përpara lojtarëve të ekipit dhe shkak ka qenë mungesa e theksuar e disiplinës në punë dhe shkelje e përsëritur e rregullores. Ndërkohë, presidenca verdheblu ka deklaruar se masat shtrënguese nuk do të mungojnë as në të ardhmen. "Të gjitha ata futbollistë dhe drejtues, të cilët nuk do të respektojnë rregulloren e miratuar të klubit do të përballen me sanksionet e saj më të rënda," - është shprehur gjatë analizës së djeshme Laze. Po kështu, është paralajmëruar për largim nga detyra shefi i klubit, Artin Kovaçi, si dhe drejtori i terreneve sportive Muharrem Dosti dhe menaxheri Lleshi. Këta të fundit janë paralajmëruar pasi nuk kanë mirorganizuar ashtu siç duhej udhëtimin e tifozërisë elbasanase me autobusët e vënë në dispozicion të tyre nga presidenca. Në marrjen e një mase të tillë për Kovaçin, Lleshin dhe Dostin ka këmbëngulur vetë presidenti i Elbasanit, i cili ka kërkuar ndryshim të menjëhershëm të gjendjes në të gjitha aspektet e punës. "Marrja e masave të tilla si ajo e përjashtimit të dy lojtarëve dhe e paralajmërimit të tre punonjësve të klubit do t'i shërbejë rritjes së cilësisë së punës dhe funksionimit të hallkave të klubit ashtu siç duhet. Ne nuk do të tolerojmë askënd që nuk është korrekt, qoftë ky edhe lojtari më i mirë i ekipit. Klubi ynë do të funksionojë si një klub futbolli profesionist dhe në këtë aspekt do të punojmë pa u lodhur. Kam mbetur i pakënaqur nga disa punonjës të klubit, që nuk kanë bërë aq sa ishte e mundur për organizimin e lëvizjes së tifozërisë sonë nga Elbasani në kryeqytetet dhe nga andej për në vendin ku u nisën. Toleranca ndaj atyre që nuk i shërbejnë me të gjitha mundësitë që kanë ekipit dhe tifozëve që po e mbështesin atë në të gjitha stadiumet e Shqipërisë do të jetë zero. Por nga ana tjetër, mbështetja e presidencës së Elbasanit për lojtarët dhe trajnerët do të jetë edhe më e fuqishme në të ardhmen. Ajo që do të dëshironim në të ardhmen është që korrektesa të jetë në shkallën maksimale nga të gjithë, sepse vetëm kështu objektivat tona janë plotësisht të realizueshme," - thekson
presidenti i Elbasanit, Arben Laze.
Posted: Fri, 21 Oct 2005 , 13:37
by vllaznia1919
Kryendeshjet, konsensus mes palëve
Dy ndeshjet kryesore të javës së tetë të kategorisë superiore, Elbasani Tirana dhe Partizani Vllaznia, duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët mes palëve. Kështu, të katër skuadrat kanë qenë dakord që gjyqtarët të vendoseshin me konsensus dhe jo me short si zakonisht. Në takimin Partizani Vllaznia, kryesor do të jetë Lulëzim Guzja, ndërsa ndihmës të tij Arben Pregja dhe Ergin Doda. Ndërkohë, në takimin tjetër Elbasani Tirana, kryesor do të jetë Albano Janku, ndërsa ndihmës Arjan Mali dhe Sokol Avdo.
Gjyqtarët e javës 8-të
Elbasani Tirana
A.Janku, A.Mali, S.Avdo
Partizani Vllaznia
L.Guzja, A.Pregja, E.Doda
Skënderbeu Dinamo
I.Gashi, G.Maloku, A.Lamçe
Lushnja Shkumbini
K.Meta, E.Miho, R.Zhuli
Teuta Besa
E.Peza, E.Biçaku, A.Guçe
Posted: Sat, 22 Oct 2005 , 01:03
by futbollist
sa te poshtem jane ,meten tu na vu arbitra tiranas,sidoqofte shpresojme per 1fitore neser
Posted: Sat, 22 Oct 2005 , 13:31
by vllaznia1919
E keqja e ksaje pune asht qe nuk ka albitra tjere te mire naqe.
Posted: Sun, 23 Oct 2005 , 19:00
by forri
eh!!!!.... nuk na e kan fajin albitrat ne jo!!!!.....por dallaveret që bëhen nën rrogoz..... Ishalla do të vijë një ditë,që edhe kampionati Shqiptar të bëhet për së mbari!
Posted: Mon, 24 Oct 2005 , 14:01
by vllaznia1919
Ihaaaaaaaaaa,sa kohe ka me kalu deri at dite naqe.
Posted: Mon, 24 Oct 2005 , 17:26
by Admin
forri wrote:eh!!!!.... nuk na e kan fajin albitrat ne jo!!!!.....por dallaveret që bëhen nën rrogoz..... Ishalla do të vijë një ditë,që edhe kampionati Shqiptar të bëhet për së mbari!
Tamam e ke than naqe , sna e kan Fajin Albitrat ......, Por Fajine kena vet na (Vllaznia e kam fjalen) , se nuk jena tu ba lojra aspak te mira ...
Posted: Tue, 25 Oct 2005 , 13:52
by vllaznia1919
Noshta goli i pare i Partizanit ishte hapsojt por ne pergjithsi ata meritune me fitu se na skena ba kurgja ne fushe.Pra i jap te drejte adminit qi fajin e kena vete,ose ma mire me thane e kan ata qi kan ba ekipin.
Posted: Fri, 04 Nov 2005 , 14:45
by vllaznia1919
Gjyqtarët e futbollit, 2 muaj pa lekë
Gjyqtarët e futbollit, prej dy muajsh nuk marrin paratë për punën që bëjnë, pra për gjykimet në kampionatin shqiptar të futbollit. Ky lajm është zbuluar rastësisht ,sipas informacioneve shumë të sigurta të marra pranë shoqatës së gjyqtarëve dhe disa kolegjiumeve në rrethe të kësaj shoqate. Kështu, bëhet e ditur se gjyqtarët nuk marrin shpërblimin për ndeshjet që kanë gjykuar në kampionat që prej fillimit të sezonit. I njëjti informacion bën të ditur se gjyqtarët prej dy muajsh janë munduar të marrin, si zakonisht, shpërblimet e ndeshjeve të gjykuara, por nuk ia kanë arritur qëllimit për arsye nga më të ndryshmet. Këtë fakt e kanë konfirmuar disa prej gjyqtarëve të kategorisë superiore, të parë dhe të dytë. Sipas vetë të interesuarve, ata kanë shkuar në federatë për të tërhequr paratë e tyre, por janë informuar se pagesat do t'i marrin në bankë menjëherë pasi të pajisen me karta dhe numër llogarie. Gjithsesi, nuk kanë qenë vetëm gjyqtarët ata që kanë konfirmuar ngërçin e pagesave. Zyrtarisht, në federatë të bëjnë të ditur se është e vërtetë që "bluzat e zeza" nuk paguhen prej fillimit të sezonit. Zëdhënësi i shtypit në federatë, Lysien Nurishmi, është shprehur dy ditë më parë se është e vërtetë që gjyqtarët nuk i kanë marrë paratë e tyre. "Eshtë thjesht çështje teknike. Kolegjiumet duhet të sjellin numrat e llogarive të secilit gjyqtar dhe më pas federata do t'ua kalojë paratë në bankë. Të mos mendojë asnjë se nuk ka para federata," është shprehur Nurishmi. Por problemi nuk qëndron vetëm këtu dhe nuk është vetëm një çështje teknike. Flagrant është fakti se gjyqtarët nuk paguhen prej 2 muajsh. Dhe nuk janë shuma të pakta ato që do të merren. Dikush ka 900.000 lekë të vjetra, dikush më shumë apo më pak, që gjithsesi janë para të konsiderueshme për një vend si Shqipëria. Të vjen akoma më keq kur kupton se ka gjyqtarë që presin vetëm shpërblimet për takimet ku kanë qenë pjesëmarrës për të mbajtur familjet. Gjykimi për ta është i vetmi mjet jetese, ndërkohë që federata mundohet të modernizojë pagesat e saj. Ndërkohë, në këtë institucion nuk është dëgjuar që rroga apo ndonjë dietë të vonohet ndonjë ditë. Nuk jemi kundër që gjyqtarët të marrin paratë në bankë, pasi do të ishim dritëshkurtër. Gjithsesi, kush është përgjegjës që gjyqtarët nuk paguhen prej muajsh? Asnjeri nuk mund ta thotë një gjë të tillë në federatë, sepse nuk janë ata që e vuajnë në kurriz, por të tjerët. Justifikime ka plot, si për shembull që ende kolegjiumet nuk kanë sjellë numrat e llogarive në federatë. Ndoshta është edhe neglizhencë e drejtuesve të kolegjiumeve që nuk janë shumë të organizuara dhe kjo mbetet për t'u parë me kujdes.
Gjithsesi, nuk është mirë që gjyqtarët të mos marrin ato para që presidentët e klubeve i kanë paguar që në fillim të sezonit. Për më tepër që në këtë kampionat, gjithmonë sipas federatës, paratë e gjyqtarëve janë paguar që në fillim. Pra, sido që të jetë, edhe sikur të ketë neglizhencë nga ana e kolegjiumeve përgjegjëse për mospagesat e gjyqtarëve, është vetëm federata ajo që ndan paratë. Ajo përgjigjet për këtë punë, siç përgjigjet për mbarëvajtjen e aktivitetit. Të shpresojmë që në të ardhmen serioziteti ndaj pagesave të gjyqtarëve të jetë shumë i madh, njësoj siç dëshirojmë ne që gjykimet e "bluzave të zeza" në futbollin shqiptar të jenë sa më korrekte. E duke lënë pas fjalët, fakti mbetet fakt. Gjyqtarët nuk janë paguar dhe për disa ditë të tjera gjendja do të jetë kështu. Dhe kur paratë që u takojnë nuk i marrin dot nga federata, oreksi i gjyqtarëve mund të hapet në anë tjetër..
Posted: Wed, 09 Nov 2005 , 20:47
by vllaznia1919
Lushnjari Mentor Sopjani është goditur keqazi të hënën, pas ndeshjes Luftëtari-Laçi
Gjyqtari, dajak para dyerve të FSHF-së
Futbolli në Shqipëri rrezikon të drejtohet gjithnjë e më shumë nga ligjet e xhunglës. Kampionati i sivjetshëm ka rikthyer edhe njëherë dhunën me të gjitha përmasat e saj në stadiumet shqiptare. Por para dy ditësh, saktësisht mbasditen e të hënës, një skandal i vërtetë ka ndodhur para derës së Federatës Shqiptare të Futbollit. Gjyqtari nga Lushnja ,Mentor Sopjani, është rrahur në mënyrë barbare nga katër persona, të cilët, duke përfituar edhe nga orari i ndërprerjes së dritave dhe errësira që kishte mbuluar korridorin para Federatës, e kanë pasur shumë të lehtë të largohen në qejf të tyre. Lajmi konfirmohet nga burime shumë të sigurta nga FSHF, të cilat në konfidencë u shprehën se ndaj arbitrit, që është edhe gardian burgu në Peqin, është ushtruar dhunë fizike dhe është kërcënuar me armë. Burimet sqaruan se autorët ishin nga Laçi, pasi Sopjani kishte qenë arbitër në ndeshjen e fundjavës Luftëtari-Laçi në Gjirokastër, që ka përfunduar 1-0. Po këto burime sqaruan se bilbili nga Lushnja nuk ka marrë asnjë vendim të padrejtë në atë ndeshje dhe se gjithçka ka qenë korrekte, ndërkohë që dhunë fizike ndaj tij është ushtruar për të gjetur një “kokë turku” për këtë dështim. Katër personat mendohet ta kenë pritur arbitrin në korridorin para derës së FSHF-së dhe Zyrës së Legalizimeve dhe ndoshta edhe me kërcënimin e armëve, e kanë rrahur në mënyrë barbare. Vetë Sopjani dje thuajse gjatë gjithë ditës e ka pasur telefonin të mbyllur, ndërkohë që nga policia bëhet e ditur se aty nuk është bërë asnjë denoncim ndaj autorëve, ndoshta edhe për shkak të ndonjë kërcënimi. Ajo që vlen për t’u theksuar është fakti se bëhet fjalë për një dhunë të paprecedentë dhe ndaj një prej gjyqtarëve më të mirë të kampionatit shqiptar. Pavarësisht se gjatë ndeshjeve të këtij kampionati mund të ketë pasur gabime arbitrale, bluzat e zeza janë gjithnjë e më shumë me “kokë në trastë” këto kohët e fundit.
Posted: Mon, 14 Nov 2005 , 14:30
by vllaznia1919
Partizani leter FSHF-së: Denoni Jarecin ose leme Kampionatin
Partizani duket i lodhur me gjykimet në këtë sezon, por më shumë se i lodhur duket i indinjuar. Një histori e gjatë që e ka fillesën që në javët e para të kampionatit (pa i hyrë edhe më thellë për të kujtuar historitë e sezonit të kaluar), por që duket se ia ka sjellë shpirtin në majë të hundës vetëm pas takimit me Besën. Partizani nuk luajti më mirë se Besa, barazimi ishte rezultati më i drejtë, por për drejtuesit e skuadrës së kuqe, gjykimi ka qenë tërësisht i njëanshëm, në mos për të favorizuar kavajasit, për të dëmtuar skuadrën e kuqe të kryeqytetit. Një gjykim tendencioz për drejtuesit e kryeqytetasve të kuq, para të cilit askush nuk mund të rrijë këmbëkryq. Aq më keq, kur merr parasysh se Sokol Jareci është zgjedhur me mirëkuptim nga të dyja palët, Partizani dhe Besa. Por, edhe njëherë tjetër “viktima” ka qenë Partizani. Por, këtë herë të kuqtë janë të vendosur për të mos toleruar më, ndaj ata kanë vendosur t’i dërgojnë një letër të hapur numrit një të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ku i kërkohet marrja e masave për drejtuesin e takimit Partizani-Besa, Sokol Jareci dhe ndihmësit të tij, Denis Rexha. Në letrën e hapur drejtuar presidentit të FSHF-së, drejtuesit e Partizanit kanë kërkuar dënimet përkatëse në adresë të gjyqtarëve. “Ne nuk kërkojmë pikët në tavolinë apo anulimin e ndeshjes, por kërkojmë që në bazë të kasetës së ndeshjes të merren dënimet përkatëse nga komisioni tekniko-gjykues për gjyqtarët Sokol Jareci dhe Denis Rexha”. Madje, drejtuesit e Partizanit kanë vendosur të shkojnë edhe më tej, duke bërë të ditur, se edhe mund të vendosin tërheqjen nga aktiviteti, një iniciativë e hedhur edhe nga tifozët e Partizanit menjëherë pas ndeshjes me Besën. Sipas deklaratës në fjalë në rast se nuk do të merren masat e duhura nga komisioni tekniko-gjykues, klubi i Partizanit do të jetë i detyruar të përkrahë shoqatën e tifozëve të Partizanit për bojkot të ndeshjeve të kampionatit, duke i ditur fare mirë edhe sanksionet ligjore të FSHF-së. Por, e gjitha kjo është lënë pas prononcimit të presidentit Duka dhe vendimeve të FSHF-së.
Përmes një deklarate për shtyp, drejtuesit e Partizanit i drejtohen presidenti të FSHF-së, Armand Duka: "Ju drejtohemi juve, si personi më i lartë zyrtar i FSHF-së, që me kompetencat tuaja ligjore të ushtroni të drejtën tuaj zyrtare ndaj organeve administrative dhe komisionit tekniko-gjykues të FSHF-së në lidhje me gjykimet jo të ndershme që gjyqtarët e futbollit po bëjnë në kampionatet kombëtare të të gjitha kategorive. Konkretisht, ne si klub kërkojmë nga ju prononcimin zyrtar për kontestimet tona të rasteve të poshtshënuara në ndeshjen Partizani-Besa:
- Anullimin në minutën e 25-të të golit të dytë të Halilit
- Golin e Besës në minutën e 81-të, në pozicion të dukshëm jashtë loje
- Faullat e pjesës së dytë, 90% të të cilëve të dhënë në favor të Besës
- Nxjerrjen me karton të kuq të futbollistit tonë, Sasha Delain
Posted: Mon, 14 Nov 2005 , 14:36
by vllaznia1919
Tirana shkarkon trajnerin Menichini
Leonardo Menichini nuk eshte me trajner i Tiranes. Donatoret bardheblu kane vendosur mbreme shkarkimin e tij, menjehere pas barazimit 4-4 ndaj Shkumbinit ne "Selman Stermasi". Kete e pohoi per gazeten, njeri prej donatoreve, pikerisht Refik Halili. "Eshte larguar trajneri Menichini, por jo vetem ai, - u shpreh Halili, - bashke me te kane ikur te gjithe, "te medhenj e te vegjel", pra i gjithe stafi teknik. Ne kemi mbetur shume te pakenaqur me lojen dhe rezultatet e skuadres, deri tani". Se cili do te jete trajneri i ri i Tiranes, kjo nuk dihet ende. "Edhe kur largohet nje kryeminister, - tha Halili, - duhet te pakten nje jave per ta zevendesuar dhe puna vazhdon normalisht". Perflitet se kandidati kryesor eshte ish-trajneri Sulejman Starova, qe tani eshte drejtor teknik ne klub.
Posted: Mon, 14 Nov 2005 , 14:38
by vllaznia1919
Sulaj: Bici nuk preket!
Ndërsa para një jave diskutohej se ishte një trajner i papunë, për Vasil Bicin duket se janë rikthyer kohët e arta. Ndonëse presidenti i bluve Besnik Sulaj i kishte dhënë një ultimatum lezhjanit për ndeshjen me Elbasanin, ai nuk e ka “mbajtur fjalën” dhe e ka konfirmuar teknikun në krye të skuadrës. “Nuk ka asnjë lëvizje trajneri”, tha ai mbrëmë tepër i nxehur. Vasil Bici u konsiderua si i larguar nga posti i teknikut të bluve, pas mbërritjes në Tiranë të kroatit Luka Bonaçiç para një jave, por sipas njëshit të klubit, lezhjani do të vazhdojë të qëndrojë në këtë detyrë.
Posted: Mon, 14 Nov 2005 , 15:41
by futbollist
Ky Sulaj duket nji rrote k.... deri dje tu thane do ta heku se sban po hupi me Elbasanin kur Bici kishte marre tane ato rezultate te mira.
Posted: Tue, 15 Nov 2005 , 17:03
by kuqeblu4ever
po ndonji lajm nga Vllaznia a kena se ka dy tre dite qe nuk hapet gazeta sportishqiptar?
Posted: Tue, 15 Nov 2005 , 18:44
by Admin
kuqeblu4ever wrote:po ndonji lajm nga Vllaznia a kena se ka dy tre dite qe nuk hapet gazeta sportishqiptar?
Pershendetje !!!
Ne faqe te pare ke 2 lajme te freskta mbi Vllaznine
Posted: Tue, 15 Nov 2005 , 18:57
by kuqeblu4ever
i madh je
Posted: Tue, 15 Nov 2005 , 21:50
by vllaznia1919
Mas i bani komplimente se i rritet menja masanej.