Posted: Thu, 19 Apr 2007 , 22:05
Milanisti Kaka, në qershor në "Qemal Stafa"
Ky nuk është një "scoop" gazetaresk, por një e vërtetë dhe mundësi. Kur bashkëbiseduesi lëshoi fjalinë, se "Kaka, në qershor do të zbresë në Tiranë, për të zhvilluar një ndeshje bamirësie", nuk u zura besë veshëve. Fjalët e tij më befasuan dhe menjëherë m'u kujtua idioma italiane: "Se non e vero, e ben trovato!" (Nëse nuk është e vërtetë, është e gjetur bukur). Nuk munda ta fsheh mosbesimin tim dhe vazhdova të ngulmoj me pyetje për të mësuar të vërtetën. Por, bashkëbiseduesi im, drejtori i stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", Perikli Dhalesi, për të më hequr çdo dyshim timin, bëri një telefonatë: "Hektor, ejani sot që të bisedojmë dhe të lidhim një kontratë për ndeshjen që ju doni të organizoni në qershor, në stadiumin "Qemal Stafa". A keni biseduar me miqtë tuaj italianë? Në përbërje të ekipit, vërtet do të jetë edhe Kaka i Milanit?". Përtej telefonit zëri vinte i qartë: "Drejtuesit e shoqatës sonë ju falënderojnë për ndihmën që po na jepni. Në përbërje të ekipit, që do të zbresë në qershor në Tiranë, do të jetë edhe Kaka, futbollisti brazilian i Milanit. Ata kanë biseduar me brazilianin dhe Kaka është shprehur i gatshëm për të marrë pjesë në këtë ndeshje bamirësie, që do të organizojë shoqata jonë. Megjithatë, ende nuk jam në gjendje të jap emrat e lojtarëve të tjerë që do të formojnë ekipin, por, midis tyre, veç Kakasë, do të ketë edhe disa futbollistë të tjerë të shquar".
Natyrisht, detajet e një ngjarjeje të tillë, e cila nuk ka se si të anashkalohet në mjedisin sportiv shqiptar, aktualisht janë të pakta. Zhurma e këtij evenimenti të pritur ka të bëjë me pjesëmarrjen e yllit të futbollit brazilian, milanistit Kaka, në një ndeshje bamirësie, që shoqata fetare kërkon të organizojë në muajin qershor në Tiranë, në stadiumin "Qemal Stafa". Kështu, për herë të parë, tifozët dhe sportdashësit shqiptarë, së shpejti, ndryshe nga premtimet e harruara të ish-kryeministrave Nano dhe Berluskonit për sjelljen e Milanit në Tiranë për një ndeshje miqësore, tani mesa duket do të kenë rastin të shikojnë në fushën e blertë, "live", njërin prej yjeve, jo të vetëm të Milanit, por të futbollit botëror, brazilianin Kaka. Fjalët bëhen të besueshme, kur di që kampionati i Serisë A në qershor ka përfunduar, dhe për më tepër, që ylli milanist, braziliani Kaka, është një futbollist i devotshëm besimtar. Kujtoni gjestin e tij karakteristik pas çdo goli, duart e ngritura lart drejt qiellit, Zotit!
Sot, koordinatori i shoqatës ungjëllore të besimit katolik, Hektor Muça, sipas drejtuesve të stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", pritet të nënshkruajë një kontratë për organizimin e një ndeshjeje bamirësie gjatë muajit qershor. Midis ekipit të futbollit, që do të vijë përtej Adriatikut, pritet që të jetë edhe ylli brazilian i Milanit, Kaka. Tifozët shqiptarë, dhe në veçanti ata të shumtët milanistë, në ditët e nxehta të qershorit, me shumë mundësi, do të realizojnë ëndrrën e tyre për të shijuar në tapetin e blertë të "Qemal Stafës" një festë të vërtetë futbolli, që lind vetëm nga magjia dhe këmbët e një ylli si Kaka!
Marre nga gazeta Sporti Shqiptar