Page 3 of 3

Posted: Tue, 29 Aug 2006 , 22:17
by sportist_shkodran
GJITHSESI KUR BAN NJI GOL MA SHUM SE KUNDERSHTARI DON ME THAN QE KE LUJT MA MIR!!!! E RENDSISHME ESHT QE Ç'DO NDESHJE TE PERFUNDOJN ME KET RREZULTAT....


Në 1919-ten je kriju
VLLAZNI emrin ta kan vu
pun te zorshme te kan ngarku
Shqipnis futboll ti me i mesu

Per futboll shkoder ke le
Per kry tend tan kan ba Be
gjithmon yje ti ke qit
Shkoders emrin ja ke rrit!

PERGJIMON FITORE!!!!! :D

Posted: Wed, 30 Aug 2006 , 13:37
by vllaznia1919
Njashtu asht,kisha vu firmenitesh me i fitu tana ndeshjet e kampionatit 1-0! :lol:
E bukur vjerrsha.

Posted: Wed, 30 Aug 2006 , 18:42
by GOLDIAN
Naqe ku e merr me i fitu tana 1-0 pa na dona me ba sa ma shume gola tash qe pa na vijne edhe keta sulmusat "yje"na ta po bajm ka 4 per ndeshje,
para vllaznia kete vit vetem kampion

Posted: Thu, 31 Aug 2006 , 13:34
by vllaznia1919
Boll te fitojme naqe se rezultati nuk na interreson hiq.Se per yjet qe jane tuj ardhe...................! :lol: :wink:

Posted: Sat, 02 Sep 2006 , 10:12
by Admin
sportist_shkodran wrote:GJITHSESI KUR BAN NJI GOL MA SHUM SE KUNDERSHTARI DON ME THAN QE KE LUJT MA MIR!!!! E RENDSISHME ESHT QE Ç'DO NDESHJE TE PERFUNDOJN ME KET RREZULTAT....


Në 1919-ten je kriju
VLLAZNI emrin ta kan vu
pun te zorshme te kan ngarku
Shqipnis futboll ti me i mesu

Per futboll shkoder ke le
Per kry tend tan kan ba Be
gjithmon yje ti ke qit
Shkoders emrin ja ke rrit!

PERGJIMON FITORE!!!!! :D

Tytjeta naqe,

Vllaznia ka lujt mire ne ate ndeshje, ku Bejzade ka lujt mire, Lici nder am te miret, Dalipi mu personalisht me ka pelqy, e te dy malazest kane lujt shum mire, kurse ma i miri ne fushe ka ken Dabulla.
Sic ka deklaru edhe tranjeri duhet me lujt ma shume ne krah.
Ishalla me ardhjen e sulmusit Milic, rregullohet edhe Vllaznia. Ma thet mendja se nqs Milic paraqitet mire, do te kete nje loje ma te mire ne mesfushe, pasi Bejzade e Dalipi do te lozin pak ma shume ne mesfushe, e sidomos nga kraht.

Komplimente per poezin se shum mire vargjet i ke rendit :wink: :D

Posted: Tue, 12 Sep 2006 , 14:10
by kuqeblu4ever
Tjeta Admin,

Edhe une isha ne stadium edhe e pashe ndeshjen me Luftetarin, bile kam ndjek edhe nji miqesore me U21, ne pergjithesi nuk kam mbet i kenaqun nga te 2 takimet, Luftetari ishte skuader e dobet dhe eshte dasht me fitu me rezultat shume ma te thelle, Doci, nuk me pelqej aspak, Dalipi mu duk shume dobet, e kam mendu ndryshe. Lojtaret qe kan lujt fort ishin Bejzade qe bani edhe golin, ishte i gjithanshem dhe bani volum te madh loje, Dabulla dhe Radusinovic shume i mire ne mbrojtje por qe u vu re ishte qe mungon sulmuesi i mirefillte sic e thane edhe shume gazeta, skena sulmues taman dhe nji organizator. Ajo ndeshje asht dasht me perfundu nja 5-0 per ne po nuk kena sulmues me e shty topin ne rrjete, kjo gja do shifet ne ndeshjen me Tiranen kete jave.

Posted: Tue, 12 Sep 2006 , 15:43
by Admin
Tytjeta naqe.

Dalipi ne ate ndeshje ka pas nje rol pak si apatik, nuk ka pas nje pozicion ne mirfillt kshu qe nuk ka pas mundesi qe te shprehet ashtu sic duhet.
Ne rastin e shenimit te golit Dalipi kishte pjesen e vet, gjithashtu ka ba marr iniciativa duke gjujt nga jashte zonet. Normale qe ka vend per me permiresu, por ashtu sic e ke than edhe ti mungon nje golshenus i mirefillt.
Ishalla Milic po permirsohet edhe e justifikon vedin. Asht marre me i than kujt, me gjithe respektin e kosideraten qe kam per te riun Sukaj , qe Vllaznia me pas vetem ate si sulmues kryesor !!!

Te shohim ndeshjen me Tiranen se ca ta pa bahet.

Posted: Wed, 13 Sep 2006 , 13:28
by vllaznia1919
Ne ndeshjen me Tiranen do te kete disa ndrrime ne formacion.
Dy prej ndërrimeve janë të detyruara, ngaqë bëhet fjalë për Telin dhe Osjen.
I pari i denum i dyti i vrame.
Manej per forme jo te mire nuk do te losin:Klevis Dalipi edhe Doçi e Hoti!
Ne vend te tyne:Ahi dhe dy 19-vjeçarët Lika e Sukaj, Kotrri, por ndoshta edhe Durishti.

Vllaznia Tirana, të premten në orën 19:15!

Posted: Wed, 13 Sep 2006 , 13:31
by vllaznia1919
kuqeblu4ever wrote:Tjeta Admin,

Edhe une isha ne stadium edhe e pashe ndeshjen me Luftetarin, bile kam ndjek edhe nji miqesore me U21.
Naqe nej foto a nuk ke ba?

Posted: Thu, 14 Sep 2006 , 22:28
by kuqeblu4ever
vllaznia1919 wrote: Naqe nej foto a nuk ke ba?
Jo nuk kam ba se lexova ktu ne forum qe Admini kishte ne plan me i ba, dhe kishte ba boll bile, e kishte mbajt fjalen..kshtuqe ja lashe Adminit ate pune, plus kam kene te tribuna perkarshi ku rrijne tifozat e zjarrte, aty ka mesi 8) edhe prej aty nuk ka naj pamje kushedi se ca, vetem me kap lagjen dudas ne foto se duket krejt prej aty :lol:

Posted: Sat, 16 Sep 2006 , 16:19
by vllaznia1919
Nese po ta fali per kyt here.Por here tjeter sa ma shum foto te jene aq ma mire asht. :wink: