Page 3 of 56

Posted: Wed, 13 Apr 2005 , 12:17
by piero
UEFA, përsëri e pakënaqur me Çelsin




Organizata e Futbollit Europian, UEFA, është shprehur përsëri e pakënaqur me sjelljen e klubit londinez të Çelsit. Kësaj here, arsyeja ka qenë dalja e trajnerit të fitnesit në konferencën për shtyp të ditës së djeshme. Ekipi i Çelsit ndodhet në Gjermani për ndeshjen me Bajernin dhe Mourinjo nuk ishte në stolin e tij, për shkak të pezullimit të dhënë pikërisht nga UEFA. Delegati i UEFA-s, Volfang Eikler, u shpreh i zhgënjyer që ekipi i Çelsit nuk kishte lejuar të merreshin intervista të tjera, përveç asaj të trajnerit të fitnesit, Rui Faria, dhe të lojtarit Mikael Forsell, ndërsa Bajerni në konferencën e shtypit kishte vënë në dispozicion të UEFA-s, trajnerin Magat, portierin Kahn dhe mesfushorin Ouen Hergrivs. Zyrtarisht, Çelsi nuk shkeli asnjë rregull, por Eikleri deklaroi se këtë ndodhi do ta raportonte në zyrat qendrore të UEFA-s në Bruksel. "Nuk mund t'i detyrojmë të bëjnë asgjë dhe për këtë nuk ka ndonjë sanksion. Por, po të shohësh Bajernin, ata na sollën trajnerin Magat, kapitenin Kahn dhe mesfushorin Hergrivs, ndërsa Çelsi nuk denjoi as të na sillte dikë për të na thënë se kush do të vinte. Kjo nuk është korrekte dhe këtë do të më duhet ta raportoj në zyrat e UEFA-s," - deklaroi Volfang Eikleri.

Posted: Wed, 13 Apr 2005 , 16:18
by piero
Nje spektakel i padenje per nje qytet si Mialno dhe nje figure e keqe per Italine qe kishte vene kandidaturen per kampionatin europian 2012.


San Siro aty ku fitoi turpi dhe paqyteterimi.



Nje figure e keqe.Nje spektakel i padenje per nje qytet te civilizuar si Milano dhe te nje shoqerie serioze sic eshte Interi.Asnje mllef i tifozave zikalter per golin e anulluar nga gjygjtari Merk nuk mund te justifikoje ate qe ndodhi mbremjen e djeshme ne San Siro.Portieri Dida i Milanit u be nje tabele qitjeje nga ana e tifozeve qe leshuan mbi te shishe plastike,cakmake,monedha dhe c'eshte me e renda tymce qe jeri nga to goditi portierin ne shpatull dhe u detyrua te lere fushen e lojes.Dhe keto gjera ndodhen pikerisht nje dite pas kercenimeve te ministrit te brendshem Pisanu i cili tha se do te mbyllte disa stadiume ku rreziku i perleshjeve ishte i madh.Humbja ne tavoline dhe pezullimi i fushes prishen nje mbremje qe eshte pare ne te gjithe boten dhe dihen pastaj pasojat.Cfare do te mendojne drejtuesit e Uefa-s per Italine qe ka kandiduar per Kampionatin Europian 2012?Sa pike ka humbur Italia ne keto dite te dielen dhe mbreme?Shume,jashtezakonisht shume.
Nuk eshte ky futbolli qe duam nuk eshte ky spektakli qe duam te marrim pjese.Nuk mund te pranohet qe disa persona te pa qyteteruar te fusin ne stadiume tymce,shishe plastike dhe lloj lloj sendesh te tjera.

Ndeshja tashme kalon ne plan te dyte.Tifozet interiste ata me fanatiket besonin ne nje permbysje te pabesueshme te rezultatit.Prezenca e Adrianos ne fushe ,qe vinte pas nje demtimi te rende,ushqeu shpresat per nje permbysje te rezultatit 0-2 te takimit te pare.Milani eshte cinik,ka lojtare klasi qe jane te zotet te mbrojne dhe te shfrytezojne cdo rast per shenim.Jane te pa permbajtshem ashtu si Sheva qe sa here qe sheh zikalter behet si djall per Interin(13 gola gjithsej)qe duket se kane hasur ne te macen e zeze.Ukrainasi rikthehet dhe shenon perseri pasi kishte shenuar edhe ne ndeshjen e pare.Mposht Toldo me nje te majte magjike.Askush nuk i kuptoi zgjedhjet e Mancinit,pasi la Adrianon te vetem ne sulm,kur mund te perdorte edhe Martins i cili porsa u fut ne loje me shpejtesine e tij i krijoi jo pak probleme mbrojtjes kuqezi.
Por debatet teknike nuk kane me rendesi.Keq beri trajneri qe fajesoi arbitrin Merk per ate qe ndodhi pasi anulloi golin e Cambiasos.Sjellje te tilla ushqejne dhune.Nuk eshte kjo sjellja qe nje njeri si Mancini duhet te paraqese ne fushe.Nuk ka pelqyer as Cordoba qe duartrokiti me nje ironi te pajustifikuar arbitrin Merk kur nderpreu perfundimisht ndeshjen.Pelqeu Ancelotti kur i tha futbollisteve te vet qe ta permbajne gezimin e kualifikimit qe te mos shkaktojne deme te tjera tifozet.Spektakli i pare dje i vret te gjithe i ben keq futbollit.Kjo mbremje e turpshme do te leje gjurme pas ne Milano,ne Itali dhe ne gjithe Boten.Ne kete pike fjalet nuk kane me rendesi.Drejtues,futbolliste,trajnere dhe njerez te thjeshte duhet te jene te vetedishem qe futbolli po rrezikon shume.Spektaklin me te bukur ne Bote pa nderhyrje drastike rrezikojme qe neser ta shohim vetem ne televizion dhe me shkallet e stadiumeve bosh.
E kane vene re tifozet qe mbreme shkaktuan gjithe ate rremuje?Jo,nuk eshte e mundur.

Posted: Wed, 13 Apr 2005 , 16:37
by piero
Sipas disa zerave afer "Curves Nord" e gjithe rremuja e shkaktuar ka nje emer.


Tifozat interiste:Eshte Moratti objekti i protestave.


Ne minuten e 73' te ndeshjes mes Interit dhe Milanit e vlefshme kjo per cerekfinalet e Champions League tifozet zikalter filluan te hedhin sende te ndryshme ne fushen e lojes.Sipas disa zerave qe dolen nga "Curva Nord" ajo interiste kjo rremuje ishte parashikuar me kohe.Objektivi kryesor i tyre ishte t'i shkaktonin nje dem ekonomik klubit dhe t'i jepnin nje senjal te forte padronit zikalter Massimo Moratti,

Goli qe iu anullua Cambiasos sipas tyre ishte vetem nje pretekst per te ndezur manifestmin e djeshem,i cili ishte programuar qe me pare.Me qellimin qe te godase njeriun qe i pergjgjet emrit dhe mbiemrit Massimo Moratti.

Posted: Wed, 13 Apr 2005 , 16:43
by piero
Trajneri bardhezi kërkon nga ekipi i tij që ta gjejë rrugën e rrjetës pa u ngutur

Kapelo: Një Juve agresive dhe e kujdesshme



Në prag të sfidës së Championsit ndaj Liverpulit, Fabio Kapelo u tregon djemve të tij rrugën që duhet të ndjekin. "Do të jemi agresivë, por edhe të kujdesshëm, për të mos rrezikuar që të goditemi në kundërslum. Duhet ta kërkojmë golin pa ngut," - ka shpjeguar trajneri bardhezi, i cili më pas ka konfirmuar mbrojtjen me tre lojtarë: "Kemi lojtarë mjaft të shpejtë, të cilët mund t'i shmangin kundërsulmet e tyre, por do të jetë i rëndësishëm edhe filtri në mesfushë." Sidoqoftë, kësaj here nuk ka asnjë dyshim lidhur me formacionin. Trezegeja nuk është grumbulluar, kështu që në sulm do të luajë dyshja Ibrahimoviç-Del Piero. Sipas versionit zyrtar, francezi ka ende probleme në kavilje dhe e ka lënë përgjysmë stërvitjen e djeshme. Lidhur me këtë argument, Kapelo nuk shton asnjë fjalë më tepër: "Trezegeja u ndal për shkak të një problemi në kavilje, por për këtë gjë flisni me mjekët dhe jo me mua." Kështu që është rikonfirmuar dyshja Ibrahimoviç?Del Piero, e cila shkëlqeu dhe ishte vendimtare në Firence. Në mbrojtje, Kapelo ka zyrtarizuar prapavijën me tre lojtarë, me Turamin, Monteron dhe Kanavaron: "Mbrojtja me 3 vetë duhet të jetë e mjaftueshme, - tha trajneri, - nëse do të tregohen të shpejtë dhe të vëmendshëm, por do të jetë tepër i rëndësishëm edhe filtri në mesfushë." Në mesfushë do të rikthehet Emersoni: "Në Firence nuk mund të luante, por sot s'do të mungojë." Ndërkohë, Liverpulit do t'i mungojë Xherrardi: "Ata kanë një skuadër shumë punëtore dhe kompakte, Xherrardi është shumë i rëndësishëm për ta, përsa i takon karakterit dhe pikës së referimit në fushë, por jam i sigurt se Ksabi Alonso, që do të luajë në vend të tij, do të jetë po aq i rëndësishëm." Kapelo thotë se Juvja duhet të dijë të presë çastin e duhur për të goditur. "Duhet të luajmë me shumë zgjuarsi taktike, pa u nxituar, për të mos favorizuar kundërsulmin e tyre, duke qenë se janë tepër të shpejtë. Psikologjikisht është një ndeshje e njëjtë me atë të kthimit ndaj Real Madridit, por do të kemi më pak ankthe, sepse duhet të rikuperojmë vetëm një gol dhe jo më dy." Mendimi i fundit ka qenë për dhunën nëpër stadiume: "Jam dakord me Pizanun. Pashë pamjet e filmuara të tifozëve tanë në Liverpul, nga fusha nuk e kisha vënë re gjestin e tyre, por mendoj se sa më shumë t'i tregojmë pamjet e tyre, aq më shumë protagonistë i bëjmë. Dhe kjo është ajo që duan ata. Ne s'duhet t'u bëjmë reklamë atyre. Sa më pak të flasim për këtë gjë, aq më mirë është." Bardhezinjtë, pa Trezegenë sonte mbrëma David Trezegeja s'është grumbulluar për ndeshjen e Ligës së kampioneve ndaj Liverpulit. Sulmuesi vazhdon të ketë probleme në kavilje, e cila dukej se ishte shëruar, por që në të vërtetë ka shfaqur sërish probleme dhe e ka detyruar ta lërë përpara kohe stërvitjen. Ndërkohë, gjithçka ka shkuar mirë për Emersonin, i cili u grumbullua dhe do të luajë. Në sulm, trajneri Fabio Kapelo do të dërgojë në fushë dyshen Ibrahimoviç?Del Piero, të cilët do të kenë detyrë ta përmbysin 2-1-shin e "Anfeld Road"-it. Pas shpinës së tyre do të jetë i vendosur Pavel Nedved.

Posted: Wed, 13 Apr 2005 , 16:43
by piero
Edhe sulmuesi Barosh tha se do të përpiqet të shënojë në Torino



Benitez: Luajmë vetëm për fitoren




Me sa duket, Liverpuli s'do të shkojë në Torino për shëtitje. Sulmuesi i rrezikshëm çek, Milan Barosh, ka besim te fakti se skuadra angleze do të shënojë në transfertë dhe do ta eliminojë Juven. "Kur mposht një skuadër të fortë si Juventusi, ? tha ai, ? besimi në vetvete vjen duke u rritur dhe, nga kjo pikëpamje, rezultati i takimit të parë na jep zemër. Jemi mes tetë skuadrave më të mira të Europës dhe tani duam të kualifikohemi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Ne mund të shënojmë një gol dhe shpresoj që këtë gjë ta bëj unë". Pa kapitenin e domosdoshëm Xherrard, trajneri i të "Kuqve", Benitez, për çudinë e të gjithëve ka grumbulluar sulmuesin Zhibril Size, i cili ka që në tetor që nuk luan, për shkak të një frakture në këmbë dhe mund të aktivizohet vetëm në rast nevoje. "S'do të luajë që nga minuta e parë, ? garantoi trajneri i Liverpulit, - por nëse do të jetë e nevojshme, do ta hedh në fushë në 20 minutat e fundit. Nga ana tjetër, nëse e kam thirrur, e kam bërë sepse e konsideroj të shëruar plotësisht. Edhe Ksabi Alonso do të luajë, pasi nuk ndien më asnjë shqetësim në kavilje. Përsa i takon portës, mund të them se Krasoni është një mbrojtës ekstrem shumë i zoti, por duhet të marrë parasysh se pas pësimit të golit ndaj Juves, mund të ketë probleme psikologjike. Gjithsesi, do ta vendos në çastet e fundit nëse do të luajë ai apo Dudeku." Benitezi tanimë e di se ç'ndeshje do ta presë: "Për ne do të ishte shumë e rëndësishme nëse do të arrinim të shënonim një gol. Do të shkojmë në Torino për ta fituar ndeshjen, do të përpiqemi të mbrohemi në mënyrë kompakte dhe të shënojmë. Ata, natyrisht, do të na sulmojnë, por kjo do të na krijojë hapësira të mëdha për manovrën tonë dhe ndoshta do të kemi më shumë mundësi."

Posted: Wed, 13 Apr 2005 , 16:44
by piero
Trajneri i PSV-së pohon se do të jetë e vështirë, por jo e pamundur përsëritja e vitit 1988


Hidink: Jemi edhe ne pretendentë




Pas 17 vitesh, PSV-ja është pranë kalimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, turne të cilin e ka fituar për herë të fundit, dhe të vetme, në vitin 1988. Kampionët e Holandës kanë barazuar në ndeshjen e parë ndaj Lionit në Francë dhe do të bëjnë sot në "Filip Stadion" një sforcim të fundit për të vazhduar më tej në veprimtarinë më të rëndësishme në Europë, në rang klubesh. Ja cila ka qenë intervista e trajnerit të PSV-së, Gus Hidink, përpara ndeshjes së sotme: - A ka shumë ndryshime kjo skuadër nga ajo që, nën drejtimin tuaj 17 vjet më parë, fitoi Ligën e Kampioneve? - Skuadra e 1988-s kishte më shumë eksperiencë se skuadra që drejtoj tani. Atëherë luanim me futbollistë të tillë si Gerets, Nilsen, Kuman, Van Bruklin dhe Lerbi. Kjo skuadër ka mangësi, por edhe futbollistë të tillë si Van Bomel, Vogel, Koku dhe Oijer. - E mendoni ndonjëherë se sivjet mund të fitoni Ligën e Kampioneve? - Mendja shkon, por e dimë se është shumë e vështirë. Gjithsesi, nuk e di si do të jetë gjendja jonë fizike në rast se kalojmë në gjysmëfinale. Koku dhe Bouma kanë luajtur në Kampionatin Europian, Park dhe Li janë bashkuar vonë me skuadrën, sepse kanë marrë pjesë në Kupën e Azisë. Ndoshta fizikisht mund të kemi probleme. - Kur e kuptuat se kjo skuadër mund të bënte mirë në këtë sezon? - Gjatë një turneu që zhvilluam në Mançester, pak javë pasi kishte filluar kampionati holandez. Më pas ishte ecuria e mirë në ndeshjet e para të Ligës së Kampioneve, që më mbushën me besim. - Cilat janë sekretet e kësaj skuadre? - Qetësia, ambicia dhe puna në grup. Na u larguan tri pika kyçe të skuadrës si Kezhman, Roben dhe Romandal, por gjithsesi mbetëm kompetitivë. Kemi krijuar një grup të mirë futbollistësh. Edhe eksperienca e Kokusë po na ndihmon për këtë. - Kaq mjafton? - Sigurisht që jo. Mark Van Bomel po luan sezonin më të mirë të karrierës dhe së bashku me Johan Vogelin janë më të kërkuarit në merkato. Më pas, Bouma dhe Oijeri dinë ta drejtojnë mirë mbrojtjen. Pa harruar golat e "Venegor of Heselinkut". Pra, me pak fjalë, jemi një skuadër e fortë, e cila mund të pretendojë me të drejtë në këtë edicion të Ligës së Kampioneve. - Si e prisni ndeshjen me Lionin, pas barazimit në takimin e parë në Francë? - Do të ishte një gabim i madh po të mbylleshim në mbrojtje, në kërkim të barazimit pa gola. Duhet të sulmojmë dhe vetëm në rast se shënojmë të parët, mund të mendojmë për të ruajtur me fanatizëm portën. - Në rast se kualifikoheni, do të ndesheni me një nga skuadrat e Milanos. Si e prisni... - Eshtë shumë shpejt për të menduar për kundërshtarin e radhës. Vëmendja jonë është e përqendruar vetëm te Lioni. - Atëherë na jepni një parashikim për ndeshjen... - Unë futem në atë tip trajnerësh, që nuk e bën asnjëherë një gjë të tillë përpara ndeshjeve.

Posted: Wed, 13 Apr 2005 , 16:45
by piero
Trajneri francez është optimist përpara ndeshjes së Lionit në Eindhoven ndaj PSV-së



Lë Gen: Jemi shumë larg eliminimit




Lioni ka udhëtuar dje për në "Filip Stadium" të Eindhovenit dhe sot do të ndeshet ndaj ekipit vendës të PSV-së, për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Ekipi fitues i kësaj çerekfinaleje do të ndeshet me Milanin ose Interin në gjysmëfinale. Për Lionin, kjo mund të jetë gjysmëfinalja e parë në historinë e klubit francez. Lioni vjen në takimin e sotëm pas barazimit në kampionat ndaj Nantës, me rezultatin 2-2. Trajneri Lë Gen u shpreh i kënaqur me këtë barazim, duke parë dhe mungesën e shumë lojtarëve titullarë, të cilët u lanë pushim pikërisht për ndeshjen e sotme. Organizatori Zhuninjo dhe mbrojtësi Erik Abidal nuk u grumbulluan për ndeshjen e së dielës, kurse Sidnei Guvu, Silvien Viltord dhe Florent Malouda e nisën takimin ndaj Nantës nga stoli. Lioni është vetëm disa javë larg titullit të katërt kampion radhazi dhe kryeson kampionatin me një avantazh prej 14 pikësh nga Lila e vendit të dytë. Për trajnerin Lë Gen, ndeshjet në transfertë kanë sjellë fat. Ata kanë fituar jashtë ndaj Spartës së Pragës, Fenerbaçes dhe ndaj Verder Bremenit. Lioni është i vetmi ekip që ka shënuar në çdo ndeshje të luajtur gjatë ketij edicioni të Championsit. Ata kanë shënuar 29 gola në 9 takimet e fundit. Humbja e tyre e vetme ka qenë në nëntor ndaj Mançester Junajtidit, me rezultatin 1-2. Ndaj PSV-së, në Lion ekipi i Lë Genit nuk mundi të merrte më shumë se një barazim dhe sot Lë Geni është shprehur i bindur se ekipi i tij do të arrijë të shënojë. "U ndihem shumë të zhgënjyer nga rezultati i ndeshjes së parë. Jam i bindur se atje do të arrijmë të shënojmë. PSV-ja nuk mendoj se do të luajë e gjitha në mbrojtje, por edhe sikur të ishte kështu, ata do të vuajnë shumë. Eliminimi është shumë larg për ne," - përfundoi Lë Geni. Asnjë nga dy ekipet nuk ka siguruar asgjë, prandaj sot në "Filip Stadium" të dyja ekipeve do t'u duhet të luajnë për të fituar. Nga ana tjetër, ekipi i PSV Eindhovenit është një hap larg gjysmëfinales së parë, që nga viti 1998. Sot ekipi i drejtuar nga Gus Hidink do të ndeshet me ekipin e Lionit në ndeshjen e kthimit për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Kualifikimi për holandezët nuk do të jetë i lehtë, duke parë që Lioni është ekipi që ka shënuar më shumë gola në këtë edicion të Championsit. PSV-ja do të ketë avantazhin e një goli të shënuar në Francë nga barazimi 1-1 dhe për Lionin do të jetë i detyrueshëm shënimi i një goli për të evituar eliminimin nga Championsi. Trajneri Gus Hidink, në ndeshjen e kampionatit të së dielës, la shumë nga titullarët në stol, megjithatë PSV-ja arriti një fitore të lehtë ndaj ekipit të Den Boshit, me rezultatin 3-0. Pas kësaj fitoreje, titulli duket akoma më afër për PSV-në, e cila ka një avantazh prej 13 pikësh nga AZ Alkmari i vendit të dytë. Ndërsa holandezët po shkruajnë një kapitull të ri në kampionatin e tyre, tifozët e PSV-së shpresojnë që ashtu si 17 vjet më parë, ekipi i tyre të fitojë Ligën e Kampioneve.

Posted: Thu, 14 Apr 2005 , 14:05
by piero
Nje nga formacionet me te mira italiane eleminohet nga nje ekip i i mesem anglez.



Mallkimi i Liverpool godet perseri Juventusin.


Juventus doli ne menyren me te keqe nga turneu.Ishte nje ndeshje e dobet e djemve te Capellos.Mbi te gjitha mungoi pergatitja fizike.Emerson p.sh. edhe pse ka qene nje nga me te miret per Juven shihej qarte ne fytyre se ishte pushtuar nga nje dhimbje sikur te luante me shpirt ne dhembe.Nedved qe karakteristika e tij eshte per te vrapuar,e ka bere ate ,por gjithmone ka vrapuar bosh.Zambrotta dhe Camoranesi shpesh kane qene vendimtare per ekipin e tyre,por dje ishte krejt e kunderta.E keshtu me rradhe gjithe lojtaret e tjere.
Kalon Liverpuli nje skuader jo e pathyeshme dhe me gjysmen e titullareve te demtuar,por ne 180 minutat e zhvilluara ka treguar me shume sidomos nga ana e karakterit.Ne ndeshjen e dyte u tregua nje skuader e mbyllur qe shpesh here mbronin ne 11 dhe niseshin me kundersulme te shpejta dhe here-here te rrezikshme.
Eshte kollaj te fajeshet Capello per formacionin e hedhur ne fushe me nje Olivera qe shetiste kot dhe kur kaloi ne krahun e djathte kthehej gjithmone nga pankina e Juves ku ishte Capello per te marre udhezime.
Ne krahasim me Mancinin zgjedhjet e Capellos jane te kushtezuara.Nuk eshte se Juventusi ka nje pankine te forte lojtaresh.Ka nje diference mes titullareve dhe atyre te stolit dhe zgjedhjet e trajnerit friulan nuk kishte si te ishin te ndryshme.Ata lojtare qe kishte ne dispozicion ata u mundua t'i perdorte ne menyren me te mire.
Tani nuk mbetet gje tjeter vecse te mblidhen ato pak forca qe i kane mbetur dhe per te luftuar per kampionat,gjithmone nese Milani do te vuaje dy kompeticionet.Megjithate skuadra e Ancelotit duket se eshte ne nje forme shume me te mire se bardhezinjte,duket se eshte nje shkalle me lart se ata.Juventinet shpresojne te vije perseri tringjyreshi nqs Milani i ben atyre dhurate,sepse Champions Liga mungon prej kohesh dhe per te mbajtur lart ate emer te madh qe ka ne Europe mbase pak edhe te tepruar duhet luftuar shume ne te gjitha frontet.

Posted: Thu, 14 Apr 2005 , 14:16
by piero
Kapelo: Dhamë sa kishim, bravo Liverpul




Juventusit duhej t'i kishin thënë se me rezultatin 0-0, kualifikohej Liverpuli. Skuadra e Kapelos ka qenë në një nga ditët më të zeza të këtij sezonin dhe detyrohet t'i japë lamtumirën Championsit. Pas ndeshjes, trajneri i Juventusit, Fabio Kapelo, u shpreh: "Nuk më pëlqen t'i kritikoj futbollistët e mi. Dhamë të gjitha mundësitë që kishim. Liverpuli luajti mirë, duke u mbrojtur me kujdes dhe duke qenë i rrezikshëm me kundërsulmin. Një skuadër e vështirë për t'u mundur. 180 minutat ishin shumë të ekuilibruara dhe duhet të komplimentoj Liverpulin. Ne luajtëm një ndeshje të mirë, por nuk arritëm të shënonim. Në luftën në ajër, anglezët ishin të

Posted: Thu, 14 Apr 2005 , 14:27
by piero
Pas goditjeve të 11-metërshave, kampionët e Holandës kalojnë në gjymëfinalet e Ligës së Kampioneve


PSV-ja qëndron në parajsë, Lion jashtë




PSV Eindhoven vazhdon të mbajë gjallë ëndrrën për të përsëritur vitin 1988, vit në të cilin holandezët fituan Ligën e Kampioneve. Skuadra e Gus Hidinkut, në përfundim të 180 minutave të barabarta me Lionin, ka siguruar kalimin në gjysmëfinale. Vetëm 11-metërshat kanë përcaktuar fatet e këtij çifti. Gabimet e Esienit në fillim dhe Abidalit më pas, nxorën jashtë nga Liga e Kampioneve, kampionët e Francës. Edhe në edicionin e kaluar, skuadra e Lë Genit ishte eliminuar në këtë fazë të kësaj veprimtarie. Roberti shënoi 11-metërshin e fundit për holandezët dhe kaloi në delir "Filip Stadion"-in. Ky i fundit u tremb seriozisht pas penalltisë së gabuar nga Beslei. Viltordi, me një goditje të thatë, i dha Lionit golin e avantazhit në minutat e para të lojës. Një gol shpresëdhënës ky, duke parë barazimin 1-1 në ndeshjen e parë në Lion. Por e njëjta situatë u përsërit edhe në pjesën e dytë. Në minutën e pestë të këtij fraksioni loje, Aleku barazon rezultatin për skuadrën holandeze. Mbrojtësi brazilian shënoi me kokë, pas një goditjeje standarde të ekzekutuar nga Van Bomel. Nën ndikimin e një tifozerie shembullore në "Filip Stadium", PSV-ja sulmoi në pjesën më të madhe të lojës dhe ishte ajo që e kërkoi më shpesh golin. Në fraksionin e parë të kohës shtesë, lodhja filloi të ndihej te futbollistët e PSV Eindhovenit dhe Lioni bëhet i rrezikshëm. Zhuninjo ka rastin më të mirë për francezët, por goditja e brazilianit ka përfunduar vetëm pak metra larg portës së Gomeshit. Pjesa e dytë shtesë ka pasur edhe situatën më të favorshme për holandezët, por Koku nuk di të përfitojë, duke goditur lehtë përpara Kupesë. PSV-ja merr kurajo dhe falë lojës së mirë të mesfushës, me në krye Parkun dhe Van Bomelin, vendos në vështirësi një Lion të lodhur fizikisht, me aksione të shpeshta. Gjithsesi, ndeshja iu drejtua 11-metërshave atje, ku Eindhoveni u tregua më i saktë dhe fitoi të drejtën për të vazhduar më tej në këtë edicion të Ligës së Kampioneve. Në gjysmëfinale, PSV-ja do të ndeshet me Milanin.

Posted: Sat, 23 Apr 2005 , 09:49
by kristian
Champions, çdo skuadër katër lojtarë U-20


Ekipet e mëdha në Europë do të duhet të paraqesin listën e plotë të lojtarëve para fillimit të kompeticioneve Europiane dhe kësaj here, ata duhet të përfshijnë në këtë listë edhe katër lojtarë që vijnë nga ekipet e reja të klubeve. Ky rregull u vendos të enjten nga UEFA dhe u votua unanimisht nga pjesa më e madhe e kësaj organizate. Këto rregulla të reja do të aplikohen vetëm në Ligën e Kampioneve dhe në Kupën UEFA, por organizata europiane shpreson që kjo të apliokohet në të ardhmen edhe në kampionatet e ndryshme.
Që nga fillimi i sezonit 2006-07, klubet do ta kenë të detyrueshme përfshirjen e katër lojtarëve të rinj në skuadër. Zëvendës presidenti i UEFA-s, Per Ravn Omdal, pas konferencës deklaroi: "Kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e futbollit. Katër lojtarë të rinj, janë një numur i vogël në një skuadër të përbërë nga 25 veta, por ky është një fillim i mbarë."

Posted: Wed, 27 Apr 2005 , 12:08
by kristian
Sonte fiton liverpooli :D :D :D VDEKJE CHELSIT :twisted: :twisted:

Posted: Thu, 28 Apr 2005 , 13:50
by vllaznia1919
Barazim 1-1 naqe!Sa inat e paske Chelsean!!UUUUU tesh e kuptova pse,sepse te ka eliminu Bayernin tand te dashtun. :D :D :D :D

Posted: Thu, 28 Apr 2005 , 16:36
by piero
Trupa e Ancelottit ka likuiduar me dy gola te Shevas dhe Tomasson nje Psv qe meritonte me shume.


Sheva-Tomasson Stambolli eshte me afer


Milani fitoi të martën në mbrëmje ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve. Kuqezinjtë e Ançelotit triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 dhe tani janë shumë pranë Stambollit. Deri këtu mirë, por unë nuk kam mbetur fort i bindur nga loja e Milanit. Nuk ishte ajo skuadra solide në mbrojtje që jemi mësuar ta shohim. Sikur Farfan, Ji-Sung Park apo Van Bomel do të kishin qenë më të kujdesshëm, mbase sot do të flisnim për një humbje të trishtë.
Shumëkush më njeh. Kolegët e mi e dinë që unë kam debulesë për Interin, por sinqerisht këtu nuk ka të bëjë fare rivaliteti shekullor me kushërinjtë tanë. Milani dje ka rrezikuar shumë...
Ansambli perfekt i krijuar nga Gus Hidink ishte me të vërtetë i rrezikshëm. Kurrë nuk kisha parë një skuadër aq aktive në lojë, që më shumë se një formacion futbolli më kujtonte zyrat e OKB-së. Shumë kombësi dhe shumë kultura të shkrira në perfeksion në një skuadër të quajtur PSV Eindhoven. Jo më kot ata kanë fituar titullin kampion ende pa u mbyllur kampionati. Jo më kot ata bëhen skuadra e parë holandeze që arrin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve që pas zbehjes së Ajaksit të madh. Jo më kot ata luajtën aq bukur. PSV-ja i tregoi Milanit se ka ende punë për të bërë përpara se të arrijë të sigurojë finalen, ndonëse ka fituar me rezultatin 2-0. Si shumë të tjerë, unë kam pyetur veten: çfarë do të bënte ky Milan nëse përballë do të kishte Çelsin dhe jo PSV-në? Përgjigjja mund të ishte shumë e hidhur për futbollin italian. Sigurisht që Çelsi nuk do të ishte limituar me ca goditje në qendër të portës, që edhe gjyshi i Didës do t'i priste. Milani dje ka fituar, por nuk ka bindur. Pastaj, si rrallëherë (përveçse në ndeshjet ku luan Juventusi) unë kam asistuar në një gjykim sipërfaqësor dhe të njëanshëm. Gjyqtari Kiros Vasaras nuk do ta kishte gjykuar atë takim në atë mënyrë edhe sikur të ishte italian. Mbase në origjinën e tij greke ka ndonjë çikë gjak italiani. Megjithatë, unë dua ta falënderoj dhe nuk e di pse dreqin mendova kombëtaren. Mbase sikur Italia të ishte ndeshur me Greqinë do të ishte toleruar në këtë mënyrë. Eh, sikur...
Ançeloti duhe t'i bëjë shumë pyetje vetes dhe të kuptojë pse nuk eci skuadra. Mbase mungesa e Nestës ishte mjaft domethënëse, por nuk besoj se ka qenë ky shkaku i vërtetë. Unë i druhem rikthimit në origjinë të mbrojtjes së Milanit, sikurse dhe në fillimin e kampionatit, kur thuajse çdo top filtronte në qendër të zonës së rreptësisë. Po sikur në vend të Farfanit, Ji-Sung Parkut, Van Bomelit të ishin Didie Drogba, Xho Kol apo Frenk Lampard, çfarë rezultati do të kishim?
Unë mendoj kështu se jam disi futurist. Dua të shikoj më larg se PSV-ja, aty ku Milanin do ta presë Çelsi në finalen e Stambollit.
Tashmë kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen e kthimit në Holandë. Fitorja e bën ata më të sigurt, sikurse milionat e italianëve që luten për një triumf të Milanit në Europë për të harruar kombëtaren. Por të gjithë janë të shqetësuar, sepse shikojnë një lloj deformimi të skuadrën nga një ndeshje në tjetër. Shpeshherë, kuqezinjtë kanë shfaqur fytyra të frikshme edhe për vetë Ançelotin, por ndonjëherë kanë qenë frikësues për vetveten, pasi kanë rrezikuar vërtet shumë. Të qenit skuadra më e mirë e Italisë i bën ata njëfarë kombëtareje. Jo për gjë, por me një Juve të eliminuar turpshëm nga një Liverpul, i cili është vetëm hija e vetvetes, dhe nga një Inter që nuk di se ç'është fitorja apo humbja (sepse pëlqen vetëm barazimet), Milani është bërë krenaria e vetme italiane. Por, kur edhe Milani luhatet, ne dëshpërohemi. Ançeloti e di më mirë se të qenit më të mirët është një thikë me dy presa. Ai e pa fare qartë se çfarë skuadre kishte ndërtuar kolegu i tij me një buxhet prej vetëm 50% të pagës së Shevçenkos dhe të Sedorfit.
Ji-Sung Park dhe Farfan ishin të jashtëzakonshëm me topin dhe më habiti fakti se nuk arritën të shënojnë një gol të vetëm. Edhe portieri Gomesh u tregua i jashtëzakonshëm dhe duhet thënë se në të dy golat nuk kishte përgjegjësi. Fundja nuk është faji i tij, se Shevçenko nuk do t'ia dijë sesa metra para e ka mbrojtësin kundërshtar. Kjo është diçka që i takon vetëm Shevës.
Megjithatë, mua më pëlqeu shumë PSV Eindhoveni dhe e përgëzoj trajnerin Hidink për skuadrën që ka krijuar. Baza e tij e përbërë nga një bosht të rinjsh dhe të vjetrish duket se funksionon shumë mirë. Kokuja tregoi se mund të japë akoma, ndërsa Farfan tregoi se është një lojtar me një të ardhme të madhe.
Tanimë, duke parë dhe rezultatin e favorshëm të ndeshjes së parë, Milani praktikisht e ka siguruar finalen dhe, sipas të gjitha gjasave, do të ndeshet me Çelsin. Aty ka për të qenë një tjetër muzikë.(marre nga editoriali i Goal.com)

Posted: Thu, 28 Apr 2005 , 16:39
by piero
Për ukrainasin, ky është një sezon ku mund të arrijë gjithçka, në nivel klubi dhe kombëtareje

Shevçenko: Dua titullin dhe Championsin




Andrij Shevçenko do gjithçka. Ndërsa Galiani dhe Ançeloti thonë se preferojnë më shumë, nëse do t'u duhet të zgjedhin, Championsin sesa kampionatin. Ukrainasi nuk bën llogari: "Në këtë pikë nuk dua të lë asgjë, Championsi është tepër i bukur, është e vërtetë, por i kemi rikuperuar shumë pikë Juves duke djersitur, kështu që përse të heqim dorë tani nga kampionati? Dhe më pas, edhe Seria A ka bukurinë e saj, dua të luftoj në të dyja frontet deri në fund." Oreksi vjen duke ngrënë. Nuk do të bëjë llogari Shevçenko, i cili duket sikur dëshiron të thotë "meqë jemi në valle, le të kërcejmë". Dhe Milanit tani kanë nisur t'i shijojnë vallëzimet, edhe ndaj PSV Eindhovenit kuqezinjtë u rezistuan sulmeve të holandezëve, për të goditur më pas në fund, sikurse ka ndodhur shpesh në këtë sezon. Mendimet e Shevës nisin nga ndeshja e kthimit në Champions, për t'u kthyer më pas te kampionati: dy mendime fikse që gërshetohen në mendjen e ukrainasit kuqezi. "PSV-ja e ka fituar kampionatin dhe do të ketë një tension më pak, ? tha sulmuesi, ? ndërsa për ne do të jetë edhe më e vështirë. Është më mirë që tani të mos mendojmë për këtë".
Por një çast më vonë, ai i përgjigjet pyetjes se cilën skuadër do të donte të gjente në finale, mes Çelsit dhe Liverpulit. "Do të më pëlqente Çelsi. Do të më bëhej qejfi për Romanin (Abramoviçin), i cili ka bërë shumë sakrifica për skuadrën e tij. E meriton finalen". Ndërkohë, në kampionat "finalja" është me Juventusin dhe ka nisur që në fillim të sezonit. Për këtë arsye, tani edhe sikur të ishte i detyruar, Shevçenko nuk do të bënte një diferencim mes Championsit dhe titullit. "Në këtë pikë nuk dua të lë asgjë, Championsi është tepër i bukur, është e vërtetë, por kemi rikuperuar shumë pikë ndaj Juves duke djersirë, kështu që s'kemi pse të heqim dorë tani nga kampionati. Më pas, edhe Seria A ka bukurinë e saj, dua të luftoj në të dyja frontet deri në fund." Por, pa ndeshje shtesë. "S'besoj se do të shkohet me ndeshje shtesë, mendoj se do të vendoset gjithçka në takimin direkt". Kjo është një prej "finaleve" të shumta që po luan Milani në këtë periudhë. "Kemi goxha stres psiko-fizik, - shpjegoi Shevçenko, ? dhe ndoshta për këtë arsye jemi disi në disavantazh në krahasim me Juven, Çelsin dhe madje edhe PSV-në." Ndaj holandezëve, sidomos në pjesën e dytë, Milani hasi shumë vështirësi. "Po luajmë vetëm ndeshje të rëndësishme, është normale të ndiejmë disa vështirësi. Por dimë edhe se 3?4 ndeshjet e ardhshme mund të vendosin sezonin dhe ju garantoj se kjo na ndihmon. Vetëdija për rëndësinë e këtyre ndeshjeve na ndihmon të jemi gjithsesi të përqendruar në maksimum. Motivacionet janë të mëdha dhe kjo na bën t'i kapërcejmë streset fizike dhe psikologjike. Në 10 minutat e fundit me PSV-në, për shembull, isha tepër i lodhur, por të gjithë ne kemi shumë dëshirë të qëndrojmë në fushë dhe të fitojmë. Kemi dëshirë të japim gjithçka për të arritur këto dy objektiva të mëdha."
Ndërkohë, për ndeshjen e Firences priten disa risi. "Është një tjetër sfidë e vështirë, ku askush s'mund të humbasë pikë. Do të jetë një betejë, ndaj ne duhet të çlodhemi dhe të karikojmë bateritë për këtë ballafaqim. Herën e fundit kam humbur një 11-metërsh në Firence, kështu që dua ta fshij këtë kujtim. Ky sezon është historik për mua, - përfundoi Sheva, - pasi brenda një muaji mund të arrij gjithçka, në nivel klubi dhe kombëtareje."

Posted: Thu, 28 Apr 2005 , 16:40
by piero
Pas humbjes në "San Siro", trajneri holandez pranon se kualifikimi është thuajse i pamundur

Hidink:Fitoi klasi i yjeve te Milanit.



Trajneri i PSV Eindhovenit, Gus Hidink, ka mbetur shumë i zhgënjyer nga rezultati 2-0 i gjysmëfinales së parë të luajtur në Milano, sidomos pas lojës së mirë që luajti skuadra e tij në 45 minutat e dyta të takimit. Në minutën e 90-të, John Dal Tomason shënoi një gol mjaft të rëndësishëm për fatet e kësaj gjysmëfinaleje. Kështu, pas golit të parë të shënuar nga Shevçenko, kuqezinjtë shkojnë më të sigurt në Eindhoven. "Me rezultatin 1-0 edhe mund të kishim shpresuar në kualifikim, por tani gjithçka është bërë më e vështirë, - u shpreh trajneri i skuadrës holandeze, Gus Hidink, një ditë pas ndeshjes. - Gjithsesi, javën e ardhshme nuk do të shihni një Eindhoven të dorëzuar, sepse kemi premtuar se do të luftojmë me të gjitha forcat tona deri në minutën e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kampioneve." Hidinku, i cili i eliminoi italianët në kampionatin e fundit botëror, kur drejtonte Korenë e Jugut, vazhdoi deklaratën e tij: "Pati pjesë të caktuara të lojës në pjesën e dytë, në të cilat dominuam totalisht. Për këtë më vjen keq kur shoh rezultatin e ndeshjes." Më pas shtoi: "Tjetër gjë është të humbasësh pas një loje ku ke qenë i barabartë me kundërshtarin dhe tjetër gjë është të humbasësh, pasi ke dominuar jashtë fushe. Jam krenar për djemtë e mi dhe për mënyrën sesi luajtën ndaj një skuadre me buxhet financiar, katër herë më të madh se tonin." Trajneri i PSV-së flet edhe për rastet e shumta të shpërdoruara nga skuadra e tij: "Nuk është e lehtë të ndeshesh me një nga mbrojtjet më të forta në botë dhe të krijosh atë numër të madh rastesh për shënim, siç ndodhi të martën në "San Siro". Rezultati i ndeshes nuk pasqyron meritat e skuadrave në fushën e lojës, por ndoshta këtu qëndron edhe diferenca. Milani ka futbollistë të tillë, që nuk falin përpara portës kundërshtare. Në fund, Hidinku mendon për ndeshjen e kthimit: "E kemi shumë të vështirë arritjen e finales, gati të pamundur. Ata do të na presin dhe nuk do të jenë të detyruar ta komandojnë lojën. Ky është një avantazh i madh për një skuadër si Milani. Në kundërsulm janë të frikshëm."

Posted: Thu, 28 Apr 2005 , 16:42
by piero
Agjensite e huaja nje dite me pas komentojne ndeshjen e "San Siros" dhe pranojne se Psv mund te kishte dale me nje rezultat minimal.

Shtypi: Klasi kuqezi mund PSV-në e pafat




Shtypi holandez dhe ai italian kanë qenë në një mendje, pas ndeshjes Milan-PSV Eindhoven, të vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Milani përfitoi nga instikti vrasës i Shevçenkos, ndërsa PSV-ja ishte e pafat dhe meritonte më shumë. Ja cilat kanë qenë komentet e disa prej gazetave më në zë, italiane dhe holandeze:
Korriere dello Sport (ITA): Kuqezinjtë përjetojnë një tjetër natë magjike dhe Milani është vetëm një hap larg finales së Stambollit. Skuadra e Ançelotit duhet të jetë e përqendruar edhe në Eindhoven, në mënyrë që të mos përsëritet disfata e një viti më parë në La Korunja. Hidinku tregoi edhe një herë se është një mjeshtër stoli, ndërsa PSV-ja, me pak fat, edhe mund të kishte barazuar.
Gazzetta dello Sport (ITA): Ishte një ndeshje futbollit shumë e ngjashme me një lojë shahu. Durimi dhe qetësia i dhanë fitoren Milanit, ndërsa Hidinku konfirmoi se ka ndërtuar një skuadër të fortë dhe se pjesëmarrja e PSV-së në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, nuk ishte një rastësi. Klasi i kuqezinjve doli mbi futbollin e bukur dhe rastet e shumta të shpërdoruara nga holandezët.
De Telegraf (HOL): Këtë sezon, PSV-ja ka luajtur shpesh me një stil italian. Një skuadër që e bazon lojën te llogatitë dhe efikasiteti, por pikërisht ndaj Milanit bëri të kundërtën. Kërkoi futbollin e hapur dhe gjeti një skuadër të pamëshirshme, e cila e goditi dy herë, duke u treguar sa cinike, aq edhe profesioniste. Gjithsesi, nuk ka hije dyshimi që PSV-ja meritonte më shumë.
De Volskrant (HOL): Me sa duket, aventura e Eindhovenit në këtë edicion të Ligës së Kampioneve nuk do të mbyllet në Stamboll. Kampionët e Holandës kthehen nga Milani me të gjitha lëvdatat e mundshme, por me një rezultat që nuk lë shpresa për ndeshjen e kthimit. Hidinku, për të fituar, i duhet një Shevçenko.

Posted: Thu, 28 Apr 2005 , 16:43
by piero
Derbi britanik mbyllet në barazim pa gola. Finalisti do të përcaktohet pas gjashtë ditësh në Liverpul

Çelsi-Liverpul, vendos "Anfild Road"




Gjysmëfinalja angleze e Ligës së Kampioneve midis Çelsit dhe Liverpulit është mbyllur në barazim 0-0. Ndeshja është luajtur me një ritëm të lartë, por pa pasur raste të pastra për shënim nga të dyja ekipet.
Mbrojtjet perfekte. Të dyja ekipet patën disa mundësi për të shënuar. Për Çelsin, Frenk Lampard nuk mundi të shënonte shumë pranë portës së mbrojtur nga portieri Dudek, kurse Liverpuli pati mundësi të kalonte në avantazh me anë të çekut Milan Barosh, gjuajtja e të cilit u largua në vijën fundore nga patrioti i tij, Çeh. Gjithsesi, është për t'u përmendur se të dyja mbrojtjet u treguan pothuajse perfekte, me Xhon Terrin në qendër për Çelsin dhe Sami Hipianë për Liverpulin.
Mungesa e Dafit. Mesfushori i Çelsit, Damien Daf, nuk mundi të ishte i gatshëm për trajnerin Mourinjo dhe në vend të tij luajti që nga minuta e parë mesfushori Tiago, ndërsa holandezi Arjen Roben e nisi takimin nga stoli. Ndërsa për miqtë, Baroshi ishte i gatshëm që nga minuta e parë, i mbështetur nga spanjolli Luis Garsia.
Një lojë e kujdesshme. Trajneri Hoze Mourinjo dhe homologu i tij, Benitezi, kishin marrë masa përsa u përket sulmeve kundërshtare. Kjo u pa që në minutat e para, ku loja u përqendrua në mesfushë dhe asnjë nga ekipet nuk arrinte të mbante zotërimin e topit për një kohë të gjatë. Megjithatë, Çelsi, duke pasur dhe mbështetjen e publikut, ishte më i motivuar për të sulmuar në zonën e Liverpulit. Drogba mund ta kishte zhbllokuar takimin në minutën e 28-të, por Dudeku ndaloi gjithçka me qetësi.
Rastet e humbura. Humbjet e rasteve duket se nuk kishin fund për të dyja ekipet. Për Liverpulin, Xhon Arne Rise mund të kishte shënuar një gol shumë të vlefshëm, pas topit të marrë nga Ksabi Alonso, por gjuajtja e tij përfundoi mjaft larg kuadratit të portës. Rasti i Çelsit ishte akoma më i volitshëm. Pas krosimit të Xho Kolit dhe largimit të dobët të topit nga ana e Xhimi Kragerit, gjuajtja fluturimthi e Lampardit përfundoi sipër traversës.
Pritja e portierit Çeh. Me të dyja ekipet që dukeshin të kënaqura me këtë rezultat, loja zhvendosej nga gjysmëfusha në duart e të dy portierëve. Miqtë iu afruan golit pas krosimit të dhënë nga kapiteni Xherrard, drejt Baroshit, por gjuajtja me kokë e këtij të fundit u ndalua në mënyrë spektakolare nga portieri Çeh. Numri një i kombëtares çeke konfirmoi edhe një herë se është një nga portierët më të mirë në Premier Ligë.
Ndërhyrjet e sakta. Pas përfundimit të pjesës së parë, vendësit rigjetën ritmin e tyre dhe filluan të sulmonin drejt portës së Liverpulit. Ishte Sami Hipia, që me një ndërhyrje spektakolare, i mohoi Xho Kolit gjuajtjen drejt portës, vetëm pak metra larg saj. Çelsi u mundua disa herë të çante mbrojtjen e pakalueshme të Liverpulit, por nuk ia arriti qëllimit.
Aktivizimi i Robenit. Mesfushori holandez, Arjen Roben, hyri në fushë pak para fillimit të pjesës së dytë, në vend të Tiagosë, dhe dy minuta më pas pati një rast të mirë për ta kaluar ekipin e tij në avantazh. Mbrojtja e Liverpulit ishte koshiente për rrezikshmërinë e holandezit, por ai u neutralizua shpejt nga tre mbrojtësit e "të kuqve".
Përpjekjet e fundit. Në 20 minutat e fundit të takimit, Liverpuli u përgjigj me futjen në lojë të Dijbril Sisesë, në vend të Milan Baroshit, dhe zëvendësimi i kryer nga Benitezi rezultoi mjaft i suksesshëm, përsa i përket sulmit të Liverpulit. Në minutat e fundit, të dyja ekipet kërkuan golin e avantazhit, por nuk e gjetën atë, duke lënë gjithçka të hapur për takimin e dytë në "Anfield Road". Alonso do të mungojë në ndeshjen e kthimit, pas kartonit të marrë në minutat e fundit të ndeshjes

Posted: Thu, 28 Apr 2005 , 16:44
by piero
Benitez: Kemi shanse për finalen



Pas barazimit 0-0 në ndeshjen e djeshme ndaj Çelsit, për gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve, trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, u shpreh: "Në rast se do të më premtonin në fillim të sezonit se do të vendosej kalimi në finalen e Ligës së Kampioneve, nga një ndeshje që duhej fituar në "Anfild Road", do të kisha qenë shumë i lumtur. Për këtë jam optimist se përpara tifozëve tanë mund të arrijmë në finale. Kemi shanse të mira për ta bërë diçka të tillë. Luajtëm mirë dhe rezultati është mëse i pranueshëm. Kontrolluam lojën në pjesën më të madhe dhe mesfusha u tregua në lartësinë e duhur. Më vjen keq që nuk do të kemi shërbimet e Ksabi Alonsos në ndeshjen e kthimit. Nuk e meritonte kartonin e verdhë, pasi nuk pati asnjë kontakt ndërmjet tij dhe Gudjonsenit. Por edhe pa të kemi shanse të mira për të luajtur finalen e Stambollit.

Posted: Thu, 28 Apr 2005 , 16:45
by piero
Trajneri portugez e kishte parashikuar kete rezulat para ndeshjes me Liverpulin.

Mourinjo: I kënaqur me rezultatin



Pas ndeshjes ndaj Liverpulit, trajneri i Çelsit, Hoze Mourinjo, deklaroi: "E rëndësishme është të fitojmë në "Anfield". Eshtë një situatë optimale. Kemi një tifozeri të shkëlqyer dhe besoj se ata do të qëndrojnë me ne deri në fund. Në ndeshjen e ardhshme do të kemi nevojë për ta, për të fituar." Megjithatë, trajneri i bluve deklaroi se ekipi tij ka shumë besim për kualifikimin për në finale. "Jam i kënaqur me rezultatin. Në ndeshje të tilla, rezultati 0-0 brenda në fushën tonë është i kënaqshëm. Ky rezultat na jep shumë shpresë për kualifikimin për në finale. 99.9 për qind e tifozëve të Liverpulit mendojnë se me këtë rezultat kanë një këmbë në finale. Por nuk është kështu. Do të jetë shumë e vështirë për Liverpulin në ndeshjen e kthimit."