Page 3 of 5
Posted: Sat, 27 Oct 2007 , 19:09
by vllaznia1919
Posted: Sun, 28 Oct 2007 , 07:36
by Miri
ma mire mas me e lujt hiq se prap po hajn nej 5-she
Posted: Thu, 25 Sep 2008 , 17:24
by Miri
Shqipëria U17 humbet 7-0 me Bjellorusinë
Pas humbjes 4-0 me Finlandën, Shqipëria U-17 pësoi edhe një tjetër më të thellë akoma: 7-0 kundër Bjellorusisë. Pjesa e parë u fitua nga bjellorusët 3-0, të cilët shënuan tre gola në harkun e 10 minutave (26’, 29’, 36’). Pjesa e dytë edhe më e keqe për kuqezinjtë e vegjël. Brenda 14 minutash katër gola të pësuar: 46’, 48’, 50’ e 64’. Një zot e di, nëse në 25 minutat e fundit, Bjellorusia nuk ka pasur më dëshirë për të shënuar në portën tonë.
Në ndeshjen tjetër të Grupit 10 eliminator të Euro 2009, Finlanda mundi Maqedoninë 2-1, duke marrë dhe kryesimin e grupit. Takimi i fundit i Shqipërisë është ai kundër Maqedonisë, më 28 shtator.
Gjithsesi, 10 gola të pësuar në dy ndeshje, pa shënuar qoftë edhe një gol nderi nuk japin sinjale të mira, aq më tepër që përgatitorja e ekipit tonë U-17 u zhvillua në Malin e Zi.
Humbja me Bjellorusinë ishte e 37-a në 49 ndeshje të zhvilluara (7 fitore, 5 barazime), teksa golat e pësuar arritën kuotën 123 kundrejt 40 të realizuarve.
Le të themi edhe dy rezultatet sa për të ngushëlluar veten tonë. Rusia U-19 për femra mundi 19-0 Moldavinë e kësaj moshe, ndërkohë që Belgjika U-19 po për femra fitoi 18-0 me Gjeorgjinë U-19.
Posted: Mon, 29 Sep 2008 , 22:24
by GOLDIAN
25 minutat e para udheheqin 3-0 me maqedonine
si perfundim
3-3
na e shpifen
Posted: Mon, 29 Sep 2008 , 23:08
by vllaznia1919
Kta jane e ardhmja e futbollit shqiptar???Kuku per ne.
Posted: Tue, 30 Sep 2008 , 12:16
by ingleo
nuk kan faj ata jo.nuk bahet ekipi tu ba i faze pergatitore 10 dite ne mal te zi, kur tan kampionatin luajne ne fusha me balte.ne fillim duhet me investua ne infrastrukture e pastaj me pretendua per rezultate.simas meje kot harxhojne lek me i cua neper faza pergatitore.
Posted: Tue, 30 Sep 2008 , 21:16
by vllaznia1919
Normalisht maj naqe.Investimet ne Shqipni jane zero.
Re: U-17
Posted: Fri, 25 Sep 2009 , 21:35
by Admin
Ekipi komtar i U-17 kane lujt sat ndeshjen e parë me Hungarin të vlefshme për fazën e parë të eleminatoreve të kampionatit Evropian.
Ndeshja ka perfundu me rezultatin 5-0 ne favor te Hungarise.
Per ekipin tone jane aktivizu kta lojtare:
# 1 Xhiljando Dergjini
# 2 Griseld Cekici
# 3 Dorian Kerciku
# 4 Jurgen Mumajesi
# 5 Aleksandros Cuci
# 6 Bruno Dita
# 7 Amir Tafa
# 8 Alfred Deliallisi
# 10 Fabio Hoxha
# 11 Ardit Peposhi (Levendi 54')
# 14 Benkert Abdija (Hoxha 63')
Re: U-17
Posted: Sat, 26 Sep 2009 , 14:23
by Ledi1920
turp i zotit...
Re: U-17
Posted: Sun, 27 Sep 2009 , 11:28
by GOLDIAN
jena mire shume me talenta
zoti na i rujt
Re: U-17
Posted: Sun, 27 Sep 2009 , 23:18
by GOLDIAN
U-17 eliminohet nga Europiani
nga AlbaniaSoccer E diel, 27 Shtator 2009 18:08
albania_hungary_u_17_ Skuadra perfaqesuese e U-17 te Shqiperise ka humbur edhe takimine dyte ndaj Sllovakise me rezultat 0-3. Kjo ishte humbja e dyte rresht per Shqiperine, pas asaj 0-5 nga Hungaria. Me kete humbje, Shqiperia eliminohet nga keto eliminatore, megjithese ka edhe nje ndeshje prestigji per te luajtur ndaj Luksemburgut. Sllovakia me fitoren e arritur e siguroi kualifikimn per ne fazen e dyte, pasi kryeson grupin 11-te me gjashte pike, pas dy fitoreve ndaj Luksemburgut dhe Shqiperise. Nderkohe takimi tjeter i luajtur sot midis Hungarise vendase dhe Luksemburgut, perfundoi ne barazim 1-1 duke e bere interesante konkurencen per vendin tjeter kualifikues, kur Luksemburgu do te luaje me Shqiperine diten e hene, nderkohe qe Hungaria do te luaje me kryesuesen Sllovakine. Hungarise i duhet nje barazim per tu kualifikuar, kurse Luksemburgu duhet te fitoje me Shqiperine me mbi 5 gola dhe Hungaria te mundet nga Sllovakia qe te kete shprese per nje kualifikim te mundshem.
Re: U-17
Posted: Wed, 30 Sep 2009 , 13:56
by REINIS
Po do ishte shume me bukur mos me u paraqit fare. 2-0 hum.
Apo shkojne per turizem????
Re: U-17
Posted: Tue, 20 Oct 2009 , 17:34
by Man in Redblue
U-15, Mali i Zi – Shqipëria 1-2 (ne Fakt 2:1)
Golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Franc Ymeralilaj në minutën e 68-të
Shqipëria U-15 humbi 2-1 me Malin e Zi, në finalen e grupit të saj kualifikues për Lojërat Olimpike të Singaporit 2010. Mali i Zi preu biletën për një Lojërat Olimpike të Singaporit 2010. Takimi i ndoq nga vetëm 200 shikues.
Golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Franc Ymeralilaj (ne foto) në minutën e 68-të, ate 2-1 të ndeshjes, edhe pse Mali i Zi luajti nga minuta e 12-të me dhjetë lojtarë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të portierit Kordiç.
Sipas faqes së Federatës Malazeze të Futbollit, fscg.co.me, për Malin e Zi shënuan Krstoviç (47') dhe Kosoviç (58').
Pesë kartonë të verdhë u dhanë për Kombëtaren e Malit të Zi, ndërsa vetëm Taçi u ndëshkua me karton të verdhë nga Shqipëria.
Takimi u gjykua nga arbitri nga Kazakistani, Arjom Kushin.
Në gjysmëfinale, Kombëtarja shqiptare U-15, e drejtuar nga Sulejman Demollari fitoi me Lihtenshtejnin 2-0. Jurgen Vatnikaj shënoi në minutën e 49-të dhe Hoxha në të 53’, pas një goditje këndi.
Në takimin tjetër të grupit tonë, San Marino fitoi 2-1 me Lihteshtejnin.
Skeda e ndeshjes, gjithmonë sipas faqes së federatës malazeze:
Shqipëria: Tekja, Taçi (Kalaja (Tirana), Borakaj, Bardi, Marku, Hoxha, Nuri, Vatnikaj (Milori), Çakali, Ymerailaj, Hoksalari.
Mali i Zi: Kordiç, Vico, Markoviç, Sarkiç, Prançiç, Nedoviç (Neneziç), Jovanoviç (Çosiç), Kosoviç, Krivokapiç (Dragoviç), Krstoviç, Grboviç.Strijelac:
Shenues
1:0 – Krstovi? 47'
2:0 – Kosovi? 58'
2:1 – Ymeralilaj 68'
Re: U-17
Posted: Tue, 20 Oct 2009 , 17:37
by Man in Redblue
1. albaniasport shkrun rezultatin gabim-ndoshta nga turpi
2. "po na kalon Mali i ZI"- kam pas frik e kam shkru disa here- sot mund te thuhet
NA KALOI MALI I ZI se edhe ne eliminatorte e kupes se botes grumbulloi ma shume pike se na....
BRRAVO FSHF & DUKA
....edhe te shkrujn kosovaret tash "dona kombetare nvedi"....se ta po na gadit Mali i Zi te dyja kombetaret...zgjidhja asht me u ba aktiv me largu Duken e me luftu korrupsionin, se me dal nvedi kurgja nuk bjen...edhe ne kosove nuk jan ma te "ndershem" jo
Re: U-17
Posted: Tue, 20 Oct 2009 , 20:47
by Skodrinon
pse a itash na kaloi mali i zi a? na ka kalu me kohe. ku e kena pase neiher na nji dyshe sulmuse si jovetiç-vuçiniç? kushtojne 40 milion euro te dy bashke....
Re: U-17
Posted: Wed, 21 Oct 2009 , 00:22
by GOLDIAN
Skodrinon wrote:pse a itash na kaloi mali i zi a? na ka kalu me kohe. ku e kena pase neiher na nji dyshe sulmuse si jovetiç-vuçiniç? kushtojne 40 milion euro te dy bashke....
na marsh te keqen na kena kapllanin e berishen qe skane nevoje me lujte hic e paguhen si ma tmirt
kesaj i them zgjuarsi une
Re: U-17
Posted: Wed, 21 Oct 2009 , 00:38
by Man in Redblue
shka mar gold me fjet, tka qit gruja jasht prej shtratit a
Re: U-17
Posted: Wed, 21 Oct 2009 , 12:44
by Miri
Re: U-17
Posted: Wed, 21 Oct 2009 , 18:25
by Man in Redblue
Re: U-17
Posted: Wed, 21 Oct 2009 , 19:23
by GOLDIAN
e mar MIRI A shef ca a tu me ba ky myn in redblue
mi nxorri harlleqet ne shesh