Page 3 of 12
Posted: Thu, 22 Mar 2007 , 21:44
by GOLDIAN
Man in Redblue wrote:GOLDIAN wrote:a po me uroni se i bana 1000
hajt ishalla une me komtaren pra
Glückwunsch zum 1000. Message und hoffentlich bleibst weiterhin sooo brav und fleißig, RESPEKT
(Ishalla spo futet vllaznia19191 te kjo teme se mpiu e zeza manej, ma ka ba ben e asht tu mndjek kto kohte fundit per me ma vu nji denim
)
danke
mas e ke merak se ketej pari sfutet vllaznia 1919 se ka hallin e vllaznise ma shume se te komtares
Posted: Thu, 22 Mar 2007 , 21:46
by vllaznia1919
Goldi i gzosh 1000 mesazhet naqe.
Man in Redblue:es bereitet Sie für eine Bestrafung vor!
Zdi gja qa kam shkru por e hangre.
Posted: Thu, 22 Mar 2007 , 21:46
by GOLDIAN
kuqeblu po me pas 6000 mije euro a spranohem a
1000postime dhe 6000 mije euro del taman 7000
ky gluckwunschi pritet me u federu ne vere asht bombesi salihi e sinani bashke
i lumte man in redblue qe po interesohet per lojtart e mire si gluckwunschi
Posted: Fri, 23 Mar 2007 , 07:42
by kuqeblu
GOLDIAN wrote:kuqeblu po me pas 6000 mije euro a spranohem a
1000postime dhe 6000 mije euro del taman 7000
Pyt Besnik Qelen e jo mu. Besniku m'ka than thjesht me i ba reklam, po mas me ba pazar me ken
GOLDIAN wrote:ky gluckwunschi pritet me u federu ne vere asht bombesi salihi e sinani bashke
i lumte man in redblue qe po interesohet per lojtart e mire si gluckwunschi
Shyqyr qi po merrna ne t'forumit i fije me merkaton e Vllaznis, se po e bajm ekipin bombastik. Kam ni qi edhe Ronaldinho den me ardh te Vllaznia, se e ka anerr me lujt me Glukwunschin perkrah
Posted: Fri, 23 Mar 2007 , 13:48
by Admin
GOLDIAN wrote:a po me uroni se i bana 1000
hajt ishalla une me komtaren pra
Urime naqe, pak me vonese, pa ma mire vone se kurr thojne
P.S Denimet me duket se tash pa jen te bollshme
Posted: Sun, 01 Jun 2008 , 03:21
by vvvllaznia
Nje talent ne Gjermani Fanol Perdedaj vitin tjeter do te luj me ekipet zingjir ti Hertha Berlinit
artikull ne shqip:
http://www.tifozatkuqezi.com/sporti-lajme.php?id=4250
artikull ne gjermanisht:
http://www.transfermarkt.de/de/news/211 ... eigen.html
duke ken 100% i sigurt qe nuk kena me ja ba ftesen kurr makare deri sa te debutoje ne bundeslige shpresoj qe makare shpejt ta shoh duke lujt me perfaqsusen e kosoves
Posted: Sun, 01 Jun 2008 , 13:59
by Man in Redblue
Perdedaj asht shqiptar Shqipniet, nuk ka lidhje me perfaqsuesen e kosoves. Ai ose debuton me ekipet e moshave te shqiprise ose me ato te gjermanise
Posted: Mon, 02 Jun 2008 , 03:48
by vvvllaznia
Man in Redblue wrote:Perdedaj asht shqiptar Shqipniet, nuk ka lidhje me perfaqsuesen e kosoves. Ai ose debuton me ekipet e moshave te shqiprise ose me ato te gjermanise
tek tifozatkuqezi e kan shkru sikur ka lind ne Kosove megjithese prap se prap kudo te ket lind meqe Shqipnia nuk ka me e thirr shpresaj ta thirri makare Kosova
Posted: Tue, 03 Jun 2008 , 18:43
by matrix-kuqeblu
Posted: Tue, 01 Jul 2008 , 00:15
by vvvllaznia
Shqipon Bektashi kerkohet nga Serbet
Shqiptari i parë qe doli kampion i Bundesliga për U 19, Shqipon Bektashi ( SC Freiburg ) , duke e mposhtur si mysafir ekipin vendas te VfL Wolfsburg 2:0-
golin e dytë e shenoj Bektashi.Ai në këtë sezon ka shenuar 7 gola në Kampionat dhe 6 në Kupe ( Ne finale u mposhten me penallti nga Borussia Dortmund ).
Ndeshja është transmetuar live ne DSF dhe ka pasur mbi 3 milion shikues pranë ekranit televiziv dhe ndeshjen e ka bashkëkomentuar Felix Magath- tranjer i VfL Wolfsburg.
Shqiptari me prejardhje nga Presheva, që ka arritur ketë vitë kalimin nga U 17 ne U 19. Pos, që është ne listen e Gjermaneve,- ai ka zgjuar interesimin edhe te Federates se Futbollit te Serbise.
Te nesermen pas ndeshjes, dikush nga Federata Serbe e ka marrë te atin etij Mehmetin dhe i ka kërkuar qe Shqipon dhe vellau i tij Edmondi te bashkangjitet ekipeve te rinjeve te Serbise. Pasi, ata kanë informata se
ata posedojne shtetesine serbe dhe kanë marrur pasaportat ne konzullaten e Shtutgartit. I ati Mehmeti thotë se : " Deshira e ime është qe djemet e mi te luajnë për Shqiperine. Kanë pasur oferta edhe nga Gjermania- qe te dy kanë qene ne grumbullimet e te rinjeve nga ana e DFB-se. Por, ne akoma nuk kemi shtetesine gjermane dhe deshira e ime është qe ata te luajne për Shqiperine. Pasi, unë prej vite kam ble nje shtepi ne Golem dhe ne Presheve , vetem se shkoj per ta vizituar plakun time atje. Une kam dashur me i dergu djemet ne grumbullimin e Shpresave, ku kanë qene dy shoket e tyre- Shpejtim Hysenaj ( Old Boys Basel ) dhe Ylli
Lokaj ( SC Freiburg ). Mirpo, është dashur te paguaj dy bileta dhe per ato momente nuk kam pasur gjendjen e mire per nga ana financiare. Besoj se Shqiperia ka përcjell ndeshjen dhe do kemi fatin qe sa me shpejt te luaj per ta.Por, edhe kordinatori i te rinjeve te SC Freiburg- është ish- tranjeri dhe miku i Joahim Lev. Poashtu, ne jemi larg 2 km prej vendbanimit te Jogi Lev dhe i njeh shumë mirë djemet e mi dhe nuk do jete problem i madh te marrim shtetesine gjermane.Kam deshire te madhe qe ata te veshin ngjyrat kuq e zi. Ne ane tjeter kam frike. Sepse, Labinot Haliti
( LKS Lodz ) është bashkeqytetar i imi dhe me sa di unë, akoma nuk ka luajtur për Shqiperine.Edhe per shkak te deshires se madhe dhe sakrifices qe ka bere."
Se sa me rendesi kanë qene ndeshjet finale për te rinjet ne Bundesliga, tregon fakti se drejtori sportiv te DFB- se ,Matias Sammer- i është ndaluar nga presidenti i DFB- se, qe te vije ne Hotelin e ekipit ne Ascona të Zvicres, pasi ka pasur me zhvilluar nje trening me disa te rinje nga Gjermania dhe me pas të percjell ndeshjen Austri- Gjermani. Ne rast te humbjes, ai do ishte tranjeri i ardheshem i Gjermanise. Ai ka ardhur në Köln dhe ka ndjekur ndeshjen gjysemfinale 1FC Köln-SC Freiburg 2:2. Dhe si pas nje këshilltari te tij, Hrost Hrubesh është shumë i interesuar që Bektashin ta ketë në ekipin e U 18 dhe U 19 te Gjermanise.
Ai me teper shton: " Kjo do ishte një gjë pozitive për Bektashin, pasi me pasaporte gjermane. Ai mund te kaloj me lehtë ne Angli. Sepse, ai është percjellur nga disa scout te ekipeve angleze. Pikerisht, tre klube kanë treguar intersim për Shqiponin. Me pasaporte te Shqiperise apo Serbise- do jetë shume e veshtire për te...
Te shpesojme se FSHF- ja do zgjohet nga gjumi dhe nuk do të dështoj sikur se ka deshtuar tek disa te rinje qe kanë shkelqyer per ekipet e tyre ne U 19 dhe tani, luajne per ekipe profesioniste. Si Valdet Rama ( FC Ingolstadt ), Fisnik Zejnullahu ( Borussia Dortmund ) dhe Andis Shala ( FC Dundee )- te cilet edhe pse u propozuan nga Rudi Vata- as që u perfillen nga specialistet e FSHF- se...
Leotrim Kabashi kalon ne U 19 te Braunschvajg
Lojtari i U 16 te DSC Arminia Bielefeld, Leotrim Kabashi ka bwrw nje ngritje te madhe- duke kaluar ne U 19 te Eintracht Braunschvajg qe garon ne Bundesliga.
Dhe njeherite wshtw lojtari me i ri ne historine e A Jugend ( U 19 ) pwr Bundesliga. Duke e lene pas Nuri Shahin te Borussia Dortmund.
Sami Baçaj
------------------------
talentet tone i kerkan serbi e jo shqiptari.e vuna itu kete artikull vetem me dhane edhe nje prove tjeter nqs kishte nevoj qe shpesh te bajn me ken te tredhun se sa je vet.
ne radhe te par i uroj suksese ne karriere ketyre djelmoshave mandej te zgjedhin kombtaren qe e rrespekton ma shume si njiri,mandej si lojtar e si shqiptar.natyrisht e kam fjalen midis shqiperise e gjermanise se nuk besaj se kan me shku me serbt
Posted: Thu, 03 Jul 2008 , 00:00
by vllaznia1919
Posted: Thu, 03 Jul 2008 , 21:47
by rai
pa mar rruges jane...ka kohe qe jan nis...vec po vonohen, sdi pse...
ose jane tu prit ne "tranzit zone"....ose...rruga pluhun
Posted: Thu, 03 Jul 2008 , 22:53
by vllaznia1919
Posted: Fri, 04 Jul 2008 , 02:47
by rai
o ktyne i raft pika kres se te pakten me shqiptaret e Greqise ishte dasht me ba pune ma te mire se na kane ik prej doret talenta te medhej
Posted: Fri, 04 Jul 2008 , 13:46
by vllaznia1919
Me ata te greqise se di sepse me duket se atje i bajne lavazh trunit ata shkerdhatat por prej veneve tjera i kishin marre ba me pa dashte.
Posted: Mon, 21 Jul 2008 , 14:41
by Man in Redblue
Abraham lë Tiranën për Guingamp
Mbrojtësi i majtë nigerian Abraham Alechehwu, i konsideruar edhe si blerja e bujshme e Tiranës pritet të nëshkruajë për skuadrën franceze të kategorisë së dytë, Guingamp. Lajmi jepet nga “Sport Ekspres”, që i referohet deklarimit të menaxherit Adrian Aliaj.
22-vjeçari e nisi aventurën shqiptare me Gramozin e Ersekës (2003-2004) për të vazhduar me Apoloninë një sezon më pas. Abraham mban një rekord unikal në Shqipëri, pasi është i vetmi lojtar i huaj që ka fituar tre tituj kampion rresht me tri skuadra të ndryshme: Elbasanin (2005-2006), Tiranën (2006-2007) dhe Dinamon (2007-2008). Abraham ka zhvilluar 84 ndeshje në Superligë, por pa mundur të gjejë golin.
Posted: Mon, 21 Jul 2008 , 14:42
by Man in Redblue
Abraham asht vetem 22vjec, dhe ka me pase te ardhme te madhe per mendim tem. Ishte dasht me ia ba letrat shqiptare, sa ska ike hala.
Posted: Wed, 06 Aug 2008 , 18:45
by Man in Redblue
Sadriaj, shqiptari i gjashtë i Bundesligës
Bajram Sadriaj është shqiptari i gjashtë që do të luajë këtë sezon në Bundesliga 1, pas Ervin Skelës (Energi Kotbus), Atin Lalës (Hanover 96), Edmond Kapllanit (Karlsruhe), Mërgim Mavrajt (Bokum) e Faton Toskit (Eintraht i Frankfurtit).
Sulmuesi i ri 21-vjeçar (1.78 m, mbush 22 vjeç më 10 gusht) është blerë gjatë merkatos verore nga Borusia e Dortmundit dhe pritet të debutojë në Kupën e Gjermanisë kundër Rot Vajs Esenit, kjo edhe për shkak të disa dëmtimeve që te Borusia.
Trajneri i Borusias së Dortmundit, Jurgen Klop thotë: “Bajram ka shumë potencial, sidomos në duelet një-kundër-një është një armë e mirë”.
Sadriaj më parë ka qenë lojtar i TSG Thannhausen, një skuadër e kategorisë së tretë gjermane, por tashmë ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare profesionale me Borusian. Sipas mediave gjermane, Sadriaj dallohet veçanërisht për përdorimin e topit.
Posted: Wed, 06 Aug 2008 , 23:26
by vllaznia1919
Kur luhet kja neshja per kup?Apo asht lujt?
Posted: Sun, 10 Aug 2008 , 22:03
by Man in Redblue
vllaznia1919 wrote:Kur luhet kja neshja per kup?Apo asht lujt?
sot a lujt ndeshja lartpermendun: Dortmundi ka fitu me rezultatin 3-1. Sadriaj a fut ne loje diku nga minuta e 70 dhe ka marre direkt karton tkuq mas 12 a 17 sekondash nfushe