GJERGJI KUSHE
SHKODRËN DHE VLLAZNINË NUK DO T’I HARROJ KURR Ë
Portieri korçar edhe pas 25 vjetësh që është larguar nga ky qytet, vazhdon të ruajë mbresa të shkëlqyera për njerëzit dhe ambjentin shkodran
Me kuqeblutë, ka arritur rezultatet më të larta në karrierën e tij teksa ësht ë shpallur kampion dhe fitues kup e duk e mbrojtur portën shkodrane
Ka qenë qershori i vitit 1981 atëherë kur shkodranët e kanë ndjerë se pothuajse kishin mbetur pa portier. Edhe për këtë, por shumë më tepër se kaq, duke pasur marëdhënie shumë të mira me klubin korçar, e kanë kerkuar prej
andej një që mund të luante në portën e tyre. Korçarët duke pasur në portë një emër të madh si Jani Kaçi, ju kanë ofruar Gjergji Kushen, që kishte vetëm pak kohë pranë portierit të njohur. Shkodranët nuk e kanë kundërshtuar, ndoshta edhe për atë se me Marjanin, Dinellën e Kaçin, korçarët deri atëherë konsideroheshin shkolla e portës
shqiptare. Padyshim që edhe Kushe ishte pjesë e kësaj shkolle edhe në kushte kur për nga fiziku në plan të parë nuk të linte përshtypje të tillë. Ndoshta edhe për këtë, por shumë më tepër edhe për atë se në ekipin shkodran luanin lojtarë të nivelit shumë të lartë, korçari sapo ka shkelur në kampin kuqeblu e ka ndjerë se nuk do ta kishte të lehtë. Gjë të cilën para gjithë të tjerëve duket se e ka kuptuar një emër i madh si Sabah Bizi që atë vit luante në qendër të mbrojtjes shkodrane. “Mos kini merak” ka qenë siguria e Bizit për korçarin e imët.
Dhe për Kushen nuk ka qenë gjë e pakët kjo aq sa që në ndeshjen e parë me Tiranën në “shtëpi”, korçari ka lënë përshtypje mjaft të mirë në atë fitore një me zero, ku padyshim që një farë merite ka dhe korçari i portës shkodrane.
“Jeni vërtet të mrekullueshëm ju shkodranët”-, thotë pas kaq vitesh korçari,- edhe për atë se jeni krejt ndryshe nga gjitha qytetet e tjera, ndoshta shumë më tepër me jabanxhijtë. Unë të paktën jam ndjerë njeriu më i respektuar në këtë qytet”, zë e kujton vitet që ka kaluar në kryeqendrën e Veriut korçari që për aq kohë sa ka luajtur me Vllazninë, është kthyer në një siguri për portën shkodrane. “Çdo portier do ta kishte të lehtë në kushte kur me këtë skuadër luanin lojtarë të nivelit të Vasos, Bizit, Durrajt, Jerës, Hafizit, Çangës, Luçit, S.Grudës, L.Bashës, H.Dedjës, Thanës, Axhani, Borshit e Vukatanës”,- zë e kujton pjesën më të madhe të lojtarëve fitues të kupës së Republikës në vitin 1981.“Për të ardhur më vonë edhe tek Fakja, Briza, Zmijani e të tjerë”,- plotëson Kushe që edhe tani kur bisedon më të e ndjen se mrekullohet duke kujtuar atë kupë të fituar me Vllazninë në 1981 dhe atë titull kampion vetëm dy sezone më vonë.“Ndoshta edhe për këtë grup lojtarësh,- thotë Kushe,- diku në Piacë, pa hyrë në turizmi i vjetër, në një fasadë muri Jonuz Teli më kujtohet shumë mirë kur mes të tjerave në ato poezitë sportive nëse
mund t’i quajmë kështu shkruante: “Moj Vllazni, moj torovole / pak na u duke e shumë na dole / me rininë more përpjetë / mirë u pafshim sot një vjet”.
Dhe kishte të drejtë se pas kupës ka ardhur titulli. Me atë grup lojtarësh që e bënë Vllazninë të ishte mbi të gjitha skuadrat e tjera. Madje gjatë këtyre viteve skuadra shkodrane ka pasur aq shumë lojtarë me ekipet kombëtare “Shpresa” dhe të rriturit, sa veshtirë t’i kishte pasur më parë me këto skuadra. Që nga Hafizi,
Vukatana, Luçi, Zmijani, Fakja e të tjerë. Sepse kishte ardhur brezi i duhur”,- bënë me dije korçari.“Nuk
jam në gjendje t’i ndajë gjërat e bukura që kam kaluar jo vetëm në këtë skuadër, por akoma më tej në atë qytet
për të cilin në çdo kohë ndjej mall në çdo kohë,- thotë Kushe,- edhe për atë se më kanë dashur sikur të isha lindur dhe rritur aty së bashku më të tjerët”. Për një cast, Kushe ndalet tek familja e njohur Dedja, familje që jo vetëm
për Kushen ka qenë dera e hapur e të gjithë lojtarëve. “Sepse, Menduh e Hysen Dedja,- thotë Kushe,- kishin një
baba si Manushi që jetonte tej mase me skuadrën shkodrane. Edhe për këtë,- vijon Kushe,- një futbollistë si Ali Mema për aq kohë sa luajti me Vllazninë e ka pasur të hapur derën e kësaj familje që I ka dhënë aq shumë futbollit
shkodranë”.
Diku më vonë kjo derë është hapur edhe për korçarin që krahas asaj që luante me Vllazninë, bënte dhe shërbimin
ushtarak në këtë qytet.“Në Bardhaj,- thotë Kushe, në atë fshat që më kanë dashur mjaft”. Por, gjatë kohës që korçari ka luajtur me Vllazninë (edhe duke qenë ushtar) ka kryer studimet e larta për histori-gjeografi. “Falë dashamirësisë së Xhafer Krajës, ishdrejtor i parkut të mallrave,- thotë Kushe,- ashtu siç më duhet të them fjalët më të mira për përfundimin e shkollës së lartë edhe për Bahri Axhemin, dy prej atyre që Vllazninë dhe
sportistët e këtij klubi i kanë dashur sikur t’ i kishin djemtë e tyre”.
Duke mbetur tek kupa e 1981-shit, Kushe para ndeshjes finale me Besën ka dëshirë të ndalet tek ajo e gjysëmfinales me Dinamon. Thjesht sepse në këtë takim Kushe ka arritur të presë tre nga pesë penallti të gjuajtura nga dinamovitët, përfshi këtu edhe atë të Demollarit. Më pas në finale pasi ka humbur 2 me 1 në Kavajë me Besën,
Vllaznia ka fituar 5 me 1 në Shkodër duke e bërë përfundimisht kupën të tyren.“Për atë Zot,- thotë Kushe,- ajo natë ka qenë një nga netët që nuk e kisha jetuar më parë në jetën time, sepse e gjithë Shkodra festonte kupën, ndoshta sepse nuk di të ketë qytet tjetër të jetë i dashuruar kaq shumë me këtë lojë sa shkodranët”.
Pastaj akoma më e veçantë ka qenë darka në Shirokë, aty ku Kushe thotë se ka edhe kujtime të tjera me skuadrën e Vllaznisë. “Për atë se aty na “mbyllnin” shpesh para ndeshjeve të rëndësishme,- thotë Kushe,- ashtu siç kam çfarë të kujtoj edhe nga Velipoja e Razma,- zë e ndalet në mrekullitë e kaluara me skuadrën që ka një kupë dhe një titull
kampion. Por, Kushe kujton dhe atë titull që ka me këtë skuadër, prej nga ka kujtime të tjera për të treguar.
“Nuk duhet të harroni se tituj kanë fituar edhe skuadra të tjera, por mënyra se si festohet në këtë qytet, është
krejt ndryshe. Edhe sepse,- shkon më tej korçari i portës shkodrane,- këtu festa ka tjetër kuptim”.
Gjithsesi, të ulur në një nga lokalet e qytetit më të madh juglindor së bashku me Kushen, kemi dëshirë të
kujtojmë gjithçka nga ajo që korçari ka kaluar për aq sa luajti me Vllazninë.
“Sepse, nuk më pëlqen të harroj asgjë nga ai qytet,-thotë Kushe,- pasi më kanë dashur aq fort sa edhe pas kaq vitesh kam miq të shumtë atje ku besojnë aq shumë tek futbolli .Nuk e di, por në kohën tonë na shikonin sikur të ishin hyjni,- thotë jo pa mburrje Kushe,- aspak për atë kupë e atë titull, por për atë se ai grup lojtarësh i bëntë të ndjeheshin mjaft mirë edhe duke luajtur me ekipet më të mira të kampionatit tonë. Nuk duhet të harroni se tek Vllaznia kishte ardhur një grup lojtarësh të aftë të bënin gjëra të bukura, një pjesë e të cilëve vinin nga shkollat sportive e pjesa më e madhe nga ekipi i të rinjve. Një trajner si Medin Zhega edhe duke punuar pak me ta, ka
guxuar të luajë me këtë grup lojtarësh. E pas tij të njëjtën gjë për aq sa punuan, kanë pasur edhe Kolec Kraja e Qamil Halluni”,- thotë Kushe, trajnerë për të cilët korçari ka një respekt të veçantë ashtu siç shprehet me të njëjtë klimë miqësie edhe për Esat Rakiqin që pati fatin të ngrinte si trajner kupën e vitit 1981.
Vllaznia aktuale
“Vllazninë e ndjek me dëshirë dhe tani edhe për atë se lidhjet e mia janë të forta me këtë skuadër edhe për ato dy kupa të marra me të, e diçka më tepër për atë dashuri që kam gjetur në këtë qytet edhe atëherë kur ka pasur raste kur e ka kaluar pak masën me ndonjë lojtar në moment gëzimi. E gjithë kjo duket se vinte kur kam filluar ta konsideroja vehten “kapo” në skuadër,- thotë me humor Kushe. Pastaj jo për fajin tim,- zë e shfajësohet korçari,- por të miqve shkodranë që duke na mbajtur aq pranë, na mesuan edhe ndonjë gotë raki Shkodre. Kohë e largët”,-
thotë Kushe, portieri që mbetet një nga më të mirët e skuadrës shkodrane.Në bisedë me Kushen jemi ndalur edhe
në një moment aspak të mirë për skuadrën shkodrane, në atë çast kur në stërvitje ka pushuar zemra e njërit prej futbollistëve më të mirë të kësaj skuadre, Suad Duraj. “Ka qenë një moment tejet i vështirë për të gjithë ne,- thotë Kushe,- për mua diçka më tepër pasi pas largimit nga skuadra të Bizit, Suadi ishte lojtari me të cilin flisnim më
tepër gjatë lojës. Atë natë edhe sot e kësaj dite e kam të vështirë për ta harruar nga jeta ime,- thotë korçari,-
sepse Duraj mbetet një mik i mirë jo vetëm i imi, por i të gjithë futbollit shqiptar”. Nga Shkodra, Kushe thotë se krahas të tjerave, kujton atë derë të hapur të familjes së Hysen Dedjes, aty ku pritej si në shtëpinë e tij. “Ishim
shumë miq me Serin,- thotë Kushe,- por atë derë e gjeja të hapur siç thash diku më lart, edhe se ishte dera më e hapur për lojtarët në veçanti ata joshkodranë”.
Pasi ka fituar një titull e një kupë me Vllazninë, e kanë kërkuar ata të klubit korçar, pasi Jani Kaçi ishte larguar nga porta. Sigurisht që nuk ka arritur të fitojë asgjë më këtë skuadër përsa i përket trofeve aspak për fajin e tij.
Punë të cilën nuk e ka vazhduar gjatë, pasi ka vendosur të bëjë trajnerin. Atë të portierëve të kësaj skuadre e më vonë dhe atë më moshat. Madje në sezoni 2004-05 ka arritur të shkoj deri nënkampion me para të rinjtë e Skënderbeut, me lojtarë të tillë si Rrapo, Xaka, Qirinxhi, Frashëri e të tjerë, të cilët edhe duke mos qenë më tepër
se 17 vjeç atë vit kanë luajtur edhe me të rriturit. Tani krahas punës si mësues i edukimit fizik, Kushe merret me
një ekip femijësh aty ku jeton gjatë me pasionin e tij që ka për futbollin. “Me këtë moshë lojtarësh kushdo ndjehet mirë,- thotë Kushe, ish- portieri i Vllaznisë ndoshta më mirë se të tjerët, sepse këtë lojë e dashuron tej mase. Ndoshta se kemi vite që merremi më këtë zanat,- shprehet Kushe, korçari që në qytetin verior e kujtojnë edhe sot
e kësaj dite. Edhe për atë kupë e atë titull të fituar me Vllazninë. Ashtu si dhe Kushe kujton atë qytet e atë skuadër që i ka falur atë që tani e konsideron mburrja e tij sportive. Edhe për këtë Kushe thotë shkurt: “Faleminderit Shkodër, faleminderit Vllazni”!