Page 3 of 3
Re: Java 2 e Superliges 2011. Kamza - VLLAZNIA
Posted: Sun, 18 Sep 2011 , 16:43
by Man in Redblue
E kam pa komplet ndeshjen.
Kamza ka skuader qe mbyllet mire ne mbrojtje por vllaznia ishte shume ma nelt (teknikisht dhe fizikisht) sidomos ne pjesen e pare. Sidomos ne fillim te ndeshjes u shperdorun disa raste "pa dhim".
Me kalimin e kohes kamza erdhi tu e marr vedin, kurse Vllaznise gjithmone e ma shume i shterroshin aksionet kreative.
Edhe pse Sukaj u tregu ne disa raste egoist, per mendimin tem fajin kryesore e ka pas mesfusha, nga e cila nuk vishin topa tmire. Sukajt dhe Vajushit i duhej tan kohen me nga nga anesorja e fundorja me kap topat e nalte qe vishin shume te pasakte nga mesfusha.
Lojtari ma i dobet ishte Belisha, nga ana mbrojtese asht mire por ka nji aftesi qe shkaterron cdo lloj sulmi te skuadres se vet, se pse cdo top qe merr e rrotullon neper kam gjate ose e shlon mrapa ose jep nai pas krejt te keq qe perfundon te kundershtari.
Shume dobet ishte edhe Gocaj - per mendimin tem bani gabim Josa qe futi Bardullen aq vone.
Muca ishte mesatar- na mungon shume nji lojtar qe can ne krah si Shtupina e Abraham.
Re: Java 2 e Superliges 2011. Kamza - VLLAZNIA
Posted: Sun, 18 Sep 2011 , 23:52
by Admin
Ju qe e keni pa ndeshjen, si asht paraqit Bardulla??
Re: Java 2 e Superliges 2011. Kamza - VLLAZNIA
Posted: Mon, 19 Sep 2011 , 20:08
by shkelzen
Bandulla as nuk asht pa ne fushe... Une nuk e di por nuk pash nej gja te veqante. Vllaznia duhet me gjet nje mesfushor qendret qe te hapin lojen, ti qesin topa skuadres, Vajushi nuk mundet me ba mesfushen. Belisha beth krejt, une nuk e di si e fut me lujt ate lojtar? edhe ma kan ba kapiten.. Per mendimin tem kapiten duhet me ken dikush tjeter ose edhe me ken SUKAJ kishte me ken mire...
Re: Java 2 e Superliges 2011. Kamza - VLLAZNIA
Posted: Mon, 19 Sep 2011 , 23:33
by Man in Redblue
Bardullen e ka fut ka fundi, mos u gabosha 10 minutat e fundit. Mu me ka pelqy, ishte i shpejte, i angazhum, per ata minuta nuk bani nai mrekulli, por ne pergjithesi me pelqei.
Re: Java 2 e Superliges 2011. Kamza - VLLAZNIA
Posted: Tue, 20 Sep 2011 , 16:10
by blun
vllaznia mos e vri mendjen per nje ndeshje. forca me teuten ,dhe duhet mesfusha te jete me puntore. vajushi sukaj pa mesfushen si peshku pa uje! a po e shifni xhafen e skenderbeut qe pa skuadren e flamurtarit te vjetshem nuk funksiono! turp per ata lojtare qe ju duket vetja se jan qerndra e ekipit, dhe shpresoj qe vllaznia te kete grupin jo individet. do isha shume i kenaqur nese kete vit kampionatin ta fitoj vllaznia apo tirana nese nuk e fiton flamurtari! respekt per futbollin shkodran, po me duket se duhet forcuar fryma e grupit.
Re: Java 2 e Superliges 2011. Kamza - VLLAZNIA
Posted: Tue, 20 Sep 2011 , 17:48
by Admin
Mrb flm
e kena kujshi,
Asht 18 vjec e ka kohe boll per me tregu vedin.
Me aq sa di une aj let ne mesfushor krahut e ja organizator.
Re: Java 2 e Superliges 2011. Kamza - VLLAZNIA
Posted: Tue, 20 Sep 2011 , 19:28
by Man in Redblue
blun wrote:vllaznia mos e vri mendjen per nje ndeshje. forca me teuten ,dhe duhet mesfusha te jete me puntore. vajushi sukaj pa mesfushen si peshku pa uje! a po e shifni xhafen e skenderbeut qe pa skuadren e flamurtarit te vjetshem nuk funksiono! turp per ata lojtare qe ju duket vetja se jan qerndra e ekipit, dhe shpresoj qe vllaznia te kete grupin jo individet. do isha shume i kenaqur nese kete vit kampionatin ta fitoj vllaznia apo tirana nese nuk e fiton flamurtari! respekt per futbollin shkodran, po me duket se duhet forcuar fryma e grupit.
blun flm per urimet dhe respektin ndaj vllaznise; gjithashtu respekte per Flamurtarin- ka ba ekip shume te mire edhe kyt vit; Skenderbeu asht trup kam e kry
E the shume bukur ti: Vajushi e Sukaj ishin si peshku pa uje, nuk kishin mbeshtetjen e mesfushes, ne pergjithesi nuk funksionoi grupi, shpresoj qe Josa te punojne ne kyt drejtim.
Re: Java 2 e Superliges 2011. Kamza - VLLAZNIA
Posted: Tue, 20 Sep 2011 , 19:33
by Man in Redblue
Admin wrote:Mrb flm
e kena kujshi,
Asht 18 vjec e ka kohe boll per me tregu vedin.
Me aq sa di une aj let ne mesfushor krahut e ja organizator.
ouuu, po jena lagje VIP-ash na ma admino
po po ne krah (te majte) ka lujt, jo organizator: pozicioni i organizatorit vazhdon te jet "thembra e akilit" per Vllaznine
Re: Java 2 e Superliges 2011. Kamza - VLLAZNIA
Posted: Tue, 20 Sep 2011 , 19:48
by GOLDIAN
a keka kojshi me ju na hangri dreqi pra
Re: Java 2 e Superliges 2011. Kamza - VLLAZNIA
Posted: Tue, 20 Sep 2011 , 19:58
by Skodrinon
GOLDIAN wrote:a keka kojshi me ju na hangri dreqi pra
ahahahahah
ajo lagje njifet per prodhim gangsterash, ka na doli ky futbollist